Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - “DIADEMĖ LETRARE II”

Shkruan: Rexhep SHAHU

      

 

Klubi i poezisė njofton se hyri nė shtyp nė Prishtinė libri i 34 i Flori Bruqit

 

LIBRI I 34-t I FLORI BRUQIT - “DIADEMĖ LETRARE II”

 

    

   Librin e autorit Flori Bruqi, "Diademė letrare II"mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

  

 

 

 

 

            Qė nė krye tė kėtyre shėnimeve pėr librin e fundit (i 34-ti), “Diademė Letrare II”, tė gazetarit, shkrimtarit, kritikut e studiuesit shkencor Flori Bruqi, po e them se nuk do ta ndjek traditėn e pahijshme tė shkrimeve qė bėhen pėr autorė apo pėr libra tė ndryshėm, ku shkruesit e shkrimeve prezantuese, promovuese apo analizuese, nė vend qė tė flasin rreth autorit e librit qė marrin nė dorė, fillojnė e rrėfejnė, keq e shumė keq, pėr dijet e tyre tė mangėta, pėr bėmat e tyre tė bėra keq, tė pabėra apo tė ėndėrruara e tė pamundura, qė shpalosin erudicionin e tyre tė mangėt e shterpė, qė gjejnė rast tė nxijnė faqe letre, nė gazeta, revista a nė libra tė huaj, pėr me folė pėr veten e tyre e pėrrallat qė kanė dėgjuar kafeneve dhe rrallė, fort rrallė, flasin ndonjė fjalė qė s’thotė asgjė pėr librin e autorin e librit qė marrin nė dorė apo marrin pėrsipėr ta trajtojnė, duke shpalosė njė krekosje acaruese, njė padije tė thellė e njė servilizėm tė pėshtirė ndaj autorit pėr tė cilin duan tė flasin, nga ndonjė qėllim jashtėletrar ose pėr shkak tė rrethanave tė caktuara, tė dyshimta, qė shtojnė pabesueshmėrinė e artikujshkruesve dhe dėmtojnė e cėnojnė autoritetin e librit e tė autorit tė librit pėr tė cilin nxijnė faqe kompjuteri apo letra tė bardha. 

            Nė tė shumtėn e rasteve, krahas padijes e servilizmit, kėto lloj shkrimesh i prodhon ndonjė interes i ngushtė ēasti dhe pandershmėria e atyre qė shkruajnė.

            Them qė nė krye shėnime, pasi ėshtė e vėshtirė t’i klasifikoj kėto radhė apo fjalė nė ato qė njihen si rregullat e qarta tė klasifikimit pėr shkrimet kritike qė bėhen pėr libra tė ndryshėm qė botohen.        Them ėshtė e vėshtirė sepse ky libėr i Flori Bruqit ēelet pikėrisht me njė shkrim tė gjatė profesional mbi kritikėn letrare dhe kriteret qė janė caktuar pėr tė bėrė njė kritikė, shkrim qė e trajton kritikėn letrare nė thellėsi qė nė fillimet e saj, duke krahasuar e ballafaquar pėrvoja tė ndryshme tė huaja e vendase pėr kritikėn dhe kritikėn letrare.

            Unė e kam tė vėshtirė ta bėj kritikėn e kritikės. Thjeshtė po e pėrshėndes kėtė libėr tė 34 tė Flori Bruqit, si njė kontribut me vlerė nė letrat shqipe, si “njė libėr qė i shtohet mendimit kritik pėr letrat shqipe” siē shkruan poeti dhe shkrimtari Izet Duraku.

            Nė kėtė libėr te Flori Bruqit shfaqet gjeografia e gjėrė e tematikės qė ai trajton, gjeografia e gjėrė e interesave tė tij letrare, e autorėve dhe veprave qė analizon e merr nė shqyrtim. Dhe gjithmonė po flasim pėr atė qė ai ka shkruar, pėr atė qė ėshtė nė libėr dhe jo pėr ato gjėra, fjalė e qėndrime qė mungojnė nė libėr dhe autori nuk i ka marrė nė trajtim nė kėtė vėllim tė dytė tė librit tė tij “Diademė Letrare II”, por qė i gjenden tė botuara nė organe tė ndryshme tė shtypit tė shkruar a tė medias elektronike. 

            Nė Diademė Letrare II, Flori Bruqi ka guxuar tė merret me tema tė rėnda, me autorė tė pėrmasave tė mėdha, tė cilėt me ndikimin e tyre nė letrat shqipe e mė gjėrė nė fushėn e letrave nė shkallė europiane e botėrore, janė rrezatues e imponues, janė “tė frikshėm” pėr t’u marrė me to, apo pėr t’u afruar pranė tyre. 

            Pas njė trajtimi tė gjėrė e tė thellė tė kritikės letrare, ēfarė ėshtė e pse ėshtė ajo, si ėshtė, ku ėshtė e si duhet e mund tė jetė nė letrat shqipe, kur fillon e si fillon, si ėshtė lėvruar e si ka evoluar, Flori Bruqi na paraqet Frojdin me tėrėsinė e tij dhe tė zgjidhjes sė enigmave qė ky shkencėtar ka bėrė pėr njerzimin. 

            Flori Bruqi i krijon lehtėsi e komoditet lexuesit edhe jo profesionist qė ta kuptojė e tė bindet pėr ndikimin e madh qė pati nė botė e nė fushėn e letrave Frojdi si psikologu qė me tezat e tij u bė i pashmangshėm dhe imponues pėr t’iu referuar gjithkush qė merret me letrat, kritikėn letrare dhe laboratorin e krijuesit apo studiuesit shkencor.

            Me durim e vullnet tė spikatur studiuesi Flori Bruqi analizon tėresinė e veprave kritike tė Ibrahim Rugovės dhe ndikimin qė ai pati nė historinė e letrave shqipe, duke qenė ndėr tė parėt qė i drejtoi kamerat dhe interesat letrare e shkencore nga shkenca letrare perėndimore pėr ta avancuar kėshtu kritikėn dhe studimet letrare tė autorėve shqiptarė dhe pėr t’u shkėputė nga shkolla lindore, term ky thjeshtė konvencional, ashtu siē ishte perėndimor edhe shkrimtari i parė modern i letrave shqipe, Pjetėr Bogdani, tė cilin Rugova e ka studiuar dhe analizuar nė tėrėsi e nė thellėsi edhe si artist edhe si filozof paraprijės i modernitetit shqiptar. 

            Pasi paraqet, siē e pėrmendėm Ibrahim Rugovėn me gjithė plotninė e tij si kritik e studiues i epėrm i letėrsisė qė shėrben si model pėr pasuesit me po atė fuqi e lartėsi si politikan i pambėrritshėm e i papėrsėritshėm i kombit shqiptar, Flori Bruqi sjell vėshtrimin e tij pėr Krist Malokin – dijetarin shqiptar tė Gracit tė Austrisė, kėtė aristokrat modern tė letrave shqipe, i cili me fuqinė e argumentit e tė dijės sė thellė u rri si kurorė letrave shqipe dhe shėrben si model i vėshtirė e “arrogant” pėr pasardhėsit pėr shkak tė dijeve, fuqisė dhe elegancės nė analiza. Pak dihet pėr Krist Malokin pėr shkak edhe tė nėnvleftėsimit a lėnies mėnjanė me dashje nga politika dhe shkenca letrare zyrtare e udhėhequr nga politika dhe pėr shkak edhe tė skrupulozitetit tė tij e tė raportit tė tij tė pakompromis me tė vėrtetėn gjatė analizimit tė letėrsisė apo tė ēfarėdo fenomeni shoqėror apo letrar.

            Flori Bruqi kalon nga Dante Aligeri te Ismail Kadare i shtyrė nga mesazhet e mėdha qė pėrcjell letėrsia e madhe e autorėve qė kanė fuqi rrezatuese e unifikuese pėr letėrsinė e tyre kombėtare. Ferri ferr mbetet si dje, sot e nesėr. 

            Qėndresa si vlerė kombėtare e shqiptarėve apo si ėndėrr e dėshirė e pėrhershme e shqiptarėve nė shumė vepra tė Kadaresė, dimrat si stinė e dimrat si vuajtje pėr shqiptarėt, si metaforė nė letėrsinė e Kadaresė, urat e kėshtjellat, besa e mbajtja e fjalės sė dhėnė, janė qėmtime, gjetje e pohime qė Flori Bruqi i lehtėson pėr lexuesin e pangeshėm a dembel tė letėrsisė sė Kadaresė dhe i paraqet me gjuhėn e studiuesit nė “Diademė Letrare II”.

            “Princin shqiptar tė kinemasė”, Bekim Femiun, kėtė artist tė pėrmasave botėrore, kėtė Uliks a Odise shqiptar, kėtė patriot shqiptar qė bėri pėr shqiptarėt mė shumė se divizione e taborre bashkė duke pohuar kudo skenave botėrore se ishte shqiptar dhe nuk guxuan t’ia ndėrrojnė asnjė germė tė emrit asnjėherė, qė edhe me vdekjen e vet dhe derdhjen e hirit tė trupit tė tij nė Lumbardhin e Prizrenit i shėrbeu Kosovės e shqiptarėve, Flori Bruqi e bėn pjesė tė librit tė tij “Diademė Letrare II”, jo pėr shkak tė librit me kujtime qė ka shkruar Bekim Femiu, por pėr shkak se gjithė jeta e vepra e tij ishte nė shėrbim tė artit e ishte art.

            Edhe poeti, shkrimtari, kėngėtari e patrioti idealist Jusuf Gėrvalla ėshtė vėshtruar nė tėrėsinė e tij nga Flori Bruqi me dashuri e konsiderata pėr artin e jetėn e tij nė shėrbim tė Kosovės e tė ēeshtejs shqiptare.

            Nga “Diademė Letrare II” mėsova se Jakov Mile, autori i librit “Raca Shqiptare”, mik i Migjenit, patriot i thekur shqiptar, kishte qenė ministėr bujqėsie nė Shqipėri dhe u ndjeva me turp qė nuk e kam ditur kur ėshtė dashtė me e ditė pėr me ia vendosė portretin krahas portreteve tė gjithė ministrave tė tjerė tė bujqėsisė tė Shqipėrisė tė ekspozuar nė mjediset e Ministrisė sė Bujqėsisė nė Tiranė. 

            Flori Bruqi edhe pėr shkak tė doktorimit tė tij e tė shkollimit nė nė fushėn e shkencore tė Defektologjisė, ėshtė njohur nė thellėsi me veprėn e Jakov Miles, me thėniet e kundėrthėniet, me tezat e kundratezat dhe ėshtė pėrfshirė edhe vetė nė debatet shkencore e jo shkencore mbi librin e bujshėm “Raca Shqiptare”. Vėshtrimi pėr kėtė vepėr e kėtė ēeshtje zė vend tė rėndėsishėm nė kėtė pjesė tė dytė tė Diademės Letrare.

            Nė “Diademė Letrare II” ndėrthurėn tė vjetrit me tė rinjtė, tė huajt me shqiptarėt, tė gjallėt me tė vdekurit e gjallė, shkrimtarėt qė jetojnė nė Kosovė, nė Shqipėri, nė Diasporė, ata qė shkruajnė shqip e ata qė shkruajnė pėr tema shqiptare nė gjuhė tė huaj dhe ndėrthurėn mes tyre natyrshėm Aleksandėr Xhuvani studiues, gjuhėtar e veprimtar i kulturės kombėtare, Naim Kelmendi poet e publicist, Shefqet Dibrani publicist e poet, Amiko Kasaruho autoritet i rrallė moral i shqiptarėve qė shkroi tmerrin e diktaturės komuniste tė Shqipėrisė qė e provoi nė kurriz dhe pėrktheu mrekulli nga letėrsia botėrore nė gjuhėn shqipe, shkrimtari Mehmet Kajtazi me korpusin e veprave tė tij, Ramiz Kelmendi me kontributet e tij tė shumta, Kadrush Radogoshi me jetėn e veprėn e vet, Engjėll I. Berisha me poezitė e tij, Jakov Xoxa, Sterjo Spase, Haki Stėrmilli, Foqion Postoli si katėr shkrimtarė tė fillimeve tė letėrsisė sė ndėrprerė nė Shqipėri para diktaturės dhe nė fillimet e saj si dhe dhe kompozitori i njohur Rexho Mulliqi qė mbetet krenari dhe emblemė nė krijimtarinė muzikore shqiptare nė Kosovė.

            Njė libėr ėshtė si njė godinė. Flori Bruqi kishte aq shumė material e lėndė tė parė pėr libėr sa nuk mjaftojnė tre – katėr libra 300 faqėsh pėr ta pėrfshi gjithė materialin e lėndėn e parė nė dispozicion. Shpresojmė se autori do tė “ndėrtojė” libra tė tjerė me shkrimet e shumta qė ka tė shpėrndara gjithandej nėpėr website e organe tė ndryshme shtypi.

Rexhep Shahu 


            Tiranė, shtator, 2014