Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditim 3 - DURIMI – CILĖSI E ZEMRĖS DHE E NJERIUT TĖ URTĖ

Shkruan: M. Franciska (Suzana) LEKAJ

http://www.drita.info

DURIMI – CILĖSI E ZEMRĖS DHE E NJERIUT TĖ URTĖ

 

            Tė jesh i durueshėm nuk do tė thotė se nuk di, nuk ndjen, nuk percepton, nuk arsyeton, se je i dobėt, pasiv apo nuk kupton, por do tė thotė tė jesh njė person qė arsyeton qė di, qė  ndjen, qė percepton, pra njё person i fortė, i urtė e i formuar.

 

 

            Jetojmė nė njė kohė me njė ritėm tė shpejtė, gjithēka e duam menjėherė e nuk jemi nė gjendje tė presim askėnd e asgjė dhe nuk i japim  kohė vetes dhe tjetrit, tė mendojё  apo tė arsyetojё rreth ēėshtjeve qė e kanė tё domosdoshme marrjen e kohės. Mjaftohemi e kėrkojmė pėrgjigje e veprime tė shpejta, sepse nuk kemi durim. Gjithnjё  e mё  shumё  fjala durim, dėgjohet e praktikohet rrallė, megjithatė pavarёsisht kёsaj, durimi mbetet i ēmuar pėr njė marrėdhėnie e pėr njė jetė mė tė mirė me veten dhe tjetrin.

            Durimi ėshtė baza e suksesit nė jetė. Kuptohet, nuk ėshtė aq i lehtė pėr t’u praktikuar e nuk ka qenė asnjėherė, por sot mė shumė se kurrė, edhe pse bėhet mė e vėshtirė, ёshtё njёkohёsisht i domosdoshёm. Klione njė njeri i menēur i Greqisė thoshte: “tri gjėra janė tė vėshtira; tė mbash nė heshtje njė sekret, ta shfrytėzosh mirė kohёn dhe tė durosh me qetėsi, kundėrshtimet dhe provat”. Tё trija kėto gjёra, nė kohėn tonė duket se janė nė rrezik mė shumė se asnjėherė tjetėr, duke qenё  se sot shoqėria vuan tė gjejė njė njeri qė di tė mbajė njė sekret, njė njeri tė besueshėm, njė njeri qė di ta shfrytėzojё  kohėn e ta shenjtėrojė atė. Ajo ēka vėrehet dukshėm ėshtė se shoqėria sot has vėshtirėsi tė gjejё  njerėz tė durueshėm. Kjo gjё vjen si pasojё  e mungesės sė vullnetit tė vetė njeriut pėr tė formuar njė personalitet tė shėndoshė, pasi njeriu po zgjedh tė shkojё  me turmėn e jo tė merret me veten e tė ndėrtojё  njė personalitet tė shėndoshё. Arsyetimi qė bёhet ėshtė, se tė gjithė bėjnė kėshtu, tė gjithė janė kėshtu, duke shprehur nga ana tjetёr frikėn pёr tё  qenė ndryshe e sidomos kur bėhet fjalė pėr njė ndryshim pozitiv.

            Kur flasim pėr cilėsinė e durimit, kėrkohet tė kemi parasysh se kemi tė bėjmė me njė nga elementet themelore tė njė personaliteti tė shėndoshё. Nė psikologji, njė personalitet i shėndoshё, i pjekur dhe i formuar ёshtё  ai qė di tė durojё, sepse tė dish tė durosh do tė thotė tė dish tė presėsh si veten  ashtu dhe tjetrin. Jemi tė prirur tė bėjmė shumė gjёra nė tė njėjtёn kohė, por qė mos t’i ēojmė deri nė fund e kėshtu jemi tė paqėndrueshėm.“Nėse durojmė nė qėndresė, bashkė me Tė do tė mbretėrojmė.” (2 Tim 2, 12.) Pėr tė ndėrtuar, ndryshuar e pėr tė bėrė diēka kėrkohet qė tė dimė tė durojmė, e tė jemi tė qėndrueshėm. Por qё  tė jemi tė qėndrueshėm, do tė thotė se ėshtė e nevojshme ta praktikojmė atė disa herė, pa u lodhur e pa u dėshpėruar. Filozofi Salvatore Natoli ka thėnė: “Durimi ėshtė njė virtyt aktiv”.

            Gjithashtu cilėsia e durimit qėndron nė tė qenurit gjithmonė nė harmoni me vetveten, ose nė organizimin moralisht dhe praktikisht tė vetė ekzistencės tonė nė mėnyrė qė ēdo veprim, ēdo fjalė ēdo mendim tė pėrputhet me qėllimin qė kemi pėrcaktuar tė arrijmė. Nё  kёtё  mёnyrё  cilėsia e durimit e ndihmon qėllimin pėr t’u bėrė njė person paqėsor dhe i dashur, e jo njė person qė ka njė shpirt luftarak e shkatėrrues. Kёshtu, qė tė mos dominojё  kjo e fundit kėrkohet qė ta edukojmė e ta praktikojmė kėtė cilėsi durimi pėr tė arritur qetėsinё  e brendshme, karakteristikё  kjo e fundit e personit tё formuar, paqėsor e tė dashur, duke qenё  se ėshtė cilėsi e zemrės dhe si e tillė, mund tė dalė lehtėsisht nė pah duke e praktikuar me maturi, edhe sipas S. Frashėri: “Durimi ėshtė mė e madhja trimėri”.

            Durimi, ėshtė cilėsia e nevojshme pėr tė jetuar tani dhe kėtu. Ėshtė njė virtyt qė kultivohet ēdo ditė. Ėshtė njė cilėsi e brendshme qė reflektohet nga qetėsia, tё  kontrolluarit apo tё  administruarit  tё  emocioneve dhe kėmbėngulja. Kur flasim pėr kėmbėnguljen kemi parasysh kėmbėnguljen pozitive, dhe jo atė kėmbėnguljen e kotё  duke pretenduar se jeta, situata, tjetri, duhet tė jenė ashtu si duam ne. Me fjalё  tё  tjera,  kėrkohet ta pranojmė ashtu si ėshtė, sepse nėse nuk praktikojmė cilėsinė e durimit jeta dhe gjėrat nė duken dhe na bėhen shumė acaruese. Durimi ėshtė ai qė tė krijon njė dimension qetėsie dhe miratimi nė jetė. Ai ėshtė njė ushtrim shpirtėror,ėshtė njė cilėsi themelore qė nuk ėshtė e lindur por edukohet e zhvillohet nga vullneti i pėrditshėm.

 

 

 

            Ēfarė do tė thotė tė jesh i durueshėm?!

 

            Mjerisht, nė ditėt e sotme nga shumica e njerėzve mendohet apo vlerėsohet se tė jesh i durueshėm,do tė thotė tė jesh njė person qė nuk “di,”njė person qė nuk kupton, njė person qė nuk “ndjen”, njė person qė nuk “percepton”, njė person qė nuk “arsyeton”, njė person “pasiv”, njė person i “dobėt”njė person i “druajtur”… thjeshtė njė person pa personalitet! Mirё po tė jesh i durueshėm, nė fakt do tė thotė mё  shumё  sesa ajo ēka perceptojnё  njerėzit.

            Tė jesh i durueshėm ose tė bėhesh i durueshėm, do tė thotė ta hapėsh zemrėn nė ēdo moment tė sė tashmes, edhe pse nuk tė pėlqen. Do tė thotė tė jesh i kėnaqur me vlerat dhe tė dish ta pranosh tė tashmen. Nuk kėrkon qė tė jesh kurajoz, por  qė tė dish t’i shohėsh gjėrat me qetėsi e me maturi. Shpesh dėgjohet se durimi ėshtė arti i tė diturit, i tė urtit, qė shfaqet me njė qetėsi dhe me njė siguri nė vetvete dhe e sheh botėn me shumė ndjenja e mirėkuptim.Gjithashtu tė jesh i durueshėm, do tė thotė tė dish tė ruash perspektivėn pėr veten edhe kur gjendemi pėrballё  situatave tė vėshtira. Maeterlinck ka shkruar: “Nuk ka kurrė asnjė tragjedi nė jetėn e njė njeriu tė duruar e tė menēur”. Jo vetėm nuk ka  tragjedi nė jetėn e tij, por as edhe nė jetėn e tjerėve qė e rrethojnė, sepse njeriu i duruar mendon edhe pėr tė mirėn e tjetrit, pra do tė thotė se nuk ėshtė asnjė herė fatkeq, edhe pse mund tė gjykohet kėshtu nga opinioni.

            Tė jesh i durueshėm, duhet tё  jesh nё  gjendje  tё largosh veten  nga dėshpėrimi dhe paniku, ta ndalosh gjuhёn nga ankimet dhe t’i ndalėsh duart nga goditjet. Do tė thotė tė dish tė marrėsh vendime me urtėsi dhe tė kesh miq. Tė jesh i durueshėm do tė thotė tė dish se nuk duhet tė bėhen kėrcėnime por thjesht hapa,  tė jesh fleksibėl dhe tė jesh i fortė pėr tė mos e parė veten si viktimė. Tė jesh i durueshėm nuk do tė thotė se nuk di, nuk ndjen, nuk percepton, nuk arsyeton, se je i dobėt, pasiv apo nuk kupton, por do tė thotė tė jesh njė person qė arsyeton qė di, qė  ndjen, qė percepton, pra njё person i fortė, i urtė e i formuar. Edmund Bureke shprehet: “Durimi arrin mė shumė se fuqia”.

            Tė jesh i durueshėm do tė thotė tė  dish tė presėsh, por jo sa kohė tė presėsh, por sesa mirė sillesh ndėrkohė qė je duke pritur. Nuk do tė thotė se sa duron, por si duron. Sepse ndodh ta gėnjejmė veten dhe tjetrin se jam i\e durueshё m/e por kur mė duhet tė pres apo tė pėrballem me dikė apo me diēka qė nuk mė pėlqen, reagimi imė ėshtė i kundėrt. Si rrjedhojė, fjalori im mund tė bėhet i padurueshėm e gjithashtu edhe gjestet. Pra, tė jesh i durueshėm  do tė thotė ta pranosh realitetin. Do tė thotė t’i japėsh vetes dhe tjetrit njė mundėsi tė dytė pėr tė ndryshuar, e pėr tė zbuluar e shfaqur mė tė mirėn qė ka brenda vetes. Kjo e mirė nuk i mungon askujt, sepse Zoti secilit njeri ia ka dhuruar tė mirėn. Por kėrkohet nga njeriu, qė me durim tė dijё  ta zbulojё  e ta praktikojё  kėtė tė mirё . A. Baricco thotė: “Ju mėsoni shumė gjёra nėse e keni durimin pėr t’i bėrė ato”.

            Durimi ėshtė forca qė di tė mirё administrojё  situatat e ndryshme pa humbur qetėsinё. Njė akt i njė vullneti tė fortė, qė kontrollon mendimet, veprimet dhe emocionet e realizimit tė qėllimeve.Njё cilėsi mjaftė dobiprurėse pėr njeriun. Benjamin Franklin shkruan: “Kush ka durim mund tė marrė atė qė do”. Durimi, ėshtė tė kesh njė forcė tė brendshme, brenda sё  cilёs  pėrfshihet dhe aftёsia pėr tė parė motivet e sinqerta tek tė tjerėt. Por, qė tė shohėsh motive tė sinqerta tek tė tjerėt kėrkohet tė shikosh mė nė brendėsi e jo thjesht e vetėm nė sipėrfaqe. Duke vepruar kėshtu bėhesh personi mė i duruar, mė paqėsor mė mirėnjohės e mė i ndjeshėm.

            Richard Carlson thotė: “Jeta nė vetvete ėshtė njė shkollė, dhe kurrikulumi i saj ėshtė DURIMI.”

 

            REFERENCA:

            Carlson Richard, Don’t Sweat the small’ stuff…and it’s all small stuff (1997), New York

            Box Harry, Sekretet qė ju bėjnė tė lumtur (1994), Tiranė