Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Dilaver Goxhaj

DILAVER GOXHAJ (ALISA SHPĖTIM GOLEMI)

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

DILAVER GOXHAJ (ALISA SHPĖTIM GOLEMI)

 

 

 

 

          

             Hyrje

 

          Dilaver Goxhaj ka lindur nė Gjirokastėr, 2 Janar 1948,ku kreu edhe shkollėn fillore dhe mė pas ndjek studimet nė Shkollėn e mesme tė pėrgjithshme Ushtarake “Skėnderbej” dhe Shkollėn e Bashkuar tė Oficerėve, nė Tiranė, dhe nė vitin 1969 titullohet oficer pėr artilerinė kundėrajrore, kryen specializim pėr raketat e drejtuara kundėrajrore dhe deri ne vitin 1982 ka kryer njė sėrė detyrash komanduese derisa dėrgohet pėr studime nė Akademinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm (1982-1984) ku mbahet pedagog taktike pėr Mbrojtjen Kundėrajrore (MKA). Pasi kryen edhe kualifikimet pasuniversitare emėrohet shef departamenit i MKA dhe i Aviacionit si dhe anėtar i Kėshillit Shkencor tė Ushtrisė pėr strategjinė dhe taktikėn si dhe Komandant i Frontit Perėndimor tė vendit pėr rast lufte. Gjate asaj periudhe ka hartuar njė seri leksionesh, metodikash dhe tekste mėsimorė pėr procesin mėsimor nė akademik si dhe njė sėrė studimesh pėr MKA tė vendit dhe luftėrat lokale. Nė vitin 1994 lirohet nga ushtria dhe punėsohet mėsues i gjuhės angleze nė shkollat e qytetit Tiranė derisa u angazhua nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ku u ngarkua me detyrėn e zėvendės Shefit tė Shtabit tė UĒK dhe njėkohėsisht ai edhe oficeri i mbajtjes sė bashkėveprimit midis UĒK-sė dhe aviacionit tė NATO-s. Gjatė kohės sė luftės ka qenė i njohur me emrin Shpėtim Golemi, si dhe ka hartuar edhe strategjinė e afėrt e tė largėt tė UĒK-sė nė rast tė angazhimit tė NATO-s me forca tokėsore. Pas lufte emėrohet shef i Kabinetit tė Ministrit tė Mbrojtjes nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės deri nė shkrirjen e saj dhe kthehet nė Tiranė. Nė vitin 2009 riemėrohet pėrsėri pedagog pranė Komandės sė Doktrinave Ushtarake dhe Akademinė e Mbrojtjes nė Tiranė, ku ka dhėnė lėndėn e Trafikut Ajror, pėr tė cilėn ka hartuar edhe njė sėrė leksionesh, pasi ishte lėndė e re.

            Dilaveri ėshtė autor i disa librave me studime pėr UĒK-nė dhe luftėn nė Kosovė: “Rruga qė mė ēoi nė UĒK”, “UĒK-ja dhe Kadareja”, “Romantika e luftės sė UĒK-sė”, “Drama e UĒK-sė dhe e Adem Demaēit” si dhe e njė sėrė analizash pėr luftėrat lokale botėrore tė dekadave tė fundit, tė cilat janė botuar nė Revistėn Ushtarak, (botim i Komandės sė Doktrinave Ushtarake) si dhe romanin dokumentar biografik “Komandanti i pararojės”. Aktualisht ėshtė nė pension, me banim nė Tiranė.

            Dilaveri lidhjet me Kosovėn vijon t’i mbajė pėrmes Redaksisė “Dėshmorėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės”, pasi ėshtė anėtar i saj.

 

 

 

 

 

FITIMTARĖ TĖ MUNDUR !

 

Ja,

Mė nė fund erdhi dhe ēasti i provės.


Si njė trup i vetėm u ngritėm nė kėmbė,
tė gjithė ne,

qė pa hile e deshėm Kosovėn,

duke krijuar UĒK-nė,

dalėzotėsen e saj.

 

Dhe mė nė fund

e thyem njė armik tė egėr,
ndaj me tė drejtė jemi krenarė

qė luftuam dhe fituam.

 

Pėr vete e bėmė tėrė botėn mbarė.

Prapa lavdinė e lamė,

pavarėsisht

se u dorėzuam si tė mundur

nga njė luftė ku dolėm fitimtarė.
 

 

ZJARRET PARTIZANĖ

 

Nė netėt pas luftimeve,

kur bora dhe thėllimi kurrė s’na u ndanė,

pranė zjarreve

uleshim

tė thanim kėmbėt qė kurrė s’na u thanė.

 

Shpinė mė shpinė me shokėt shpinėt thamė

Pushkėt pastronim dhe i mbanim pranė

Tė ishim tė gatshėm pėr ēdo tramundanė.

Ndaj dhe i ndiznim zjarret partizanė,

Ata ishin pėr ne shtėpi dhe jorgan.

 

Kėshtu ne luftuam nat’e ditė.

Vrapuam ndėr luftime me bujė,

duke luftuar me kėngė nė gojė,

ndaj dhe vdekja s’na sosi dot kurrė.

 

Sa mot i keq qė ishte, sa mot i lig!

 

Me sa duket

mėria e madhe shumė vjeēare

e motit nė Kosovė

kish shpėrthyer me vrik

ngaqė robėrinė e kishim duruar gjatė

e na kish bėrė tė liq.

 

 

DHE MĖ NĖ FUND…

 

Dhe mė nė fund lufta mbaroi.

Lajmi mori dhenė:

Serbia u dorėzua.

Shqiptarėt ta gėzojnė atdhenė.

 

Tė larguarit u kthyen

tėrė salltanete e mburrje!

 

Ndėrkaq

Heronjtė e thjeshtė tė UĒK-sė

shtrinin nėpėr varre

kufomat e pėrgjakura tė shokėve tė tyre.

 

Pastaj dorėzuan armėt,

sipas marrėveshjes,

dhe ktheheshin pranė familjeve

me ēantat e luftės nė krah,

tė vetmen pasuri tė tyre.

 

Kurse

Politikanėt filluan zanatin e tyre tė hershėm

duke bėrė mohimin e luftės,

pėrēarje,

intriga

dhe grindje.

 

 

NĖNAT ATYRE QĖ LUFTUAN!

 

Tė gjithė ata

qė nė luftė shkuan vullnetarė e luftuan,

pas lufte,

ēfarė nuk u punuan !

I denigruan.

 

Tė gjithė ata

qė nė luftė nuk shkuan,

por u larguan

dhe matanė kufirit qėndruan  e panė,

pas lufte

u shpallėn luftėtarė

dhe u bėnė ministra, administratorė, politikanė

dhe i urdhėruan:

Nėnat atyre qė luftuan!

 

 

DO TĖ VIJĖ AJO DITĖ

 

Do tė vijė ajo ditė,UĒK,

do tė vijė

Kur shqiptarėt e mirė

do tė nderojnė

Jo vetėm emrin tėnd,

por edhe lavdinė,

Edhe shpresat e tua,

Edhe betimin tėnd,

do tė vijė.

Do tė vijė, UĒK,

do tė vijė.