Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Aforizma - DISTIKĖ TĖ NJĖ BURRI TĖ MOSHUAR

AFORIZMA

Pėrparim HYSI

 

 

   

DISTIKĖ TĖ NJĖ BURRI TĖ MOSHUAR

 

 

 

1

Po harrova tė ligėn, le tė mė nxjerin njėrin sy
Po harrova tė mirėn, tė m'i nxjerrin qė tė dy.


2
Gruaja me lulen ngjajnė sa pika me pikėn
A nuk "fishken" e "thahen" tė dyja, po nuk u"vaditėn?!"


3
Ky qė hiqet trim, thėrret e bėrtet
Kur duhet trimėria, i shkojnė nga tetė.


4
Pyes shpesh: -Pse fjala "turma"
Rimon me"zhurma?!".

 

5

Ty xhepi tė ka, por nuk ndihmon dikė
I ngjet njeriut qė ka pus, po pėr tė pirė nuk tė lė.

 

6

Po klasifikove njerėz tė paditur
Ta dish qė vendit varrin i ke ngritur.

 

7

Mos i beso kurrė atij qė tė flet nė veshė
Se qė tė nesėrmen ėshtė gati tė tė shesė.

 

8

Mos prit mend nga njė i paditur
Nė tasin bosh nuk gjen gjė pėr tė kollofitur.

 

9

Nėse miqėsi ti mban me njė hajdut
Ta dish qė jetėn do ta mbyllėsh me turp.

 

10

Nėse fyen a rreh njė femėr, se hiqesh burrė
Pėr mua nuk je burrė, por je pulė.

 

11

Po pe njė krim, por ke frikė e nuk flet
A nuk ėshtė mirė qė i gjallė tė futesh nė dhetė!

 

12

Borxh, po more, mbi supe ke vėnė njė mal tė rėndė
Dhe, kur borxhin e shlyen, ndihesh i lehtė pėndė.

 

13

Nėse merr borxh dhe borxhin nuk e ktheve
E ke hak mallkimin: -Qafėn pse s'e theve?

 

14

Nėse dhe budallanė e vlerėson nga kuleta,
Ėshtė njėsoj si gomarit, t'i thosh: -Tungjatjeta!

 

15

Atdheu ėshtė nė rrezik dhe ti rri nė "hije"
Unė them: - Po ku je, o moj pikė qė mbi kokė s'tė bie?

 

16

Dėmtove tė pafajshėm se je "sytė e veshėt e mbretit",
Ėshtė mirė, -them unė,- qė me dorėn tėnde tė pish kokrrėn e helmit.

 

17

I dituri kurrė nuk thotė qė di
Se kokėn mban ulur, i rėndi kalli.

 

18

Kurrė tė fuqishmit mos i dil nė krah,
Nesėr, me tė dobtin, dhe ty tė "ha".

 

19

Kush bėn "tregėti" me "mishin e bardhė"
Tėrė jetėn nė burg, ta shkojė se ėshtė djall.

 

20

Kush bėn"lodra tė ndyra" me fėmijėt a nxjerr fitime
Tėrė jetėn nė burg, ta shkojė me mundime.

 

21

Nga i menēmi, po "bleve" fjalėn e tij
Je i fituar: ke blerė"mall" flori!


22
Me ēfarė bėn, matet e jotja jetė
Nė ke qenė i mirė a nė ke sjell rrėmet.

 

23

Nėpunėsi a polici, po hėngrėn ryshfet
Dihet qė po tė vjen fundi, o shtet!

 

24

Njė femėr qė ti e zė me pėrdhunė
Pėr jetė nė burg dhe pak e ke drunė.


25
Pushtetari qė pėr popullin kthehet nė tiran
Mos ēuditet kur mbi tė do hedhin katran.

 

26

At qė menēuria s'e bėn (mendohet se shkel ligjin)
Marrėzia e zhbėn se njeh veē "Maliqin!"

 

27

Njė derė a familje nderohet jo se ka burrė tė mirė
Lavdinė asaj dere ia ka dhėnė gruaja nė "hije" qė ėshtė xhevahir.


28
.Njeriut shikoi punėn dhe jo fjalėn
Kalit shikoi vrapin, jo shalėn.

 

29

Njeriun me dy faqe, duhet t'i kesh frikėn
Tė hiqet si mik dhe tinėz tė ngulė "thikėn"

 

30

Kur dikujt i bėn mirė, mos e vėr nė detyrim
Se kėshtu nga i mirė,kthehesh nė pėrēmim.

 

31

Synove pushtetin, po nuk hyre nga dera
Mos u ēudit,kur tė tė dėbojnė me shqelma.

 

32

Sharlatanėt pushtetin e quajnė kalė qė i hipin
Dhe nuk duan t'i zbresin sa tė japin shpirtin.

 

33

I ndershmi qė ėshtė nė pushtet, ėshtė i zėnė me lak
Ndihet aq keq si mi qė ra nė ēarg.


34

Mos u krekos nga larot qė tė ndjekin prapa
Kur "larot" mos i kesh, do tė tė zėrė mandata.

 

35

Nė do tė rrosh e tė vdesėsh me nder
Ji jo vetėm i sjellshėm, por dhe gojėsheqer.

 

36

Titullari qė nuk njeh vartėsit e tij
Nuk e ka tė gjatė: nė atė karrike nuk mund tė rrijė.

 

37

Para tė uriturit, mos demonstro "bollėk"
E ke hak atė fjalėn e keqe: -Jazėk!

 

38

Hallin e tjetrit, mos bėj sikur nuk e sheh
Ndihmoje, nė ke mundėsi, me aq sa ke.

 

39

Nė sot ti rron mirė dhe jeton me pekule
Mos harro tė djeshmen kur visheshe me "crrule"

 

40

Kurrė nuk ta bėn i huaj, atė qė tė bėn i yti
I yti di vendin ku fshen "ēelėsin" qė hapet kyēi.

 

41

Njoh vetėm pushtetin mbi vete
Pushteti "tjetėr", mė bėn me ethe.

 

42

Demokracia ėshtė e bukur dhe tė gjithė e duam
Anarshia e bėn pis demokrracinė dhe mbi tė hedh katran.

 

43

Berisha-autokrat dhe Nano- liberal
Dhe Shqipėria shkoi nė djall.

 

44

Ti qė sot lėpin e puth dorėn e tiranit
Nesėr je i gatshėm qė shpirtin t'ia shesėsh shejtanit.

 

45

EDVIN  RAMA "majtas", pėr mua: lara-lara
LUL BASHA ultra djathtas dhe shkel vijat e bardha.

 

46

Ju vėrtet mandatin e morėt me votė nga ky popull
Pa pyetur, i dogjėt mandatet dhe tash mendja ju vjen rrotull.

47

Nėse ti sot rreh gjoksin dhe nuk pyet pėr ligjin,
E humbe"demosin", shko pėrqafo "Maliqin".

 

48

A e ke dėgjuar kėngėn "Ulu mal, tė dalė hėna"
Ėshtė larg e bėra nga e thėna.

 

49

Pushtetar! Dėgjoje thėnien qė aq mė ka dukė:
"Pushteti i fortė mė shtyp. I dobėti mė zhduk!"  *

50

Ēdo tentativė pėr prishje rregulli e merr si tė lehtė
Nuk ke pse pushtetin nuk e dorėzon vet.

 

51

Njeriu qė nuk do paqen,por i hanė brirėt pėr luftė
Mos e bėj sehir, po drejt e nė burg.

 

52

Ėshtė "druri i shtrembėr"qė prish barrėn e drejtė
Veē prodhon sherre, se do pėr vete pushtet.

 

53

Kur putha sė pari, sikur ra tėrmet
M'u drodh zemra, sikur rashė nė korent.

 

54

Kur dashuron, je pak si DON KISHOT
Je krejt i dehur, pa pirė asnjė gotė.

 

55

Kur dashuron, tė ikėn burrėria
Se i dashuruari bėhet si fėmija.

 

56

Nuk e di nė vdekja e mund jetėn
Por kam parė dashurinė qė ka mundur vdekjen.**

 

57

Kur dashuron, nga mendja je duman
Aq sa dhe njė kungull, e ble pėr bostan.

 

58

Pėr dashurinė Eduarti i Anglisė, la fronin
Kleopatra "shpopullonte" Egjiptin pėr MARK ANTONIN.

 

59

Napoleon Bonaparti pushtonte me lehtėsi mbretėrira
Por binte nė gjunjė dhe, mbi qafė, i rrinte Zhozefina. ***

 

60

As qė pyet kur dashuron (s'ka kala qė nuk e merr)
Sa dhe mallin e rrėzon se nga mendja bėhesh erė.

 

* vargu nė thonjėza i Poetit francez PAUL VALERY
** shih "Vajza dhe vdekja" nga Maksim Gorki.
*** Zhozefina, dashuria e madhe e Napoleon Bonopartit, qė ishte grua e martuar dhe me dy fėmijė

 

61

Nė dorėn unė tė shtriva, ti ke dhe s'mė jep
Unė njė ēast faqen "nxiva", ti, i nxirė je pėr jetė.

62

Ai qė nuk bindet, nuk di tė komandojė
Pas njė tė, tilli, unė kurrė nuk shkoj.

63

Nėse populli vuan dhe tirani ha grurė
Nuk ėshtė e largėt koha, kur ta pėrzėnė me gurė.

 

64

Harrove njeriun qė ty tė ka bėrė mirė
Pėr jetė tė jetėve do jesh faqenxirė.

 

65

Nuk e dua tė mirėn qė mė vėrvit me sfurk
Ti nxin e sterron sikur je nė burg.

 

66

Mos bėj obobo se nuk ke pasuri
A e ke vrarė mendjen nė je njeri?

 

67

Nė shkollė, po mėsove, i fituar mė je
Tani s'ke mė dy sy, por shikon me tre.

68

Mjeku qė me jetėn e pacientit bėn pazar
Nuk dallon nga xhambazi qė kallp tė shet mall.

 

69

Turmat rendin mė shumė pas marrėzisė
Turmat janė ēibanė nė trupin e shoqėrisė.

 

70

Nėse del njė qen dhe mė pengon rrugėn nga kaloj
Unė dėboj qenin dhe rrugėn nuk e ndėrroj.

 

71

Ti qė sot gėzohesh, se vendi zjarr e tym
Nga njerėzit me arsye ke fituar neverinė.

 

72

Kalit kush i hipėn sipėr, ia di huqet
Mos e ēmo nga jeleja dhe as nga mamuzet.

 

73

I ndershmi dhe tė drejtėn mezi e thotė
Zuzari i pandershėm ka mbushur njė botė.

 

74

Kurrė nuk bėj mik qė njeri qė nuk di tė qajė
Se nuk di as tė qesh, skėrmitet si pėr vajė.

 

75

Pushtetar! Mos beso "larashtėt" qė tė vijnė nga pas
Ē'notė tė vė shumica, atė e ke si "masė".

 

76

Nodh qė dhe fjala kthehet nė ilaē
Shėron dhe strese dhe brenga nė paē.

 

77

Ti pushtetar qė sot ha ryshfet
Nuk ke fytyrė, po ke syfet.

 

78

Paqa dhe gruaja janė delikate si qelqe
T'i ruajmė qė mos "thyhen".

 

79

Grindjet dhe sherret janė ēibanė kancerozė
Lėshojnė metastaza mbi njė trup tė shėndoshė.

 

80. Ti ke vrarė dhe i ke shpėtuar "drejtėsisė"
Pa pyete pak veten: - A ke shpėtuar prej neverisė?


81

Migjeni: "Kafashatė qė s'kapėrdihet ash, or vėlla, mjerimi!
Unė: - kafashtė qė s'kapėrdihet ėshtė, or miq, emigrimi!

82

Ashtu si erozioni qė gėrryen tokėn,
Ashtu dhe emigrimi po gėrryen KOMBIN!

 

83

A s'mė thoni: -Pse fjala kurbet
Rimon me kiamet?

 

84

Plagėt qė m'u hapėn nga "vitet e ikjes"
I mjekoja me metaforat e ALI PODRIMJES!

 

85

Njeriu vlerėsohet, kur ka pushtet
Nėse ka fytyrė apo ka syfet?

 

86

Karriken e pushtetit e shfyrtėzon si imoral
Ti nuk je njeri, por safi djall!

 

87

Nėse jam mirė pėr vete, por vendi im heq
Nuk jam hiē mirė, por ndihem shumė keq.

 

88

Edhe vet jam si pa ngrėnė, nė tė tjerėt s'kanė bukė
Zemar zė mė dhėmb dhe jam si i mbytur me turp!

 

89

Ti erdhe nė pushtet dhe na mbushe me premtime
Harron qė gėnjeshtra shkoqet si thėrrime.

 

90

Shoh popullin qė vuan , zė dhe vet tė vuaj
Sikur ē'ndodh me tė vuajturit, tė kem dhe unė faj.

 

91

Karriken e pushtetit e kam provuar
Kurrė nuk mė shkon mendja pėr "karriken e mallkuar"

 

92

Nė pushtet: Mundėsia fare e vogė, hallet sa njė mal
Tė vjen mendja rrotull sa shkon nė djall.

 

93

Nė pushtet erdhe me nder, po u ktheve nė cub
Nuk e ke tė gjatė: do tė dėbojnė me turp.

 

94

Nė bėre tė liga, tė mira mos prit
Je qorr me sytė hapur, dhe nuk sheh dritė.]

 

95

Nė do tė zgjatėsh jetėn, ti luaj nga vendi
A nuk ėshtė i qelbur, ujė qė ndenji?

 

96

Shtetar qė vendin e nxive, e bėre pėr "olele"
Nuk e di nėse ndonjėherė gjumin tė qetė e fle.

 

97

Ti qesh e skėrmitesh, kur vendi digjet
Sa dallon nga "kurva e Stambollit" qė krihet.

 

98.

Pushtetari qė pėr tė ruajtur karriken, turmat kurdis pėr sherr
Jo vetėm qė nuk duhet mbėshtetur,por duhet dėrguar nė FERR!

 

99

Thuhet qė EVA e mashtroi ADAMIN
Po pse burrat vazhdojnė "avazin"?

 

100

Turmat nuk dėgjojnė kėshilla
Liderėt qė nxisin turmat, do prangosur me veriga..

 

Tiranė, 23 qershor 2019