Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - DĖNESTE BASHKĖ ME ERĖN

   Shkruan: Ma.sc. Izet SHALA

      

 

DĖNESTE BASHKĖ ME ERĖN

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Dėneste bashkė me erėn"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

            FJALA E REDAKTORIT

           

            Pėr veprėn ,,Dėneste bashke me erėn” Adem Zaplluzha

 

            Njėqind libra poetik, dhjetėmijė poezi dhe mbi njėqindmijė vargje, Adem Zaplluzha

 

            Autori  Adem Zaplluzha me  vėllimin mė tė ri poetik,, “Dėneste bashke me erėn”, na afron vlerėn  dhe peshėn e vargut qė mbartė nė brendi mesazhin e sė vėrtetės dhe   mashtrimit duke demantuar ilozionistėt, rrahagjoksėt e sė djeshmes pėr tė sotmen dhe tė nesėrmen.

            Po kush mė mire se poeti ndjen realitetin dhe notėn e mashtrimit sot, pėr tė dhėnė qėndrueshmėrinė, faktin e fjalės dhe moralin e saj, deklamojmė vargjet nė poezinė "Atje nė fund tė  lagjes" / "Njė copė mjegull bėnė njė hije, e cila i pėrngjanė hijes sė arrės sė egėr, ku plakat e lagjes i krehin flokėt e thinjura tė erė".  Edhe sapo fillojnė sekondat e mbarimi i minutave tė fundit poeti  nuk ndalet pa trajtuar ngjarjet e ditės qe shkaktojnė ndjenjat e kėqija tė njerėzve apo edhe tė mirat e tyre.

            Monstrumi poetiko-portretiv qė  sot  luan  tri seritė e ditės me fatin e Kosovės si: Tė Foshnjės qė kėrkon ngrohtėsinė e nėnės, tė rinjve qė kėrkojnė kėshillėn dhe dijen universitare dhe tė moshuarve qė dhanė  djersėn  pėr tė djeshmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen, poeti nuk ngurron por vazhdon tė jep  nga vetja plotėsimin e projektit se si do tė dukej Kosova sot dhe nesėr.

            Prandaj, sfida e tij ėshtė qe me dhimbje tė vogla tė operoj fenomenologjinė apo dukurinė e meritokracisė dhe thurjes sė odeve  pėr  tė bėmat ndaj atdheut, dje,  qė sot kush pos dorės sime duhet tė mbaj Flamurin e nacionalizmit.

            Shtrohet pyetja sot mos vallė Kosova dhe shqiptarėt kanė nevojė pėr bijtė e shekullit tė ri tė Migjenit apo Bijtė e askujt tė Rexhep Qosjės?

            Kjo, nėse mund tė quhet hipoteza qendrore mes analogjisė dhe  antagonistes qė poeti e sforcon te poezia "Mu ata gur mermeri" / "Mbi  njė pllakė tė kuqe mermeri, Lėri shenjat fillestare tė erės, Pastaj shikoje Kosovėn, pėrkulu te varret dhe nisu miku im, jeto kėtu, nėse do mi shijua, pemėt qė rriten nė syrin e lirisė".  Kėtu vargjet kumbojnė qė njerėzit,  qe rrinė pėrskaj rrugės na kanė pėrcjellė, duke i folur njeri - tjetrit ne vesh  kėto vargje shprehin  se si edhe tash analfabete lozin me trupin, ndjenjėn e njeriut, kurse poeti dhe metafora recensioniste shprehet, Do tė vij njė kohė, dhe  do tė ngreh njė monument lirie, ne  hisen e plotė  tė gjeografisė kombėtare , vetėm pėr heronjtė e mi, as kush nuk do tė ketė guxim, tė shkruaj  a flas pėr ta si unė.

            Nė tė dyja variantet, poeti fuqizon moralin  i cili  sot,  sikur duket ėshtė  liruar pėr nga vlera  dhe shkon drejt degradimit  tė shoqėrisė shqiptare.

            Mendimi poetik divergjent, nuk kalon  nė sentimentalizėm, as defetizėm dhe as nė pesimizmin e poetit, por mesazhi troket ndėrgjegjshėm sot te shoqėria qė po e ndėrtojmė, prandaj kjo porosi sforcohet edhe mė tej  me veprimet direkte te vargjet qė dirigjon keqas, ofron moral tė mykur, gjen vegza tė molisura dhe tė prishura ne unin e stėrkequr. Ja si qajmė  ne pas vdekjes. "Ky boshllėk, me fjalamani krye oxhaqeve, nuk njeh fytyrėn e vet, ju thash as pushteti nuk ėshtė pushte". Mjaft i kemi share intelektualet, sa ishin gjallė, e sa here vdesin, i nderojmė, po i ēmendim me fjalė tė mira te varret, Mjaft mė, heshtni, u qoftė turp, tė gjithė kanė vdekur prej nesh. Kėtu edhe poet te tjerė kanė analogjinė e situatave tė vargut tė Zaplluzhės. Poeti Adem Zaplluzha, shquhet si njė nga depėrtuesit e thellė tė mendimit filozofik tė etnosit tonė dhe kjo vėrtetohet me vargjet e cituar mė lartė, se ėshtė e vėrtetė kjo filozofi e mbrapsht dėshmohet shumė nėse mundem tė shprehem nė mėnyrė figurative a po pėrmes alegorisė,  te poezia "Njė stuhi nate" me vargjet: "As ky shall nuk me duhet, kur e ve nė qafė, mė duket se atdheut po  ia zė frymėn, Atdheu s’duron tė lidhet", faqe 64.

            Humbjen e etikės  dhe  degradimin e vlerave  tė mirėfillta. Kėtė bindje time e sforcon  vargu me metaforėn me interesant tė libri "Dėneste bashkė me erėn" / "Shekuj me radhė lindjet i patėm nėn hijet e lisave, edhe vdekjet tona u pėrngjajnė drurėve, Ecim maleve me njė krenari epike, dhe pėr nga pamja u pėrngjanim gjyshėrve… "

            E kam tė mėsuar se poeti apo poetet nuk kanė fund, prandaj edhe poeti Zaplluzha nuk ndalon me kėtė vepėr, por vazhdon sikur vazhdon populli rrugėtimin drejt majės  pėr tė parė se ēfarė fshihet pas asaj.