Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - DYMBĖDHJETĖ

Shkruan: Renato KALEMI

      

DYMBĖDHJETĖ

(tregime nga teatri i absurdit)

 

 

 

Librin e autorit R. Kalemi "Dymbėdhjetė tregime nga teatri i absurdit" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe

 

www.librariaelektronike.com

 

 

 

 

            Koleksionuesi i maskave

 

            Nė mėngjes ngrihem gjithmonė herėt. Pasi bėj nevojat e pėrditshme, pamjes nė pasqyrė i kushtoj ca minuta mė shumė. Ėshtė njė lloj meditimi qė kam nisur ta praktikoj prej aq kohe sa tani nuk e di mė as arsyen. Qelizat e vagullta tė trurit tim nuk janė fort besnike, le tė themi. Mė tradhtojnė shpesh sidomos nė marrėdhėnien time tė shpenguar me kujtesėn. Qėndrimi para pasqyrės mė lejon tė kuptoj se cilėn maskė duhet tė vendos gjatė ditės nė fytyrėn time. Ndonjėherė, ky proces ėshtė kaq i thjeshtė saqė mbaron nė tre sekonda. Por, ka raste kur kėrkon mbi pesėmbėdhjetė minuta, e ndoshta njėzetė. Madje, njėherė desh dola pa maskė nga shtėpia. Ishte njė rreng qė mė punuan qelizat e trurit pėr tė cilat ju fola pak mė parė. Fatmirėsisht u kujtova ende pa kaluar pragun e derės dhe menjėherė rrėmbeva maskėn e emergjencės. E lė gjithmonė sipėr frigoriferit, pranė derės, pėr ēdo urgjencė.

            Ėshtė njė maskė e thjeshtė, sipėr saj ravijėzohet njė buzėqeshje e lehtė, e bardhė, pak a shumė e ngjashme me atė kur edhe ti qė po lexon, vendos sapo takon dikė tė padėshirueshėm nė rrugė. Kjo ėshtė maska ime e shpėtimit. Nė dhomėn e gjumit kam me dhjetėra tė tilla. I mbaj tė kyēura me ēelės nė sirtarin tek koka e krevatit, por kam vėnė re se janė shtuar dita-ditės. Nė fillim kam pasur vetėm dy: atė tė buzėqeshjes sė bardhė, tė cilėn e pėrdor me raste tė veēanta dhe urgjente; dhe njė tjetėr, e shėmtuar, me buzė tė varura, vetullat e ngrysura, e faqet e rėna.

            Herė vija njėrėn, herė tjetrėn, derisa mėsova se maskat na qenkan tė pafundme. Dhe kėshtu, nisa t’i koleksionoj. Tani jam shndėrruar nė njė        njohės tė mirė tė tyre dhe zgjedh me kujdes se cilėn duhet tė vendos            sot ose nesėr. Pėr shembull, nėse do tė shkoj nė zyrė e tė punoj me orė      tė zgjatura, mė duhet maska e lodhjes dhe e nervave. Nėse do takoj dashnoren, mė duhet maska e dashurisė. E nėse rrugės takoj Baēin, i cili po mė ēan kokėn pėr ato lekėt qė i kam borxh, fap vendos maskėn e mashtruesit dhe ia hedh paq.

 

            Pjesė nga  libri "Dymbėdhjetė tregime nga teatri i absurdit"