.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Dollia e shpirtėrave tė shitur...

Shkruan: Agron JASHARI -ADONISS

  DOLLIA E SHPIRTĖRAVE TĖ SHITUR…

 

       Nė njėrin nga librat e shenjtė thuhet: ,,Ai qė vret njė njėri tė pafajshėm, ėshtė njėsoj si ta vras tėrė njerėzimin,,. Me zė tė pėrvajshėm, me dhembje nė shpirt pėr vrasjet e njerėzve tė pafajshėm, drejtojė duart nga qielli dhe i lutem tė madhit Zot tė mė jap fuqi kundėr atyre qė shpirtin kanė shitur tek e keqja, tė mė jap kurajo qė ta mposht tė keqėn dhe qė t’i bėj shqiptarėt dhe tėrė njerėzimin qė tė mos e shohin tė pafajshmin si fajtor !!!

          

 

       " Ai njėri qė ka njė shpirt tė butė e nuk di se si mposhtet e keqja, ai mposhtet dhe venitet prej saj"

H.BALZAK

 

 

            Duke shfletuar literaturė, dikur kisha hasur ne njė konstatim te sjellur nga hulumtime, analiza e teste tė gjata psikologjike. Aty thuhej : ,,sipas konstatimeve te ardhura nga hulumtime, del se gėzimet dhe kėnaqėsitė mė tė mėdha, mė tė thella dhe mė me zjarr tek njeriu shkaktohen nga dhembjet, fatkeqėsitė dhe tragjeditė e atyre qė i urrejmė,,. Mė besoni pėr njė moment mė erdhi turp qė i takoj racės njerėzore, nuk kishte vend nė mendjen time pėr ta pranuar se lindja e fėmijės, shėrimi nga sėmundja e rėnd e njė te dashuri apo lidhja e kurorės me femrėn e zemrės e kanė gėzimin mė tė zbehtė sesa pėrulja, lėndimi apo vdekja kur i  shkaktojmė njė krijese tė ngjashme me ne.

 

            Mes hutisė psikike dhe ēorientimit emocional pyes vetėn sa gėzim ka shkaktuar vrasja e ish ushtarit, tek vrasėsit e tij? Ish ushtari ishte i hijshėm nga pamja, ai kishte qenė mes flakėve tė luftės kur shumė kush moshatar tė tij bėnin plazh nė bregdet, ai rridhte nga njė familje me tradita patriotike,  prandaj besoj se duhen tė kenė qenė tė shumta dollitė qė janė ngritur dhe defet qė janė rrahur nga ekstaza pėr vdekjen e tij.

 

            Le t’i duket pėrrallė tėrė botės kjo qė po e them por nėse kėta njerėz edhe do mund t’i shpėtojnė ligjeve njerėzore, do tė jenė ligjet e pandryshueshme dhe perfekte Hyjnore qė do ta ngrijnė nė buzė buzėqeshjen e atyre qė e vranė ish ushtarin, ashtu si qė do ta transformojė  nė vajė dėnesje, buzėqeshjen cinike tė atyre qė e bėnė qė tė futet nė dhe  trupi i njomė  i studentit dhe babait te tij.

 

 

 

            Nė emėr tė njė krenarie rebele, nė emėr tė njė patriotizmi tė rremė, nė emėr tė njė drejtėsie tė Zotit, njerėz qė vuajnė nga mania e hakmarrjes dhe paraliza e shpirtit nuk zgjedhin as kohė, as hapėsirė, as rrethanė pėr tė plotėsuar orekset e shfrenuara shtazarake qė mė pas diku nė gjysmė errėsirėn e dhomės fshehtas botės dhe tė rrethuar nga djajtė e tyre bashkėpunėtor, tė bindur se nuk janė askushi dhe nuk kanė asnjė vlerė, t’i drejtohen njė pasqyre tė thyer pėr t’i thėnė vetės: “sa i madh je”, pa mundur ta mashtrojnė thelle brendinė e tyre qė e dinė mirė se ata janė njė hiq qė nė rrugėn e ndershme nuk kanė mundur tė arrijnė asgjė.

 

            Vrasėsit e ish ushtarit dhe te studentit e babait te tij, nuk kanė ardhur nga ferri, ata nuk janė hije qė zhduken nė agun e mėngjesit, janė njerėz si nė qė jetojnė mes nesh. Ata nuk ndjejnė as dashuri as mėshirė dhe as dhembje pėr tronditjet dhe vuajtjet qė na shkaktojnė. Prandaj e kemi detyrė qė secili nga nė qė mund tė ndihmojė qė tė frenohen kėta shpirtra tė shitur tek e keqja, ta bėjnė kėtė, sepse mė e madhja mėshirė pėr tė pamėshirshmit ėshtė tė jemi tė pamėshirshėm ndaj tyre. Ata po na dėmtojnė tė gjithėve, ata po mbjellin tek fėmijėt tanė ndjenjėn e mė tė fortit, ndjenjėn e hakmarrjes dhe vetėgjyqėsisė, ata po mundohen tė na kthejnė mbrapa, ne terrin dhe mjegullėn nga e cila po  mundohemi tė dalim.

 

            Vrasėsit janė tė njėjtė, janė tė gatur prej njė brumi, mund  t’i fusim nė njė thes, qofshin ata sa do larg njeri tjetrit, njihen apo s’njihen ne mes vete ata pėrsėri janė tė bashkuar sepse i  bashkon krimi, qė tė dy kanė duart e lyra mė gjak tė pafajshmish,e tė vrarit e pafajshėm, janė bashkė, ata na thonė njė mesazh qė edhe tė verbėritė e shohin, edhe tė shurdhėt e dėgjojnė, mesazhin e tyre nuk e dėgjon vetėm shpirtrat e shitur se janė tė hutuar pas dollive e janė verbuar pas hyzmetit qė i bėjnė tė keqes !

 

            Nė njėrin nga librat e shenjtė thuhet: ,,Ai qė vret njė njėri tė pafajshėm, ėshtė njėsoj si ta vras tėrė njerėzimin,,. Me zė tė pėrvajshėm, me dhembje nė shpirt pėr vrasjet e njerėzve tė pafajshėm, drejtojė duart nga qielli dhe i lutem tė madhit Zot tė mė jap fuqi kundėr atyre qė shpirtin kanė shitur tek e keqja, tė mė jap kurajo qė ta mposht tė keqėn dhe qė t’i bėj shqiptarėt dhe tėrė njerėzimin qė tė mos e shohin tė pafajshmin si fajtor !!!