Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera -Ē'ėshtė dita e Nevruzit?

Shkruan: Mexhid YVEJSI - Gjakovė

 

            Ē’ĖSHTĖ  DITA E NEVRUZIT?

 

           Me 22 mars ėshtė Dita e Nevruzit ose Dita e Sulltan Nevruzit. Qė nga viti 1996, Dita e Nevruzit ėshtė festė zyrtare nė Shqipėri.

            Nevruzi ėshtė njė festė e lashtė pagane, me prejardhje persiane. Sot, kjo ditė, nė Iran, ėshtė dita e Vitit tė Ri, kurse nė Shqipėri ėshtė festė fetare-zyrtare pėr Komunitetin Bektashi…!   

 

  

 

                Dita e Nevruzit – festė zyrtare nė Shqipėri

                  

             Si ka ndodhur kjo?

            Nė muajin shkurt, 1996, Kryetari i Shqipėrisė, dr. Sali Berisha  (emri duhet tė shkruhet Salih), i propozoi Kuvendit Popullor qė ta shpallė  Ditėn e Nevruzit festė zyrtare nė Shqipėri.

             Kuvendi Popullor,  propozimin e kryetarit, dr. S.Berisha, e miratoi dhe 22 marsi u shpallė festė zyrtare fetare nė Shqipėri. Kjo festė zyrtare fetare, siē thuhet, u shpallė pėr hir tė Komunitetit Bektashian tė Shqipėrisė, me kėto arsyetime:

             1. E kaluara atdhetare e disa personaliteteve shqiptare qė kanė qenė bektashinj, qė nga Lidhja e Prizrenit e kėndej…

             2. Anti-komunizmi i disa tė tjerėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė kohėn e diktaturės komuniste, dhe sė fundi, sepse:

             3. Nė Tiranė ndodhet Kryegjyshata Botėrore Bektashiane…!

 

            Nevruzi si festė fetare gjithshqiptare!

 

           Pėr herė tė parė, me 22 mars 1996, Dita e Nevruzit u festue zyrtarisht nė Shqipėri. Ceremonia kryesore u zhvillue nė Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane nė Tiranė.

           Atė ditė, fjalėn e rastit e mbajti z.Tomorr Aliko, sekretar i Kryegjyshatės. Fjalėn kryesore e mbajti Haxhi Dede Reshad Bardhi, Kryegjyshi i bektashinjve dhe mė nė fund fjalėn pėrshėndetėse e tha Kryetari i Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė, z.Pjetėr Arbnori, i cili ndėr tė tjera tha:

               “Nevruzi nuk ėshtė festė vetėm e sektit bektashi, por edhe e tė gjithė shqiptarėve…!”

            Dje, Shqipėria komuniste krenohej se ishte shteti i parė ateist nė botė! Sot, Shqipėria demokratike, mburret me tolerancėn fetare, aq sa tė shpallė edhe pėr “sekte” festa zyrtare “fetare”..!

            Pasojat e ateizmit shqiptarėt i pėrjetuan dhe po i pėrjetojnė, kurse pasojat e “sekteve” dhe tė “profeteve” veē kanė filluar tė na helmojnė…!

 

            Ē’ėshtė Bektashizmi?

 

            Bektashizmi nuk ėshtė sekt, por ėshtė njė tarikat, apo udhė shpirtėrore, si shumė tė tjera, qė ka pėr themel Librin Hyjnor, Kur’anin dhe Traditėn apo Sunnetin e Muhammedit (a.s.)…

            Pra, Bektashizmi ėshtė njė udhė mistike islame, kurse bektashinjtė janė muslimanė, por qė janė edhe pjestarė tė kėtij tarikati. Fjala tarikat ėshtė fjalė arabe, e cila rrjedh nga fjala tarikah (shumėsi: tara’ik) qė do tė thotė rrugė ose drejtim.

                  Rruga, udha, tarikati, apo drejtimi, me disa metoda tė veēanta, duke iu pėrmbajtur Sheri’atit, nėn drejtimin e njė udhėrrėfyesi, me anėn e pastrimit shpirtėrorė tė largon prej egos, vetes,  por tė afron drejt Krijuesit, tė Vėrtetės…

                    Bektashizmi, si shumica e tarikate tjera nė fenė Islame, e ka marrė emrin prej pasuesve, ndjekėsve,  nga themeluesi, Haxhi Bektash Veliu.

                     Kush ishte Haxhi Bektash Veliu?

 

 

                   Haxhi Bektash Veliu ishte i biri i Ibrahimit, tė birit tė Sejjid Musait, qė ishte i biri i Sejjid Hasanit.

                    Sejjid Hasani ishte i biri i Sejjid Ibrahimit, kurse ky ishte i biri Sejjid Mehdiut, i cili ishte i biri i Sejjid Muhammedit, i biri i Sejjid Hasanit.

                     Sejjid Hasani ishte i biri i Ibrahim Mukerrem Muxhabit, qė ishte djali i Imam Musa Qazimit, i cili rrjedh nga Familja e Bekuar e Muhammedit (a.s.)   

                     Haxhi Bektash Veliu (1248-1341)ishte njė burrė i edukuar, ishte i arsimuar, njė personalitet i shquar,  njeri i ditur, shpirtėrisht shumė i ngritur, i udhėzuar, veprat e e tij janė mė e mira dėshmi…

                     Njė natė, Haxhi Bektash Veliu e kishte parė nė ėndėrr Pejgamberin (a.s.), i cili i kishte thėnė:

                     “O djalė! Mbaje tė pastėr rrobėn tėnde, qė t’i pėrfitosh tė mirat”.

                       Haxhi Bektashi tha se e pyeta Pejgamberin (a.s.):

                       “O Pejgamber i Zotit! Po , cila ėshtė rroba ime?”    

                       Pejgamberi (a.s.) ishte pėrgjigjur:

                       “Zoti ty tė ka mbuluar me pesė lloje rrobash, tė cilat janė:

                       Rrobet e Islamit, tė Imanit, tė Njėshmėrisė, tė Njohurisė dhe tė Dashurisė. Kėto janė rrobet qė duhet t’i mbash pastėr, nga ana e jashtme, dhe nga brenda.”

                        Kur e pyetėn njė ditė Haxhi Bektashin se kush janė besimtarėt e vėrtetė?  Ai kishte thėnė:

                        “Besimtarė tė vėrtetė janė ata tė cilėt i zbatojnė detyrimet e Sheri’atit.”

                        Gjatė shekujve, besimtarėt muslimanė tė tarikatit bektashian vėrtet ishin tė mbuluar me kėto pesė lloje tė rrobave: Islamin dhe Imanin e mbanin pastėr, Njėshmėrinė (Teuhidin) e kishin nė zemėr, kishin Njohuri tė lartė, kurse Dashurinė tė zjarrtė…  

Por, nė kėtė rast po kufizohem vetėm tek Nevruzi, ē’ėshtė, nga erdhi?

 

                Prejardhja e festės sė Nevruzit 

 

                Prejardhja e festės sė Nevruzit ėshtė nga Persia . Nga Persia rrjedh edhe vet fjala Nevruz. Fjala Nevruz rrjedh nga persishtja, madje nga persishtja e vjetėr, nga fjalėt: Nava = e re dhe ruzanh = ditė, pra, qė do tė thotė: Ditė e Re.

              Kjo festė, Ditė e Re, pra, Nevruzi ėshtė njė festė e lashtė pagane, me prejardhje persiane, qė kremtohet tash e 3000 vjetė…

             Kremtohet edhe sot e kėsaj dite nė Iran, por si fillim i Vitit tė Ri, kremtohet edhe nė Irak, Afganistan, Uzbekistan Azerbajxhan, Turkmenistan, Kazakistan, Taxhikistan, Kurdistan dhe nė disa vende tė tjera…

              Kjo festė, Nevruzi, pėrputhet me fillimin e pranverės, ringjalljen e natyrės, mbas dimrit tė ftohtė, tė gjatė, tė vėshtirė. Nė kėtė ditė ėshtė ekuinoksi, barazohet dita e nata dhe duke filluar prej kėsaj dite ka mė shumė ditė, ka mė shumė dritė…

                Persianėt e lashtė, si edhe shumė popuj tjerė tė Lindjes, besonin nė bestytni: besonin se kishte ditė qė sillnin fat, sikur qė besonin se kishte ditė qė sillnin fatkeqėsi. Por, Nevruzi i takonte njė prej atyre ditėve qė sillte vetėm fatmirėsi dhe e kremtonin me madhėshti…!  

                Historianė, hulumtues, gjurmues tė ndryshėm tė lashtėsisė e pėrcaktojnė Nevruzin si njė nga festat pagane mė popullore nė tė gjitha kulturat  e lashta nė Mesopotamin e Vjetėr…

                 Nevruzi kremtohej shumė shekuj para se tė vinte nė kėtė jetė Zaratustra, mėsues i urtėsisė, themelues i fesė sė vjetėr (dualiste) persiane, rreth tetė shekuj para Krishtit ose Hazreti Isait (a.s.)…

                 Kur persianėt filluan tė pėrqafojnė fenė Islame pas vitit 650, nė fillim, pėr dy shekuj, u ndalue kremtimi i Nevruzit, por mė vonė u lejue, pėr arsye tregtare-ekonomike, sepse shkėmbeheshin dhurata, bėheshin shpenzime dhe kėshtu nxitej, stimulohej ekonomia…!

                 Gjatė pushtimit mongol (1219-1500) tė atyre viseve, kjo festė, Nevruzi, u ndalue sėrish.

                   Nė periudhėn e sundimit tė dinastisė sė mbretėrve Safavidė, pas vitit 1500, Nevruzi dalngadal fillojė tė kremtohej, por gjithnjė si kremte e fillimit tė Vitit tė Ri, si fillim i pranverės, si njė Ditė e Re…

                   Me ngadhnjimin e Revolucionit Islamik nė Iran (1979), prijėsi i Revolucionit Islamik, Imam Humeini e dėnoj kėtė kremte si njė festė pagane, jo islame, por me kalim kohe, meqė nuk rrezikohej Republika Islamike e Iranit, nė heshtje u lejue pėr t’u kremtue…!

                    Nėpėr disa vende nėpėr botė, Nevruzi kremtohet edhe nga Baha’itė dhe Ismailitė. Ismailitė, njė degė e madhe nga Islami Shi’it, e festojnė Nevruzin nė frymėn e falėnderimeve pėr All-llahun (xh.sh.), pėr dhuntitė e mirėsitė e Tij.

                     Nevruzin e pėrkujtojnė, e kremtojnė edhe nė trojet shqiptare disa nga tarikatet, por jo tė gjitha…E kremtojnė, ndėr tė tjerė,  kaderitė, rifa’itė, sa’aditė, halvetitė, nakshibenditė…, por jo si fillim i Vitit tė i Ri, por si ditėlindja e Imamit Ali…!

                     Dhe mė nė fund mund tė shtrohet pyetja: Pse nė Shqipėri, kjo festė e lashtė pagane, me prejardhje persiane, ėshtė shpallur festė fetare zyrtare, gjithshqiptare? Kėtė mund ta kuptoni - vetėm nėse pakėz  mendoni…?!!! 

 

                            (Autori ėshtė studiues i religjioneve)