.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Dy fjalė nga zemra

Shkruan: Sabir KRASNIQI

DY FJALĖ NGA ZEMRA

 

Mė tė dashurės sime qė kaloi nė amshim mė 20 janar 2006

 

 

            Humbja e mė tė dashurve, jetės dhe botėkuptimit mbi tė, i jep dimension plotėsisht tjetėr. Vetėm atėherė qenia mė komplekse e quajtur njeri, e kupton se jeta qenka njė sprovė e rėndė ballafaqimesh nė vazhdimėsi. Gjithė ai shkėlqim i jetės, gjithė lumturia qė ofron ajo, gjithė ajo gjallėri, forcė, energji... zbehet e venitet dhe kthehet nė vuajtje tė rėndė shpirtėrore qė tė torturon pėrjetėsisht. Edhe pse kjo qenie e di se ky ėshtė njė proces i pandalshėm, e di se vuajtja nuk ėshtė zgjidhje, e di se ndjenjat provokojnė veē dhembje tė pafund, megjithatė, vėshtirė pajtohet me kėtė realitet faktik. Dhe duke mos u pajtuar me kėtė realitet, shpirti i trazuar bredh nėpėr kohė - lundron nė hapėsirėn e pafund. Kėrkon ngushėllim pėr t’i hedhur sadopak melhem plagės sė rėndė qė ėshtė hapura nė thellėsitė e zemrės sė tij. Pėrpiqet tė vė paqe me vetėn duke u kapur pas kujtimeve, kujtimeve qė shpesh kalojnė pragun e reales dhe pėrzihen  me imagjinatė, iluzione e fiksione, por qė kohėn se kthejnė prapa assesi...

 

            Zgjimi i kujtimeve pėr kohėn e kaluar dhe bredhja nėpėr to, mė sjell ndėr mend ditėt e lumturisė, ditėt e gėzimit, ditėt e ėndrrave... ėndrrave tė mbetur pezull dhe tė parealizuara, por edhe e freskon sadopak shpirtin tim tė gjymtuar. Kujtimet dhe ėndrrat pėr njė moment mbushin hapėsirėn e zbrazėt, mungesėn e pranisė tėnde. Por ato pėrfytyrime imagjinare zhduken me zgjimin e parė, si vesa e mėngjeseve pranverore, sapo tė kthehem nė realitetin e ēastit. Dhe pėrsėri mbetem vetėm; me kujtimet dhe mallin, me vėshtrimin e pikėlluar drejtuar kah tablotė me portretin tėnd.

 

Drita e shpirtit tėnd tė ēiltėr u kthye nė njė yll. Njė yll qė shndrit pėrherė nė qiellin e pafund. Njė yll qė lėshon rrezet e para sapo tė bie muzgu i mbrėmjes, pėr tė mė shoqėruar netėve tė gjata pa gjumė. Njė yll qė shkėlqen sikurse sy e tu, atje lartė nė gjirinė e farės hyjnore, dhe mė sodit nė heshtje e me plot mall duke mė pėrkėdhel me dritėn e ngrohtė deri para agimit, kur edhe fillon tė  venitet pėr t’u shfaqur sėrish netėve nė vijim.

 

            Shkrova kėta rreshta pėr tė pėrkujtuar me pietetin mė tė lartė deri nė amshim; pėr ta nderuar jetėn dhe veprėn tėnde; pėr ta respektuar shpirtin tėnd tė ndritur... por edhe pėr ta vrarė heshtjen dhe vetmin qė e ka pushtuar qė sa kohė qenien time. Do mundohem tė tė kem gjithmonė pranė: nė mendje, nė shpirt dhe nė zemėr.

 

            Dashuri dhe dhembje  e pėrhershme.  

 

 

            Kreuzlingen, janar 2009