.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

GLOBI-SHQIP

Shkencė - A MUND TA KAPĖ TRURI YNĖ DIMENSIONIN E KATĖRT?

http://bota.al

A MUND TA KAPĖ TRURI YNĖ DIMENSIONIN E KATĖRT?

      Po cili ėshtė ky dimension tjetėr? Mistikėt e shihnin si njė vend ku jetonin shpirtrat, pėrderisa nuk ishin tė lidhur prej rregullave tokėsore. Nė teorinė e tij tė relativitetit, Einsteini quante dimension tė katėrt kohėn, por shtonte se koha ėshtė e pandashme nga hapėsira.

 

  

 

            Suksesi i filmit Avatar nė vitin 2009 tregon se tė apasionuarit pas kinemasė e vlerėsojnė dallimin mes 2D dhe 3D dhe janė gati tė paguajnė pak mė shumė pėr tė dytėn.

            Shumica prej nesh jemi mėsuar tė shohim 2D. Edhe pse karakteristikat nė ekran duket sikur kanė thellėsi dhe cilėsi, nė fakta pamja ėshtė e sheshtė. Por kur vendosim syzet 3D, shohim njė botė qė ka formė, njė botė ku mund tė ecim. Mund tė imagjinojmė ekzistencėn nė kėtė lloj bote, sepse jetojmė nė njė tė tillė. Gjėrat nė jetėn tonė tė pėrditshme kanė gjatėsi, gjerėsi dhe lartėsi. Por pėr dikė qė e ka njohur jetėn vetėm nė dy dimensione, 3D do tė ishte e pamundur tė kuptohej. Dhe sipas shumė studimeve, kjo ėshtė arsyeja pėrse ne nuk e shohim dimensionin e katėrt, apo ēdo lloj dimensioni pėrtej tij. Fizikanėt punojnė me supozimin se ka tė paktėn 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohė asnjėherė. Sepse ne e njohim jetėn vetėm nė 3D, kėshtu qė truri ynė nuk kupton si tė shohė pėr mė tepėr.

            Nė vitin 1884, Edvin Abot botoi njė roman qė pėrshkruan tė parit e dimensioneve pėrtej tonit. Tek “Romancė e shumė dimensioneve”, ai pėrshkruan jetėn e njė katrori nė njė botė dy dimensionale. Jeta nė 2D nėnkupton qė katrori ėshtė i rrethuar nga rrathė, trekėndėsha dhe katėrkėndėsha, por gjithė sa sheh katrori janė vija tė tjera. Njė ditė, katrorin e viziton njė sferė. Nė pamje tė parė, sfera i duket thjeshtė si njė rreth katrorit tonė, dhe katrori nuk mundet ta kuptojė se ēfarė i thotė sfera, kur i pėrshkruan atij objektet tredimensionalė. Me kalimin e kohės, sfera e merr katrorin nė botėn tredimensionale, dhe ky nis tė kuptojė. Tani ai nuk sheh vetėm vija, por forma qė kanė thellėsi. I inkurajuar, katrori e pyet sferėn se ēfarė ekziston pėrtej botės tredimensionale; sfera shastiset. Ajo nuk mundet tė kuptojė njė botė pėrtej kėsaj, dhe kjo vlen edhe pėr lexuesin. Truri ynė nuk ėshtė stėrvitur tė shohė gjėra tė tjera veē botės sonė, dhe do tė duhet diēka nga njė tjetėr dimension qė tė na bėjė tė kuptojmė.

 

 

            Po cili ėshtė ky dimension tjetėr? Mistikėt e shihnin si njė vend ku jetonin shpirtrat, pėrderisa nuk ishin tė lidhur prej rregullave tokėsore. Nė teorinė e tij tė relativitetit, Einsteini quante dimension tė katėrt kohėn, por shtonte se koha ėshtė e pandashme nga hapėsira. Tė afeksionuarit pas fantashkencės mund ta njohin kėtė bashkim si hapėsirė-koha, dhe nė tė vėrtetė ideja e njė vazhdimėsie hapėsirė-kohė ėshtė bėrė popullore pėr shekuj tė tėrė prej shkencėtarėve tė fantashkencės. Einsteini e pėrshkruante gravitetin si njė pėrthyerje tė hapėsirė-kohės. Sot, disa fizikanė e pėrshkruajnė dimensionin e katėrt si ēdo hapėsirė qė bie pingul mbi njė kub – problemi ėshtė se shumica prej nesh nuk munden tė imagjinojnė diēka qė ėshtė pingule me njė kub.

            Studiuesit kanė pėrdorur idetė e Einsteinit pėr tė pėrcaktuar nėse mund tė udhėtojmė nė kohė. Ndėrkohė qė mund tė lėvizim nė ēdo drejtim nė botėn tonė 3D, nė kohė ne mund tė ecim vetėm pėrpara. Pra, udhėtimi nė tė kaluarėn ėshtė quajtur pothuajse i pamundur, ndonėse disa studiues kanė ende shpresė pėr tė gjetur vrima qė lidhin pjesė tė ndryshme tė hapėsirė-kohės.
            Nėse nuk mundemi ta pėrdorim dimensionin e katėrt pėr udhėtim nė kohė, dhe nuk mund ta shohim atė, atėherė ē'kuptim ka tė dimė pėr tė? Kuptimi i kėtyre dimensioneve mė tė lartė ka rėndėsi pėr matematicienėt dhe fizikanėt sepse i ndihmon tė kuptojnė botėn. Pėr shembull, teoria e fijeve mbėshtetet mbi tė paktėn dhjetė dimensione qė mbeten pėr t’u zbuluar.  Pėr kėta studiues, pėrgjigjet e problemeve kompleksė tė botės 3 D mund tė gjenden nė dimensionin tjetėr – dhe pėrtej tij.