.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Duhani shkatėrron shėndetin dhe zbraz xhepin

Shkruan: Arif ALIU

            DUHANI SHKATĖRRON SHĖNDETIN DHE ZBRAZ XHEPIN

 

           Duhani pos qė ėshtė njėri nga shkatėrruesit mė tė mėdhenj tė shėndetit tonė, ėshtė padyshim edhe zbrazėsi mė i madh i xhepave tanė. Shkenca bashkėkohore konstaton se sikur 2/3 e mjeteve qė harxhohen nė botė pėr duhan tė pėrdoreshin pėr shėndetėsi, do tė plotėsoheshin nevojat shėndetėsore pėr ēdo njeri nė mbarė rruzullin tokėsor.

         

 

            Pirja e duhanit ėshtė, padyshim, njėra nga dukuritė mė tė rrezikshme pėr shėndetin e njeriut dhe nga mė tė dėmshmit pėr xhepin e tij. Mirėpo, kjo dukuri, ēuditėrisht, ėshtė mė sė tepėrmi e pėrhapur nė masat e gjėra popullore dhe e rrėnjosur nė tė gjitha shtresat e shoqėrisė bashkėkohore.

            Shprehemi kėshtu pa konsideratė pėr duhanin, meqė prapa kėsaj qė themi qėndron argumenti shkencor se asnjė e mirė nuk vjen prej tij, nė tė njėjtėn kohė kur prej tij burojnė njė varg tė kėqijash tė mundshme.

            Nė radhė tė parė duhani ėshtė tejet i rrezikshėm, madje i rrezikshėm deri nė vdekje, meqė mund tė shkaktoj sėmundje qė njeriun e shpiejnė deri nė vdekje. Sė kėndejmi, nėse ka nė botė gjėra qė do tė duhej tė ishin tė ndaluara, duhani patjetėr do tė duhej tė ishte njėra nga to.

            Pirja e duhanit e ēon nė shkatėrrim duhanxhiun, kurse duhanxhinjtė e ēojnė nė shkatėrrim njėri-tjetrin dhe tė tjerėt pranė. Po tė kėrkonim nga arsyeja e shėndosh tė na i numėronte tė mira qė do tė mund tė ofronte duhani, do tė mbeteshim pa to; thjesht: nuk ka asnjė tė mirė qė buron prej tij. Thuhet se shton dhe rrit koncentrimin mendor; pėrkundrazi, e zvogėlon fuqinė e tij. Thuhet se ndihmon nė qetėsimin e nervave; pėrkundrazi, i shkatėrron edhe mė zi. Thuhet se ndihmon tė zėsh shokė; pėrkundrazi, nuk tė ndihmon tė zėsh shok, por edhe nėse  e zė ndonjė nėpėrmjet tij, kėta janė pa dyshim, shokė tė sė keqes dhe shokė tė kėqij... Ndėrsa nga tė kėqijat prej tij burojnė, mund tė numėrojmė plot: ngulfat frymėmarrjen; thanė fytin; pakėson oksigjenin nė gjak; shton nikotinėn dhe monoksidkarbonin; turbullon mendjen; zvogėlon koncentrimin; e helmon ambientin ku rrimė; i shkakton aromė tė rėndė gojės sė duhanxhiut dhe pėrgjithėsisht trupit tė tij e tė atyre pranė tij; e tė tjera.

            Duhani ėshtė narkotik: nėse tė bėhet shprehi, bėhesh i varur prej tij. Ai ėshtė helm i rrezikshėm qė pengon fillimin fitimin e afėr 15% tė hemoglobinės sė pėrgjithshme, lėndė kryesore pėr formimin e rruazave tė kuqe tė gjakut. Ai nxit sėmundjen e kancerit tė buzėve, tė gojės, gabzherrit, mushkėrive. Nxit nė vazhdimėsi kalljen kronike tė hundės, gojės, fytit, laringut, mushkėrive. Kjo shkakton vėshtirėsimin e frymimit, shkakton kollitje, dobėson kondicionin fizik, shkakton lodhje... Sakaq, kur njeriu bėhet i varur prej tij, mungesa e nikotinės nė gjakun e tij e shtynė atė vazhdimisht tė jepet pas tij, tė tėrhiqet pas tij, tė jetė i shqetėsuar, t’i prishet gjumi, tė preket lehtė, tė brengoset, t’i dhemb koka etj. pėrgjithėsisht duhanxhiu mund tė konsiderohet si njeri jo nė rregull, jonormal, sepse ėshtė i varur prej duhanit, ashtu siē mund tė konsiderohet jonormal: alkoolisti, pėrdoruesi i drogės, e tė tjerė.

            Tek e fundit, duhani pos qė ėshtė njėri nga shkatėrruesit mė tė mėdhenj tė shėndetit tonė, ėshtė padyshim edhe zbrazėsi mė i madh i xhepave tanė. Shkenca bashkėkohore konstaton se sikur 2/3 e mjeteve qė harxhohen nė botė pėr duhan tė pėrdoreshin pėr shėndetėsi, do tė plotėsoheshin nevojat shėndetėsore pėr ēdo njeri nė mbarė rruzullin tokėsor.

            Po tė llogaritnim shumėn e tė hollave qė harxhon njė person pėr duhan brenda njė viti dhe po tė shumėzonim me numrin e pėrgjithshėm tė atyre qė pėrafėrsisht pinė duhan, do tė habiteshim se sa shumė harxhon njerėzimi pėr ta helmuar veten me kėtė tė keqe gjithnjerėzore.