.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 2 - Dita e flamurit, dita e pavarėsisė, dita e pėrgjegjėsisė...

Shkruan: Mexhit YVEJSI - Gjakovė

DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARĖSISĖ, DITA E PĖRGJEGJĖSISĖ …

 

          28 Nėntori, Dita e Flamurit, ėshtė njė nga ditėt mė tė rėndėsishme, nė mos mė e rėndėsishmja, e historisė sonė kombėtare …

            Dita e Flamurit ėshtė dita mė e gėzueshme, ėshtė dita mė e vajtueshme pėr shqiptarėt, sepse kjo ditė ėshtė Dita e Pavarėsisė,  sė Nėnės Shqipėri, por pa Kosovė, pa Ēamėri…

            Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, pėr ēdo shqiptar, duhet tė jetė edhe Dita e Llogarisė, Dita e Pėrgjegjėsisė...      

 

 

 

“ Ky komb nuk mėsohet e nuk kulturohet nėpėrmjet lavdit, por nėpėrmjet kritikės.”

Faik Konica

 

 

   Ismail Qemali me bashkėpuntorėt.  Dita e Flamurit - Shpallja e Pavarėsisė, Vlorė, 28 Nėntor 1913.

   Fotografia ėshtė e vitit 1913, nė pėrvjetorin e parė tė pavarėsisė sė Shqipėrisė...

        

 

            28 Nėntori, Dita e Flamurit, ėshtė njė nga ditėt mė tė rėndėsishme, nė mos mė e rėndėsishmja, e historisė sonė kombėtare …

            Dita e Flamurit ėshtė dita mė e gėzueshme, ėshtė dita mė e vajtueshme pėr shqiptarėt, sepse kjo ditė ėshtė Dita e Pavarėsisė,  sė Nėnės Shqipėri, por pa Kosovė, pa Ēamėri…

            Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, pėr ēdo shqiptar, duhet tė jetė edhe Dita e Llogarisė, Dita e Pėrgjegjėsisė...

            Nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, pėrveē gėzimit, pėrveē vajtimit, secili duhet tė bėjė llogari, me pėrgjegjėsi, t’a pyesė veten: ē’bėra unė pėr Kosovė, pėr Ēamėri, pėr Shqipėri...?

            Me 28 Nėntor 1912, u ngrit nė qytetin e Vlorės, nga dora e Ismail Qemalit, Flamuri Kombėtar…

            Flamuri kombėtar u ngrit mbas katėrqind e sa vjetėsh … Flamuri Kuq e Zi ėshtė flamuri mė i vjetri nė Ballkan, ndėr mė tė vjetrit n’Evropė…

            Flamuri kombėtar ėshtė flamuri i Skėnderbeut, por pas vdekjes sė tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua…

            Pas njė harrese prej katėrqind vjetėsh, e zbuloj njė student shqiptar. Studenti shqiptar ishte Faik Konica…

            Faik Konica, zbuluesi i flamurit kombėtar, themeluesi i kritikės shqiptare, atdhetari i devotshėm, ambasadori i Shqipėrisė nė Washington (1926-1939), kur vdiq, me 1942, u harrua … Jo vetėm qė u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua tė varroset nė Shqipėri, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetėn Shqipėrisė…

            Mjerisht, kjo nuk i ndodhi vetėm Faik Konicės; kjo tragjedi i ndodhi edhe atdhetarėve mė tė njohur, mė tė mėdhenj tė kombit, siē ishin: Mid’had Frashėri, Mustafa Kruja, Dhimitėr Berati, tė cilėt ishin edhe nėnshkrues tė Dokumentit tė Pavarėsisė, me 28 Nėntor 1912, krahas Ismail Qemalit, Vehbi Efendi Dibrės, Luigj Gurakuqit…

            Kjo i ndodhi  edhe shumė atdhetarėve tė tjerė , deri nė ditėt tona…

            Prandaj, Dita e flamurit, Dita e Pavarėsisė duhet tė jetė edhe Dita e Llogarisė, Dita e Pėrgjegjėsisė…!

 

 

            Nė Ditėn e Flamurit, nga ballkoni i shtėpisė sė Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti njė fjalim tė shkurtėr para popullit tė Vlorės dhe rretheve tė tjera, ku ndėr tė tjera, dy herė e pėrmendi Zotin, e, tha:

            “Deshi Zoti, qė me punėn tonė, trimėrinė dhe guximin e pashoq tė shqiptarėve, sot e tutje tė marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė, sepse kėtu e tutje, jemi tė lirė, tė pavarur dhe me vete, prandaj, qeshni dhe gėzohuni!”

            Ismail Qemali, duke e pėrfunduar fjalimin e Ditės sė Flamurit, tha:

            “Ja, pra, ky ėshtė flamuri ynė! I kuq e me shqiponjė dykrenare nė mes. Dhe tani tė gjithė bashkohuni si njė trup i tėrė dhe i pandarė, le tė punojmė pėr ta pėrparuar e pėr ta qytetėruar, si i ka hije Atdheut tonė tė lirė. Duke pėrfunduar, nuk mė mbetet tjetėr gjė, veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Madh pėr bekimet e Tij…”

            Mjerisht, mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonė nuk marrin fund me shpalljen e pavarėsisė…

            Shqiptarėt nuk arritėn tė bashkohen, si njė trup i tėrė dhe i pandarė, pak punuan pėr t’a pėrparuar e pėr t’a qytetėruar Atdheun…

            Na ndodhi kėshtu, thonė e arsyetohen disa, se jemi njė popull i vogėl e kėshtu ishte fati ynė…”Fati i popujve tė vegjėl kalon nėpėr dyert e tragjedive tė mėdha”, thoshte Ismail Qemali…

            Tradegjia mė e madhe e kombit ishte sundimi komunist-ateist gjysmshekullor… Tė jesh atdhetar, fetar, i ditur, i ndershėm, ishte rrezik… Shumica e shqiptarėve nisi tė jetonte jashtė vetės…

            Hemingueji tha:”Kur nis tė jetosh jashtė vetės, gjithēka ėshtė e rrezikshme.”

            U bėnė gabime tė mėdha, pėrjetuam fatkeqėsi tė vazhdueshme…

            Gjithė fatkeqėsitė e gabimet, sipas Sokratit, vinin ngaqė njerėzit nuk zotėronin dije tė mjaftueshme… Dije e mjaftueshme ėshtė Dija Hyjnore…

            Sipas Lesingut, qėllimi i fundit i diturisė ėshtė e Vėrteta. Zoti ėshtė e Vėrteta Absolute… Ai, qoftė lavduar, e ka shpallur tė Vėrtetėn me argumente…

            Nė Kur’an shkruan:

            “Ata tė cilėt nuk besojnė nė argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojė nė rrugė tė drejtė; ata i pret vuajtje e padurueshme.”

 (Kur’ani, 16:104)

            Kujt i besuam ne?! Prandaj jemi e kemi ashtu qysh jemi…!

            Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, duhet tė jetė Dita e Pėrgjegjėsisė. Nėse e pranojmė pėrgjegjėsinė, atėherė na shtohet vlera si shqiptar, si njeri, si besimtar…

            Vlera e njeriut, thoshte Renani, ėshtė sa mėson dhe dashuron. Mėsimet rreth Zotit, dashuria pėr Zotin ėshtė ēelėsi hyjnor pėr jetė tė lumtur e tė suksesshme!

 

        Adem, Shaban dhe Hamėz Jashari krenaria e ēdo shqiptari...

             

 

            28 Nėntori, Dita e Flamurit. Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, pa Kosovė, pa Ēamėri… Por me besim nė Zotin ēdo gjė ėshtė e mundshme…! Siē ishte e mundshme dalja publike mė 28 nėntor 1997, e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Llaushė, nė ditėn e varrimit tė mėsuesit dėshmor, Halit Gecit, vrarė nga policia serbe… Siē ishte e mundshme qė komandanti legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari, tė lindė me 28 nėntor 1955…!

            Pėr mendjen e kufizuar njerėzore, ėshtė rastėsi qė komandanti Adem Jashari ka lindur nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, me 28 nėntor, por nuk ėshtė rastėsi pėr Zotin, Krijues e Zhvillues i ēdo krijese, qė jeta e tij, vepra e tij dhe rėnia e tij tė bėhet simbol pavarėsie!

            Kryetari i Ēekisė, Haveli, thoshte:

            “ Shteti ėshtė krijim i njeriut, ndėrsa njeriu ėshtė krijesė e Zotit”.

            Zoti asgjė nuk krijon rastėsisht… Ai i fail Shaban Jasharit, nė Ditėn e Flamurit, nė Ditėn e Pavarėsisė, Ademin, me 28 nėntor 1955…

            28 Nėntori  Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė, ditėlindja e Adem Jasharit, simbolit tė qėndresės, simbolit tė pavarėsisė sė Kosovės…

            Me hajr, pėr hajr, ditėlindja o Adem Jashari! Pėr hajr edhe Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė…! Ti e pate ndjenjėn e pėrgjegjėsisė, ti e pate guximin pėr tė njohur vetėveten, pėr tė njohur Kosovėn, pėr tė njohur Zotin…

            Dita e Flamurit, Dita e Pavarėsisė le tė jetė edhe Dita e Pėrgjegjėsisė, pėr tė njohur vetėveten, qė ėshtė hapi i parė pėr tė njohur Zotin, i Cili na fali edhe njė argument, nė Ditėn e Flamurit, na fali Adem Jasharin, qė me Jasharėt t’i falin Kosovės njė Diell…

            Rrezet e kėtij Dielli mos t’i errėsojmė kurrė mė!

 

            (Autori ėshtė studiues i religjioneve)