.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 4 - DITARI I NJĖ TĖ HUMBURI

Shkruan: Begzat RRAHMANI

      

DITARI I NJĖ TĖ HUMBURI

 

 

 

Librin e autorit Begzat Rrahmani "Ditari i njė tė humburi" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

 

 

 

            29. 06. 1964

            Zhubrinė

 

            Kjo s’ėshtė nė rregull. Prej klasės ku mėsoja konkurruam shtatė nxėnės krejt me nota tė shkėlqyera,kurse nė listėn e atyre qė e kemi dhėnė provimin kalues ndodhem vetėm unė. Nuk besoj se shokėt e mi si kanė ditur detyrat nga lėnda e matematikės, por dyshoj edhe te ato tė maqedonishtes. Nėse si kanė ditur shokėt e mi tė klasės, ku janė ata tė Zajazit, Garanės, Tuhinit apo tė Jagollit?! Unė vet e di se disa prej shokėve tė klasės kanė qenė ndoshta mė tė mirė se unė, por edhe prej shkollave tė tjera, nėse nuk ka pasur mė tė mirė kanė qenė tė rangut tim. Ndoshta profesorėt maqedonė duan me njė lule tė shijohet aroma e “VĖLLAZĖRIM -BASHKIMIT” nė kėtė Jugosllavi Titoiste.

            Unė do tė jem rehat gjatė pushimeve tė verės dhe do tė pres shtatorin, por brenga e shokėve tė mi edhe mua do tė mė mundojė sa herė qė tė mė kujtohet lista e varur nė korridorin e gjimnazit tė qytetit. Do tė mė dhimbsen shokėt se gjatė pushimeve do tė duhej tė bėjnė dy punė; ato tė fushės dhe tė pėrgatiten pėr provimin pranues pėr njėrėn nga shkollat e mesme tė republikės apo edhe tė ndonjė republike tjetėr...

 

 

            10 .09.1964

            Zhubrinė

 

            Tash jam edhe mė i humbur se ditėn e provimit pranues. Nė klasė s’kam asnjė shok tė tetėvjeēares ku kam mėsuar, por as tė tetėvjeēareve tė tjera. Nė klasė jam unė i vetmi shqiptar. Ndihem si dhia ndėr dhen. Kujdestare tė klasės kemi profesoreshėn e gjeografisė, njė grua tė njė eprori ushtarak dhe janė nga dy kombe tė ndryshėm, kurse kujt feje i takojnė dinė ata vetė. Nė pamje dhe nė veshje ėshtė shik dhe shumė e bukur, elegante por nė sjellje dhe shpirt shumė e shėmtuar dhe katile dhe krejt atė shėmti dhe katilėllėk e tregon vetėm ndaj meje, se me tė tjerėt sillet shumė mirė. Unė nuk mėrzitem shumė, as qė ia vė veshin, pasi shumė shpejt do tė humbėm edhe unė si shokėt e mi. Si prej kėsaj shkolle ashtu edhe prej kėtij vendi tė nėmur. Edhe atje do tė jetė gjuha e huaj bile edhe mė huaj, mė e egėr dhe mė e zezė se kjo e profesoreshės sė gjeografisė, por kjo dhe tė tjerėt s’do tė munden tė kėnaqen me vuajtjet dhe maltretimet e mija...

 

            Pjesė nga libri "Ditari i njė tė humburi"