.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 3 - Dedė Gjo Luli

Shkruan: Fritz RADOVANI

      

DEDĖ GJO’ LULI

 

 

 

Libri  i autorit Fritz Radovani "Dedė Gjo' Luli", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė"

 

 

 

 

            DEDĖ GJO’ LULI

 

            Njė emen qė tue mos pasė pranė asnjė epitet nėnkupton nė Tč: Shqipninė, Flamurin, Malėsinė, Hotin, Burrninė, Trimin e Traboinit, Nderėn, Vetflijimin pėr Atdhe dhe, sė fundit “shpifjet dhe harresėn”...

            Kur mėsuem kėtė emen na dukej se bahej fjalė pėr njė person qė e kishim ndigjue dikund...ndoshta, ndėr pėrralla, mbasi nuk kishim ide se njė Malėsor nga Hoti, mund tė detyronte njė sulltan Stambolli me i kėrkue “marrveshje”...e ndoshta, edhe me e peshue me monedha ari.

            Asnjėherė nuk shihej as Flamuri i Tij, edhe pse Foto Kel Marubi e kishte fiksue nė xhamat e vjetėr tė studios sė tij. Dikund ndėr skuta tė shtėpisė e kishim edhe njė fotografi “tė mbetun”, ma shumė se tė ruejtun, mbasi kontrollet e vazhdueshme tė sigurimit komunist kishin marrė me vete ēdo foto qė kishte njė njeri me armė ose tė veshun ushtarak. Pėr fat Deda ishte i veshun me ēakēir...nuk ua pat tėrheqė synin “vigjilent”!

            Herėn e parė kėtė Emen e pata ndigjue nga njė grue e veshun me rroba tė zeza, qė pat ardhė pėr vizitė nė shtėpinė tonė, Ajo ishte jo aq plakė sa e bante shamija e zezė mbi kokėn e Saj dhe Fėtyra e lodhun nga qendresa pėr mos me kja pėr vrasjet e djelmėve tė saj, nga stuhija e ardhjes sė komunistave me ernat rrėnuese tė Serbisė, qė Ajo njihte me kohė, kur ishte kenė vajzė e re. Ishte Katrinė Tomja...edhe sot kujtoj ata dy sy Shqiponje, apo tė ndonjė sfinksi, nuk mund ta pėrcaktoj...por, pa i shtue asgja nga fantazia ime fėminore, ata ishin sa njė filxhan kafje dhe tė zez si futa, qė i mbėshtillte Fėtyrėn e skalitun si dikund ndėr ato vepra arti qė shfletojshe ndėr libra, por gati pa kuptue asgja...

            Ajo i foli Nanės seme pėr qėndresen e Saj...se, “grueja apo vajza malėsore e ka pėr turp me u pa njė pikė loti tue i ra nėpėr faqet e saj, kjoftė edhe pėr djalin e vetėm...”. Kjo bisedė qė po bante Ajo, mė tėrhoq vėmendjen, mbasi nuk ishte larg nga koha e vdekjes sė Babės dhe unė po mendojshe se cilit fis i pėrket Nana eme, qė porsa zente me gojė emnin e Babės, i shkonin lotėt rrėkajė... Kur iku, e pyeta Nanėn pse nuk i shkonin lotėt Asaj kur bisedonte pėr djelmėt e vet tė vramė nga partizanėt dhe Nana, mė tha shkurt: “Ajo asht njė nga Burrneshat qė ka luftue vetė me armė nė dorė...ndėr male kundėr serbėve!”

            Ma vonė jam kujtue pėrse ndėr male nuk kjajnė femnat tona, se Atyne u asht pjekė syni nga duhma e barotit nė beteja tė rrebta pėrkrah Trimave tė vet Malėsorė!

            Ishte viti 1961 kur pata fatin me kalue ndėr duert e mija njė nga gazetat ma tė njohuna shqiptare, “Ora e Maleve”...aso kohe rrebtėsisht e ndalueme me u lexue. Po pėr me dashtė me ditė kush asht kenė Ai Burrė me emnin Dedė Gjo‟ Luli, aty mundesh me gjetė pikėrisht ate qė quhet esenca e veprės sė tij e shprehun nė pak rreshta, por e saktė, ashtu si tė gjithė dokumentat qė pėrfshihen ndėr ato faqe. Sigurisht, tue lexue aty gjenė edhe fakte qė janė ende tė panjohuna, ose tė lanuna mė njėanė me qellimin e keq, qė ma vonė...me u arkivue nė “harresė”. Deri kėtu do t‟ ishte dishka edhe e pranueshme me rrugėn e vėshtirė qė vazhdon me ecė Historia e vertetė e popullit Shqiptar, ende e pashkrueme, po ajo ma e keqja asht shtrembnimi i fakteve historike, gja qė mė ka shtye me u ulė me shkrue kėta pak rreshta pėr Mikun e shtrenjtė tė tė Parėve tė mijė, qė nė ato ditė tė Shenjta tė Marsit 1911 ishin pėrkrah Dedė Gjo‟ Lulit.

            Dedė Gjo‟ Luli asht le aty rreth vitėve 1840. Kur mungon data e saktė nė artikujt e klerikėve, ajo datė asht e pamujtun me u gjetė! Edhe ata e tregojnė jetėn e Tij nga goja e njerėzve tė afėrt tė Dedės, nė gazetėn “Ora e Maleve”, dokument tė cilit i jam referue pa frikė. Vendi ku ēeli Shqipja Kėte vigan asht Mali i Traboinit. Ishte djalė i vetėm. Gjithmonė Shqipnia ka pasė fatin e Saj me u mburrė me “rrelike” tė vetme...

 

            Pjesė nga libri "Dedė Gjo' Luli"