Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Duke shėtitur nga njėri skaj nė tjetrin

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

      DUKE SHĖTITUR NGA NJĖRI SKAJ NĖ TJETRIN

     Duke e marrur me vete kėtė skenė, e vazhdoj rrugėn bashkė me tė ftohtit e madh. Pak metra mė larg e shikoj njė dorė tė zgjatur, e shoh njė trup tė ulur mbi asfalt, e dėgjoj njė lutje, njė lutje qė u drejtohet njerėzve tė ndajnė pak njerėzi nga njerėzorja, pak ngrohtėsi nga ngrohtėsia e tyre, pak mėshirė nga mėshira e tyre, pak kohė nga koha e tyre, pak buzėqeshje...eh.

                  

            Mėngjes i ftohtė dimri. Gjithēka ėshtė ngrirė. Mė duket se ėshtė ngrirė edhe gjaku nė fytyrat e njerėzve dhe nuk u ka mbetur as edhe njė pikė nėpėr damar. Si unė e strukur, ecin edhe kalimtarėt  tjerė tė strukur; si unė shpejtojnė edhe tė tjerėt, nxitojnė pėr tė arritur sa mė shpejt pėr aty ku janė nisur.

            Duke parė nga ky kėnd i "akullt", them se nė kėtė mėngjes tė ftohtė dimri ėshtė ngrirė edhe shpresa! Por, jo, mashtrohem, e shohė se ajo mbijeton dhe rrėshqet edhe nė kėtė mėngjes tė akullt, shkreptinė dhe mė duket se edhe ajo del si ai avulli qė del nga goja dhe hunda e kalimtarėve, nga brendia, duke u ndeshur me tė ftohtit e madh. Ashtu edhe shpresa i anashkalon kėto mėngjese tė ftohta, i vė nė lėvizje, i zgjon nga gjumi vullnetin, mendjen, shpirtin... E kėtė e kuptoj tek disa qė nuk shpejtojnė si unė jo! Jo nuk shpejtojnė, ata aty i vendosin gjėsendet e pakta pėr t'i shitur, ata aty nė rrugė, jashtė nė ambient tė hapur e kanė vend pune... Ata nuk janė vetėm aty, e kanė vendosur edhe durimin edhe bashkė me tė e pėrcjellin shikimin dhe hapin e ēdo kalimtari tė rastit, mundohen ta kapin, ta ndalin ēdo hap. Ata janė aty, edhe verės nė ditėt me plot vapė, edhe nė vjeshtė me ditėt plot shi, me mjegull. Duke i radhitur ato gjėsende ashtu ēdo ditė e vendosin edhe njė pjesė tė jetės tė tyre, njė pjesė tė shėndetit tė tyre, “ja falin” mėngjeseve tė ftohta, tė acarta.

            Duke e marrur me vete kėtė skenė, e vazhdoj rrugėn bashkė me tė ftohtit e madh. Pak metra mė larg e shikoj njė dorė tė zgjatur, e shoh njė trup tė ulur mbi asfalt, e dėgjoj njė lutje, njė lutje qė u drejtohet njerėzve tė ndajnė pak njerėzi nga njerėzorja, pak ngrohtėsi nga ngrohtėsia e tyre, pak mėshirė nga mėshira e tyre, pak kohė nga koha e tyre, pak buzėqeshje...eh. Kėto pamje nė ēdo mėngjes i takoj, por, sot mė prekin mė shumė, sot e ndjej tė ftohtit e tyre mė shumė se kurrė dhe nė shtigjet e mendjes mė parakalojnė disa copėza tė shkėputura nė mendje nga disa emisione televizive qė tashmė janė "nė hap me kohėn", ku po na prezantohen shtėpitė e tė vetėquajturve" VIP"-a - “VIP”-ave kosovar!!!  Ekspozohen e reklamohen veshmbathjet e tyre dhe atė tė shumėllojshme, shumėngjyrėshe dhe tė firmave tė ndryshme. Njė standard jetėsor madhėshtor na parakalon para syve dhe pėr ata minuta sa i shikon me habi harron se je nė Kosovė, nė njė vend ku mė shumė se gjysma e popullatės janė nė varfėri tė skajshme, mė shumė se 50 pėrqind e popullsisė janė tė papunė, njė numėr shumė, shumė i madh familjesh nuk kanė ngrohtėsi fizike e as shpirtėrore. E ēfarė mė intereson mua qė t’i shohė mobilet, t’i shohė fustanet,  kėmishat, rripat, kravatat e tyre, ato janė gjėra private apo jo?!

 

 

Pastaj, menjėherė, mė parakalojnė nėpėr mendje edhe do episode tė njė emisioni ku ēdo javė prezantohet nga njė familje qė jeton nė varfėri tė skajshme. Mė dalin para syve ato fytyra tė ngrira, pa jetė, ata fėmijė tė atyre familjeve tė strukur tė gjithė nė njė vend. Mė duket edhe fėmijėria e tyre ėshtė e strukur, mė duket mė shumė se e akullt, e ndėrtuar me mure nga ėndrrat e ngrira, e mbėshtjell me kėrkesa tė kufizuara - gjithēka mė duket e shtresuar nė akull... Gjithė ata fėmijė qė nuk arrijnė tė kuptojnė se pse nuk kanė?!!! - vetėm e dinė se nuk kanė! Shikimi i tyre flet shumė, i ik shikimit tė tjetrit, ndjehen keq, e ndjejnė vetėn “disi fajtor” pse janė me kėtė “fat”... pse janė pikėrisht ata personazh tė kėsaj skene. Muret e shtėpive tė tyre nuk janė me ngjyra tė hapura, tė ndritshme, nuk shkėlqejnė! Ato mure janė tė nxira, janė tė pėrshkuara nga ndonjė vijė e ujit qė ka pikė, ato shtėpi janė duke u rrėnuar ēdo ditė, siē po rrėnohet fėmijėria e tyre. Rrita e tyre shpirtėrore po goditet nga mendimi se ēkado qė tė kėrkojnė, nuk do ta kenė. Ėndrrat i kanė tė zbehta sikurse edhe fytyrat, e shpirti i tyre i njomė aq herėt tė shembėt nga ndjenja se nuk ka plotėsim tė dėshirave, kėrkesave, nevojave tė tyre...e dhimbshme apo jo?

Duke menduar kėshtu i krahasoj tė dy skajet: nė njė skaj njerėz qė kacafytėn me acarin, akullin, mjegullėn, borėn, ngricėn, varfėrinė, e qė kėtu qėndrojnė tė radhitur, e nė ēdo vend tė Kosovės, shumė familje, e nė anėn tjetėr i shoh kėta, tė vetėquajtur " VIP"-a, tė cilėt nuk ngurojnė aspak ta shpalosin shkėlqimin e veshmbathjeve tė tyre, t'i tregojnė dhomat se si i kanė rregulluar e mobiluar, dhe atė, nė ēdo kėnd tė shtėpisė. Nuk ngurojnė fare qė gjithēka tė tyre, qė e kanė private, ta bėjnė publike!!! Ata shpalosin e qesin nė sipėrfaqe shumėēka qė nuk thuhet shprehimisht, por, qė ndjehet dhe atė shumė. Nuk e di a janė tė vetėdijshėm a jo? Kam pėrjashtim tek disa qė nuk janė ndalur tek veshmbathjet, tek ato shkėlqime jetėshkurtra, por, mė shumė janė ndalur tek LIBRI - aty kanė stopuar, pėr tė na dhėnė njė mesazh tė fortė, se edhe atė e kanė banor dhe i kanė lėnė njė vend dhe hapėsirė tė konsiderueshme.

Dhe sikur ta ndalesh mendjen dhe shikimin nė skajin e parė do tė mendosh se je kthyer “nė kohėn e Migjenit”, e nėse e kthen nė kėtė anėn tjetėr atėherė do tė mendosh se je nė njė shtet me standard tė lart ekonomik....e unė ku ta gjej mesin, atė mesin e artė?  Dhe e pyes veten: a ekziston fare nė kėtė Kosovėn tonė me plot e plot peripeci njė mes i tillė?!... Ku ta gjej?!

 

(Autorja ėshtė juriste e diplomuar)