.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Antologji e poezisė moderne shqipe - Dritėro Agolli

DRITĖRO AGOLLI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, JETON KELMENDI, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

 

       Pėrgatiti: Jeton KELMENDI

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

DRITĖRO AGOLLI

 

 

 

 

 

 

            Hyrje

 

       

 

            Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės, njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhėDritėro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e rregullt, pėr "rreptėsinė" e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli krijoi poezinė e "un-it", pėrkundėr poezisė sė "ne-ve", qė shkruhej "pėr tė bashkuar masat".

            Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė dhe nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi natyrshėm vlerat tradizionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij.

            Nė prozėn e tij Agolli solli risi lo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė veta. Ata lanė sa tė ēuditshėm aq dhe tė zakonshėm, sa tragjikė aq edhe komikė, sa tė thjeshtė aq edhe madhėshtorė. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetėsore e bėjnė pėrgjithėsisht tėrė veprėn letrare tė Agollit sot pėr sot ndėr mė tė lexuarėn.

 

(www.letersia.fajtori.com)

 

 

 

KĖSAJ NATE ME HĖNĖ TĖ VJESHTĖS

 

Kėsaj nate me hėnė tė vjeshtės
Dola fushės tė bredh kuturu.
Retė shtohen me vrap pa reshtur,
Hėna duket aty-kėtu.
Porsi vetė mendimet e mia
Po me shtyhen ndėr mend mė shpesh
dhe pas tyre gjithnjė gjendesh ti
si kjo hėnė qė duket mes resh.
Hėna shpejt do tė zhduket dhe netėt
do tė mbeten pa tė, kurse ti
nė ėndėrrimet e mia pa jetė
perėndim s'do tė kesh kurrsesi.

 

 

 

MJEGULLI I DASHURISĖ

kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afėr ikja larg
pėr dreq mė trembte largėsia
dhe afėrsia behej ēark

as e kuptoja si tė desha
njė mjegull pus njė ēmenduri
si njė poet qė shkruan vjersha
dhe ndez njė shkrepse dhe i bėn hi

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e ēakėrdisur kuturu...
pėr dreq me trembte largėsia
dhe afėrsia gjithashtu

 

 

 

KUR TĖ JESH MĖRZITUR SHUMĖ

 

Kėtu s'do tė jem, do jem larguar;
Nėn tokė i tretur si tė tjerėt,
Nė kafenenė e preferuar
Nuk do mė shohin kamarierėt.

Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatė,
Mbi varrin tim do tė rrijė i heshtur
Njė qiparis si murg i ngratė.

Ti do trishtohesh atėherė,
Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė,
Dhe, kur nė xham tė fryje erė,
Do qash me erėn dalėngadalė.

Po kur tė jesh mėrzitur shumė.
Nė raft tė librave kėrkomė,
Atje i fshehur do tė jem unė,
Nė ndonjė varg a ndonjė shkronjė

Mjafton qeė librin pak ta heqėsh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshėsh,
Si njė blerim pas njė rrėkeje.

 

 

 

MĖ MIRĖ TĖ KUJTOSH TĖ BUKURĖN

 

Tė mori malli pėr mua njė ditė nė paqe?
Ah, lėre mallin e varfėr tė qetė!
Tė vjen nė mend nė qytet ajo kafč
Ku hynin artistė e poetė.

Ti kishe kėmbė tė bukura shumė
Nga kėmbėt e tua poetėt lajthitnin
S'do mend qė lajthitja dhe unė
Si gjithė ata qė tė pritnin

Vėrtet tė mori malli pėr mua
Mos eja!....Lėre mallin tė fjetur
Tani unė u plaka dhe kafet e vjetėra s'i dua mė
Pastaj as e di se nga kėmbėt e tua ē'ka mbetur...

 

 

 

MOS MA KUJTO


E shkuara ka ēaste dhe orė tė hidhura, mos ma kujto
pėr shembull, mė pe me duar tė lidhura, mos ma kujto!

Pėr shembull mė pe nė rrugė tė pirė, mos ma kujto,
Tė pirė e tė humbur, tė sharė e tė grirė, mos ma kujto!

Pėr shembull mė rrahėn dy-tre vagabondė, mos ma kujto,
Tek shihja njė grerėz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Pėr shembull pėsova diku njė disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'mė zinte me ditė e me natė, mos ma kujto!

Pėr shembull mė pe duke ecur e qarė, mos ma kujto,
Mbėshtetur pas murit me zemėr tė vrarė, mos ma kujto!

Pėr shembull mė pe duke ngrėnė e gėnjyer, mos ma kujto,
Tė prishur, tė shthurur, tė rėnė e tė thyer, mos ma kujto!

Pėr shembull nė shtrat s'u bėra pėr burrė, mos ma kujto,
I turpshėm i drodha si qengj nen lėkurė, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe ēaste tė hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen tė thirrura, mos ma kujto!

 

 

 

ĖNDRRA TĖ TURPSHME

 

Njeriu sheh ėndrra tė tmerrshme nė gjumė,
Po sheh dhe ėndrra tė turpshme vetmuar nė dhomė,
Tė tmerrshmet durohen mė shumė
Tė turpshmet vėrtet tė tmerrojnė.

Dhe zgjohesh sikur po mbytesh nė lumė,
Nė lumė tė ndytė me gjėra gjirizi e blozė,
Ky turp ka qenė veē turpi i njė ėndrre nė gjumė,
Megjithatė ta fshish nga ndėrgjegja s'ke forcė.
Tė mbetet njė shenjėz turpi, njė gjumė.

 

 

I PĖRNDJEKURI I DASHURISĖ

 

Unė jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qė ti mė ke vėnė
Po ēudi as qelia s'mė mbyt
Dhe s'mė mbyt as dritarja e zezė

Kur ti prangat m'i hodhe nė mish
Unė i putha duart e tua
Ėshtė rast i pashembullt ta dish
Qė xhelatin ta puth a ta dua

I pėrndjekuri yt erotik
I pėrndjekur tė mbetet gjithmonė
Erotim i mirė a i lig
Hidhmi duart nė fyt, torturomė

Ky burgim sa do zgjasė s'e di
I pėrjetshėm do kisha dėshirė
Veē ti eja mė shih nė qeli
Tė pėrndjekurit tėnd i vjen mirė.

  

 

 

KUR NJĖ MĖNGJES

 

Do tė jetė mėngjes e unė do tė vi patjetėr.
Mbi xhaketėn time do tė kenė rėnė petale
Nga lulet e kumbullės sė vjetėr,
Nga lulet e thanės sė tharėt.

Ahere ti s'do tė jesh zgjuar akoma.
Unė do tė them emrin tėnd nė xhame
Dhe do tė vėrshėllej tė dashurėn kėngėn tonė:
"Ti ēele herėt, moj bajame!"

Do vėrshėllej ngadalė-ngadalė
E s'do prish gjumin tėnd tė bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet nė sup njė flutur...

E, kur sytė tė hapėsh, do tė shohėsh
Romantikun e pėrjetshėm nė xhame
Dhe kėngėn e dashur do njohėsh:
"Ti ēele herėt, moj bajame!"

 

 

 

TRISHTIMI

 

Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur
Pėr lajkatarėt, pėr rrenacakėt e smirėzinjtė
Qė shtireshin engjėj tė dashur.

Ku vete s'e di , veē s'dua tė kthehem
Sėrish mė nė rrenat e jetės
Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės.

 

 

 

SHIU I MARRĖ

 

Dikur na bridhte qiejve njė shi,
Qė veē poetėt ēmendte po t'i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerėzi,
Poetėt u lajthitėn pas njė nate.

Filluan tė kopjonin veē njė varg,
Tė kishin tė pėrbashkėt veē njė metaforė,
Pėr shembull: "Jam Homeri, jam bust nė park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorė.

Jam rrugė vetėtimash e rrufč,
Jam dhe kostelacion nė qiell,
Jam rrap me rrėnjėt pleksur nėpėr dhe,
Jam udhėtar qė kam nė sup njė diell…"

Po nga ky shi s'u lag veē njė poet,
Se ishte fshehur nė njė pyll tė dendur,
Poetėt e lajthitur nė qytet
E qeshnin dhe i thoshin: "Je i ēmendur!"

Dhe u mėrzit poeti nė vetmi,
Se talleshin tė ēmendurit, poetėt,
Dhe luste zotin qė tė binte prapė ky shi,
Qė dhe ai tė ēmendej si tė tjerėt.