.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - 7 Marsi - dita e mėsuesit

Shkruan: Mehmet BISLIMI

        7 MARSI – DITA E MĖSUESIT

 

      - Atyre dhe vetėm atyre, qė mbajnė lartė emrin dhe etikėn e emrit mėsues!

  

       Sot, bota shqiptare, nė saje tė kėmbėngulėsisė sė vet, ka me qindra e mijėra nxėnės, studentė, profesor, magjistra, doktor, akademik e kandidat shkencash nė lėmi tė ndryshme, ushtarak, pra njė armatė milionėshe intelektualėsh... Nuk ka fuqi nė botė mė qė mund ta mbys zėrin e shqiptarit, kėtė tanimė e ka kuptuar e tėrė bota.

       

            7 marsi, festa shqiptare e mėsuesit. Kjo datė ka zanafillėn e hershme, qė tė kujton themelet e para tė shkollės shqip, nė fakt ka filluar tė kujtohet, qė nga viti 1960-tė, kur shteti Shqiptar vendosi qė kjo ditė tė jetė festė nė shenjė pėrkujtimi tė themelimit tė tė parės Mėsonjėtore shqipe tė Korēės e cila u themelua me 7 mars 1887. Festa e mėsuesit nė rrafshin kombėtar shėrben pėr t’i vlerėsuar traditat mė tė mira tė shkollės shqipe, pa dyshim edhe figurėn e nderuar tė mėsuesit, por edhe gjithė punonjėseve tė arsimit si edukatorė tė brezit tė ri dhe si kontribuues aktiv tė zhvillimit dhe pėrparimit tė shoqėrisė shqiptare.

            Pėr tė arritur deri tek ditėt e sotme, pra qė 7 marsi, apo ndonjė ditė tjetėr, qė kujton shkollėn tonė shqipe, zanafillėn dhe lindjen e saj, ėshtė dashur shumė kohė, kohė lufte e pėrpjekje tė pa ndėrprerė nėpėr shekuj, pėr tė mbijetuar gjuha jonė, kultura, historia, tė zėnit e shkrimit dhe kėndimit shqip, mbijetesėn tonė kombėtare etj. Jo pak herė gjatė historisė, lubi tė ndryshme na kundėrshtuan e luftuan pėr vdekje me qėllim qė ta mbysnin ardhmėrinė tonė. Armiqtė tanė na e mohuan gjuhėn, shkrimin, kulturėn, historinė, etnogjenezėn, folklorin, kostumografin, toponimet, pagėzimet... duke na i zhdukur e duke i pėrvetėsuar ato pėr vetėn e tyre! Shumė nga manastiret dhe objekte tjera tė kultit tonė, sot janė tė zhdukura, ose pėrvetėsuara nga pushtuesit tanė turq, serb, malazias, grek, bullgar etj. Gėzon fakti qė populli ynė ka qenė lidhur pėr gjuhės, historisė dhe tokės sė vet me rrėnjė, po sikur lisi shekullor, kėshtu qė rrugėn e zhvillimit, pėrparimit dhe shkollimit, sė bashku me ndjenjėn e atdhedashurisė nė gji e ka ruajtur e kultivuar me ngulm e fanatizėm pėr tė arritur deri tek ditėt e sotme. Jo pak popuj tė globit tonė kanė tjetėrsuar gjuhėn, kulturėn dhe historinė e vet, kanė tjetėrsuar gjenezėn nėn presionin e pushtuesve dhe kolonizatorėve tė shumtė gjatė shekullit tė kaluar!

            Popullin shqiptarė, shumė nga shtetet fqinjė e kanė sulmuar pa reshtur, pėr ta tjetėrsuar, por qė nuk ia kanė arritur kurrė, ani pas ata ishin mė tė shumtė nė numėr, mė tė armatosur dhe tė etur pėr tė pushtuar... Nė ishim mė tė vendosur, mė tė vetėdijshėm dhe shumė herė mė tė etur pėr liri! Njė popull qė ėshtė i vendosur dhe i vetėdijshėm pėr lirinė e vet, ai herė do- kurė, do tė arrijė atė me forcat e veta, pėr tė ecur triumfalisht e krenar drejt horizonteve tė reja pėrparimtare.

            Populli shqiptarė, qė nga lashtėsitė, rrethuar me luftėra shekullor Iliro-Romake, Bizantine-  mesjetare, gjysmė mileniumi luftė kundėr Perandorisė Otomane e po aq e gjatė rezistenca jonė kundėr lubive shoviniste Greko- Serbe. Tė gjithė armiqtė tanė, kishin po tė njėjtin qėllim: Qė gjuha shqipe tė mos shkruhet e flitet, qė shqiptarėt tė zhduken e asimilohen, tė shpėrngulėn e asgjėsohen, nė mėnyrė qė mė vonė tė mos figurojnė as si komb e as si etni! Kjo ishte “motoja” e armiqve tanė tė cilėt ngritėn nė kėmbė hordhi tė tėra, ushtri, suhari e kalorsi, armatim deri tek ky i fundi edhe me tanke e aviacion, vetėm e vetėm qė tė na zhduknin nga faqja e dheut!... por jo, janė shqiptarėt ata qė triumfuan kurdo herė, nga se e drejta pėr tė jetuar tė lirė nė tokat tona shekullore ishte nė anėn tonė. Njė pushtues, sa do i egėr qė mund tė jetė, ai nuk mund tė vras as edhe njė herė aspiratėn e njė populli pėr liri- jo, as njė herė! kėshtu qė pa fajin tonė edhe sot, shumė nga kocat e pushtuesve tanė qė kanė mbetur nė tokat tona, nuk janė mė shumė se pengu i ndėrgjegjes sė vrarė tė tė gjithė bizantėve, sulltanėve, perandorėve, krajlėve, tiranėve dhe diktatorėve tė kohėve tė ndryshme. Vetėm nė saje tė vendosmėrisė sonė kemi arritur qė as njė herė tė mos e mohojmė pėrkatėsinė tonė kombėtare, na kanė prerė e vrarė, me pushkė e me pallė, zėri ynė ndėr shekuj gjithherė e mė shumė ėshtė ndier:

            “ Jemi shqiptarė ore, jemi shqiptare!”....

            Edhe sot e gjithė ditėn, kujtojmė me respektin mė tė thellė tė gjithė ata qė u dogjėn pėr t’i shndritur rrugėt e gjuhės sonė tė ėmbėl, rrugėt e shkronjave tona tė bukura, rrugėt e pėrparimit dhe edukimit tė popullit tonė si: Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Todhri, Kazazi, Negovani, Luarasi, Logoreci, Derada, Mjeda, Frėshėllinjtė, Fishta, Noli e dhjetėra figura- ikona tė gjuhės sė ėmbėl shqipe Tė cilėt themelet e gjuhės sonė i njomen edhe me gjakun e tyre!

            Ai, dhe vetėm ai popull, qė ėshtė i ngritur, i vetėdijshėm  dhe i arsimuar di se ē’kėrkon, di tė luftojė, dhe di tė fitojė lirinė e vet. Pikėrisht mbi kėtė bazė, pushtuesit tanė na kanė sulmuar, para sė gjithash: shkollat, institucionet, akademitė, bibliotekat, muzetė dhe kultet e ritit shqiptarė!

            Sot, bota shqiptare, nė saje tė kėmbėngulėsisė sė vet, ka me qindra e mijėra nxėnės, studentė, profesor, magjistra, doktor, akademik e kandidat shkencash nė lėmi tė ndryshme, ushtarak, pra njė armatė milionėshe intelektualėsh... Nuk ka fuqi nė botė mė qė mund ta mbys zėrin e shqiptarit, kėtė tanimė e ka kuptuar e tėrė bota.

            Ėshtė mė sė e vėrtetė se pozita e mėsuesit sot nė vendin tonė, kur po shkruajmė e flasim pėr 7 marsin, qė shėnohet nė shenjė respekti pėr ta, pa dyshim sė ėshtė e vėshtirė. Ne kemi besimin e patundur se edhe kjo shpejt do tė kaloi, duke u nisur nga gatishmėria e mėsuesve tanė qė me njė vetėdije tė lartė kanė sfiduar, por qė edhe sot po sfidojnė tė gjitha pengesat qė pushtuesi i hodhi nė rrugėn tonė tė arsimimit tė kombit. Mėsuesi ynė dje dhe sot, po jap shumė nga vetja e tij, nė mėnyrė qė brezi i ri tė edukohet e nesėr tė jetė i gatshėm qė tė marrė frenat e atdheut nė dorė, pėr tė ngritur e pėrparuar atė. Mėsuesi ynė sot, po bėnė ēmos qė kėtij brezi t’ia jap flakadanin e diturisė pėr tė marshuar drejt ardhmėrisė sonė tė ndritur.

            Mėsuesit shqiptarė, janė ata qė nė kohėrat mė tė vėshtira pėr kombin tonė, na mėsuan ndėr shekuj qėllimin e rrugėve tona tė ndritura, ata janė faqja mė e ndritur e historisė... Atyre, dhe vetėm atyre, qė po mbajnė lartė dhe tė pacenuar etikėn dhe emrin e mėsuesit!

Mėsues: Gėzuar dita e juaj, 7 marsi!

7, mars 2008