Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Delvina Kėrluku

DELVINA KĖRLUKU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DELVINA KĖRLUKU

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          U  lind nё Dibёr mё 1988, ku kreu shkollёn fillore dhe tё mesmen (gjimnazin). Diplomoi nё Fakultetin e Administrimit tё Biznesit, drejtimi i Marketingut pranё Universitetit tё Evropёs Jug Lindore, nё Tetovё. Me titullin e Magjistres pёr Menaxhimin e Resurseve Humane, u nderua nga Universiteti “Shėn Kiril dhe Metodi”, nё Shkup.

            Deri tani ka botuar libra me poezi: "Muza", "Altar", "Gjurmё", "Varg Vese", "Fjordet e Vetmisё", “Pasthёnie e ditёve tona”.

            Ёshtё nderuar me ēmime letrare: “Vepra letrare”,  Kosovė; “Ēmimi Special”,  Shqipėri; “Ura Letrare”, Maqedoni; “Dallga Poetike”, Maqedoni. 

            Merret edhe me shkencё dhe publicistikё. Ka marrё pjesё nё takime shkencore dhe manifestime kulturore – poetike nё vend dhe jashtё vendi. Ka qenė kryetarja e parė e Shoqatės “Josif  Bageri”. Ёshtё anёtare e Shoqatёs sё Shkrimtarёve tё Maqedonisё dhe Lidhjes sё Shkrimtarёve Shqiptarё, nё Maqedoni.

            Jeton dhe vepron nё Shkup.

 

 

 

 

RRUGA E KTHIMIT

 

Hėna ndriēoi rrugėn e muzgut

Qielli ishte kaltėruar anembanė

Aeroplanėt fluturojnė ēmendurisht

Me ėndrrat e vjedhura nė barkun e uritur

Kthimi ėshtė i largėt, datė s’ka

Agimi zbardhėllon rrugėt e lumit tė hirtė

Dhe durimi mbetet pėrmendore duke pritur

Vaporėt nisin e kthehen limaneve tė shpresės

Gazi ngazėllehet me bukurinė e natyrės

Me rrjedhėn e lumit Elbe, Deti tė Veriut

Sa i thelle deti, aq i largėt kthimi

Vaporėt vijnė pėr t’u ēmallur

Prej mallit tė mėrguar, pėrqafimit tė harruar …

As ty tė sjellin, as mua mė marrin.

                                         

 

LARGIMI

 

Buqetė ylberi mbaje nė dorė

Rrugėt na marrin tatėpjetėn

Dehur ngjyrash mallesh e hallesh

Yjet ndriēojnė skuta zymtore

Era joshėse si klithmė gjuetie

Porosinė si jehonė e dėgjoj

Dhe thyhet zemra, ankohet

Paqja nuk shtrihet fushave tė gjelbra

Dhe tė vizatohet kraharorit.

Retė e mbarsura pushtuan

Mallin tim

Rrufeja zhvesh shpatėn

Vetminė dysh ta ndajė.

 

 

SHPRESĖ E VAKĖT, MBASE

 

Nata ik me brengėn e sotme

Matanė pyjeve dhe maleve mė pret.

E di qė jam vonuar,

E ti mė pret me pritjen e pafund

Mua, kaq larg mėrguar

Bares me kujtimin, pėrmallur…

Vala e detit bujarisht mė gostiti

Me shpresėn e vakėt

Lum i rrėmbyer

Vjeshta ra, gjethet ndollėn furtunėn

Nė shpirtin tim.

Klithmėn mbase e mbyt deti

Por jo dhe shpresėn.

Por jo dhe ėndrrėn!

 

 

ĖNDĖRR E ĒUDITUR

 

Logu i ėndrrave na pėrball,

Me vrapin e dashurisė pafund

Jemi pranė e gjithmonė vetėm

I ėmbėl ēasti qė na shpie nė zgjimin e vonuar

Dhe zėri pėrvėlak mbush vakumin

Erė e marrosur prishi ėndrrėn 

Si fantazmė e paftuar stuhie treti

Kjo luginė ėndėrrimtare

Ky lumė tekanjoz

Kjo rrugė gjarpėrore

Fatin tim shoqėrojnė e imitojnė

Sa keq pėr dashurinė: u struk, u mpak.

 

 

BRIGJET

 

Ėndrrat lidhin brigjet e lumit tė rrėmbyer

Me flutura harraqe stolisur

Kthimin e shpresuar, e pres

Mbi urėn e vjetėr tė lumit tė ri

Ecėn dashuri e harlisur

E nėn hijen e hurmės

Mrizon dashuria jonė

Dallėndyshet lajmėtare

Ardhjen tėnde cicėrojnė.

Vetmia do mė bėjė shoqėri

Derisa pragun e pritjes ta shkelėsh ti.