Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Djegia spontane e njeriut

Shkruan: Lynne NORTH

 Pėrktheu: Vladimir MARKU

       DJEGIA SPONTANE E NJERIUT

     DSN duket se shoqėrohet gjithmonė nga njė ekstazė ose shtangėsi e personit. Duket sikur viktima humbet menjėherė dėshirėn pėr tė jetuar. Nė asnjė rast nuk ėshtė vėnė re ndonjė pėrpjekje pėr t'i shpėtuar djegies. Viktimat duket se i nėnshtrohen fatit me tė nisur djegia. Ėshtė e qartė se kėtu ndodh diēka qė ėshtė tej njė zjarri normal. Pavarėsisht nga ngjashmėritė, secili rast ka karakteristikat e veta unike, si tė jetė vendosur tė shmangė shpjegimet e plota. Ka raste vdekjesh nga djegia qė janė kaq tė ēuditshme sa qė i vetmi shpjegim i mundshėm ėshtė DSN.

 

 

            Historia njeh raste kur trupa njerėzor janė djegur vetiu me njė vrull tė tillė sa qė janė kthyer nė njė grumbull hiri brenda pak minutave. Megjithėse kjo dukuri ka ndodhur herė pas here pėr shekuj me radhė, nuk ka njė shpjegim tė plotė se si dhe pse ndodh kjo. Nė shek. 18 dhe 19, populli e shpjegonte kėtė Djegie Spontane tė Njeriut (DSN) si njė formė shpagimi ose hakmarrjeje hyjnore.

          Shumė kėrkime tė sotme pėrpiqen ta hedhin poshtė idenė e ekzistencės sė kėsaj dukurie, e cila, nė fakt, nuk ndodh dhe aq rrallė sa duan tė thonė disa. Rastet qė dėshmohen nga doktorėt dhe patologėt vijnė duke u shtuar dhe do tė kishte shumė mė tepėr raste tė dėshmuara, nė qoftė se nuk do tė ekzistonte ngurrimi se mos bėhen qesharakė nga kolegėt profesionistė. Nė asnjė rast DSN-tė nuk janė tė ngjashėm me njėri tjetrin dhe, megjithatė, ato kanė disa veēori tė pėrbashkėta.

 

            1. Shpejtėsia e goditjes

 

            Viktimat e DSN shpesh janė parė tė gjallė pak para ēastit qė ata janė pėrfshirė nga njė zjarr i pabesueshėm; njė zjarr qė digjet me njė shpejtėsi tė tillė dhe qė shoqėrohet shpesh me tym tė zi dhjami, qė duket qė shėrben si lėndė djegėse dhe qė nuk mund tė shuhet me ujė.

 

            2. Intensiteti

 

            Trupi i njeriut nuk digjet lehtė, sidomos njė trup i gjallė. Njerėz qė vdesin nė zjarr shpesh vuajnė vetėm djegie tė pjesshme. Madje edhe nė kushte djegieje shfarosėse skeleti mbetet pa u djegur. Kėshtu, p.sh., krematoriumet pėrdorin njė temperaturė prej 2500 gradė Fahrenhait ose mė shumė pėr tre deri katėr orė dhe kockat pėrsėri mbeten pa u djegur. Pėr 12 orė djegie nė temperaturėn 3000 gradė Fahrenhait kockat nuk zhduken plotėsisht. Si shpjegohet atėherė qė trupi transformohet nė njė grumbull hiri brenda pak minutave nga DSN?

 

            3. Zgjedhshmėria

 

            Nė rastin e DSN, shpesh ekstremitetet e trupit, duart ose kėmbėt, mbeten tė paprekura. Ka raste kur trupi ėshtė djegur duke u transformuar nė hi dhe rrobat nuk kanė pėsuar asgjė. Janė gjetur trupa tė karbonizuar mbi karrige ose shtretėr tė pa dėmtuar.

 

            4. Efekti psikologjik

 

            DSN duket se shoqėrohet gjithmonė nga njė ekstazė ose shtangėsi e personit. Duket sikur viktima humbet menjėherė dėshirėn pėr tė jetuar. Nė asnjė rast nuk ėshtė vėnė re ndonjė pėrpjekje pėr t'i shpėtuar djegies. Viktimat duket se i nėnshtrohen fatit me tė nisur djegia. Ėshtė e qartė se kėtu ndodh diēka qė ėshtė tej njė zjarri normal. Pavarėsisht nga ngjashmėritė, secili rast ka karakteristikat e veta unike, si tė jetė vendosur tė shmangė shpjegimet e plota. Ka raste vdekjesh nga djegia qė janė kaq tė ēuditshme sa qė i vetmi shpjegim i mundshėm ėshtė DSN. Nga ana tjetėr, akoma nuk njihet ndonjė mėnyrė me anėn e tė cilit trupi i njeriut mund tė gjenerojė nxehtėsi tė pabesueshme tė nevojshme pėr t'u reduktuar nė hi. Gjithashtu, nė qoftė se njė temperaturė e tillė do tė ishte e mundshme, nuk ėshtė logjike qė materialet rrethues mbeten tė paprekur. Sidoqoftė, mister mund tė mbetet edhe fakti se pas nisjes sė zjarrit, ē'gjė e mban atė (zjarrin) tė gjallė. Disa sugjerojnė rrymat e ajrit nga vatrat e zjarrit, po atėherė si shpjegohet qė nuk digjen edhe rrobat?

          Doktorėt e shekujve tė kaluar nuk e kishin aspak problem tė pranonin DSN, ndonėse nė shumicėn e rasteve ata ja atribuonin kėtė tymosjes dhe pirjes sė tepruar. Kjo pikėpamje ishte shumė popullore me rritjen e lėvizjes kundėr duhanit dhe pijeve. Referenca tė DSN mund tė gjeni nė vepra tė Marryat, Zolas, De Kuincit, Melviles dhe Dikensit. Nė librin e Dikensit "Shtėpia e Ftohtė", koprraci Kruk pėson kėtė djegie makabre. Ashtu si edhe me shkrimtarėt e tjerė, Dikensi e bazoi veprėn e tij mbi njė rast tė famshėm. Rastin konkret Dikensi e kishte ndeshur gjatė periudhės kur kishte punuar si reporter, 20 vjet mė parė.

          Megjithėse teoria e alkoolit ishte shumė popullore, ajo gjithashtu nuk ka shumė tė ngjarė (fatmirėsisht!). Edhe trupat e lyer me alkool do tė digjeshin vetėm derisa tė mos ishte mbaruar alkooli. Livingston Gearhart i SHBA ka sugjeruar se DSN shpesh korrespondon me rritje tė intensitetit tė fushės magnetike tė Tokės. Dihet shumė pak mbi efektet qė ushtrojnė ndryshimet magnetike nė trupin e njeriut. Sidoqoftė, studimi i Gerhart ka ēuar nė sugjerimin se zjarri i pazakontė i gjeneruar gjatė DSN mund tė jetė ndonjė lloj shpėrbėrjeje molekulare ose kimike tė trupit tė njeriut. Kjo ide mund tė ketė tė vėrteta pėrderisa djegia spontane nė natyrė pranohet si njė dukuri natyrore. Njihet rasti i djegies spontane tė mullarėve tė barit pėr shkak tė fermentimit qė ndodh nga lagėshtia brenda mullarit. Nė brendėsi zhvillohen baktere qė pėr shkak tė fermentimit ngrenė temperaturėn. Nė qoftė se kjo temperaturė nuk del jashtė atėherė mullari tejnxehet, oksidohet dhe merr zjarr. Po kėshtu ndodh me koēekėt, fabrikat e letrės dhe grumbujt e hekurishteve. Nė disa raste, edhe qymyri pluhur mund tė nxehet nga thithja e ajrit dhe mund tė marrė flakė nė mėnyrė spontane. Madje thuhet se edhe jashtėqitjet e zogjve e kanė kėtė veti dhe disa zjarre kishash i atribuohen ndezjes spontane tė grumbullimeve vjeēare tė kėtyre mbeturinave nė ēatinė e tyre. Edhe dheu mund tė digjet zakonisht pėr shkak tė substancave naftėmbajtėse nėn sipėrfaqe. Shkencėtarėt dhe doktorėt i pranojnė kėto forma tė djegies spontane, por refuzojnė tė njohin mundėsinė e DSN te njerėzit. Ata pranojnė qė jo tė gjitha rastet e djegies shpjegohen me shkaqe shkencore, por preferojnė nocionin e Djegies sė Mbinatyrshme. Nocioni i djegies spontane te njerėzit duket i pamundur.

          Nė qoftė se DSN ėshtė e mundur, pavarėsisht nga dyshimet shkencore, si mund tė ndodhė dhe, me tė nisur, ē'gjė e ushqen zjarrin?

          Djegia spontane nė natyrė nuk mund tė na ēojė nė njė shpjegim tė DSN te njerėzit. Nuk mund tė grumbullohen nė trupat njerėzore tė njėjtat baktere pėr tė prodhuar nxehtėsi tė mjaftueshme pėr tė nisur djegien. Gazi i zorrėve mund tė digjet, por pėr kėtė nevojitet oksigjen. Edhe kimikatet nė trupin e njeriut mund tė ndikojnė mbi gazin metan tė pranishėm, por edhe ky ka nevojė pėr oksigjen qė tė digjet. Nė qoftė se do tė ishte shkaktar metani, sasia shumė e madhe e tij te lopėt do tė bėnte qė tė kishim raste tė shpėrthimit tė lopėve. Por kjo dukuri nuk ka ndodhur kurrė.

          Disa thonė se DSN mund tė shpjegohet si njė aksident ose pakujdesi. P.sh., rrėzimi i njė reflektori ose rezistence, pirja e duhanit nė shtrat ose shkėndija qė dalin nga njė sobė ose vatėr zjarri. Por kėto shpjegime nuk na e zgjidhin dot misterin sepse, thjesht, nė raste tė tilla rrobat do tė digjeshin tė parat. Si shpjegim tjetėr i mundshėm ėshtė ofruar edhe rrufeja sferike. Kjo mbėshtetet nė teorinė se, nė disa rrethana, rrufeja sferike, qė ėshtė njė dukuri natyrore, mund tė manifestojė radiovale tė shkurtra energjie tė ngjashme me ato nė njė furrė me mikrovalė. Nė kėtė mėnyrė, sugjerohet se njė person qė ndodhet pranė rrufesė sferike ose vetėm pranė fushės sė frekuencės valore tė formuar nga njė rrufe e tillė, mund tė digjej pėr vdekje brenda rrobave tė veta ose edhe madje brenda lėkurės sė tij. Kjo teori ka diēka tė ngjashme me teorinė e "ndryshimit magnetik" tė Gearhart. Gearhart zbulon me studimin e tij se DSN koinēidon me njė rritje tė menjėhershme e tė papritur tė intensitetit magnetik nė fushėn e Tokės, krahasuar me ditė mė parė.

          Kėto teori e shpjegojnė gjerė e gjatė DSN, por asnjėra prej tyre nuk shpjegon se pse kjo dukuri ndodh kaq rrallė (fatmirėsisht) ose se pse zjarri, me tė nisur, mbetet aq i lokalizuar. Gjithashtu, megjithėse rrufeja sferike, po tė kapet, shpėrthen, ajo nuk jeton mė shumė se njė minutė, pra nuk ka se si tė ketė kėtė efekt shkatėrrues.

          Njė mundėsi tjetėr shpjegimi ėshtė ofruar nga policia. DSN, thonė ata, mund tė jetė rezultat i njė krimi. Kriminelėt e lyejnė viktimėn me benzinė dhe i vėnė flakėn. Dihen plot raste kur trupi i njeriut digjet pa i vėnė zjarrin dhomės. Megjithatė, nė rastet e DSN trupi duket se digjet nga brenda jashtė dhe jo e anasjelltė.

          Vetė patologėt bien dakord se, nė disa raste, trupi mund tė prodhojė gazra nga brenda qė mund tė digjen po t'i ekspozohen oksigjenit. Por sasia e nevojshme do tė ishte fatalisht toksike. Dhe po tė niste njė zjarr do tė digjeshin edhe rrobat.

          Shpjegimi mė i mundshėm sot duket se ėshtė Teoria e Qiririt. Djegia nėn vete (e brendshme, e fshehur) nė 500 gradė Celsius mund ta kthejė trupin e njeriut nė hi, nė qoftė se i lihet kohė e mjaftueshme. Sipas kėsaj teorie, trupi, me tu ndezur, fillon tė digjet. Dhe kjo ėshtė vėrtetuar. Trupi i njeriut ka shumė ujė, por njė nxehtėsi e mjaftueshme e nxjerr atė jashtė nė formėn e avullit. Kjo dėshmohet nga avulli qė ėshtė kondensuar nė dritaret e dhomės ku ka ndodhur njė dukuri e tillė. Me t'u tharė trupi, dhjami shkrin dhe ngjitet pas rrobave duke lozur rolin e njė fitili. Meqėnėse dhjami nuk digjet pastėr, mbi dyer dhe mure grumbullohet blozė. Sasia normale e oksigjenit nė ajėr ėshtė 21 %. Kjo pėrqindje zvogėlohet nė njė dhomė ku ka zjarr. Kur arrin 16 %, zjarri zbehet duke u djegur nėn vete. Nė qoftė se trupi nuk gjendet efekti i fitilit shkakton njė zjarr tė ngadalshėm nėn vete. Nė kėtė ēast, temperatura nė dhomė shpesh ngrihet gjė qė shpjegon nxehjen e fortė tė dorezave tė dyerve etj. Shtresa e nxehtė e gazit, prodhuar nga djegia nėn vete, zbret poshtė dhe shkrin artikuj plastikė. Gazetat dhe librat nuk ndikohen sepse ato digjen me temperatura mė tė larta. Djegia nėn vete vazhdon derisa mbaron dhjami i trupit ose oksigjeni nė dhomė. Gjymtyrėt nuk pėsojnė gjė sepse ato kanė mė pak dhjam.

          Shkencėtarėt duken tė kėnaqur me kėtė teori ndonėse ajo akoma nuk shpjegon se ē'gjė e shkakton zjarrin, qė duket se nis nga brenda. Ndoshta shpjegimi i vėrtetė nuk ndodhet nė sferėn e shkencės ose brenda kornizės sė planit vdekėsor, me aq sa e njohim ne.

 

            Nga libri  "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"