Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - DIOGJENI: UNĖ JAM NJĖ QEN

   www.mnvr.org

 DIOGJENI: UNĖ JAM NJĖ QEN

    Ai takoi njė herė oratorin Demosten, i cili po hante nė njė han, dhe kur ai u pėrpoq tė fshihej, Diogjeni i tha se duke u fshehur, ai zbulohej akoma mė shumė. Pastaj ua tregoi atė me gisht tė huajve, qė donin ta shihnin, duke u thėnė: Ja, udhėrrėfyesi i popullit tė Athinės!

 

 

            Njė ditė, njė njeri e bėri Diogjenin tė hyjė nė njė shtėpi tė mobiluar mjaft mirė dhe i tha: Mbi tė gjitha, mos pėshty pėr tokė. Diogjeni, i cili, kishte dėshirė tė pėshtynte, ia hodhi atij pėshtymėn nė fytyrė, duke klithur se fytyra e tij ishte i vetmi vend pis qė ai gjeti dhe ku mund tė pėshtyhej. Nganjėherė thonė se kėto fjalė i takojnė Aristipit.

 

            Njė ditė, Diogjeni thirri: ”Hej, mjaft! Le tė vijnė njerėz tani! U grumbulluan shumė njerėz, por ai i goditi tė gjithė me shkop dhe i Iargoi, duke thėnė: Unė kėrkova njerėz, jo llum!

Citohen shpesh fjalėt e Aleksandrit: Po tė mos isha Aleksandėr, do tė doja tė isha Diogjen!

 

            Njerėzit qė ishin nė gjendje tė vėshtirė nuk ishin, siē besohej, tė shurdhėrit dhe tė verbėrit, por ishin tė varfėr.

 

            Ai hyri njė ditė nė njė banket tė rinjsh, gjysmė i rruar, dhe atje mori mjaft goditje. Atėhere, mbasi shkroi nė njė tabelė emrat e atyre qė e goditėn, ai shėtiti nėpėr rrugė duke e mbajtur tabelėn para tij, krejt lakuriq, derisa ua ktheu atyre fyerjet qė i bėnė, duke i paraqitur para qortimeve dhe goditjeve tė turmės.

 

            Diogjeni thoshte se ishte njėri prej qenve mė tė lavdėruar dhe megjithatė askush prej atyre qė e lavdėrojnė, nuk guxon ta marrė pėr gjah. Dikush i tha atij: Unė do tė Iuftoj me njerėzit nė lojėrat e Pythiques. Diogjeni i pėrgjigjet: Jo me njerėzit, sepse me ata luftoj unė.

 

            Atij i thoshin: Ti je i vjetėr, pusho tani! Ai iu pėrgjigjej: Nėse do tė vrapoja nė stadium, a do tė duhej ta ngadalėsoja vrapin para qėllimit, apo mė parė tė vėrsulesha me tė gjithė forcat drej tij?

 

            I ftuar tė marrė pjesė nė njė festim, ai nuk pranon, nėn pretekstin se nuk e kishin ftuar njė natė mė parė. Ai ecte kėmbėzbathur mbi dėborė dhe i duronte gjithė llojet e sprovave. Madje, ai u pėrpoq tė hante edhe mish tė gjallė, por nuk mbeti konsekuent nė kėtė pėrpjekje.

 

            Ai takoi njė herė oratorin Demosten, i cili po hante nė njė han, dhe kur ai u pėrpoq tė fshihej, Diogjeni i tha se duke u fshehur, ai zbulohej akoma mė shumė. Pastaj ua tregoi atė me gisht tė huajve, qė donin ta shihnin, duke u thėnė: Ja, udhėrrėfyesi i popullit tė Athinės!

 

            Njė njeriu i ra buka dhe nuk guxonte ta merrte. Diogjeni deshi ti jepte atij njė mėsim. Ai lidhi njė shishe nga gryka dhe e tėrhoqi mbas tij nė lagjen e Qeramikės.

 

            Ai mėtonte se imitonte mjeshtrat e muzikės, tė cilėt kėndonin njė ton mė lart, nė mėnyrė qė koristėt, tė arrinin te toni i duhur.

 

            Njerėzit, thoshte ai, e tregojnė ēmendurinė e tyre me gishtat: ai qė tregon gishtin e mesit merret si i ēmendur, ai qė tregon gishtin dėftues merret pėr tė kundėrtėn.

 

            Ai vinte nė dukje se gjėrat mė tė vlefshme shiteshin mė lirė dhe e kundėrta. Kėshtu ne paguajmė pėr njė statujė tremijė dhe pėr dy kacidhe mund tė kemi miell.

 

            Ai e kėshillon Kseniaden qė e bleu, qė ti bindej atij dhe kur ky iu pėrgjigj me njė pyetje: A mos shkojnė lumenjtė drejt burimeve tė tyre? atėherė Diogjeni iu pėrgjigj flakė pėr flakė: Nėse ti do tė blije njė doktor dhe do tė ishe sėmurė, atėhere do ti bindeshe atij pa thėnė se lumenjtė shkojnė drejt burimeve tė tyre.

 

            Dikush donte tė studionte filozofi me tė. Diogjeni e ftoi atė ta ndiqte nėpėr rrugė duke mbajtur nė dorė njė cironkė. Njeriu pati turp ndaj e hodhi cironkėn dhe iku. Kur Diogjeni e takoi mė pas, i tha duke qeshur: Njė cironkė e prishi miqėsinė tonė. Diokleu e tregon skenėn ndryshe: Njė njeri i thotė Diogjenit: Tregomė mua, diēka. Filozofi mori njė copė djathė dhe ia dha atij ta mbajė. Njeriu refuzoi dhe Diogjeni i tha: Njė copė djathė prishi miqėsinė tonė.

 

            Duke parė njė ditė njė djalė tė vogėl, qė pinte ujė nga dora e tij, ai mori ēanakun qė kishte nė torbėn e tij dhe duke e hedhur tha: Unė jam i mundur, ky fėmijė jeton mė thjeshtė se unė. Ai hodhi po ashtu njė herė tjetėr pjatėn e tij, mbasi pa njė djalė tė ri, qė theu pjatėn e vet dhe bėri njė vrimė te buka e tij, pėr tė hedhur thjerrėzat.

 

            Diogjeni bėnte arsyetime tė tilla: Gjithēka u pėrket perėndive, por tė urtėt janė miqtė e perėndive, dhe ndėrmjet miqve gjithēka ėshtė e pėrbashkėt, atėherė gjithēka u pėrket edhe tė urtėve.

 

            Duke parė njė ditė njė grua tė pėrkulur para perėndive me prapanicėn e nxjerrė nga pas, ai deshi ta ndajė atė nga bestytnia e saj. lu afrua asaj dhe i tha: A nuk ke frikė, o grua, qė ngase zoti mund tė jetė rastėsisht mbrapa teje, (sepse gjithēka ėshtė e mbushur me praninė e tij) ti mund ti shfaqėsh atij njė spekatakėl tepėr tė paturpshėm? Ai vendos njė gladiator pranė Asklepionit, me mision qė tė godasė gjithė ata qė pėrulen me gojė kundėr tokės.

 

            Ai e kishte zakon tė thoshte qė mallkimi poetėve tragjikė kishte rėnė mbi tė, sepse ai ishte: Pa qytet, pa shtėpi, pa atdhe, varfanjak, vagabond, dhe jetonte nga dita nė ditė.

 

            Aleksandri i thotė: Kėrko ēfarė tė duash dhe do ta kesh. Ai i pėrgjigjet: Largohu nga pjesa e diellit tim!

 

            Njė njeri qė bėri njė lexim tė gjatė, kur nuk kishte mė ē’tė thoshte, tregoi se nuk kishte mė, asgjė tė shkruar mbi fletė. Kurajo, i tha, Diogjeni, unė shoh tokėn.

 

            Njė tjetėr i provoi atij me anė tė njė silogjizme, qė ai kishte brirė. Diogjeni e preku ballin dhe tha: Unė nuk shoh asgjė. Njė ditė tjetėr mbasi dikush mohonte lėvizjen, ai u ngrit dhe filloi tė ecė. Njė filozof flet pėr gjėra qiellore. Qėkur ke ardhur ti nga qielli? e pyeti atė Diogjeni.

 

            Njė eunuk i lig shkroi mbi shtėpinė e tij: Asnjė i lig nuk hyn kėtu! Por, pyeti Diogjeni, i zoti i shtėpisė, prej nga do tė hyjė, atėherė?

 

            Ai fėrkonte kėmbėt me parfum, duke thėnė se parfumi qė ne vėmė nė kokė shkon nė qiell; nėse ne duam qė tė vijė te hunda, duhet ta vendosim te kėmbėt.

 

            Athiniotėt donin tė mėsonin sekretet e mistereve dhe ai i siguronte, qė tė mėsuarit, do tė kenė vendin e nderit nė ferr. Ai u thoshte atyre: Do tė ishte diēka zbavitėse nėse Agesilasi dhe Epaminondasi, do tė ndodheshin atje nė llucė, dhe i pari qė do tė vinte, nėse do tė ishte i mėsuar, tė ndodhej nė ishujt e lumturisė.

 

            Ndėrsa minjtė kalonin mbi tavolinėn e tij, ai thoshte: Diogjeni, gjithashtu, ushqen parazitėt. Platoni e quante qen. Emri mė shkon mirė, thoshte ai, sepse jam kthyer tek ata qė mė shitėn.

 

            Njė ditė kur po dilte nga banja, dikush e pyeti, nėse kishte parė shumė njerėz, ai u pėrgjigj: jo. Por njė tjetri qė e pyeti, nėse kishte parė atje njė turmė, ai iu pėrgjigj: po.

 

 

            Platoni e kishte pėrcaktuar njeriun si njė kafshė me dy kėmbė pa pendė dhe auditori e kishte aprovuar. Diogjeni solli nė shkollėn e tij njė gjel dhe tha: Ja njeriu, sipas Platonit.

 

            Edhe Platoni bėri njė shtesė nė pėrcaktimin e tij: dhe qė ka thonj tė lėmuar e tė mėdhenj.

 

            E pyetėn Diogjenin njė ditė, nė ē’orė duhet tė hajė njeriu. Kur jemi tė pasur, u pėrgjigj ai, hamė kur tė duam, kur jemi tė varfėr, vetėm kur mundemi.

 

            Duke parė nė Megare deshė me tėrė atė Iesh dhe fėmijė qė ecnin lakuriq, ai thirri: Ėshtė mė mirė tė jesh njė kėmborė dashi nė Megare, sesa njė fėmijė.

 

            Njė ditė, njė kalimtar i thirri atij, kujdes!, por kur Diogjeni tashmė ishte pėrplasur me traun qė po mbante kalimtari, i tha atij: Ti dėshiron tė mė godasėsh pėr sė dyti? Oratorėt, atij i dukeshin si shėrbėtorė tė popullit dhe kurorat e gonxheve tė dhėna nga kjo ethe: lavdi.

 

            Ai shėtiste nė mes tė ditės me njė fener nė dorė dhe pėrsėriste: Unė kėrkoj njė njeri. Njė ditė ai ishte lagur deri nė palcė nga shiu dhe mjaft kureshtarė shfaqnin mėshirė. Platoni ndėrhyri dhe u tha kureshtarėve: Nėse ju keni me tė vėrtetė mėshirė pėr tė, bėhuni si ai. Ai vinte kėshtu nė dukje krenarinė e Diogjenit.

 

            Njė herė tjetėr, mbasi hėngri njė grusht, ai tha: O Herkul, unė nuk kam patur asnjėherė dyshim, qė mė duhej ta mbroja gjithnjė kokėn me njė kaskė. Midiasi e goditi disa herė dhe i thirri: Janė tre mijė dhrahmi pėr ty te bankieri im. Diogjeni mori tė nesėrmen njė palė doreza boksieri, e goditi disa herė, dhe i tha: Ti ke gjithashtu tre mijė dhrahmi te bankieri im.

 

            Lysiasi, farmacisti, e pyeti atė, nėse besonte te ekzistenca e perėndive. Si tė mos besoj, tha ai, kur tė shoh ty, armikun mė tė madh tė perėndive. Kėto fjalė thuhet se i ka thėnė Teodori.

 

            Njė herė ai pa njė burrė qė po lahej nė njė shatėrvan dhe i tha: O fatkeq, gjithė ky ujė nuk tė del as pėr tė larė gabimet e tua gramatikore, dhe ti imagjinon se me tė mund tė lash gjithė gabimet qė ke bėrė, gjatė jetės tėnde. Ai i qortonte njerėzit pėr lutjet e tyre, sepse ata kėrkonin tė mira mashtruese, dhe jo tė mira reale.

 

            Atyre qė frikėsoheshin nga ėndrrat ai u thoshte: Ju nuk shqetėsoheni nga ato ēfarė shihni kur jeni zgjuar, pėrse shqetėsoheni atėherė nga gjėra imagjinare qė ju shfaqen gjatė gjumit? Nė lojėrat olimpike, kasneci thirri: Dioksipi i mundi njerėzit. Diogene u pėrgjigj: Ai mundi vetėm skllevėrit, njerėzit, kėta janė ēėshtja ime.

 

            Athiniotėt e donin shumė. Ata e rrahėn njė djalosh tė ri qė theu fuēinė e tij dhe ia zėvendėsuan fuēinė.

 

            Denis stoiku, tregon se mbasi Diogjeni ishte burgosur nė Kerone, e ēuan te Filipi. Mbreti e pyeti se cili ishte ai dhe Diogjeni u pėrgjigj: Unė jam spiuni i makutėrisė tėnde tė madhe. Filipi krejt i shastisur i dha atij lirinė.

 

            Aleksandri i kishte dėrguar njė letėr nga Antipatrosi, nė Athinė, me ndėrmjetėsinė e njė lajmėtari qė quhej Piteuks, Diogjeni qė gjendej aty, kur ai arriti, tha: I vajtueshėm, ti vjen nė njė mėnyrė tė vajtueshme te njė i vajtueshėm, nga ana e njė tė vajtuesi.

 

            Perdikaksi e kėrcėnoi me vdekje, nėse ai nuk vendoste tė shkonte ta shihte. Ai u pėrgjigj: Kjo nuk ėshtė diēka e fortė. Edhe njė bubuzhel, me njė pickim mund ta bėjė gjithashtu kėtė gjė. Qė ti tė mos e bėsh kėtė kėrcėnim: madje edhe pa ty, unė mund tė jetoj i lumtur!

 

            Ai thėrriste shpesh duke iu drejtuar njė publiku tė gjėrė, qė perėnditė i kanė dhėnė njeriut njė jetė tė lehtė, por ajo nuk pėrbėhet nga kėrkimi i pijeve fine, i parfumeve dhe i kėnaqėsive tė tjera tė kėtij lloji.

 

            Gjithashtu, duke parė njė ditė njė njeri qė e linte veten tė mbathej prej njė skllavi, ai i tha atij: Ti nuk je akoma i lumtur, nėse nuk e lė atė edhe tė tė shfryjė hundėt, dhe kjo do tė vijė, kur ti tė bėhesh dorėcung.

 

            Mbasi pa njė ditė tjetėr, rojet e arshivės sė kultit, duke ēuar nė burg njė njeri qė kishte vjedhur njė kupė nga thesari, ai tha: Ja, sesi vjedhėsit e mėdhenj ēojnė nė burg njė vjedhės tė vogėl.

 

            Duke parė sesi njė fėmijė hidhte gurė mbi njė trekėmbėsh, kjo skenė e bėri qė tė thoshte: Kurajo, ti do tė pėrfundosh, duke ia arritur qėllimit!

 

            Disa tė rinj qė e rrethonin atė, thoshin: Ruajuni, qė ai tė mos na kafshojė! Mos kini frikė asgjė, u tha ai, njė qen nuk ha budallenj.

 

            Dikush lavdėrohej ngaqė mbante mbi kurriz njė lėkurė luani. Pusho, i tha Diogjeni atij, se po poshtėron mbulesėn e virtutit.

 

            Dikush thoshte se Kalisthene ishte i lumtur nga pritja tepėr bujare e Aleksandrit. Jo, tha Diogjeni, atij i duhet qarė halli, sepse ka ngrėnė drekė apo darkė, veēse kur i ka pėlqyer Aleksandrit.

 

            Kur Diogjeni kishte nevojė pėr para dhe u drejtohej miqve tė tij, ai nuk kėrkonte prej tyre qė ti jepnin, por qė t’ia kthenin paratė.

 

            Njė ditė kur po ai po masturbonte nė njė shesh publik, thirri: Nė qiell mjafton tė fėrkosh barkun pėr tė mos pasur uri.

 

            Duke parė njė djalė tė ri qė po shkonte tė hante me satrapėt, ai e pengoi atė tė shkonte me ta, e nxorri mėnjanė, e ēoi te prindėrit e tij dhe u tha atyre qė ta ruanin. Njė djaloshi tjetėr qė ishte stolisur dhe qė i bėri Diogjenit njė pyetje, ai i deklaroi qė do ti pėrgjigjej, vetėm kur tė ishte krejt Iakuriq, qė kėshtu ai tė mund tė shihte nėse bashkėbiseduesi ishte burrė apo grua.

Ai i tha njė tjetri qė luante nė banjė lojėn kotabe: Sa mė mirė ta bėsh, aq mė keq do tė jetė. Gjatė njė darke Diogjenit i hodhėn kocka si njė qeni. Atėherė, duke iu afruar tė ftuarve, ai shurroi mbi ta si njė qen.

 

            Oratorėve dhe gjithė atyre qė kishin njėfarė fame si gojėtarė tė zotė, ai u jepte emrin njerėz tre herė, domethėnė tre herė fatkeqė.

 

            Duke parė te shtėpia e njė njeriu tė shthurur tabelėn shitet, ai tha: Unė e dija mirė qė ti ishe pėr tu shitur, dhe ti o shtėpi do ta vjellėsh me lehtėsi zotin tėnd, sepse e ke stomakun mjaft tė rėnduar nga tė pirat.

 

            Njė djalė iu qa atij pėr propozimet e shumė njerėzve. Ai i tha: Hesht, dhe mos trego gjithkund shenjat e dėshirave tė tua tė papastra. Duke hyrė nė njė banjė tė papastėr, ai pyeti: Ata qė bėjnė banjo kėtu, ku Iahen, vallė?

 

            Ai e Iavdėronte njė burrė tė fortė qė luante nė kitarė, edhe pse gjithė njerėzit qeshnin e talleshin me tė, dhe kur e pyesnin pėr arsyen e lavdėrimit, ai thoshte: Duke qenė tepėr i fortė, ai luan nė kitarė dhe kėshtu nuk ėndėrron tė bėhet keqbėrės.

 

            Njė tjetėr bėnte gjithnjė zhurmė, qė tė shpėrndahej auditori i tij, prandaj Diogjeni kur e takoi i tha: Mirėdita, o gjel! Tjetri e pyeti pse e quante kėshtu. Sepse kėnga jote zgjon gjithė njerėzit!

 

            Njė ditė, nė tė cilėn, njė djalė i ri u shfaq lakuriq para turmės, Diogjeni u vu pėrballė tij, mbasi e kishte mbushur tunikėn me bathė, dhe filloi tė hajė. Turma e la djalin e ri dhe bėri njė rreth pėrqark Diogjenit, qė u ēudit duke parė tė braktisur djalin ekzibicionist.

 

            Njė njeri bestyt i tha atij njė herė: Do tė ta thvej kokėn me njė goditje tė vetme. Por mua, tha Diogjeni, mė mjafton tė teshtij majtas qė ti tė dridhesh.

 

            Hegesiasi, i kėrkoi atij, qė ti jepte njė nga librat e tij. Diogjeni i tha: Ti je i ēmendur, Hegesias, ti qė merr fiqtė e vėrtetė dhe jo fiqtė e pikturuar, tė lėsh ushtrimin e gjallė pėr ushtrimin e shkruar!

 

            E qortonin shpesh pėr mėrgimin e tij. Nė saj tė mėrgimit, thoshte ai, unė u bėra filozof. Dhe kur njė tjetėr i tha, se njerėzit e Sinopit tė dėbuan, ai u pėrgjigj: Isha unė ai qė i dėnova ata, tė rrinin nė vendin e tyre.

 

            Ai pa njė ditė njė bari fitimtar nė lojėrat olimpike. Trirnini, i tha atij, ti tani do ti braktisėsh lojėrat olimpike, pėr lojėrat e Nemesė.

 

            Kur e pyetėn pėrse atletėt janė tė pandjeshėm, ai u pėrgjigj: Sepse ata janė tė majmur me mish kau dhe mish derri.

 

            Diogjeni kėrkoi njė ditė qė ti ngrinin njė statujė, dhe kur e pyetėn pėrse e bėri njė kėrkesė tė tillė, ai u pėrgjigj se e bėri vetėm pėr tė pasur kėnaqėsinė e refuzimit.

 

            I rėnė nė skamje, ai kėrkoi lėmoshė pėr tė parėn herė, dhe tha: Nėse ti u jep tė tjerėve, jepmė edhe mua, dhe nėse ti nuk u jep tė tjerėve, fillo nga unė.

 

            Njė tiran e pyeti se cili ishte bronxi mė i mirė pėr tė bėrė njė statujė, dhe Diogjeni iu pėrgjigj se ishte ai qė ishte pėrdorur pėr statujėn e Harmodios dhe tė Aritogitonit, vrasėsit e tiranit.

 

            E pyetėn si i trajtonte miqtė Denisi. Ai i pėrdor, siē pėrdor shishet, kur janė plot ai i ledhaton, kur janė bosh i hedh.

 

            Njė i ri i martuar kishte shkruar te porta e tij: Bir i Zeusif, Herkul ifitoreve fė bukura, bėj qė nė kėtė shtėpi tė mos hyjė asgjė e keqe. Diogjeni shtoi: Mbas luftės vjell aleanca.

 

            Ai mėtonte qė dashuria pėr paratė ishte kėshtjella e gjithė tė kėqijave. Duke parė njė njeri tė shthurur, qė po hante ullinj nė njė han, ai i tha atij: Nėse ti nuk ke ngrėnė vetėm ullinj nė drekė, kjo darkė nuk tė mjafton!

 

            Sipas tij, njerėzit e mirė ishin imazhe tė zotit dhe dashuria ishte njė punė e njerėzve tė ngeshėm. E pyetėn se ēfarė ishte e hidhur nė jetė: tė plakesh pa tė ardhura, tha ai.

 

            Cila kafshė kishte kafshimin mė tė tmerrshėm? Ai: Te kafshėt e egra spiuni, te kafshėt shtėpiake lajkatari.

 

            Duke parė dy centaurė tė pikturuar keq, ai pyeti se cili prej tyre ishe mė i keqi.

 

            Njė diskutim miklues ishte pėr tė njė dredhi e lyer me mjaltė.

 

            Ai e quante barkun, Karibdėn e jetės.

 

            Diogjeni dėgjoi tė thuhet se Testikule (koqe), njė fyelltar, ishte njė ithtar i bindur i shkeljes sė kurorės. Ai duhet tė varet me emrin e tij, tha Diogjeni.

 

            E pyetėn a(ė pėrse ari ishte i zverdhur. Sepse shumė njerėz e duan atė, tha ai. Duke parė njė grua nė njė shtrojė bari, ai tha: Nuk ėshtė aty kafazi qė i duhet kėsaj kafshe.

 

            Njė skllav i arratisur ishte ulur mbi grykėn e njė pusi. Djalosh, i tha Diogjeni, ruaju mos biesh.

 

            Duke parė nė banjė njė fėmijė qė kishte vjedhur njė rrobė, ai e pyeti nėse kishte ardhur pėr tė bėrė banjė, apo pėr tė vjedhur njė rrobė tjetėr. Duke parė gratė tė zgjatura te ullinjtė, ai bėri kėtė vėrejtje: O qiell, sikur tė kishin tė gjithė pemėt fruta tė tilla!

 

            Ai i tha njė hajduti rrobash: Ēfarė kėrkon ti, trimi im, dėshiron tė zhveshėsh tė vdekurit?

 

            E pyetėn Diogjenin nėse kishte shėrbyes dhe shėrbyese, ai u pėrgjigj, jo. Nėse ti vdes, kush do tė tė varrosė? Ai qė do tė ketė dėshirė tė pėrvetėsojė shtėpinė time, tha ai.

 

            Duke kaluar pranė njė djali tė bukur qė flinte pa bėrė kujdes, ai i tha: Zgjohu ti, qė tė mos marrėsh gjatė gjumit njė heshtė nė kurriz.

 

            Ai i tha njė tjetri qė po pėrgatiste njė darkė tė pasur: Ti do tė vdesėsh i ri, biri im, nėse blen kaq shumė gjėra.

 

            Platoni, duke folur pėr idetė, thoshte, ideja e tavolinės, ose ideja e filxhanit. Unė, o Platon, i thoshte Diogjeni, i shoh mirė tavolinėn dhe filxhanin, por nuk shoh aspak idenė e tavolinės dhe as idenė e filxhanit. Natyrisht, ia kthente Platoni, sepse pėr tė parė tavolinėn dhe filxhanin ti ke sy. Por pėr tė parė idetė qė u korrespondojnė atyre, ty tė duhet mė shumė mendje sesa ti ke.

 

            Kur e pyesnin Platonin, ēfarė mendonte pėr Diogjenin, ai pėrgjigjej: Ai ėshtė njė Sokrat i ēmendur.

 

            E pyetėn Diogjenin, kur duhet tė kesh njė grua, dhe ai u pėrgjigj: Kur jemi tė rinj ėshtė tepėr herėt, kur jemi tė vjetėr ėshtė tepėr vonė.

 

            E pyetėn sėrish: Ēfarė tė bėsh kur tė qėllojnė me njė shuplakė? Merrni njė kaskė, tha ai.

 

            Ai i tha njė djali tė ri qė ishte stolisur: Nėse je bėrė kėshtu pėr tė parė njerėzit, ti je njė njeri i varfėr, nėse pėr tė parė gratė, ti je njė njeri shumė i ulėt.

 

            Ai i tha njė djali tė ri qė u skuq: Tė lumtė, kjo ėshtė ngjyra e virtytit.

 

            Mbasi dėgjoi paditėsin dhe tė paditurin, ai i dėnoi qė tė dy; njėrin, sepse kishte vjedhur atė ēfarė tjetri mėtonte; dhe tjetrin sepse ai mėtonte diēka qė nuk ia kishin vjedhur.

 

            E pyetėn njė ditė se cila ishte vera e tij e parapėlqyer, ai u pėrgjigj: Ajo e tė tjerėve. Njė tjetėr i tha atij: Gjithė bota tallet me ty. Kjo gjė nuk mė pėrket mua, aspak, tha ai.

 

            Dikush i tha atij: Tė jetosh ėshtė njė e keqe. Jo tė jetosh, tha ai, por tė jetosh keq.

 

            E kėshilluan qė tė kėrkonte skllavin e tij qė ishte arratisur. Do tė ishte diēka pėr tė qeshur, nėse Manesi mund tė jetojė pa Diogjenin dhe nėse Diogjeni nuk mund tė jetojė pa Manesin.

 

            Njė ditė, tek po hante ullinj, atij i ofruan ėmbėlsira. Ai nuk i pranoi duke thėnė: O zoti im, Iargoji nga unė tiranėt dhe mė tej akoma i kamzhikoi pėr ti bėrė qė tė vrapojnė.

 

            E pyetėn ēfarė lloj qeni ishte ai. Kur kam uri, unė jam njė qen i varfėr mistrec qė leh kot; por kur kam ngrėnė unė jam njė Molos i madh, qė nuk guxojnė ta marrin me vete pėr gjah, sepse ėshtė tepėr e vėshtirė pėr ta pėrmbajtur. Ai shtoi: Kėshtu, ju nuk mund tė jetoni me mua, sepse ju keni frikė nga kafshimet e mundshme.

 

            E pyetėn, nėse tė urtėt hanin ėmbėlsira. Ata hanė gjithēka si gjithė njerėzit e tjerė, tha ai. Atėherė e pyetėn pėrse u jepej lypėsve dhe jo filozofėve. Ai u pėrgjigj: Sepse vlerėsohet, qė ne vetė mund tė bėhemi ēalamanė ose tė verbėr, por ne e dimė mirė, qė nuk do tė bėhemi kurrė filozofė. Ai i tha njė kopraci tė cilit i kėrkoi lėmoshė dhe qė vonohej ti jepte diēka: Mua mė jep ushqim, jo njė varrim.

 

            Atij qė e qortoi njė ditė sepse kishte bėrė monedha tė rreme, ai i tha: lshte njė kohė kur unė tė ngjaja ty, por ti nuk do tė jesh kurrė ai qė unė jam tani.

 

            Njė tjetri qė i bėri tė njėjtin qortim, ai iu pėrgjigj: Ishte njė kohė kur isha i gatshėm pėr tė lakmuar, kjo kohė nuk ekziston mė.

 

            Njė ditė shkoi nė Myndes dhe u ēudit kur pa sesi njė qytet i vogėl, ishte i mbyllur me porta aq tė mėdha, dhe ai tha: Njerėz tė Myndes, mbyllni mirė portat, qė qyteti juaj tė mos shpėtojė!

 

            Ai pa sesi e zunė duke vjedhur njė vjedhės tė njė stofi tė purpurtė, dhe recitoi: Ai u mposht nga njė fat i purpurt dhe nga njė jetė e rėndė.

 

            Kratere e kishte ftuar tė shkonte tek ai. Unė parapėlqej, tha Diogjeni, mė mirė tė Iėpij kripė nė Athinė sesa tė ulem te tavolina e madhe e Krateres.

 

            Mbasi takoi oratorin e quajtur Anaksimenes, qė ishte i trashė, i tha: Ma jep mua barkun tėnd, ti do tė lehtėsohesh shumė dhe kėshtu do tė mė ndihmosh, sepse unė jam njė varfanjak. Njė herė, kur i njėjti orator po mbante njė diskutim, ai nxori njė cironkė tė tymosur dhe tėrhoqi rreth vetes gjithė auditorin. Dhe kur oratori u indinjua, Diogjeni tha: Ja, nga njė cironkė e tymosur qė s’vlen as rijė kacidhe, u ndėrprenė efektet e Anaksimenesit, pėr tė tėrhequr vėmendjen e publikut.

 

            E qortuan njė ditė sepse kishte ngrėnė nė mes tė njė sheshi publik. A nuk kisha unė uri pikėrisht nė mes tė njė sheshi publik, reagoi ai.

 

            Platoni, mbasi e pa duke larė sallatėn, ju afrua dhe i tha qetėsisht: Nėse ti do tė kishe qenė i dashur me Denisin, tani nuk do tė ishe duke larė sallatėn. Me tė njėjtin ton, Diogjeni u pėrgjigj: Dhe ti, nėse do tė kishe larė sallatėn tėnde, nuk do tė ishte skllav i Denisit.

 

            Dikush i tha atij: Gjithė bota tallet me ty. Ai u pėrgjigj: Ndoshta edhe gomerėt tallen me kėta njerėz, por ata nuk i vėrejnė gomerėt, ndėrsa unė nuk i vėrej ata.

 

            Duke dėgjuar njė djalė tė bukur tė diskutojė pėr filozofinė, ai e lavdėroi atė pėr pėrpjekjen, pėr ti bėrė tė dashurit e trupit tė tij, tė dashur tė mendjes sė tij.

 

            Dikush ēuditej duke parė kaq shumė ex-voto nė Samothrakė. Do tė kishte akoma nė shumė, tha Diogjeni, nėse edhe ata qė nuk plotėsonin kėrkesat, do tė ishin pranuar. Kjo pėrgjigje i pėrshtatet nganjėherė Diogoras nga Melosi.

 

             Ai i tha njė djali tė ri qė shkonte nė njė festim: Ti do tė kthehesh mė i keq. Dhe kur tė nesėrmen tjetri i tha atij: Ja ku jam, dhe nuk jam mė i keq!, ai iu pėrgjigj: Ti nuk je mė i keq, por ti je mė i trashė.

 

            Ai i kėrkoi lėmoshė njė njeriu vramuz, i cili i tha: Do tė tė jap nėse do tė mė bindėsh. Diogjeni u pėrgjigj: Nėse do tė mundja ta bėja, do tė tė bindja mė parė, qė tė shkoje tė vareshe nė litar.

 

            Duke u kthyer nė Athinė nga njė udhėtim nė Spartė, e pyetėn prej nga vinte dhe ku po shkonte. Ai u pėrgjigj: Unė vij nga burrat dhe arrita te gratė.

 

            Kur u kthye nga lojėrat olimpike e pyetėn, nėse atje ishte njė turmė e madhe. Po, tha ai, por njerėzit ishin shumė tė rrallė.

 

            Ai u thoshte njerėzve tė shthurur, se ata ishjn tė ngjashėm me fiqtė qė ekzistonin nė buzė tė humnerės, njeriu nuk mund ta shijojė kėtė frut, prandaj ato i hanė korbat dhe skifterėt.

Kurva e quajtur Fryne, kishte bėrė njė statujė ari pėr Afėrditėn. Diogjeni bėri kėtė shėnim: Nė kujtim tė mungesės sė vullnetit tė grekėve pėr tu bėrė ballė epsheve.

 

            Aleksandri e takoi njė ditė dhe i tha: Unė jam mbreti i madh, Aleksandėr. Diogjeni, atėherė u paraqit: Dhe unė jam Diogjen, qeni.

 

            E pyetėn pėrse ai quhej qen. Ai: Sepse unė ledhatoj ata qė mė japin, unė leh kundėr atyre qė nuk mė japin dhe i kafshoj ata qė janė tė ligj.

 

            Diogjeni pohonte qė i kundėrvinte fatit sigurinė e tij, ligjit natyrėn e tij dhe dhimbjes arsyen e tij