Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Dhimiter i Miti

DHIMITĖR I MITI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DHIMITĖR I MITI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         U lind nė Badėlonjė tė Pėrmetit mė 15.06.1947. Mbaroi studimet e larta nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės nė degėn Gjuhė- Letėrsi. Mė pas ka kryer kursin pasuniversitar pėr letėrsi nė Tiranė. Aktualisht, pas njė jetė tė gjatė mėsimdhėnieje nė shkollėn 9-vjeēare Petran, duket sikur ka dalė nė pension.

            Krijimtaria e tij ėshtė e shumtė dhe e shumėllojtė. Fillimet e tij datojnė herėt, nė vitet 80-tė, me botime nė publicistikė, poezi dhe tregime nė shtypin letrar tė kohės. Libri i tij i parė me tregime “Nata e bardhė”, botuar nė vitin 1987. Ka pasuar me shumė vepra nė poezi dhe gjinitė e tjera tė saj. Shkurtimisht mund tė pėrmendim: “Guri i thyer” mė 1989, “Miq ju pres” nė 2002, “Ylberet e urave tė mia” nė 2002, “Do tė ikim qė kėtej” 2004, “Dua tė puth” 2004, “Trokitje nė bosh” 2005, “Ishte njė ēast” nė 2008 , “Njerėzore” 2010, dhe shumė libra tė tjerė qė autori i ka nė proces pėr botim.

 

 

 

 

 

VAZHDOJNĖ!

 

Kėndojnė zogjtė nė njė degė tė thyer shiu.

Rrėzuar befas nga ballkoni i rrjepur i reve.

Ditėn e martesės sė qyqeve.

 

Ti nuk je qyqe, e harruara ime!

Je kalendari i vjetėr i stinėve qė ikėn.

Hedhur krahėve si rrobė tė grisur.

Petlat e njė luleje tė vdekur,

qė kurrė nuk mbiu.

 

Dhe vazhdojnė tė kėndojnė zogjtė

Nė njė degė tė thyer shiu.

 

 

NĖSE…

 

Nėse tė djeshmen nuk e more dot,

Nuk ėshtė faji yt.

Ėshtė merita e thinjės,

Nga erėrat krehur.

 

Nėse tė sotmen nuk e varros dot

Nuk ėshtė faji yt.

Ėshtė merita e ballit,

dallgėve tė njerėzta larė.

 

Nėse kuvendeve zėri, eshkė, nėn masate, tė shuan,

Nuk ėshtė faji yt.

Ėshtė merita e fjalės,

qė me nder tė bardhė vend vetes i bėn.

 

Nėse urith pėr tė nesėrmen,

Oh, kurrsesi nuk bėhesh,

Nuk ėshtė faji yt.

Ėshtė merita e syrit

Qė qiririn e Diellit,

ēdo mėngjes me vėshtrim e ndez.

 

Nėse...

Nėse... atėherė,

nėse... dikur,

nėse ndonjėherė,

Si…gjithmonė,

kurrkushi i pėrcaktuar do tė jesh,

Nuk ėshtė faji yt.

 

Ėshtė merita e frymės qė nuk tė vdes!

 

 

AJĖR I ĒMENDUR

 

Nė frymėmarrjen e ditės: Ajri pėr mua

Sajon pėllumba tė bardhė.

Imazhmashtrues.

Qerpikngjyer me diell tė trembur.

-Ndodhesh me brirė, -mė thotė, -

Ke nevojė pėr t’u gdhendur!

 

Ajėr i ēmendur!

 

 

NĖ KOHĖN MODERNE

 

Folja ėshtė nė kohėn moderne.

Pėremri unė, tash, nuk ėshtė.

Ne, ndodhet kėtu veēse nė stinė zgjedhore.

Ti, dukesh, nėse je i dajės.

Ai...

ai po.

Ėshtė.

Ėshtė... atje!

I Samo Dumės.

 

E kam bėrė unė,

kur isha nė numrin shumės!

 

 

GRUAS

 

Nė ēerdhen e vjetėr tė ditės sonė.

Zogj tė rinj.

Me rrezet e Diellit ndėrtojnė pentagrame.

Me nazet e fluturave kėngė kompozojnė.

 

Mua kitarė mė duan,

violinė tė pėlqejnė ty.

 

Kėta banorė tė rinj

tė ditės sonė sy!

 

 

NUK U DIHET

 

Ikin zogj hapėsirave tė tjera.

Ngarkuar me brengė.

Nė ditarin e ajrit shkruajnė epitafe,

Qė kurrkush nuk ua lexon dot.

Era shkund mbi ta gjethe yjesh tė mėrzitur.

Hėna nuk e do mė veten.

Pa lėnė testament,

mbytet nė pasqyrėn e trembur tė ujrave.

 

Shtėpia e zogjve, tek pema,

pikon mall.

 

Stinėt lėnė tek pragu i pritjes buqeta ngushėllimi.

 

Dhe ikin zogj hapėsirave tė tjera.

Nuk u dihet

Kthimi.

 

 

PĖRSĖRI

 

Me firmėn tėnde.

Nė formėn tėnde.

Njė copė letėr fut nė kuti.

Nuk del ti!

 

Pėrsėri ashtu…

Nė kuti.

Fut njė letėr.

Del tjetėr!

 

Edhe njė herė…

edhe njė herė…

nė kuti.

Letėr fut.

Del hajdut!

 

Ta provoj edhe njė herė,

Vendim tė dhimbshėm marr.

Del zagar!

 

Eh, kėta vitet e mi,

pa behar!

 

 

PSE...

 

Pse, dreqin, unė kėrkon tė bėhesh?!

Unin tim pa hijen e vet, pse e lė?

Qė mos tė tė shohė dielli?

Qė mos tė tė dėgjojė shiu?!

 

Zi ziu!