.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

Antologji e poezisė moderne shqipe - Dedė Preqi

DEDĖ PREQI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DEDĖ PREQI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

           Dedė Preqi lindi mė 1955, nė fshatin Doblibare (Balldrin) ku e kreu dhe shkollėn fillore dhe gjimnazin nė Klinė, ndėrsa SHLAP, nė Gjakovė, nė degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe. Shkrimet e para i filloi qė nė bankat fillore, nė gazetėn "Pionieri", "Rilindja pėr fėmijė" , "Zėri i Rinisė", e tjera, ndėrsa mė vonė dhe nė kohėn e okupatorit bashkėpunoi me gazetėn "Republika"  (me pseudonim),  e cila botohej nė atė kohė nė Slloveni.

            Dedė Preqi, poet, ėshtė emėr i cili po lė gjurmė nė letėrsinė Shqipe, i cili prezentohet me njė mori librash dhe vepra poetike, pėr tė vegjėl dhe tė mėdhenj, kjo do tė thotė se krijuesi ka depėrtuar nė gjitha kategoritė e lexuesve, por duke qenė dhe mė interesant, poezitė e tij manifestojnė tė gjitha motivet qė mėton ti arrijė ēdo poet.

            Nga tėrė kjo frymė krijuese e poetit Preqi, qė nga vepra e parė "Jeta frymon pėrsėri", jep pėrshkrimin e realitetit jetė-kohė, dhe gjitha atyre mundėsive pėr ta parė dhe pėr t’a kapur tė mirėn dhe tė keqėn nė bardhėsinė e saj. Nė kėtė rast, fatin e popullit tė vet dhe kohėn qė e jetoj vetė poeti e nxjerr jo vetėm nė njė frymėzim poetik e imagjinativ, por e pėrshkruan aq bukur herė nė rimė, e herė nė modernizimin krijues, duke kėngėtuar me mallė, me vajė dhe me ligjėrimė emocionale.

            Jeta qė bėri nė fėmijėri, mbjell humanizėm te poeti dhe mė vonė duke bėrė gjatė jetės edhe punė pedagogu, poeti frymėzohet tė shkruaj edhe pėr humanisten e madhe tė njerėzimit Nėnė Terezėn, ku ia dedikon edhe njė vepėr poetike "Ti ishe njė porosi". Nė mesin e veprave, qė janė shumė nga poezitė me pėrkushtim, poeti Dedė Preqi, nxjerr njė blen poetik pėr tė vegjėl, duke u radhitur nė lektyrat shkollore nė disa Biblioteka, dhe bėhėt njė poet i kėrkuar nga lexuesit e vegjėl.

 

            Librat e botuar:

            - "Jeta frymon pėrsėri", Gjakovė 2004

            - "Kur zgjohet dielli", Gjakovė 2004

            - "Unė Jam", Gjakovė 2007

            -"Jeta ėshtė Agimi", Gjakovė 2007

            - "Ti ishe njė Porosi", Gjakovė 2008

            - "Fshati im Balldrin", Gjakovė 2011

            - "Etje e Ngjyrave", Gjakovė 2011

            - "Adonisi dhe Gjyshi", Gjakovė 2011

            - "Njė fund pa pikė",Bukuresht 2014.

 

            Poeti Preqi, pėrveq qė e shijon me njė pėrkushtim tė veqantė dhe me pasion rrugėn poetike, merret edhe me publicistikė. ėshtė autor i qindra shkrimeve nė gazetėn "Bota sot", me ē’rast nga kjo pėrvojė e nxjerrė njė diamant tė veqantė me publicistikė, duke i ndarė nė tri vėllime  publicistike: "Kushtrime nga Mėrgimi", Lot Atdheu", dhe "Meditime Mėrgimtare" (2013, Bukuresht), tė cilat i boton nė  bashkėpunim me Bashkėsinė Kulturore tė Shqiptarėve nė Bukuresht tė Rumanisė. Dhe me iniciativėn e veprimtarit, pėrkthyesit dhe iluministit shqiptarė z.Baki Ymeri, e pėrkthen nė gjuhėn rumune librin me poezi " Bekimi i Lotėve", me ē’rast parathėnjėn e librit e bėnė poeti Lucian Gruia, me tė cilin libėr merr pjesė nė Antologjinė letrare "Zjarri i Shenjtė", sė bashku me shumė poet shqiptarė dhe poet  tė tjerė nga Rumania, nė kuadrin e redaksisė sė revistės Shqiptari, tė udhėhequr nga redaktori i njohur z.Baki Ymeri. Poeti Dedė Preqi i takon gjeneratės sė re krijuese, i cili jeton dhe krijon nė Zvicėrr.

 

 

 

 

Poezitė janė tė marra nga libri mė i ri "Njė fund pa pikė"

 

KOHA

 

Koha

Gjithė ecėn,

Fuqinė tėnd

Emerr me vete.

Erėrat nuk pushojnė

I shtrembėrojnė eshtrat

Me diellin  rrėshqet

Ndėr duart e vokėta

Duke lėnė gjurmė

Pas gjumit tė butė

Pa dhėmbje

Pa ofshamė.

 

 

NJĖ FUND PA PIKĖ

 

Nė qenjėn tėnde

O, njeri i dashur

Mėshihet diēka brenda

Njė lule e re zbėrthenė.

Nėse njerėzimi nė vrapa

Dikund bezdiset nė hapa,

Vogėlushėt si rrufeja

Porositin kėpucėt e reja.

Fundi nuk ka pikė

E ka vetėm njė presė,

Njė lind, e tjetri vdes

Kjo ėshtė pjella yte…

 

 

EGĖRSIA E DHUNĖS-

 

I mendoj dhe i pėrziej ato hije

Tė trajtės sė bishave,

Duke i zhdarravitė pamjet

E trungjeve dhe loisave.

E ftohtė bėhėt jeta

Mė ftohtė se vdekja,

Ndėr duar tė mallkimit

Mbi gjymtyrėt e ftohtė

 Shuhet etja e dhunės.

As njėherė nuk desha

Me vdekė nė kėtė dashuri,

Edhe gurėt e varrit zgjohen

Me kryqa zjarri nė kėtė ēmenduri.

 

 

ĖNDĖRRA E ZGJUAR-

 

Ėndėrroja kohėn

Mė interesante

Njė kohė tė argjendit

Por edhe tė paqės.

Njerėzimi pushonte

Nga luftat dhe hasmėria,

Por edhe nga pasuria.

Kjo ėndėrr mė jepte shpresė

Dhe natėn ma bėnte dritė,

Zemren ma mbushte dashuri

Dhe vetja mė dukej tamam njeri.

Nuk doja tė ndahem nga kjo ėndėrr

Dhe nuk doja fare tė zgjohem,

Ta shoh ashtu tė vėrtetėn

Si njerėzimi e pėrqafonte jetėn

Jo, me ato zemra tė thyera tė mbetjes

Duke parė pa pushuar shtretėrit e vdekjes.

 

 

SVICRRA-

 

Nė mesin e detrave tė botės

Nga rrufetė dhe vetėtimat

Je aty, si njė ujdhesė e shenjtė

Atdheu dhe vendlindja e paqės

Djepi i lirisė dhe parajsės.

Je ajka e njė bote qė gjallėron

E pastėr dhe e vetme nga toka,

Plagėt tė panumėrta i shėron.

Bjeshkėt e t’ua tė kulluara

Rrjedhin tėmbėl paqėje,

Dhe nė ēdo qoshe tė punon ora

Ku ēdo pėllembė e prek dora,

Ėshtė kjo mbarėsia e jote.

 

 

KY QĖ JAM…

 

Nuk jam mė shumė

Vetėm ky, qė jam

Mė shumė pėr mua

Nuk duhet shkruar.

Sikur tė doni

Mos harroni,

Ku nuk e vura gishtin

Mos ia shtoni bishtin.

Dhe mos mė ngritėni

Nė piedestal pa nevojė,

Ditėn e fundit

Nėse nuk e meritoj.