.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Disa veēori tė Maleve tė Sharrit (2)

Shkruan: Dr. Hajriz MELEQI

       DISA VĒORI TĖ MALEVE TĖ SHARRIT (2)

Malet e Sharrit kanė rėndėsi tė madhe ekono­mike pėr njė numėr tė madh tė popullsisė sė shkapėrderdhur gjithandej nėpėr malėsitė e Sharrit, po ashtu edhe pėr popullsinė e rrafsheve nė tė dy anėt e tij. Resurset natyrore tė Sharrit janė tė shumta, mirėpo nė do tė veēonim ato mė kryesoret: potencialin ujor, tė pyjeve, tė kullosave dhe potencialin turistik.

 

 

            Pasuritė natyrore tė Sharrit dhe rėndėsia e tyre ekonomike

 

            Malet e Sharrit kanė rėndėsi tė madhe ekono­mike pėr njė numėr tė madh tė popullsisė sė shkapėrderdhur gjithandej nėpėr malėsitė e Sharrit, po ashtu edhe pėr popullsinė e rrafsheve nė tė dy anėt e tij. Resurset natyrore tė Sharrit janė tė shumta, mirėpo nė do tė veēonim ato mė kryesoret: potencialin ujor, tė pyjeve, tė kullosave dhe potencialin turistik.

 

            Potenciali ujor i Sharrit

 

            Sharri ėshtė i njohur si mal me qindra burime tė madhėsive tė ndryshme. Burimet mė tė njohura nė lartėsitė e Sharrit janė tė Lumi i Prizrenit dhe tė lumi Pena. Burimi mė atraktiv nė lartėsinė 2.100 m ėshtė Kajnaku qė ėshtė burim i lumit tė Kam­njanit. Kėtu nė njė gjerėsi 28 metra ėshtė njė sistem prej 8 burimeve. Prej kėtyre pėrnjėherė formohet njė lum i madh. Ndėr burimet mė tė njohura nė rrėzėn e Sharrit ėshtė Burimi i Vardarit tė fshati Vrutok i cili ndodhet nė lartėsinė mbidetare 700 metra. Gjerėsia e burimit ėshtė 50 metra. Burimi kryesor ka gjerėsinė 2 metra dhe buron nga njė shkėmb gėlqeror. Ky burim quhet Koka e Vardarit, turqit e kanė quajtur Bashvardar ndėrkaq maqedonasit Gllavardar. Kėtu janė 4 burime. Mė herėt ka qenė edhe i pesti, i cili ėshtė zh­dukur nė vitin 1933 kur ėshtė shembur toka. Burimi i Vardarit ėshtė nder pikat turistike tė Gostivarit.

            Sharri ėshtė i pasur edhe me burime me ujė tė thartė. Nė njė vend prej 15 metrash mbi fsha­tin Reēicė e Madhe, afėr Tetovės, nė bregun jugor tė lumit tė Reēicės janė 6 kėsi burime. Kėsi burime ka edhe pėrgjatė luginės sė lumit Pena, nė fshatrat Pallqishte e Ulet, Nepro­shten dhe Leshok. Nė grykėn e lumit Pena, mbi hidrocentralin e Tetovės gjendet Banja Hisar e cila ėshtė pjesa mė e bukur e rajonit tė Tetovės dhe sipas njė hipoteze thuhet se aty ka qenė i vendosur qyteti i dikurshėm i Tetovės. Ndonėse kjo ėshtė banjė qė pėrmendet shumė herėt, pėr ujin e saj shėrues dinė vetėm ban­orėt pėrreth. Nė lokalitetin e kėsaj banje bu­rojnė 5 burime me ujė tė tharėt mineral i cili shėron sėmundjet e lukthit.

            Shumica e lumenjve tė Republikės sė Kosovės dhe tė Maqedonisė Perėndimore burojnė nė Malet e Sharrit. Tė gjithė kėta lumenj kanė ujė tė bollshėm gjatė tėrė vitit dhe kanė rėnie relativisht tė madhe. Uji i njė pjese tė tyre shfrytėzohet pėr hidroenergjetikė, ndėrkaq i pjesės tjetėr mbetet perspektivė energjetike nė tė ardhmen. Uji i shumicės sė lumenjve pėrdoret pėr ujitjen e tokave tė malėsive dhe tė rrafsheve pėrreth Sharrit.

            Liqenet akullnajor tė cilėt popullata i quan "Sytė e Sharrit" janė njė pasuri e veēantė qė kėtij regjioni malor i japin njė atraktivitet magjeps dhe janė njė potencial i pazėvendėsueshėm turistik. Nė Sharr janė konstatuar gjithsej 39 liqene, prej tė cilėve 25 janė tė pėrhershėm dhe 14 tė pėrkohshėm. Sharri sipas numrit tė liqeneve zė vendin e dytė nė Evropė, pas malit Rilla nė Bullgari. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e liqeneve tė Sharrit ėshtė 250.000 m2. Nė va­zhdim po pėrmendim Liqenet mė kryesor tė Sharrit, ku pjesa mė e madhe e tyre gjenden nė pjesėn e Maqedonisė.

            Liqeni i Livadhit ėshtė nė pjesėn veriperėndi­more tė Sharrit, nė lartėsinė mbidetare 2.137 m, i gjatė 228 m, me sipėrfaqe 20.740 m2 dhe me thellėsi 7 m. Ky liqe ushqehet nga pėrroni Soqnik dhe nga reshjet atmosferike ndėrkaq uji i tij derdhet nė njė pėrrockė qė ėshtė njėra nga ato qė e formojnė Lumin e Kallugjerit. Njė pjesė e ujit humbet, fenomen qė ka shkaktuar shumė legjenda. Liqeni i Dobroshtit tė Poshtėm gjendet nė lartėsinė mbidetare 2.400 m, ka sipėrfaqe 3.760 m2, thellėsi 0,5 m, ushqehet nga reshjet dhe nė vitet e thata shterret.

            Liqeni i Dobroshtit tė Epėrm gjendet nė lartėsinė 2.440 m.

            Liqeni i Jazhincės sė Madhe ka sipėrfaqe 9.890 m2, ndodhet nė lartėsi 2.180 m dhe thellėsia e tij ėshtė 5 m.

            Liqeni i Vogėl tė cilin Maqedonasit e quajnė "Micko ezero" ėshtė nė lartėsinė 2.000 m. Ky liqe furnizohet me ujė nga tri burime dhe nėpėrmjet njė pėrrocke uji i tij derdhet nė Lumin e Prizrenit.

            Liqeni i madh ėshtė afėr Liqenit tė Vogėl dhe kėtė emėr e ka marr nė krahasim me Liqenin e Vogėl.

            Gjoli i Madh kėshtu e quan Malėsia e Tetovės ėshtė nė hapėsirėn e majės Karanikolla nė lartėsinė mbidetare 2.180 m dhe ėshtė fare afėr kufirit me Kosovėn. Ky liqe ka formėn e elipsės dhe bashkė me rrethinėn krijon atrak­sion tė rrallė natyror. Gjatėsia e tij ėshtė 290 m, gjerėsia 115 m, thellėsia 5,6 m dhe sipėr­faqja 26.240 m2. Liqeni ushqehet nga reshjet dhe nga burimet nėnujore. Uji i liqenit nė fshatrat e Malėsisė sė Tetovės (Veshallė dhe Buzovcė) konsiderohet si shėrues i reumės dhe i disa sėmundjeve tė syve.

            Gjoli i Vogėl, po ashtu, ndodhet nė rajonin e Karanikollės mbi Gjolin e Madh nė lartėsinė mbidetare 2.300 m. Gjatėsia e tij ėshtė 115 m, gjerėsia 102 m, thellėsia 0,80 m dhe sipėr­faqja 8.240 m2. Ka ujė tė kthjelltė por fund tė ndytė.

            Gjoli i Zi ėshtė ndėr liqenet mė tė vegjėl tė Sharrit i cili ndodhet nė lartėsinė 2.340 m dhe ka sipėrfaqen 3.640 m2.

            Liqeni i Bardhė ėshtė nder liqenet mė tė bu­kur tė Sharrit. Gjendet nė lartėsinė mbidetare 2.280 m dhe ka sipėrfaqen 18.000 m2. Ka formė vezake dhe brigje tė ulėta me kullosa. Rreth e pėrqark tij burojnė gurra tė shumta, ujėrat e tepėrta derdhen nė lumin e Bogovi­nės. Uji i qetė dhe i kthjelltė i liqenit i ngjason njė pasqyreje e cila nė kombinim me sipėrfaqet e gjelbėruara pėrreth dhe me freskinė malore ia jep njė pamje magjepse ambientit. Shikimin e bėjnė edhe mė madhėshtor kodri­nat pėrreth tij.

            Liqeni i Bogovinės gjendet nė lartėsinė 1.960 m ndėrmjet Brustovecit dhe Smrekės sė Vogėl. Ky liqe ka sipėrfaqen 66.880 m2 dhe thellėsinė 4 - 5 m. Njė pjesė e tij nė anėn perėndimore ėshtė shndėrrua nė moēal ku ka barishte shtarash. Uji i Liqenit tė Bogovinės ėshtė i ndytė nga se kėtu barinjtė i lajnė delet. Nė tė derdhet uji i Lumit tė Bogovinės. Fsha­tarėt e Rakovecit ujin e kėtij liqeni e shfrytė­zojnė pėr ujitje.   

 

 

            Liqeni i Zi ndodhet nė masivin ndėrmjet Brustovecit dhe Majės sė Liqenit tė Zi, prej nga shihet Mali i Thatė dhe Pollogu.

            Liqenet e Ēelepinės janė nė Lartėsinė 2.250 m nė burimet e lumit tė Ēelepinės. Kėta janė dy liqene tė vogla tė formės sė rrumbullakėt. Liqeni i Ginevodės gjendet nė anėn perėndi­more tė majės sė Liqenit tė Zi nė njė lartėsi mbidetare 2.260 m dhe ka njė sipėrfaqe 4. 830 m2. Liqeni ėshtė i rrethuar me hapėsirė livad­hore dhe ėshtė nder liqenet mė tė bukura tė Sharrit.

            Liqeni i Shutmanit ėshtė nė lartėsinė 2.070 m, me njė gjatėsi 160 m, gjerėsi 100 m, thellėsi mbi 1 m dhe sipėrfaqe 12.760 m2. Lugina ku ėshtė liqeni ėshtė e mbushur me kullosa e li­vadhe.

            Liqenet e Vracės janė dy: i Epėrmi dhe i Poshtmi. Kėta liqene nuk kanė emėr, barin­jtė i quajnė likene. Qė tė dy shtrihen tė Guri i Bardhė, i Epėrmi nė larėsin mbidetare 2. 182 m, me diametėr 40 m dhe me thellėsi 2 m, i Poshtmi nė lartėsinė 2.170 m, me diametėr 25 m dhe me thellėsi 1 m.

            Liqeni i Defit ėshtė nė veriperėndim tė Gu­rit tė Bardhė nė njė luginė malore nė lartėsi mbidetare 2.112 m. Ky liqe pėr nga madhėsia ėshtė i njėjtė mė atė tė Shutmanit. Kur mungojnė reshjet pėr njė kohė mė tė gjatė, liqeni shterret dhe atėherė nė fundin e tij mbinė bari.

            Dy liqenet e fundit janė nė pjesėn jugore tė Sharrit dhe ata quhen Liqenet nė Debella Kall. Nga njeri prej tyre rrjedh dega e djathtė e lumit Golema Reka.

            Nė Malin Sharr janė identifikuar edhe 9 liqene tė vogla tė cilat popullata pėrreth i quan pellgje. Zakonisht pellgjet e kėtilla janė gropa malore me shtresa ujėmbajtėse. Pell­gjet ushqehen nga reshjet atmosferike dhe kanė formė tė rrumbullaket, diametri i tyre ėshtė rreth 50 m dhe thellėsia rreth 1 m.

 

            Vegjetacioni i Sharrit

 

            Vegjetacionin e Sharrit e pėrbėjnė livadhet, pyjet dhe kullosat. Pyjet e pjesės kosovare pėrbėhen mė tepėr prej ahut dhe mė pak prej pishės, tė ndėrthura aty kėtu me lajthi, shkozė dhe me fier.

            Sipėrfaqja e pyjeve nė kėtė pjesė ėshtė e vogėl, nė veēanti nė shpatet qė ngritėn nga Gora dhe Opoja. Burimet flasin se nė tė ka­luarėn sipėrfaqet pyjore nė kėto anė kanė qenė mė tė mėdha. Nė zvogėlimin e tyre ka ndikuar shpyllėzimi i cili ėshtė bėrė nė dobi tė sipėrfaqeve tė arave. Pyjet e pjesės sė Maqe­donisė Perėndimore pėrbėhen prej ahishtave tė shumta, fillimisht nga drunjtė e gėshten­jave dhe tė arrave. Rreth e pėrqark tyre janė livadhet tė qepur me dru breri, pishe e lajthie, pastaj vazhdojnė drunjtė e mjedrės dhe mana­ferrave tė mbėrthyera me fier. Pėrkundėr fak­tit qė shpatet e Sharrit nė hapėsirėn maqe­donase janė mė tė pyllėzuara, megjithatė njė pjesė e madhe e pyjeve tė Sharrit nė pėrgjithėsi ėshtė e degraduar.

            Pasuri e Sharrit padyshim janė kullosat e gjera dhe mė cilėsore nė terė Siujdhesėn Ballkanike. Kėto Kullosa janė bazė e mirė pėr zhvillimin e blegtorisė e qė e dėshmojnė edhe stanet (bulmetoret) e shumta gjithandej ku ndodhėn kėto kullosa. Po ashtu nėpėr kėto kullosa janė identifikuar qindra bimė mjekuese dhe aromatike, njė pjesė e tė cilave edhe shfrytėzohet. Sipėrfaqet me kullosa tė Sharrit zakonisht shtrihen nėpėr lugina tė cekta dhe tė buta ku rrjedhin pėrroje e lu­menj dhe ku kalojnė rrugė barinjsh dhe karvanėsh, gjersa liqenet janė skaj tyre. Nė vazh­dim do tė pėrmendim kullosat mė kryesore: Golema Vraca, nė pjesėn e Sharrit qė lidh Gorėn me Pollogun, Dumkovo, Kėrxhalino, kullosat e Vracės sė Mesme dhe tė Vracės sė Vogėl, kullosa ndėrmjet rrjedhjes sė epėrme tė lumit Radika dhe Qafė Kadisė, pastaj Guri i Zi, Gjemitash, Golem Argaq, Mali i Glloboqicės, Kallabak etj.

            Potenciali turistik i Sharrit.- Kado qė tė lėvizish nėpėr Sharr gjatė stinės sė verės do tė hasėsh nė forma tė mrekullueshme ku gėr­shetohen pyjet, kullosat, pjesėt e mprehta shkėmbore, grykat dhe lėndinat, lulet mė plotė ngjyra, cicėrimat e zogjve, prrojet dhe ujėvarat e lumenjve, gurrat e liqenet, shkėlqimi i shkėmbinjve nė piramidat e larta tė majave malore, aty kėtu pjesėt e borės dhe gjatė dimrit stazat pėr skijim. I tillė, Sharri ka potencial tė madh pėr tė gjitha llojet e tur­izmit malor qoftė nė stinėn e verės qoftė nė atė tė dimrit. Secila maje e Sharrit, secili liqe, gurrė e lum janė atraksione tė veēanta.

            Sharri ka shtigje tė gjata dhe cilėsore pėr ski­jim, gjithmonė duke i ndėrlidhur kėto shtigje me ekspozimin e terrenit, me lartėsinė e mjaf­tueshme mbidetare, me kushtet e mira klima­tike, me mjaft ditė me diell dhe me pak ditė me mjegull etj. Nė njė studim tė vitit 1968 nga Zhan Iten dhe Mishell Re nė malet e Sharrit janė identifikuar 80 shtigje pėr skijim (42 shtigje nė pjesėn kosovare tė Sharrit dhe 38 sish nė pjesėn maqedonase). Kėto shtigje u takojnė 18 qendrave potenciale. Deri tani njė valorizim tė kėtyre resurseve turistike tė spor­tit dimėror ėshtė arritur nė Kodrėn e Diellit (Popva Shapkė) dhe nė Brezovicė. Qendrat tjera potenciale mbesin nė pritje.

 

 

            Rezyme

 

            Etimologjia e oronimit Sharr ėshtė e lidhur me gjuhen e popullatės qė historikisht ka jetuar nė hapėsirėn e Sharrit.

            Vargmalet e Sharrit u pėrkasin Dinarikeve, skaji jugor i tė cilave vazhdon si sistem malor Sharro-Pind, rrudhja e tė cilit ėshtė bėrė diku kah fundi i triasit dhe fillimi i jurės nė kohėn e mezozoikut dhe ngritja e vazhdueshme tek­tonike e tij bėhet deri nė dilivium.

            Mali Sharr ėshtė masiv malor me gjatėsi 76 km dhe me sipėrfaqe rreth 1600 km2 ndėrm­jet Rrafshit tė Dukagjinit, Fushės sė Kosovės dhe fushėgropave tė Maqedonisė Perėndimore duke u zgjatur deri tė liqeni i Ohrit dhe ai i Prespės, duke pėrfshirė kėshtu njė pjesė tė hapėsirės gjeografike tė Republikės sė Kosovės dhe njė pjesė tė Republikės sė Maqedonisė. Kuata mė e lartė e Sharrit ėshtė 2.747 metra dhe kjo ėshtė maja Titov-Vėrh.

            Sharri dallohet me potencial ujor, nė veēanti me numėr tė madh tė liqeneve tė cirqeve, me burime, gurra dhe lumenj tė cilėt posedojnė potencial hidroenergjetik, pastaj me kullosa shumė cilėsore dhe me potencial tė madh tė turizmit malor.

 

            Fund

 

Marrė nga revista "Sharri", revistė informativo-kulturore e shkencore opojare

 

 

(1)