Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Drenusha Z. Hoxha

DRENUSHA ZAJMI - HOXHA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DRENUSHA ZAJMI - HOXHA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Drenusha Zajmi Hoxha u lind nė njė familje intelektuale nė Prizren, nė vitin 1970. Pasi kreu studimet nė Universitetin e Prishtinės, ku u diplomua pėr Drejtėsi, ajo kthehet pėr tė punuar nė qytetin e saj tė lindjes.

            Pėrveē profesionit tė saj , ajo ka qenė gjithmonė e apasionuar pas letėrsisė,ndėrsa mė vonė edhe publicistikės. E cilėsuar si njė nga zėrat mė bashkėkohor dhe tė guximshėm, ajo ka kolumnėn e saj nė gazetėn Koha Ditore, ku i rrah problemet shoqėrore me sarkazmin e saj tė njohur dhe humorin e hollė.

            Letėrsia e saj, e kultivuar nė disa zhanre ėshtė shpėrblyer shumė herė me ēmime prestigjioze, derisa autorja ka gjetur dhe mėnyrėn qė me anėn e tė shkruarit, ta tregojė  edhe anėn humane tė saj, duke i dhuruar mjetet e librit gjithmonė pėr kategori tė caktuara tė shoqėrisė.

 

            Veprat nga autorja:

 

            1.“ENGJĖJT VDESIN NDRYSHE” roman, botoi SHB ”Faik Konica” Prishtinė, 2009 (laureat i ēmimit “Hivzi Sylejmani” nga LSHK, pėr romanin mė tė mirė nė 2009)

            2.“KRROKAMAT” Shb “Uegen” roman, Tiranė, 2013 (laureat i ēmimit “Azem Shkreli” qė e ndan Ministria e Kulturės sė Kosovės, pėr romanin mė tė mirė nė 2013)

            3. “VISHE BOTĖN ME BUZĖQESHJE” libėr pėr fėmijė, botoi “Botimet KOHA” Prishtinė, 2011 (tė gjitha mjetet u dhuruan nė SOS fshatrat e Kosovės).

            4. “EKO LIBRUS DHE MISIONI PĖR SHPĖTIMIN E PLANETIT”, libėr pėr fėmijė, botoi “Botimet KOHA” Prishtinė, 2013 (tė gjitha mjetet u dhuruan nė organizatėn DSK – pėr fėmijėt e prekur nga sindroma Down).

            5. “THUAJ BOTĖS TĖ DUA”, libėr pėr fėmijė, botoi “Botimet KOHA” Prishtinė, 2015 (tė gjitha mjetet do tė dhurohen nė shoqatėn NFK- Ndihmė fėmijėve me kancer).

   

            Autorja ka tė pėrgatitur edhe njė dramė, pėrmbledhje poezish e dramė pėr fėmijė, tė cilat sė shpejti do tė jenė pranė lexuesit. Ėshtė autore edhe e shumė teksteve pėr kėngė.

            Jeton dhe vepron nė Prizren e Prishtinė. Tėrė krijimtarinė e saj ia dedikon familjes dhe qytetit tė lindjes.

 

 

 

 

ALFABETI

 

A-lbana e vogėl, si nxėnėse e mbarė,

B-ėnte ēmos shkronjat t’i mėsonte sa mė parė,

C-opė-copė bėhej, s’e zinte vendi vend,

Ē`-e do qė alfabetin nuk e mbante mend!

D-uhej sa mė parė pėrmendėsh ta mėsonte,

Dh-e para klasės si vjershė ta recitonte.

E-ndej nėpėr dhomė, mendonte me veti:

Ė-shtė paksa i gjatė dhe ky alfabeti.

F-akt qė gjuha shqipe ėshtė gjuhė e mirė,

G-abim qė alfabetin e ka pak tė vėshtirė!

Gj-uha mė xiglohet kur them shkronjėn - Rr,

H-iē s’na duhen dy, kur mjafton njė - R.

I-natosem shumė, skuqem nė fytyrė,

J-a qė shkronjėn Th e shqiptoj vėshtirė.

K-ot Ē-nė dhe Q-nė qė i krahasoj,

L-ėre qė janė tepėr, por dhe krejt njėsoj.

Ll-oj-lloj Xh-ja, Gj-ja, tė forta e tė buta,

M-end nuk mund t’i mbaj, u lodha, u kėputa!

N-donėse mundohem, nuk kuptoj asgjė,

Nj-ė N dhe J kemi, ē’na duhet shkronja Nj!

O-bo-bo, ē’mė duhet tė mėsoj tash prore,

P-aska kaq shkronja, zanore, bashkėtingėllore!

Q-ahej kėshtu Albana, paksa e mėrzitur,

R-adhė mė radhė shkronjat, duke i pėrsėritur,

Rr-egullisht duke i thėnė ato, rend e rend,

S-i padashur, tė gjitha i mbajti nė mend!

Sh-end e verė dukej Albana e gėzuar,

T-ridhjetėegjashtė shkronjat i kishte mėsuar.

Th-oshte e gėzuar, kėto shkronjat sa tė mira,

U-nė kot po mendoja se janė tė vėshtira!

V-rap shkoi nė shkollė, sikur fluturonte

X-ixa nga sytė gjithkah rrezatonte.

Xh-amat e dritareve tė hapura dridheshin,

Y-llka dhe fatosa rreth saj mblidheshin,

Z-ėri i saj i ėmbėl nė klasė kumbonte,

Zh-gjėndėrr iu bė ėndrra qė e dėshironte!

 

 

GRAVITETI

 

Toka sillet, toka sillet

Nuk e kuptoj, nuk e di

Se si pra njerėzit nė tė ecin

Hanė e pinė nė qetėsi.

Toka sillet, hėna sillet,

Nuk e di si ėshtė e mundur

Si qėndrojmė sikur tė ngjitur,

Pa u rrėzuar, as lėkundur.

Toka sillet, toka sillet,

Fluturon n’ajėr top i ri

Dhe nuk mbetet atje lart

Por bie poshtė ai pėrsėri.

Bota sillet, bota sillet,

Gjithė planetėt rrathė formojnė,

Mirėpo njerėzit nuk mėrziten

Me dy kėmbė nė tokė qėndrojnė.

Toka sillet pėrreth diellit.

Sillet rreth vetvetes, sillet

Herė ikė dielli, herė vjen dielli

Herė bie borė, herė toka mbillet.

Sillet, sillet universi

Dhe unė e di ku ėshtė sekreti:

Di pse nuk na merren mentė

Ne na mban fort graviteti. 

 

 

ME GJUHĖN E BOTĖS - TUNGJATJETA

 

Ne jemi fėmijė , jetės i kėndojmė

Mijėra pėrshėndetje ,botės i drejtojmė

Nuk jemi as shumicė, as minoritarė

Kemi pėr shtėpi, tė gjithė botėn mbarė

Jemi mė tė fortė se fuqitė e mėdha

Turqi pėrshėndetje, hej Merhaba!

Botėn si dritare, kulm qiellin e paskaj

Angli dhe Amerikė, Hello haj ,haj

Sa herė dielli qeshet, sa herė hėna del

Zemrat kemi afėr, Shalom Izrael !

Nė ēdo skaj tė globit gjendemi kudo

Pėrshėndetje Kina, Ni hou, ni hou, ni hou

Paqe pėrmbi luftėra, lule mbi barut

Puthje Rumani, hej Salut, salut

Asnjėri nė botė, mos t’vuajė nga uria

Jemi krejt tė njėjtė, Ēao, ēao Italia

Pse tė dallohemi nga ngjyr’ e fytyrės

Jemi bij tė diellit, bija tė natyrės

Zėrat e fėmijėve , ndjellin drejtėsi

Dora dorėn prek, Jasas nė Greqi

S’duam tė na ndajnė me kufi a mur

Vend ka pėr tė gjithė, Franca, Bon zhur!

Urrejtja e robėria , le tė marrin fund

Pėrqafim nė Egjipt, hej miq, Eh lun!

Epoka e dashurisė, me fėmijėt filloi

Puthje pėr Holandėn, Hoi, Hoi, Hoi

E ardhmja juaj jemi, na lejoni sot

Dashuri tė mbjellim, jo tym e lot!

Jeta ėshtė dhuratė , mė tė bukur s’ka

Tahiti pėrshėndetje, Ia ora na!

Zemra jonė e vogėl , ėshtė porsi oqean

Mban shumė dashuri, Salam, salam Iran

T’a shpėtojmė planetin , derisa shpresė ka

Tė bukura Filipine, hej Kumusta

Do jemi inxhinierė, mjekė edhe mėsues

Luftėtarė tė paqes, shpikės dhe zbulues

Do jemi astronomė, pilotė nė aeroplana

Do jemi biologė, Dumela Botsvana!

Do shkojmė nė hapėsirė me njėmijė raketa

Shqipėri, Kosovė, Tung pėr tungjatjeta!

Do ta ndryshojmė botėn, ta zhvillojmė mė tej

Spanja pėrshėndetje, Ola, ola, hej

Dashuri pėrcjellim nga dora nė dorė

Rreth e pėrqark globit, thurim njė kurorė.

 

 

THUAJ BOTĖS TĖ DUA

 

Ekziston njė shtėpi mbushur dashuri

Brenda ka plot ėndrra, pėrreth mrekulli.

Duket si pėrrallė rrėfyer nė shumė mėnyra

Edhe si pikturė, me plot tė bukura ngjyra.

Dritare horizontin, qiellin si ēati;

Lumenjtė porsi kroje, natyrė plot bukuri.

Yjet xixa- xixa, i shkėlqejnė nga lart,

Dielli i buzėqeshet me fytyrė tė artė.

Dete , oqeane, miliona gjallesa,

Ca tė rėndė si shkėmbi, sa tė lehtė si vesa.

Malet bukuroshe,majat me borė bardh’

Shtrihen rreth shtėpisė ngjitur porsi gardh.

Me ajėr tė pastėr, herė diell e herė borė,

Ėshtė dhuratė pėr njerėzit qė i ka banorė.

Por ata nganjėherė, fare nuk mendojnė,

Se shtėpinė e tyre ēdo ditė e shkatėrrojnė.

Hedhin mbeturina, djegin e prejnė pyje,

Plot tym ambienti, nuk shohim hėnė as yje!

Dhe harrojnė se tokėn nuk e trashėguam

Por nga nipėrit tanė pėr pak e huazuam.

Ndaj o Botė e madhe, sot merr njė porosi!

Trajtoje ndryshe vendin, qė ke si shtėpi.

Ruaje hapėsirėn, mbushe lule plot me fletė!

Kush sot mbjell njė pemė , ka nisur njė jetė!

Tė mos harrojmė kurrė e nė asnjė mėnyrė

Se natyra krijoi njeriun, e jo ai nėnėn natyrė.

Planeti ynė i dashur ėshtė vend me mundėsi plot

Ėndrrat pėr tė nesėrmen, duhet mbjellė sot.

Sepse nė kėtė shtėpi , o tė dashur fėmijė,

Jemi t’gjithė banorė tė saj, edhe unė edhe Ti!

Ndaj , ta ruajmė planetin, ai nuk ėshtė i huaj,

Ėshtė shtėpia jonė e dashur, ėshtė shtėpia juaj!

 

 

UNĖ  BESOJ  NĖ  TY                  

           

I dashur fėmijė, kudo qė tė jesh,

Tė jap dashuri nė pėllėmbėt e tua

Le tė t’i ndriēojė ajo si shkėndijė

Fjalėt qė t’i them: Beso Ti nė Mua!

 

Ngrite zėrin tėnd tė dėgjohet larg,

Ti meriton vėmendje, kujdes e dashuri

Le tė jetė i fuqishėm sa tė gjitha malet varg,

Ti je ardhmėria, Ti je njė Fėmijė!

 

Kurdo qė tė hasėsh nėpėr vėshtirėsi,

Flake trishtimin nga i bukuri sy;

Ēdo gjė tejkalohet me mend e dashuri

Ngrite kokėn lart: Unė besoj nė ty!

 

Kur ndjehesh i vetmuar, ti mos u frikėso!

Dielli e natyra do tė tė bėjnė shoqėri,

Merr librin mė tė dashur, kape dhe lexo

Ai tė jep vazhdueshėm dije e dashuri.

 

Mos lejo dėshpėrimi tė tė bėhet mik

Ti nuk je i vetėm, shokė jemi tė dy,

Jeta jote qoftė njė udhėtim fantastik,

Ti je si vetė bota : Unė besoj nė Ty!

 

I dashur fėmijė, dua ta mbash mend

Se edhe kur vitet, do tė rrjedhin lumė

S’ka rėndėsi kush je, ku jeton, nė ē’vend

Unė do tė tė dua pėrherė e mė shumė.

 

Jetėn pėrqafoje, mjafton si dėshirė,

Mos iu frikėso, shikoje drejt nė sy!

Hapi i parė gjithmonė, ėshtė pak i vėshtirė

Por ti do tė zotėrosh botėn: Unė besoj nė Ty!

 

 

BEBĖZAT NĖ VAJ

 

Si n’ amullinė e ėndrrave qė ti pėrflakin pėrtej shtatė deteve

U hodha nė vorbullėn e pėrrallave tė fėmijėrisė sime

Asnjėherė det i dėshirave s’mė kishte rrahur me tė gjitha valėt

As  piratė flokėgjatė as Posejdonė tė frikshėm

Vetėm qetėsi shurdhuese dhe dashuri pa skaj

Asnjė gjuhė e botės nuk do kishte fjalėt

Pėr bebėzat nė vaj.

 

Nėn shputat  lundronin  ishujt e dėshirave

Hidhshėm i lashė pa lamtumirė tė dhimbshme

Asnjėherė s’kisha sfiduar tė gjitha perėnditė e vdekshme

As sirenat joshėse as qiklopėt deri nė qiell

S’ kisha provuar kurrė, mrekullitė e mundimshme

Vetėm lotėt e humbur qė desha t’i mbaj

Nė bebėzat plot vaj. 

 

 

FLAKĖT 

 

Vras mendjen si do tė ishte dita ime e parė po qe se

Nuk do te isha unė mė…Unė…

As nuk do tė kish brenda meje thėrrmija t ‘shpirtit tė copėtuar

qė ka ulėritur nė vend tė zėrit….e pastaj ka vdekur

As buzė pėr tė buzėqeshur atėherė kur dhimbja nuk durohet

Thjesht, do tė isha dikush tjetėr…  diēka…mbase vetėm njė pjesė ajri

Me tė cilėn do tė frymosh ti sot, nesėr

Mund tė jem vetėm pjesė drite, qė depėrton lehtazi nga xhami yt i thyer

Dhe bie mbi kapakėt e tu pėr tė pushuar disa ēaste

Nuk dua tė kem gjymtyrė, as trajtė njeriu, kėshtu nuk mė deshe

As pjesė mozaiku qė formon dėshirat e tua

Por ėndrra jote po. Mė mendo sa herė digjesh nė flakėt e tua

Qė mua nuk mė prekin mė.  Jam pjesė e ferrit tėnd tė ėmbėl

Sa shumė e vras mendjen , se dashurinė e kam mbytur kaherė

Si do tė ishte dita ime e parė nėse nuk do tė isha mė Unė…

Jo Zot nuk e dua se, atėherė nuk do tė ishe mė as Ti. 

 

 

HIJET

Pushoj nė prehėr tė hijes sime, e cila mė mbėshtjell
Jam foshnje e saj , nė njė botė tė panjohur me
Plot silueta qė stėrlidhen nė njė, e ajo
...Vazhdon e shtrembėrohet ngadalė …nėpėr mjegull
ēdo gjė duket e frikshme, por s’mė tremb
Askush nuk mė pėrcjell nė rrugėtimin e humbur
Drejt asgjėje zgjat duart ,
e ndjej se mė dhemb, mė dhemb, por
Me duket thua se mund tė prek
Largėsitė e tmerrshme qė duan tė takohen,
tė preken, tė puthen
si asnjėherė tė ēmenden e tė dashurohen

Sėrish ndodh pamje e trishtė, e zbehtė, pa ngjyra
vetėm hije tjera sikur unė, pa ndjenja, pa shpirt, pa rrugė
Humbur nė muzgun ku edhe yjet ngriten pėrgjumshėm
Te dėnuara tė jetojnė nė pėrjetėsi
Nuk ndjehem ēuditshėm , jam pavullnetshėm njėsoj
Jetoj e vdekur e dje vdisja pėr tė jetuar
Dikur.... nė dimrin e ftohtė kur trupi mė dridhej
Nėn pelerinėn e ēmendurisė…… ,
Por tani, si sot, si dhe nesėr, si gjithmonė
Jam vetėm hije e trishtuar.

Dhe vazhdon ankth i lodhshėm, pjesė e pandarė
E njė vazhdimėsie tė dhembshme si ferr i amshueshėm
Por, nuk ndjej as forcė as lodhje,
pos ulėrimave te shpirtit mes buzėve qė nuk hapen
Nuk ndjehem pazakonshėm, veshur me kėtė mllef e qetėsi bashkė
Madje mund te qėndroj kėshtu me shekuj, e di
e zhytur nė njėtrajtshmėri , aq njėsoj, njėsoj
Nė ketė shkėmb jete, nėse kėshtu e quajnė sot tė qenurit
Jam hije....me sy tė hapur drejt tė vėrtetės sė vet
Pa dashuri o njerėz, pa dashuri.....

 

 

MUZEU I EMOCIONEVE

 

Hapėsirave ngjethėse parakaloj e heshtur

Nėpėr tunele tė pafund si labirinte tmerri

Shoh varur qėndrojnė si fytyra pa gojė

Si fotografi , ca fantazma tė ēoroditura , te frikshme

Me pamje te shtrembėruara qe shprehin

Emocione tė shumėllojshme sikur

Dalė  sėrish nga ferri.

 

Ndjej sy tė padukshėm, hapa tė largėt  

Koridoreve memece , vijnė zėra pa ngjyrė

Fluturojnė shpirtra tė dezorientuar

Gjetur papritmas me njė botė tė panjohur

nga ajo ku dikur pa shpirt kanė jetuar, krejt tjetėr

I vėshtroj e zbrazėt se tash nuk janė nė mua

dua ti prek, por ndjehem e pafuqishme

mė vjen pėrqafim i njohur derisa hap sytė

dhe shoh imazhin tim nė pasqyrė.