Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - DHEU I SHQIPĖRISĖ

Shkruan: Resmi OSMANI

Triptik

DHEU I SHQIPĖRISĖ

 

   Rreth flamurit luftohej trup me trup, vringėllinin armėt, qytat e pushkėve thyenin kafkat, bajonetat pėrshkonin gjokset, britmat dhe rėnkimet rrėqethnin ajrin, gjaku derdhej me gulshe. Mbrojtėsve u erdhėn nė ndihmė komandant Hamiti dhe ēaush Mersini qė u turrėn nė atė lėmsh tė tollovitur me shpatėn nė njerėn dorė dhe revolver nė tjetrėn, por ishin tė vonuar.

 

 

            1

            Nė shtėpinė e madhe tė Konomejve nė Gliqi tė Ēamėrisė, atė ditė dhjetori kishte tė hyra e tė dala tė shumta. Babamadhi, Niko Konomi, tė djeshmen ishte kthyer nga Vlora. Tė ardhurve, u binte qė larg nė sy nė ballkonion e katit tė dytė, coha e flamurit ngjyrė alle si gjaku, me shqipen e zezė dy krerėshe, si tė kishte zbritur nga malet e Ēamėrisė dhe kishte hapur krahėt nė njė fluturim valėvitės e tė pandalshėm nga era e lirisė. Ishte flamuri qė Babamadhi, e kishte sjellė nga Vlora, ku kishte shkuar pėr ngritjen e flamurit. Atė flamur, me shqipen e Pirro Burrit dhe Skėnderbeut, qė e kishte shėnjtėruar Ismail Beu dhe burrat trima e tė mėnēur nga e gjithė Shqipėria, ai e kishte ngritur nė ballkonin e kullės sė tij pėr tė lajmėruar gjithė Ēamėrinė se ishte shpallur mėvetėsia e Shqipėrisė.

            Nė odėn e miqve, shtruar me qilima dhe velenxa mbi minderė, shilte e jastėkė mbėshtetur mureve, brambullinte zjarri. Nė njerėn qoshe ishte ulur Babamadhi, Niko Konomi, i veshur me fustanellė, kalca lidhur me dizgje tė zeza, mėngore tė bardhė, xhamadan tė qėndisur me gajtanė dhe mesin tė ngjeshur me zostėr[1]. Vetullat kaleshe dhe mustaqet e plota, profili si prej shqiponje, i jepnin fisnikėri dhe hijeshi pamjes sė tij burrerore. Ajo drita qė i buronte nga sytė, buzėqeshja e mezidukshme nė cepat e buzėve dhe dlirėsia e shikimit, ishin shprehje e  gėzimit tė brendshėm, qė ai kishte jetuar dhe e kishte arritur atė ditė: mėvetėsinė e Shqipėrisė.

            Oda ishte mbushur me burra. Burra tė rėndė, qė u peshonte dhe u zinte vend fjala dhe u kishte hije kuvendi. Flisnin pak, dėgjonin shumė. Por, kur kuvendonin, fjala zinte vend si gur themeli. Bashkėfshatarėt dhe ata tė fshatrave tė afėrt, e uronin, pinin kafen dhe dilnin. Nė vakt dreke aty mbetėn tė largėtit: avokati i ri Spiro Ēalluka nga Paramithia, i veshur allafranga, Lame Sharra nga Rrapeza e Agjisė, Temo Gogozotua, Petro Stillua nga ēamofshatrat e Prevezės. Me ta Konomejtė kishin miqėsi tė vjetra dhe lidhje krushqie, kishin dhėnė e marrė vajza. Nipėrit dhe mbesat kishin edhe gjakun e tyre. Binte nė sy Hamit Marglliēi, i veshur oficer e i ngjeshur me rripa, ai komandonte nė frontin e “Mullirit tė Bardhė”, nė mbrojtje tė Janinės, vullnetarėt e Mazrekut, Margėlliēit, Paramithisė dhe fshatrave tė saj. Nga tė gjashtė djemtė e shtėpisė, me miqtė kishte qėndruar vetėm i madhi, Stefani. Ai nuk kish patur rast tė kuvėndonte me tė atin, ndaj kur biseda rreshti e pyeti:

            - E bukur Vlora, baba?

            - Si e gjithė shqipėria bir, qė dheun e saj, Zoti e ka bekuar me tėrė bukuritė e begatitė. Stolia e asaj bukurie, ishin burrat e ardhur nga Gegėria e Toskėria. Fisnikėria dhe menēuria e Ismail Beut, kurmi si lastar i trimit Isa Boletini tė  Kosovės, urtėsia dhe pėrshpirtja e imzot Kaēorrit, i atyre qindra e qindra luftėtarėve qė i trimėronte dhe burrėronte fryma e lirisė qė kishte zbritur bashkė me flamurin nga malet e Shqipėrisė - tha dhe kėrkoi t’i jepnin njė kupė qelqi qė ishte nė buhari[2]- nė palė tė flamurit, mora edhe njė grusht dheu nga Vlora, ėshtė dheu i shenjtėruar i Shqipėrisė. Kupa kaloj dorė mė dorė, e shihnin me nderim e tė drithėruar atė grusht dheu, me ndjenjėn e njė ngazėllimi tė brendshėm, si tė ishte aty gjithė mėmėdheu, qielli dhe dielli, malet, brigjet e gėrxhet, fushat, deti, toka e ngjizur me eshtrat dhe gjakun e tė rėnėve. E ndjenin, ishte pjesė e qėnies sė gjithsecilit, ata ishin krijuar prej saj, u kishte dhėnė jetė e frymė, pėr tė e vlente tė luftohej, po tė duhej edhe tė vdisej!

            Ndėrkohė ra heshtje. Nga larg vinin ushtimat e artilierisė greke, bubullimat e shtergatės sė luftės. Era e veriut shtynte nė luginėn e lumit tymnajėn e pikėrt tė tymit tė barutit. Luftohej nė gjithė frontin.

            -Hasmi s’po na le tė gėzojmė mėvetėsinė e mėmėdheut. Ushtria greke, me mijėra ka vėrshuar si suvalat e detit. U prin princi i kurorės Kostandini. Na kanė ardhur ne porta, po shkelin nė pragjet e shtėpive tona. Hordhite e evzonėve janė turrur si lukunia e ulqėrve. Duan me paderman dheun e Shqipėrisė, por burrat e kėtij vendi nuk kanė vdekur! Apo jo? -tha avokat Ēalluka, dhe i hodhi njė vėshtrim pyetės Hamit Marglliēit, qė vinte nga fronti i luftės.

            -Luftojmė, vėllezėr: nė Gribovė, te Mulliri i Bardhė, te Pesė Puset, nė Bezhan. Po mbahemi me thonj e me dhėmbė, por nuk mjafton vetėm trimėria. I kemi mė tė pakėt njerėzit e mė tė pakėt armatimin. Luftėtarėve tanė u lipsen shumė gjėra, qė nga vaktet e ushqimit e deri te ilaēet. E paēka mangėsive, luftojnė trimėrisht. Nė luftime ka shkuar puna deri te ndeshja trup mė trup, me shpatė e syngji, kemi shumė dėshmorė. Na dhemb shpirti pėr ta, por ėshtė e ditur: themelet e kombeve mbruhen me gjakun e bijve tė tyre mė tė mirė. Armiku e ka paguar nė shumėfish, fusha e luftės ėshtė mbjellė me kufomat e tyre. Nderkohė njerėzit po na pakėsohen. Prandaj edhe kam ardhur.

            Ai heshti pėr njė ēast, tė mendohej e tė zgjidhte fjalaėt. Iu duk vetja si lypės, por jo njė lypės i mjerė dosido qė zgjat dorėn pėr lėmoshė. Ai do tė kėrkonte t'i jepnin djemtė, qė do tė ndaheshin nga nėnat, burrat qė do tė ndaheshin nga gratė dhe fėmijėt, barinjtė qė do tė braktisnin stanet dhe bujqėrit qė do tė ēmbrehnin pėndėt dhe do tė linin arat djerrė dhe ullinjtė nė degė tė pavjelė. Nuk i shpinte nė dasmė e gosti, por nė luftė tė egėr e tė pėrgjakshme. Ku e dinin qė shkonin,por nuk e dinin nė se do tė ktheheshin.

            -Ėshtė koha t’i pėrgjigjemi zėrit tė mėmėdheut: si zakoni i tė moēmėve tanė: burrė pėr derė. Baba Niko, sa burra vullnetarė mund tė nxjerė Gliqia?

            -Mė zure ngusht, o djalė. S’mund tė jem nė mėndje tė gjithė fshatit. Duhet pleqėruar. Sa pėr shtėpinė time tė Konomejve, nga gjashtė djem do tė jap tre, se tre tė tjerė duhet tė kollandrisin mallin e gjėnė. Po tė mė mbanin gjunjėt do tė vija edhe vetė. Stefan, bėju zė vėllezėrve tė ngjiten lart.

            Stefani doli dhe nuk vonoi tė kthehej me tė vėllezėrit, qė qėndruan gjith nderim nė mes tė odės. I vėllai u kishte thėnė pėrse i donte Babamadhi.

            Hamitit i mbetnė sytė mbi ta: “Eh ē’djelm, si lisa. Me tė tillė djelm, shqipėria s’ishte e humbur!” 

            -Zglidh e merr. Tė gjashtė janė me nuse, tė gjashtė me djepe, me vashaz e djelm nė duar.  

            Ai s’mund ta bėnte atė. Kė tė veēonte e kė tė linte? Nuk do tė ishte prozvalje kjo pėr ‘ta? Le t’i jepnin vetė karar.

            I pari u veēua Stefani, qė ishte i madhi i vėllezėrve.

            - Dy tė tjerė, kush vjen me mua?

            Me tė u bashkuan Alqi dhe Mitrua. Pastaj tė tre i puthėn dorėn atit. Ai u dha uratėn dhe bekimin.

            Pasdite, kambanat e kishes se Shen Donatit, thirren ne kuvend banorėt e fshatit. Pas thirrjes qė bėnė Hamit Marglliēi, avokat Ēalluka dhe Babamadhi, Niko Konomi, dolėn edhe vullnetarė tė tjerė, gjithė e gjithė  dhjetė burra.

            Grumbullimi dhe nisja do tė bėhej tė nesėrmen te sheshi i kishės. Tėrė natėn, nanėzonjė Mara me nuset, qė s’i mbanin dot psherėtimat dhe lotet, u bėnė gati djemve ushqimet, ndrresat dhe gjithėēka u duhej.

            Djemtė para se tė niseshin, u lutėn para ikonės sė Shėn Donatit, bėnė kryqin, u puthėn duart dhe morėn bekimin e prindėrve. Ndarja me nuset, pas njė nate tė pagjumė dhe me fėmijėt, ishte e dhimbshme: mirė po iknin, por vallė a do tė ktheheshin qė t’i shihnin sėrish? Por ata nuk e jepnin veten.

            -Merreni flamurin, le t’u prije e t’u bashkojė nė luftė - u tha Babamadhi - luftoni trimėrisht me tė dhe pėr tė, mbrojeni, qoftė edhe me jetė! Keni bekimin tim, Zoti ju ruajt.

            Ata i pėrcolli tėrė fshati. Ishin aty etėrit dhe mėmat, nuset me fėmijėt nė krah, motrat dhe vėllezėrit. Heshtnin, ndjenin shtrėngesė nė zėmėr, u dukej se po u shqisnin diēka nga shpirti. Ishin si tė mpirė, mendonin pėr mė tė keqen (qė mos o Zot), dhimbja u kaplonte shpirtin, grave u rridhnin lote, etėrit i kishin vėnė zemrės njė gur. Ēdo brez bėnte luftėn e tij. Ata e kishin bėrė tė tyren, tani ishte radha e djemve. Luftės s’i shpėtoje dot, ishte si njė mallkim. Askush se donte, por kur hasmi tė vjen te dera, kėrkon ēnderimin, jetėn, mallin, gjėnė, s’ka rrugė tjetėr. Kėshtu ishte e thėnė: pėr tė shpėtuar jetėn dhe nderin, duhej dhėnė edhe jeta! Jetė pėr jetė. Se lufta korrte jetėt, por populli ėshtė si bari i livadhit: sa mė shumė ta korrish, aq mė i dendur del!

            Dita ishte e mugėt. Qielli si kube e plumbtė, i rėndė, shtypės. Frynte erė e ftohtė dhe rigonte njė shi i imėt. Pas ndarjes sė dhimbshme, luftėtarėt, mbuluar me gunat e hirta,  me kapat mbi krye dhe pushkėt krahut, vargan njėri pas tjetrit, u nisėn pėr nė luftė. U printe flamuri kuqezi, qė e valėviste era.

            I ndoqėn me sy deri atje ku udha bėnte brryl dhe ngrihej kodra qė s’linte tė shihej mė gjė.

             “O Zot! Ruaji burrat dhe djemtė tanė. Amin!”

 

 

 

            2

            Po afronin kershėndellat e dimėri po shtrėngonte. Nė vend tė lajmeve, nga fronti vinin gjėmimet e ankthshme tė luftės. Nga rruga e Artės, si mizėri, marshonin varganėt e ushtrisė greke qė mėsynin Janinėn. Nanėzonjė Marua nga meraku ishte mpakur e bėrė njė grusht. Mėndja si hiqej nga djemtė as ditė as natė. Nuk i mbetej tjetėr veē t’i lutej Zotit. Nė mesditė, i mori tė gjashta nuset dhe u nis pėr nė Kishė. Ajo para nuset pas, si klloēka me zogjtė.      

            Kisha e Shėn Donatit, e vjetėr sa s’mbahej mend, ishte strukur si pėr tė kėrkuar mbrojtje, rrėzė kodrės, nė krye tė fshatit pranė rrjedhjes sė lumit, e rrethuar nga burime tė kristalta qė derdheshin tė shkumėzuara nė lumin qė merrte turravrapin pėr posht nė fushė e pėr tė sosur nė det. Muri i pamirėmbajtur i avllisė ishte i veshur me myshk dhe bimė kacavjerrėse. Vende-vende gurėt ishin vidhisur. Rrugica nga porta deri te hajati me kollonata ishte e shtruar me kalldrėm. Anės, dy radhė me selvi, lartonin siluetat e tyre tė trishtuara, dukej se prej tyre pikonte dhimbja e varreve me qivurė e kryqe.

            Derėn e kishės ua hapi qishari i zymtė e mjekėrmadh, Kroni, qė zonjat e shtėpisė sė Konomejve i mirseardhi me nderim, por i heshtur,  me njė pėrkulje tė lehtė. Ai ua dinte hallin. Ato hynė nė narteks[3] , morėn qirinjtė e dylltė dhe u dhanė flakė. U bėftė dritė, nė shtėpinė tėnde o Zot! Pastaj, nė kasėn e ndihmės, Nanėzonja hodhi njė lirė floriri. Hynė brenda, ngadalė me droje, si tė kishin frikė mos zgjonin shenjtorėt. Ajri ermironte dyllė e temjam, nga muret dhe kubeja e ulėt i shihnin figurat e zografisura tė shėnjtorėve tė martirizuar, me sy tė menduar dhe breroret e dritės sė shėnjtė mbi krye.  Navata[4] kishte njė radhė me ulėse druri pėr lutėsit. Ato u kumbisėn dhe sytė e dritėsuar i drejtuan nga ikonostasi[5], mbi ikonat e Shėnmarisė me birin, Shėngjergjit kalorės qė vriste dragoin, shėn Donatin mbrojtės i Gliqisė dhe Paramithisė. Bėnė kryqin dhe lutja rrodhi vetiu nga shpirti siē buron uji nga burimi: ”Ati ynė qė je nė qiell, ardhtė mbretėria jote… nė atė qetėsi shtypėse, mėrmėrima mistike mbushi hapsirėn, u ngjit nė kubenė e lartė dhe mori udhėn e qiellit. Dilte nga shtatė gojė, nga shtatė shpirtra, nga shtatė zemra tė pėrdėllyera, nga shtatė gra, bashkėshorte dhe nėna qė kishin dhuruar jetė dhe luteshin pėr jetėn e tė dashurve tė tyre. Si pėrsėritėn tri herė “Ati ynė”, bėnė sėrish kryqin dhe e mbyllėn me “Amin”. Pastaj secila nisi tė lutej pėr vete, pėr dertet dhe hallet e saj, me shpresė e besim se shėnjtorėt do t’i dėgjonin dhe do tė bėnin njė mrekulli sepse edhe jeta e tyre, me emrin e Zotit dhe besimin nė Tė, kishte qėnė njė mrekulli. Nanėzonja, me pėrdėllim dhe drithėrimė shpirti e nguli shikimin mbi ikonėn e shėn Marisė me Krishtin foshnjė nė pėqi. Me atė buzėqeshjen e mezidukshme qė i vinte nga njė gėzim i brendshėm, breroren e dritės sė shpirtit te shenjtė mbi krye dhe shikimin e hedhur larg, prej saj buronte paqe, mirėsi e dashuri, se Perėndia ėshtė dashuri. ” O Nėnė e shėnjtė, qė tėnzoti, me frymėn e shėnjtėtė  tė zglodhi tė lindje birin e tij. Ti qė provove gėzimin e lindjes dhe lumturinė e rritjes dhe helmin e dhimbjen e martirizimit tė Birit, mbroji djeltė e mi. E kush mė shumė se Ti, mund tė ma dijė tė keqen qė mė sfilit shpirtin mua, nėnzezės? Mėshiromė dhe tė tė vijė keq pėr mua e mbulomė me mėshirėn tėnde. I kam rritur me halle. Nė tė keq, kam gdhirė netėt mbi kryet e tyre, nė tė mirė jam gėzuar tok me ta. I rrita, u burrėruan, u martuan e u bėnė prindėr. Bėje qė t'i lė prapa e tė mos e pi atė kupė helmi, qė asnjė prind mos e pastė pėr fat... kthemi shėndosh e mirė djeltė nė shtėpi…” Foli e foli, solli ndėr mend gjithė jetėn e saj dhe tė djemve. Fytyrat e tyre i pėrziheshin me ato tė ėngjėjve tė kubesė sė faltores.

            Nuset tėrė pėrgjėrim e adhurim, me besim tė thellė nė Zot dhe shpresė nė fuqinė ēudibėrėse tė shėnjtorėve, kėtu nė shtėpinė e shenjtė tė Zotit, u rrėfyen atyre brengat hallet e dertet, pėr vetminė e trishtuar dhe mjerimin e netėve tė ftohta e tė pagjuma, pėr jastėkėt e lagur me lot, pėr drithėrimėn e shpirtit, pėr mallin zhuritės, pėr mendimet qė fluturonin veē te ata, pėr atė frikėn e kobshme qė u akullonte shpirtin se mos ndodhte gjėma atje nė frontin e luftės, pėr ėndrrat e llahtarshme dhe makthet. Si e duronin dhe pėrjetonin tė ftohtin dhe llohėn dimėrore nėn qiell tė hapur, a kishin mjaftueshėm ushqim dhe njė pikė ujė tė lagnin gojėn, e ndrresa tė thata e tė pastra…? Iu lutėn shėn Gjergjit dhe shėn Donatit: “ Ju qė me fuqinė e Zotit, vratė kuēedrat dhe dragonjtė, qė shpėtuat njerėzinė, jepuni trimėri e guxim nė zemėr burrave tanė ta mundin dhe fitojnė mbi armikun. Shėn Donat qė vrave stihinė dhe ėmbėlsove ujrat e puseve dhe burimeve tona, qė je bariu, mirėbėrėsi dhe rojtėsi ynė, bėj qė plumbat tė mos i godasin, shpatat tė mos i presin, syngjitė tė mos i shpojnė, e keqja tė mos i gjejė, na i kthe nė shtėpi, qė fėmijėt tė mos mbeten jetimė dhe ne kallogre… Amin!”

            I kishin menduar e thėnė tė gjitha. E para u ngrit Nanėzonjė Mara, nuset i shkuan pas, tė heshtura, por ēuditėrisht tė lehtėsuara, ishte si thellė nė shpirt t’u kishte zbritur nje rreze drite e kulluar, si tė kishin shkundur nga shpina barrėn e rėndė tė brengave, mė mendjekthjellta e me shpirt tė dritėsuar nga ku ēlirohej qetėsi e besim, se Zoti lutjet e tyre i kishte gjegjur, u nisė pėr nė shtėpi.

 

            3

            Ēeta e vogėl e burrave tė Gliqisė, u bashkua me batalionin e vullnetarėve tė Paramithisė qė komandohej nga Hamit Marglliēi dhe si vend luftimi u caktuan  kodrėn e Gribovės qė ishte pararoja e frontit pėr mbrojtjen e Janinės. Pas saj vinin “Mulliri i Bardhė”, tė “Pesė Puset” dhe ”Bezhani”. Tė tre vėllezėrit nuk i lanė tok, i ndanė nė tri toga, por nė fund tė ditės, nė ahurin ku flinin, ata mblidheshin bashkė,ndanin ushqimet e pakėta dhe mallin pėr shtėpinė. Puna e parė ishte hapja e istikameve, tė thella njė bojė njeriu. U punua pa pushim, ditė e natė dhe kodra u qarkua me njė brez llogoresh nga tė dy anėt, nga ku mund tė sulmonte armiku dhe tė godiste artilieria.

            Kodra nė krye mbaronte me njė shesh. Aty ngritėn njė pirg me gurė dhe ngulėn flamurin. 

            Mė pas filloi stėrvitja. Ēaush Mersini, njė lab nga Lumi i Vlorės, energjik, shtatshkurtėr e tė ngjeshur si trung, me mustaqe tė mėdha e tė varura, i rreptė e gojėkeq, u mėsoi si tė zvarriteshin, tė hidheshin nė sulm me kėrcime duke mbuluar me zjarr njėri-tjetrin, si tė mbushnin armėn dhe tė merrnin shenjė, luftimin trup me trup, si tė prisnin e si tė jepnin goditjet me qytė dhe bajonetė. Pėrgatitjen dhe hedhjen e granatave tė dorės,tėrheqjen e shokėve tė plagosur dhe mjekimin e plagėve. Si t’u ruheshin gjyleve tė artilierisė etj. gjėra qė duhet tė dijė luftėtari. Lodheshin deri nė sfilitje, nga zvarritjet duart u pėrgjakėn, brrylat u handakosėn dhe gjunjėt u xhvokshėn.

            –Ule prapanicėn, djalė, se po tė mori plumbi nė tulet e mollaqeve, dhemb shumė dhe do detyrohesh kushedi sa tė rrish mbi bark! Ule kokėn, mjekra tė hajė dhe. Akoma, akoma, ashtu de!

            Zanati i ushtarit-thoshte ēaushi- ėshtė ta urrejė armikun, t’a vrasė por tė mos vritet, njė trimėri e tri hile ,jemi nisur pėr nė luftė dhe jo nė dasmė!”

            Kishte hyrė java e dytė e dhjetorit. Dita qėlloi e kthiellėt por e acartė. Sefte nga qielli u dėgjua njė ushtimė qė sa vinte e bėhej mė e zhurmėshme, pastaj mbi kodėr nė lartėsi u shfaq si njė zog i zi aeroplani. Ata ishte hera e parė qė e shihnin zogun e hekurt. Aeroplani u soll rrotull me rrathė tė mėdhenj mbi kodėr, pastaj fluturoi pėr nė veri drejt Janinės.

            -Pa shih, inglizi i paska dhėn Kostandinit ballona. Burra, bėhuni gati! Fillon dasma. Ballona spiune i ka dhėnė baterive tė artilerisė greke vendqėndrimet tona. Do tė na bombardojnė e mė pas do tė na turren evzonėt! Tė gjithė nė istikame! Urdhėroi Hamiti.

            Kishte parandjenjė tė saktė. Nuk vonoi dhe nga mali i Hanoit, bateritė e topave malorė,75 milimetra, qė u thoshin “Xhebel”, nisėn tė villnin gjylet e tyre. Sakaq qitjet e artilierisė u kthyen nė njė stuhi qė sa vinte e bėhej mė e furishme, gjersa u kthye nė njė bubullimė tė vetme, e cila copėzohej pastaj nė dhjetra plasje tė veēuara. Ajri sipėr istikameve ēahej prej angullimave, vėrshėllimave dhe ulėrimave tė gjyleve. Atje ku binin predhat, kėrcente pėrpjetė njė re e zjarrtė dhe tymi i athėt i barutit zvarritej i shtyrė nga era. Nė syt’ e tyre, ēahej toka, binte shi plisash pėrzier me cifla ēeliku tė predhave. Dukej sikur nuk gjėmonin mė predhat, po sikur ishte vetė toka qė ulėrinte. Ata po vrisnin tokėn, po i hapnin plagė, po e shfytyronin. Nė gropat sakaq teptiste uji i zi, ai ishte gjaku i plagėve tė tokės. O Zot, po ē’faj kishte toka!? Ata ishin bujq, e donin tokėn, ashtu siē donin gratė dhe fėmijėt. E punonin me dashuri, e mbillnin, e bėnin pjellore dhe ajo ua shpėrblente me frytet e saj. Tė tulatur e tė bėrė njėsh me tokėn nė llogore, ata ndjenin vėrshėllimėn si prej gjarpėri tė gjyleve mbi kryet e tyre, pastaj shpėrthimin dhe dridhjet e tokės. Njė zjarr skėterre, qė  i ligėshtonte. Frika pėr jetėn sidomos te tė rinjtė qė e kishin pėr herė tė parė, i bėnte tė ndjeheshin keq, u pėshtjelloheshin rropullitė dhe ndjenin njė boshllėk tė brendshėm. Ishte ngaqė gjyleve s’u ruheshin dot. Ishte si njė mynxyrė qė vinte nga qielli.

            Bombardimi qė zgjati dy orė, mė nė fund rreshti. Qetėsi e shurdhėr. U dėgjuan rėnkimet e tė plagosurve. Luftėtarėt e mbetur gjall pas atij zjarri tė skėterrshėm, dolėn nga istikamet. E gjithė kodra ishte shqyer dhe handakosur nga baterdia e gjyleve, syprina e saj ishte mbjellė me gropa, shumė nga istikamet ishin rrafshuar, mezhdat dhe ledhet ishin sheshuar. Nga gjylet e rėna nė istikame, kishte dy tė vrarė. I hoqėn dhe i ēuan Brenda ahurit. Tė plagosurve lehtė ua mjekuan plagėt. Nuk kishte kohė. Nga jugu u dukėn aradhet e armikut. Ecnin nė njėshkollonė, dukeshin tė veckėl e qė zvarriseshin si njė vargan milingonash tė zeza. Kur u afruan aq sa mund t’i zinte plumbi, u pėrhapėn nė formacion zinxhir dhe bėnė pėrpara me vrapime e kėrcime. Sulmuesit Ishin shumė,  njė kompani, kurse mbrojtėsit njė grusht burra.

            Stefani dhe Alqi, kishin zėnė vend afėr njerjatėrit. Dyfekėt “mauzer” mbėshtetur nė ledh dhe syrin nė shėnjestėr, granatat i kishin hequr nga brezi e lėnė nė vend tė volitshėm pėr t’i flakur. Sulmuesit ishin evzonė, trupa tė zgjedhur tė kėmbsorisė malore. Kur u afruan, u dalloheshin beretat e kuqe me xhufkė ibėrshimi tė zi dhe kryq tė bardhė, kapotat e shkurtėra gjer nė gjunjė ngjyrė llullaqi ngjeshur me rrip, kalcat e bardha me dizgje tė zeza dhe kėpucėt me maja tė ngritura dhe xhufka.

            -Ke frikė?- e pyeti Stefani tė vėllanė.

            -Nga gjylet e topave pata. Atyre s’ke si t’u ruhesh. Mė dukej qė nuk ishin gjylet qė gjėmonin, por sikur ishte vetė dheu qė ulėrinte. Nga kėta qė sulmojnė nuk trembem. Djem nėnash janė si ne. I kanė vėnė pėrpara qė tė na vrasin dhe grabisin vendin. Ata janė nė dhe tė huaj, ne jemi nė tė drejtėn tonė.

            I shihnin sulmuesit tek afroheshin, kėrcasin pushkėt, sulmuesit vazhdojnė tė aviten, shquhen tiparet e tyre tė shfytyruara. Me ta ėshtė vdekja, si dėshirė, si synim, nė armėt, nė duart e tyre, surratet e tyre tė shtrembėruara dhe sytė e shqyer janė pamja e vdekjes. Ja ku ishin ballė-pėrballė. Duheshin vrarė e shkatrruar, pėr tė shpėtuar veten por edhe pėr t’u hakmarrė. Evzonėt vrapojnė tė tulatur si macet kur gjuajnė zogjtė, edhe pse te frikuar pėr jetėn e tyre, turren tė rrėmbyer nga tallazi i furishėm  luftarak qė i bėn mizorė, tė urryer, vrasės, tė ligj si djaj.

            Pozicioni i mbrojtėsve ishte mė i volitshėm, nga lart- posht, dhe tė groposur nė llogore, kurse sulmuesit tė zbuluar duhet t’i qepeshin kodrės sė xhveshur. Stefani mori nė shenjė evzonin flamurmbajtės, qė printe nė qendėr. Mbajti frymėn, e shėnoi nė gjoks, kur ishte nė ecje e sipėr dhe e shkrepi. Sulmuesi hapi krahėt, pushka dhe flamuri i ranė pėrdhe dhe u plandos nė rrokullimė. Alqi vrau tė dytin qė vinte pas tij. Tė tjerė u vranė nga mbrojtėsit e llogoreve tė tjera. E megjithatė evzonėt pėrparonin. Kur numri i tyre u gjysmua nga kositja e zjarrit tė mbrojtėsve, vala e parė e sulmit u thye. Nuk mėnoi dhe nė sulm u hodh vala e dytė, po aq e egėr, mė e madhe nė numėr. Mbulonin njėri-tjetrin me zjarr dhe bėnin pėrpara. Njė mitraloz i lehtė villte zjarr tė paprerė. Iu afruan llogoreve. Mbrojtėsit hodhėn granatat, mbetėn shumė tė vrarė, por sikur evzonėt i pillte dheu, Stefani dhe Alqi, bashkė me shokė, braktisen vijėn e parė dhe nėpėr hendeklidhjen u ngjitėn nė krye tė kodrės, nė llogoren e epėrme. Njė skuadėr e armikut, e theu mbrojtjen dhe u turr pėr tė zėnė sheshin e lartėsisė ku valėvitej flamuri. ”Tė mbrojmė flamurin!” Bėrtiti me sa i hante zėri Stefani. Alqi dhe Mitrua e ndoqėn pas. Ishte vėrvitje marramendėse nė njė tallaz tė furishėm, nė ato vėrvitje qė e bėn luftėtarin mizor, vrasės, qė i shumfishon fuqitė dhe i shndrron nė ankth, inat e dėshirė pėr tė jetuar, pėr tė shpėtuar vetė e pėr t’u hakmarrė.

            Ēaste tė tilla lindin heronjtė dhe burrat i bėjnė luanė!

            Rreth flamurit luftohej trup me trup, vringėllinin armėt, qytat e pushkėve thyenin kafkat, bajonetat pėrshkonin gjokset, britmat dhe rėnkimet rrėqethnin ajrin, gjaku derdhej me gulshe. Mbrojtėsve u erdhėn nė ndihmė komandant Hamiti dhe ēaush Mersini qė u turrėn nė atė lėmsh tė tollovitur me shpatėn nė njerėn dorė dhe revolver nė tjetrėn, por ishin tė vonuar. Alqit ia kishte shpuar tej e tej gjoksin bajoneta dhe ishte duke dhėnė shpirt, Mitro ishte rrėzuar, kishte marrė njė plagė tė thellė nė anėn e djathtė dhe gjaku i kishte plasur nga goja, nuk mbushej dot me frymė, Stefani kishte rrėmbyer flamurin.

            Evzonėt e mbetur u vranė nga Hamiti dhe Mersini me revolver dhe ranė kapicė mbi pirgun e gurėve ku ishte ngulur flamuri. Sulmi ishte thyer. Flamuri ishte mbrojtur por ēmimi kishte qenė i lartė: Nga burrat e Gliqisė tetė luftėtarė e vaditėn me gjakun e tyre dheun e Shqipėrisė. Dy ishin djem tė Niko Konomit.

                                                      *    *   *

            Gjėma ishte e  madhe. Malet e Ēamėrisė hodhėn velin e zisė. Nga tė tilla ngjarje nxihen dhe trarėt e shtėpive. Shtėpitė e dėshmorėve hapėn dyert e mortit. Njerėzia dhe miqėsia rrodhėn si lumė dhimbjeje pėr kryeshėndosh nga gjithė fshatrat. Kambanat e Shėn Donatit ranė pikėllueshėm, drodhėn ajrin dhe pėrhapėn gjer larg zinė e rėndė.

            Arkmortet u vendosėn nė naosin e kishės. Papa Kosta mbajti meshėn e shėnjtė pėr prehjen e shpirtėrave tė dėshmorėve. Varrimi u bė nė varrezėn e vjetėr tė fshatit nė oborrin e shėn Donatit. Arkmortet e Alqit dhe Mitros ishin mbuluar me flamurin kuqezi. Edhe flamuri kishte marrė plagė, dhe vende-vende ishte djegur. Ishte njė flamur luftėtar, qė merrte plagė por s’vdiste. Shqiponja  do tė ngrihej sėrish fluturim pėr tu prirė  luftėtarėve nė betejat e tjera.

            Babamadhi Niko Konomi ishte ngrirė si gur. Dy nga djemtė e mbanin nga krahėt, tė tjerėt nipėr dhe mbesa i rrinin rrotull duke ofsharė e qarė. Kur arkmortet u ulėn nė gropat e varreve, atij i sollėn kupėn me “Dheun e shqipėrisė”, ai  e hodhi mbi ta dhe tha me ngashėrim:

            -U qoftė i lehtė dheu i mėmėdheut, bijtė e mi.

 

            Nga cikli”Burrat shkojnė nė luftė”

            Tiranė, prill – maj 2017       


 


[1] Brez qe ngjishte mesin e burrave.

[2] Pjese e dale e oxhakut

[3] Parahyrja e kishes

[4] Pjesa Brenda kishės ku vendosen ulėset per besimtarėt

[5] Vendi para altarit ku vendosen ikonat me fytyrat e shenjtorėve