Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - DJERSITJA E TEPRUAR, ARMIKU QĖ MUND TA KTHEJMĖ NĖ MIK

Shkruan: Besarta BASHA 

www.shekulli.com.al

DJERSITJA E TEPRUAR, ARMIKU QĖ MUND TA KTHEJMĖ NĖ MIK

     Ka shuam faktorė qė mund tė ēojė nė djersitje tė tepruar. Qoftė edhe njė ngacmim emocional, njė frikė sado e vogėl, ethe apo edhe njė gėzim mund tė nxisė njė djersitje nė pjesė tė ndryshme tė trupit, nė duar, nė sqetulla. Kjo dukuri ka pasojat e veta negative dhe shpeshherė na bėn tė ndihemi tė bezdisur.

  

 

            Disa probleme janė me tė vėrtetė tė pakėndshme. Njė ngacmim emocional, njė frikė sado e vogėl apo edhe njė gėzim i shtuar mund tė shkaktojė atė qė asnjė nuk e ka me dėshirė, djersitjen. Ko e fundit bėhet shkak pėr probleme jo vetėm etike, por edhe psikologjike. Ėshtė vėrtetuar tashmė qė djersitja e tepruar pakėson kualitetin e jetės duke shkaktuar probleme si nė punė dhe nė shtėpi. Edhe pse disa njerėz vuajnė nga kjo, shumė pak prej tyre e trajtojnė si njė problem mjekėsor qė duhet tė gjejė zgjidhje. Njė bisedė me mjeken dermatologe, Brunilda Bardhi do tė mėsojmė disa aspekte tė djersitjes sė tepruar, nga se shkaktohet dhe cilat janė rrugėt si mund tė kurohet. Pėr krijimin djrsės ekzistojnė disa shkaqe, ashtu siē ka edhe plot mėnyra alternative pėr kurimin e kėtij problemi shėndetėsor. Nė thelb, mėsimi i kėtyre shkaktarėve na ēon edhe tek mėnyra e parandalimit tė kėtij problemi, nėse mund tė quhet i tillė. Kundrejt tė gjitha shkaqeve qė mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, stina e verės nė tė cilėn jemi aktualisht na bėn ne mė tė predispozuar pėr tė djersitur. Por ka persona tek tė cilėt ky problem shėndetėsor kthehet nė njė makth tė vėrtetė. Aq mė tepėr kur as deodoranti nuk bėn mė efekt. Por, nėse doni tė harroni deodorantėt gjatė gjithė verės shkenca na ofron zgjidhje tė shumėllojshme, qė nga mjekimet lokale e deri tek trajtimi me Botox dhe kirurgji. Mjafton tė zgjidhni metodėn mė pak tė dhimbshme dhe tė kushtueshme njėkohėsisht.

 

            Cilat janė arsyet qė ēojnė nė djersitje tė tepruar?

 

            Ka shuam faktorė qė mund tė ēojė nė djersitje tė tepruar. Qoftė edhe njė ngacmim emocional, njė frikė sado e vogėl, ethe apo edhe njė gėzim mund tė nxisė njė djersitje nė pjesė tė ndryshme tė trupit, nė duar, nė sqetulla. Kjo dukuri ka pasojat e veta negative dhe shpeshherė na bėn tė ndihemi tė bezdisur. Njė nga format primare tė djersės njihet nė gjuhėn mjekėsore edhe Hiperhidrosė emocionale. Ėshtė vėnė re njė prelevancė rreth 2.8 pėr qind nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės apo 7.8 milion individė. Rreth gjysma e kėsaj popullate kanė djersitje nė sqetull dhe vetėm rreth 38 pėr qind e kėtyre individėve konsultohen pėr kėtė problem me mjekun. Mund tė themi qė e njėjta situatė ėshtė pak a shumė edhe nė vendin tonė.

 

            Kur mund tė themi se njė person vuan nga kjo simptomė?

 

            Sė pari duhet tė shpjegojmė ēfarė ėshtė djersitja e shtuar dhe rastin kur ai mund tė pėrbėjė njė problem. Djersitja e tepruar apo hiperhidrosa ireferohet njė funksioni tė shtuar apo tepruar tė gjėndrave ekrine duke ēuar nė njė sasi tė papėrshtatshme tė djersitjes. Duhet dalluar nėse kjo lloj djersitje ėshtė primare apo me origjinė tė panjohur apo dytėsore, si rrjedhojė e disa sėmundjeve qė kanė lidhje me djersitjen. Nė studime klinike nėse njė njeri nė gjendje tė qetė djersin mė tepėr se 20mg/minutė nė palmat e duarve dhe nė sqetull mė tepėr se 50 mg/minutė, atėherė ajo quhet jonormale. Kjo lloj djersitje zakonisht fillon nė pubertet, por mund tė fillojė dhe mė parė. Problemi pėrmirėsohet me kalimin e kohės dhe zakonisht nė moshėn e mesme vjen duke u pakėsuar deri nė moshat e vjetra.

 

 

            Djersa lind me ne apo zhvillohet me kalimin e kohės?

 

            Gjendrat apokrine zhvillohen qė nė jetėn embrionale rreth muajit tė katėrt tė jetės fetale. Nė embrion ato janė prezentė nė gjithė sipėrfaqen e trupit, kurse pas lindjes ato zhduken. Mė vonė ato janė gjendur nė sqetull, nė regjionin anogenital, umbilikal dhe nė papilat e gjoksit. Ndryshimet hormonale nė pubertet stimulojnė kėto gjėndra, tė cilat rriten nė numėr dhe punojnė nė mėnyrė mė aktive. Kėto gjėndra derdhen dhe boshatisen nė flokun terminal. Nėpėrmjet stimulimit kėto gjėndra prodhojnė njė fluid opak,viskoz, me ngjyrė tė verdhė nė tė bardhė i cili me anė tė disa mekanizmave shtyhet deri nė sipėrfaqen e lėkurės. Materiali ėshtė steril dhe pa erė, por dekompozimi bakterial nė sipėrfaqe tė lėkurės bėn qė tė penetrojė dhe trupi tė lėshojė njė erė. Kėto gjėndra nuk kanė njė funksion tė qartė tek njerėzit, por tek kafshėt ėshtė parė qė gjėndrat apokrine pėrmbajnė feromone tė fuqishme dhe sinjale tė tjera kimike, tė cilat u ēojnė mesazhe anėtarėve tė njėjtė tė njė lloji. Njė pėrdorim tipik i feromoneve ėshtė dhe tėrheqja seksuale dhe kufijtė territorialė. Nuhatja, pėr shembull nga aroma, bėn qė nėna tė njohė fėmijėn e vet dhe e kundėrta.

 

            Mund tė na thoni rolin qė kanė gjėndrat e djersės nė lėkurė?

 

            Gjėndrat ekrine apo apokrine tė djersės kanė strukturė komplet tė ndryshme, mekanizma tė sekretimit, funksionit dhe shpėrndarjes. Asnjė organizėm tjetėr nuk ka njė mekanizėm kaq mirė tė adaptimit pėr kontrollimin e temperaturės dhe mbajtjen e lėkurės se hidratuar. Gjėndrat ekrine ndodhen rreth 600 tė tilla pėr ēdo centimetėr katrorė nė palmat e duarve, shputa dhe nė ballė, pra njė pėrqendrim mė tė madh nė kėto zona, kurse nė tė ndenjura rreth 60/cm2. Numri total i kėtyre gjėndrave shkon nga 2 deri nė 4 milionė. Nė kushte maksimale pėr shembull trupi i njeriut sekreton tre liter pėr tre orė dhe 10 litra nė ditė tė gjėndrave ekrine. Djersa nga kėto gjėndra ėshtė e pastėr, nuk vjen erė. Kėto gjėndra janė tė veēanta dhe nuk kanė lidhje me folikulin e flokut, janė nė formėn e njė spiraleje tė vogėl kur dalin nė sipėrfaqen e lėkurės. Sot djersitja e duarve dhe shputave nuk tė ofron avantazh. Po ashtu, dhe djersitja nė sqetull, e cila gjithashtu lehtėson shpėrndarjen e feromoneve. Alkooli dhe njė numėr medikamentesh sekretohen nė djersė. Nxehtėsia, stresi emocional stimulon sekretimin ekrin pėrmes disa mekanizmave sympatik ku nxiten fibrat sudomotore.

 

            Si tė trajtojmė djersėn nė sqetulla, duar dhe kėmbė

 

            Ashtu siē ka njė sėrė shkaqesh me tė cilat mund tė shpjegohet krijimi i kėsaj dukurie nė dukje shqetėsuese, por tė rėndėsishme pėr organizmin e njeriut, ka edhe njė sėrė mėnyrash pėr kurimin e tij. Mjekja dermatologe Bardhi shpjegon disa prej tyre. Mjekimi me kripėrat e aluminiumit ėshtė njė lloj mjekimi lokal, i cili ėshtė mė efikas nė pjesėn e sqetullave. “Ndėrsa pėrqendrime tė ulta ndodhen nė tė gjithė antiperspirantėt, tek ata qė djersijnė duhen pėrqendrime mė tė larta. Solucione standarte si Drysol (20% sol) mund t’i gjeni, por me formulime me bazė ujore apo alkooli. Duke qenė se alkooli avullon mė shpejt, por ėshtė mė irritues, 10 pėr qind ėshtė e vlefshme si pėrqėndrim”, shpjegon mjekja Bardhi. Njė tjetėr mjekim lokal ėshtė ai qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Iontoforeza. Kėtė proces, dermatologia Bardhi e shpjegon si njė ‘korent’ tė dobėt i cili pėrdoret direkt nė njė banjė me ujė tė pėrzgjedhur posaēėrisht pėr tė trajtuar duart dhe kėmbėt. Sipas mjekes, kėto zona janė mė tė vėshtira pėr t’u trajtuar me kėtė mjekim. Por, ajo shprehet me siguri qė njė trajtim i tillė ėshtė i sigurt dhe efektiv qė prej vitit 1968.

 

            Botox... jo vetėm pėr rrudhat

 

            Metoda shumė e njohur dhe e pėrhapur sė fundmi nė disa fusha, gjen aktualisht zbatim edhe nė mjekimin e djersės sė tepruar. Botox-i njihet si trajtimi mė efektiv dhe mė i pėrdorshėm pėr tė gjitha format e hiperhidrozės sė lokalizuar. “Injektimi i Botoksit frenon prodhimin e Acetil kolinės pėr njė periudhė disa mujore. Evidencat e mara nga trajtimi me Botoks kanė treguar njė efektivitet dhe kėnaqėsi tė pacientėve”, sqaron Brunilda Bardhi, mjeke nė poliklinikėn qendrore nė kryeqytet. Por, edhe kjo metodė ka dizavantazhet e veta. Pėr tė pasur efektivitet tė plotė, Botox-i duhet pėrdorur pėr rreth gjashtė muaj pėr palmat dhe shputat dhe deri nė njė vit pėr sqetullat. Injeksionet nė sqetulla janė tė thjeshta dhe qė tolerohen mirė edhe pėr sa i pėrket dhimbjes qė mund tė shoqėrojė procesin. Trajtimi kirurgjikal ėshtė edhe alternativa e fundit pėr eliminimin pėrfundimtar tė djersės. Por, pėr kėtė mjekja dermatologe pėrcakton qartė qė pėrpara se tė aplikojmė kėto metoda, si pėr Botox-in dhe pėr trajtimin kirurgjikal, duhet tė bėjmė mė parė testi qė nė gjuhėn mjekėsore njihet me emrin ‘starch-jodin’. Me anė tė kėtij tė fundit pėrcaktohet zona ku djersin mė tepėr duke bėrė njė heqje epileptikale. Por, ashtu si Botox-i, edhe kjo metodė ka disavantazhin e saj. Risku i kirurgjisė ėshtė infektimi apo vonesa nė shėrimin e plagės. “Pėr sa u pėrket rezultateve, ato janė tė krahasueshme me Botox-in, por ekziston risku i njė anhidroze si pasojė e njė denervimi qė bėhet nga heqja”, shpjegon Bardhi. Tė mos pasurit e mundėsisė sė hidratimit tė trupit, ėshtė njė efekt negativ qė mund tė lėrė si pasojė trajtimi me kirurgji i djersitjes sė tepruar.

 

            Pse duhet tė djersitemi...

 

            Djersitja gjatė verės ėshtė e domosdoshme pėr tė ftohur trupin, ndėrsa disa hulumtime kanė treguar se parandalimi i djersitjes gjatė verės, duke pėrdorur antiperspirantė dhe pajisje tė klimatizimit mund tė ketė efekte negative nė shėndet. Djersitja ėshtė forma mė e shpejtė e lirimit tė trupit nga toksinat. Me djersitjen sekretohen lėndėt e dėmshme, siē janė alkooli, kolesteroli dhe kripa, dhe pėrmirėsohet shėndeti kardiovaskular, sepse zemra nėn ndikim tė ngrohjes sė trupit punon nė mėnyrė tė forcuar pėr tė pėrmirėsuar qarkullimin. Djersitja po ashtu mund tė ngadalėsojė plakjen e lėkurės. Ajo hap poret, ēka pėrmirėson pėrbėrjen dhe pamjen e lėkurės. Djersitja ėshtė e shkėlqyer pėr dobėsim. Nė njė orė djersitje mund tė shpenzohen deri nė 300 kalori. Gjithashtu, djersitja redukton nivelin e stresit.