Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Degjenerimi i modernes te "Familja moderne" dhe "Kafeneja jonė"

Shkruan: Mehmet BISLIMI

      

DEGJENERIMI I MODERNES TE “FAMILJA MODERNE” DHE “KAFENEJA JONĖ”

 

     Nėse mund tė ma sqarojė dikush: kujt i duhen kėto bastardime, ēfarė tė mirė i sjellin kėto kombit dhe kulturės sonė, ēfarė tė mirė i sjellin gjuhės sonė, kinematografisė, artit, filozofisė, estetikės dhe etikės sonė kombėtare, nė fund tė fundit kė pėrfaqėsojnė kėta xhambazė tė tėrė!? Kėto karagjozllėqe me kėta karagjozė tė padėgjuar mė parė po bastardojnė gjuhėn dhe paraqitjen tonė kombėtare, madje herė-herė shkojnė aq larg sa shpėrfillin edhe figurat e kombit, si: “nipi i nipit” e “daja i dajės”,  Skėnderbeun, Micin, Hasan Prishtinėn dhe shumė figura tė tjera kombėtare, duke i pėrgojuar ato thua se kanė qenė ēobanė me ta...!

 

 

 

            Pikė reference e kėtij shkrimi ėshtė qartėsimi i brendisė sė konceptit tė modernes, ku nuk fshihet asgjė tjetėr pėrveē bashkėkohores, por tejkalimi i kufijve tė saj me kohė bie nė krahėt e degjenerimit, sė kėndejmi respektimi i rregullave tė lojės nėnkupton qasje serioze pėr gjykimin e tjetrit qė bėhet pėr njė ēėshtje tė caktuar, qoftė edhe i gabuar ai.

            Shikuar me syrin e kritikės sė mirėfilltė: ka vite qė nė Kosovė kanė vėrshuar antivlerat tė cilat po i ofrohen shikuesit nė mėnyrėn mė tė vrazhdė arbitrare dhe imponuese. Bie fjala pėr ēdo tė diel dhe tė hėnė ( shto edhe pėrsėritjen e tyre), qė i bie katėr herė nė javė, shikuesi ynė stresohet me dy seri televizive (“Familja moderne” dhe “Kafeneja jonė”). Kėto seri tė zbehura nė vete nuk ngėrthejnė koncept tė qartė, porosi tė shėndoshė, mesazh emancipimi, por as vlera krijuese. Aty pėrdoret njė gjuhė bastarde me njė slogan tė njė zhargoni tė papranueshėm, me sjellje megalomanie tė personazheve ku iu krijohet komoditet hapėsinor i tepruar tė cilėt me sjelljet e tyre stigmatizojnė kulturėn tonė tė mirėfilltė. Kėto zhvillime po rastisin nė kohė e nė rrethana tė papėrshtatshme, kur konsumatorin televiziv e kanė vėnė nė lajthitje, falė monopolit qė kanė mbi shtėpitė televizive shumė nga kuadrot e papėrgjegjshme qė nė fakt nuk i njohin as pėr sė afėrmi kriteret e kulturės sė mirėfilltė.

            Shtrohet pyetja: cilat janė pra, kėto fije tė padukshme durimi, qė kultura e mirėfilltė i ka pėrqafuar, kėto veprime djallėzore, qė mbėshteten nė argėtim, por qė nė fakt na irritojnė mė shumė? Misioni i tyre ėshtė shumė negativ dhe dėmprurės pėr gjeneratat qė po rriten, duke devijuar qėllimshėm synimin tonė kombėtar pėr tė kapur vėrtet modernen dhe pėrparimtaren, e cila me paraqitjen e saj do tė kontribuonte pėr ngritjen e kulturės, pėr pėrmirėsimin e vokabularit tonė, pėr edukimin e rinisė, pėr tė shprehurit e pastėr shqip, pėr eliminimin e barbarizmave me porosi dhe mision tė qartė emancipues?

            Kjo mbytje kohe, gati shtatėvjeēare, na obligon tė themi tė paktėn fjalėn tonė tė vendosur: mjaftė mė! Kujt i shėrben e gjithė kjo (kėtė e thanė shumė pak veta deri mė sot - pėrveē krijuesit tė njohur Ahmet Qeriqi, dhe ndonjė shkrimi tjetėr tė vockėl aty-kėtu, pjesa tjetėr e inteligjencies, njerėzit e letrave qė janė tė detyruar ta thonė fjalėn e vet, siē janė kritikėt letrarė, pėrgjegjėsit e kulturės, krijuesit dhe artistėt e mirėfilltė etj. nuk u bėnė tė gjallė, me gjasė atyre sikur iu mjafton qė tė plotėsojnė honorarėt e tyre tė majme, duke e “shqyer” prapanicėn njėkohėsisht nėpėr dhjetė e mė shumė vende pune private e shtetėrore!)?!

            Imazhi i ngatėrruar nė relievin e kulturės sonė, qė po bartet tash e sa vjet nėpėrmjet serive televizive: “Familja moderne” e “Kafeneja jonė”, sikur i ka kaluar tė gjitha caqet: njė temė pa formė, pa koncept, pa porosi, pa vizion, pa cak, pa fund e fillim. Qė nga paraqitja e tyre e parė e deri mė sot, e tėrė ngjarja dhe evoluimi brenda saj kap njė gamė shėmtish e vendnumėrimi me njė temė qė pėrsėritet nga e diela nė tė diel si pllakė e gėrvishtur gramafoni.

            Kemi parė lloj-lloj Kazanovash e Don Zhuanėsh; si Lecat e Cimat, Qumilat e Stupcat, Tupanat e Defat, Meselejshat e ēka nuk u eksperimentua mbi kurrizin e kulturės sonė, por karagjozė tė tillė si nė kėto dy seri, vėshtirė se ke hasur ndonjėherė, me njė fjalor po aq banal rrugaēėrie siē ėshtė edhe forma e tė folurit “mbrapsht” si: “op” (po), “oj” (jo) “qnak” (kėnaq), “ryqk” (kėqyr) etj. Ky zhargon ėshtė pėrdorur nga fiset e dikurshme primitive barbare si: vandalet, gotėt, avarėt, gepidėt, saramatėt etj. Tė cilėt kur vendosnin tė bėnin vepra tė ulėta antishoqėrore, si: hajni, plaēkitje, imoralitet etj., pėrdornin tė folurit mbrapshtė, nė mėnyrė qė rrethi ku ata donin tė vepronin tė mos e kuptonte gjuhėn dhe qėllimin e tyre tė ulėt!

E gjithė ajo qė u tha nėpėrmjet 300 e sa pjesėsh tė kėsaj “familjeje” degjeneruese, nuk thotė mė shumė se: ndarje dhe bashkim qiftesh, herė me tė huaj e herė me vendės, ndjenja epshore tė gjysheve mbi 70-vjeēare pėr t’u martuar, madje kėtė “dert” ato e bėjnė edhe me bijtė e tyre gati 60-vjeēar, duke bėrė dhe duke anuluar gjoja shitblerjen e biznese tė tjera, duke bartur fjalė koti, duke imituar ca parti politike, duke u munduar qė tė imitojnė njė tė folur as shqip, as turqisht, as serbisht - mbase as magjupisht ( kėrkoj ndjesė nga komuniteti rom), duke shpėrndarė tė goditura, pra dhunė, nė mėnyrė qė rininė ta joshin “mirė” pėr tė pėrdorur edhe dajakun!, aty pėrdoren barbarizma, vandalizma, gėnjeshtra tė pakripė - si ato tė Longarit, Haverit, Kullerit e Beterit. Tė merr mundi kur i sheh figurat e tyre naive e tė mjera, qė pretendojnė tė paraqiten nė role tė dyfishta; herė si gra e herė si burra, dhe nė fund as gra e as burra!...

            Njė fjalor i zbehtė dhe i mjerė, qė ka pėr qėllim tė marrė nam nė pėrdorimin e tė folurit tė pėrditshėm nė Kosovė, pothuaj se burimin e ka pikėrisht nga kėto seri tė kėtyre karagjozėve, si: “ksi”, “asi”, “ēashtu”, “ēyshtu”, “ēikjo”, “ēajo”, “trip”, “ ky sen”, “Kull”, “nais”, “i smut, bre djal”, “ryqke tipin”, “be njeri”, “ike be, “ boll”, “flej dath”, “flej- flej”, “tang-tung”, “okei”... vend e pa vend etj., pra fjalor i ēoroditur qė irriton, qė ėshtė i dėmshėm e me pasoja tė paparashikuara pėr tė ardhmen tonė. Madje, disa nga kėto “risi”, kanė filluar e po i pėrdorin edhe disa gazetarucė nė disa nga medie tona!!!

            Mendoj se nė kėto seri njeriu i gjallė nuk ka ēka tė mėsojė pėr sė mbari, ēka tė zėrė ngoje pėr tė mirė, ēka tė mbajė nė mend pėr tė qenė ose ndonjė porosi tė mirėfilltė qė do tė shkonte nė adresė tė pėrparimit dhe tė emancipimit tonė shoqėror e gjithėkombėtarė etj.

            Pothuaj tė njėjtėn kėngė qė gėrvisht veshėt, nė mos mė keq po e imiton edhe “Kafeneja jonė” qė nga fillimi e deri nė fund, me pėrdorim dhune e dajaku, me vjedhje, plaēkitje, njoftime, martesa, ndarje, linēime, mashtrime, falsifikime, fjalė tė ndyta dhe tepėr tė ulėta, me barbarizma, vandalizma, policė, ē’policė, postohu e spostohu, me bile-bile-bile, me logjika e palogjika, e me blaaa e blaaa!... Pėr dallim nga familja moderne, te kafeneja jonė role tė rėndėsishme iu kanė besuar edhe kafshėve, si: pula qė luante rolin e nėnės sė Melit, pastaj njė lopė larushe, mė vonė me njė dhi bishtpėrpjetė, njė qen leshtor, njė breshkė e plotė e marrėzira tė tjera...! Ėshtė pėr keqardhje dhe neveritėse kur Ademi e Lami, pėrjargen sė koti duke u pėrpjekur tė na bėjnė tė qeshim, por, ē’ėshtė e vėrteta, ne na plas vaji pėr gjendjen e tij tė mjerė qė kriset pėr imoralitet plakarushi marroq etj.! Me ata “tullumba”, “kapuēa” e “kokaēa”, “kryemadha”, “dangalla”, “batalla”, “qorra” e “binisllosa”, “mele” e “shanca”, “bonboniera” e “shota”, “sarandina” e figura tė tjera sė koti, o zot a nuk e shohin veten kėta njerėz?! O zot: “A nuk kemi ditur tė tė lutemi ne pėr mė mirė, apo nuk na ke kuptuar ti si duhet, qė na dėrgove kėta tė marrė!”- thotė njė urti popullore... 

            Nėse mund tė ma sqarojė dikush: kujt i duhen kėto bastardime, ēfarė tė mirė i sjellin kėto kombit dhe kulturės sonė, ēfarė tė mirė i sjellin gjuhės sonė, kinematografisė, artit, filozofisė, estetikės dhe etikės sonė kombėtare, nė fund tė fundit kė pėrfaqėsojnė kėta xhambazė tė tėrė!? Kėto karagjozllėqe me kėta karagjozė tė padėgjuar mė parė po bastardojnė gjuhėn dhe paraqitjen tonė kombėtare, madje herė-herė shkojnė aq larg sa shpėrfillin edhe figurat e kombit, si: “nipi i nipit” e “daja i dajės”,  Skėnderbeun, Micin, Hasan Prishtinėn dhe shumė figura tė tjera kombėtare, duke i pėrgojuar ato thua se kanė qenė ēobanė me ta...!

            Mė kujtohet shumė mirė, dikur, se pėr tė degjeneruar rininė dhe popullin tonė pushtuesi serb bėnte investime tė mėdha, madje duke derdhur edhe mjete tė majme financiare; nėpėrmjet TV-sė, radios, gazetave tė ndryshme, filmit, shundit dhe kiēit, pornografisė, degjenerimit etj. Sot, ne me vetėdashje po investojmė dhe po stimulojmė degjenerimin dhe degradimin e kulturės dhe tė gjuhės sonė tė dėlirė nė mėnyrėn mė tė papranueshme dhe mė tė papėrgjegjshme.

            Mendoj se nuk mbeten gjė mbrapa edhe TV-tė e tjera nė Kosovė, madje edhe nė emisionin “Oksigjen”, moderatori i tij z. Dina, sikur e ka bėrė shtėpi tė vetėn dhe nuk ka bir nėne qė nxjerr fjalė nga goja para tij?!, ngase ai nuk i lejon tė ftuarit tė flasin, duke ndėrhyrė nė bisedė vend e pa vend dhe duke ua zėnė fjalėn nė fyt mysafirėve qė i ka ftuar aty! Ai vetė modelon, vetė moderon, vetė pyet, vetė pėrgjigjet, vetė ndėrhyn kur tė dojė e kur t’i teket, vetė lavdėrohet, vetė lazdrohet dhe shkon deri nė bezdi e padurueshmėri tė skajshme. Ai burrė i dheut (mbase me orientime tė devijuara seksuale), por qė nuk ėshtė e lejueshme tė paraqiten nė njė emision televiziv publik - mendoj unė, nuk ka lėnė emision pa u kėrkuar mysafirėve tė tij qė tė martohen me tė, qofshin ata meshkuj ose femra! Ēka ėshtė tepėr, ėshtė tepėr! Madje, ai ua kujton atyre se kėtė e lejon edhe Kushtetuta e Kosovės, pra vraponi burra e lidhni kurorė!...

            Pėrtej vajit del zia, pėrtej makutėrisė del pangopshmėria, pėrtej humorit del bastardimi e babėzia qė kalon tė gjithė kufijtė e njė moderatori, kufijtė e njė sjelljeje tė mirėfilltė etike. Sjelljet e moderatorit tė “Oksigjenit” kalojnė tė gjitha caqet etike, nuk kanė tė bėjmė asgjė me humorin e mirėfilltė, kanė kaluar qė moti nė mani narcisoide, kanė kaluar nė bezdi pėr shikuesin e vetėdijesuar, madje tė gjithė ata qė janė tė ftuar si mysafirė tek “Oksigjeni”, kujdes: duhet tė jeni tė pėrgatitur qė t’i japin pėrgjigje kėtij moderatori nė ofertėn qė ai ua bėn pėr martesė ose pėr sex!...

            Ishte jo pak e mundimshme pėr mua qė ta trajtoj kėtė problem, duke u nisur nga pikėpamjet dhe botėkuptimet filozofike dhe estetike nė raport me aktualitetin tonė. Nė pėrpjekjet e mia pėr tė konceptuar njė vizion tė mirėfilltė pėr tė ardhmen e kulturės sonė, mendoj se pretendimet e dhunshme pėr tė qenė modern nė kėto turbulenca aktrimesh nuk rezultojnė mė shumė se mundi qė dhunohet mizorisht nga kėta imitues naivė e sharlatanė.

            Hipoteza e ngritur me rezulton si ide e zbehur, sidomos nė rastet krahasimore. Stigmatizimi nė kėtė rast nuk jep mė shumė se ndonjė risi tė edemit filozofik me gjithė nuancat e ndryshme kuptimore dhe interpretuese nė vazhdėn e njė belbėzimi tė cekėt qė nuk buron nga realiteti i transformuar mbi tė cilin nuk mund tė frymoj arti. Harmonia e tė kundėrtave, e cila kėtu ėshtė shumė larg arritjes sė qėllimit, nuk mund tė ēlirohet nga zhgėnjimi, pėr mė tepėr ėshtė ky njė variant i lodhur dhe i dėrrmuar duke u munduar qė tė imitojė vlera tė ndrydhura qė nuk i kemi dhe qė nuk ekzistojnė, tė gjitha sajimet pėrfundojnė aty ku edhe kanė filluar.

            Kjo problematikė do trajtuar edhe me ēmimin e mendimit tė gjallė konkret dhe filozofik pėr t’i vendosur gjėrat nė vend tė vet, si shmangia nga natyralizmi vulgar nė mėnyrė qė tė mos veprojmė mbi botėn e instinkteve tė ēakorduara.

            Kėto reagime tė vonuara, me gjasė, nuk do tė kenė ndikim nė misionin pėr ēka edhe kanė marrė rrugė, mirėpo duke u bazuar nė karakterin universal qė trajtohet nė njė rrafsh tė mirėfilltė artistik, duhet tė shprehim qartė revoltėn dhe pakėnaqėsinė tonė shpirtėrore kundėr kėtij fataliteti televiziv qė paraqitet para shikuesit tonė krejt qetė e komod.

            Zhvillimi i shoqėrisė sonė do tė duhej tė merrej me seriozitet pėr tė tėrhequr njeriun me bukuritė, me begatitė dhe me tė mirat qė jeta na i ofron shumė bujarisht.

            Duke e pėrfunduar, iu kujtoi se esteti ynė i mirėnjohur Alfred Uēi thotė:

            “Mbi absurditetin e ekzistencės njerėzore, zbulojmė njė botė tė bukur estetike. Arti duhet tė jetė mjeti i arritjes dhe jo qėllimi pėr tė arritur!”...