Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Mitologji - 12 zotat e olimpit

Shkruan: Adnan ABRASHI -NANDA

www.syri3.com

        MITOLOGJI - 12 ZOTAT E OLIMPIT

 

       Pas hyjnive tė para dhe betejės sė tyre tė famshme me ciklopėt dhe titanėt, grekėt e lashtė, u orientuan qė t’i besojnė dhe nėnshtrohen Zotave aktiv, tė cilėt, sipas cilėsive, veseve dhe virtyteve, do tė jenė mė afėrt qenieve njerėzore. Mu pėr kėtė shkak, ata ishin tė magjepsur me fituesit nga OLIMPI, tė cilėt, kanė qenė tė bukur, madhėshtor dhe me shumė cilėsi i ngjasonin qenieve njerėzore…

         

 

            Para lindjes sė filozofisė si njė njohuri mė racionale tė tė menduarit kolektiv, nė Greqinė e lashtė Antike, dominonte njė sistem gjithėpėrfshirės mitologjik, i cili funksiononte nė mėnyrė tė pėrsosur, dhe pėr nivelin e vetėdijesimit kolektiv tė asaj kohe, ajo ka dhėnė njė kontribut tė pakontestueshėm nė tė kuptuarit dhe interpretimin e tė gjitha realiteteve me tė cilat ballafaqohej shoqėria e asaj kohe.

            Pikėrisht pėrmes kėtij sistemi, qė nė shkencėn tone tė sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisė Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit tė shumė fuqive dhe fenomeneve tė ndryshme natyrore, dhe kjo mėnyrė e tė menduarit, ishte rrėnjosur thellėsisht nė bindjen e tyre kolektive.

            Pas hyjnive tė para dhe betejės sė tyre tė famshme me ciklopėt dhe titanėt, grekėt e lashtė, u orientuan qė t’i besojnė dhe nėnshtrohen Zotave aktiv, tė cilėt, sipas cilėsive, veseve dhe virtyteve, do tė jenė mė afėrt qenieve njerėzore. Mu pėr kėtė shkak, ata ishin tė magjepsur me fituesit nga OLIMPI, tė cilėt, kanė qenė tė bukur, madhėshtor dhe me shumė cilėsi i ngjasonin qenieve njerėzore…
            Kėta ishin tė dymbėdhjetė hyjnorė nga OLIMPI. Qė nga momenti kur kėta kanė filluar tė sundonin me qiellin dhe token, ata, nė mes veti, e kishin tė ndarė pushtetin, nderin,lavdinė…
Nė kėtė sistem tė pėrsosur tė kijerakisė hyjnore, ēdo gjė ka funksionuar sipas dėshirės dhe vullnetit tė pakontestueshėm tė Zeusit.

            Selia e tyre qendrore ka qenė nė Olimp, malin mė tė lartė tė Greqisė.
Njė ndėr karakteristikat themelore e 12 Zotave tė Olimpit, ka qenė, se ata gjithnjė i pėrmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin nė mes tė njerėzve tė zakonshėm dhe aty krijonin pasardhės. Fėmijėt e lindur nga martesat e pėrziera nė mes tė zotave dhe njerėzve trajtoheshin si gjysmė Zota dhe dispononin me aftėsi tė jashtėzakonshme.

            Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo qė ishte dedikuar vetėm atyre…

 
            1. ZEUSI


            Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokės, babai i njerėzve dhe Zotave tjerė. Konsiderohet si pari, mė i madhi dhe i pavdekshmi nga tė gjithė Zotat tjerė tė OLOMPIT.

            Ėshtė lindur nė njė shpellė tė malit DIKTA, ndėrsa ka jetuar nė njė shpellė tjetėr tė malit IDA, ku e kishte fshehur e ėma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisė nimfė e quajtur AMALETEJA. Pas betejės dhe fitores me titanėt dhe ciklopėt, e meritoi respektin dhe nėnshtrimin, duke u shpallur si baba i tė gjithė Zotave tjerė.

            Arma e tij ka qenė rrėfeja, ndėrsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkėshortja e pėrhershme dhe e pandashme e jetės ishte HERA, e cila besnikėrisht e ka pėrvjedhur gjatė tėrė veprimtarisė sė tij sunduese. Nga bashkėshortėsia me Herėn, Zeusi kishte katėr fėmijė: AREJĖN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN...

            Aventurat e dashurisė tė Zeusit kanė qenė tė panumėrta. Nga kėto marrėdhėnie, Zeusi ka lindur shumė fėmijė zota, gjysmė zota, heronj…

            Si shembull nga dashuritė e tij tė shumtė, ėshtė e udhės ta pėrmendim dashurinė me MAJĖN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMĖN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndėrsa, nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me MENEMUSĖN, kanė lindur 9 muza tė famshėm.

            Tė gjithė kėtė fėmijė jashtėmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanė qenė tė rrezikuara nga xhelozia hakmarrėse e bashkėshortes legjitime HERA.

            Pėrveē qindra grave tjerė, Zeusin me bukurinė e vetė tė jashtėzakonshėm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretėror dhe jetonte nė Trojė.

            Atė e sjelle nė OLIMP dhe e cakton afėr vetes qė t’i mbushte lėngun e nektarit nė kupėn e tij tė pijes.

            Po ashtu, si njėrėn prej dashurive tė veēanta tė Zeusit, mos tė mbetemi pa e pėrmendur lidhjen e tij me EVROPĖN e bukur, tė bijėn e AGINORIT dhe TELEFASES.

            Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshėm dhe RADAMENTA e drejtė. Evropa, mbetet nė ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia pėrvetėson tė gjithė fėmijėt e saj dhe nė shenjė mirėnjohje ndaj dashurisė qė kishte pėr te, kontinentin ton e emėrton me kėtė emėr - EVROPA.


            2. HERA


            Hera ishte bashkėshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtėsja e familjes dhe grave tė martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herės me Zeusin ka qenė shumė para se kėta tė dytė tė martohen.

            Ata takoheshin fshehtė. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrėdhėniet nė mes tė Zotave tjerė tė Olimpit dhe Zeusit si sundimtar tė pėrgjithshėm, atėherė, kėta tė dy lidhin Martesė. Hera lajmėrohet nė shumė tregime mitologjike tė asaj kohe.

            Si mė karakteristike pėr tė ishte se, ajo, pėrveē fėmijėve tė vetė, rritte dhe kujdeset edhe pėr fėmijėt tjerė. Dėnonte tradhtinė martesore dhe me ashpėrsi tė pashoq luftonte kundėr dashnoreve tė burrit tė saj.

            Nė kohėn e luftės sė famshme dhe tragjike tė Trojės, ajo ishte pėrherė e angazhuar nė mbrojtje tė grekėve luftėtar dhe merrte pjesė nė prurjen e shumė vendimeve tė rėndėsishme pėr luftėn.
 


            3. ATENA


            Atena ishte hyjneshė e luftės, urtėsisė, artit, shkencės dhe zejtarisė. Sipas mitologjisė Romake, asaj i pėrshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valėvitur me shigjetėn e saj karakteristike.

            Edhe pse merrej si hyjneshė e luftės, ajo kurrė nuk ėshtė treguar me veti luftarake. Pėrkundrazi, zihej si e urtė, e menēur dhe gjithnjė e gatshme qė t’i ndihmoj trimat dhe heronjtė, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumė tė tjerė.

            Njė dashuri tė madhe qė ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte tė bėnte me erotikėn. Duke mbetur virgjėreshė tėrė jetėn, ajo kishte vendosur qė kurrė mos tė martohet, edhe pėrpos ofertave tė shumta qė kishte nga zotat tjerė.

            Ju ka ndihmuar njerėzve nė pėrkrahje tė realizimit tė dėshirave dhe synimeve tė tyre. Nga respekti i madh qė kishte, me emirin e saj emėrtohet edhe qyteti Atena, ndėrsa nė Akropol, pėr nder tė Atenės ėshtė ndėrtuar tempulli i falshėm shenjtore - PANTENONI.


            4. POSEJDONI


            Ishte zoti i detit dhe i tėrmeteve. Sipas mitologjinė Romake, atij i pėrshtatet Zoti NEPTUNI. Vėllezėrit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte nė pallatin e tij nėndetar.

            Paraqitej gjithnjė i armatosur me tredhėmbėzorin e tij karakteristike nė dorė. Ėshtė konsideruar si njeri ndėr zotat mė tė respektuar tė dymbėdhjetėshes sė Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herės, ishte si mė i vjetri nė moshė.

            Pėrherė i rrethuar nga delfinėt e hareshėm, nė mes tė valėve qė nuk e lagnin fare dhe me karrocėn e tij tė artė, ai shėtiste nėpėr mbretėrinė e tij tė madhe, respektivisht, nga oqeani nė oqean.
Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerė nga Olimpi, kishte afera dhe marrėdhėnie dashurore me shumė hyjnesha, gjysmė hyjnesha si dhe me njerėz tė zakonshėm, dhe nga kėto lidhjet i kanė lindur shumė fėmijė.

            5 DEMETRA

            Ishte hyjneshė e bujqėsisė, tė tė lashtave dhe pjellshmėrisė sė tokės. Konsiderohej si nėnė e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokės nė pėrgjithėsi.

            Tek mitologjia Romake, asaj i pėrshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nėna e FEFERSONES, njė hyjneshė femėr, tė cilėn e kishte lindur nga marrėdhėniet e saja jashtėmartesore me Zeusin, dhe me tė cilėn kishte njė lidhje tė ngushtė emocionale.

 
            6. APOLONI


            Ishte Zoti i dritės, arsyes, frymėzimit, artit, i parathėnies, profetizimit. Pasi qė ishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shėrues i sėmundjeve tė ndryshme.

            I takon gjeneratės sė dytė tė zotave nga Olimpi. Ėshtė i biri i Zeusit nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me LETĖN, dhe vėllai binjak i hyjneshės ARTEMIDA.

            Apoloni konsiderohej si Zoti mė i bukur nga tė gjitha zotat tjerė tė Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatė dhe formė tė bukur trupore, andaj kishte shumė aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerėz tė zakonshėm.

            Nga kėto aventura dashurore, i kanė lindur shumė fėmijė.

            Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Pėrveē me femra, ai ka pasur marrėdhėnie edhe me shumė meshkuj. Dashnorėt e tij mė tė njohur meshkuj, kanė qenė: HIJAKITI dhe KIPARISI.
Se sa ishte Apoloni i ēmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekėt e vjetėr, tregon fakti se, pėr nder tė tij, nė Delfi ishte ndėrtuar Orakulli i falshėm parathėnės, nė tė cilėn parathėniet e veta i tregonte priftėresha e njohur PITIJA.

 
            7. ARTEMIDA

 
            Ishte hyjneshė e Hėnės, e shtazėve tė egra dhe e gjuetisė.

            E bija e Zeusit nga marrėdhėniet e tij me LETĖN dhe motra e Apolonit.

            Nė mitologjinė Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.

            Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kėrkuar qė pėrjetė tė mbetet e pamartuar dhe virgjėreshė. E armatosur me shtizė dhe shigjeta nė dorė, ajo shėtiste nėpėr pyje, e shoqėruar pėrherė nga miqtė e saj besnik, drerėt dhe drenushave.

            Pėr nga karakteri, Artemida ishte hyjneshė tejet hakmarrėse e cila ju hakmerrej tė gjithė atyre qė tregoheshin si tė pandershėm.

            Ishte mbrojtėse e gjuetarėve dhe tė njerėzve ndėrgjegjshėm.


            8. HERMESI


            Ishte zėdhėnės dhe lajmėtar i zotave tjerė nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisė, oratorisė dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i pėrshtatej MERKURI. Ka qenė biri i Zeusit, i lindur nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me MAJĖN.

            Hermesi nė sandalet e mbathura nė kėmbė dhe pėrkrenaren qė e barte nė kokė, kishte krahė me tė cilėt fluturonte furishėm nga njė vend nė vendin tjetėr.

            Shpesh ju ka ndihmuar shumė heronjve legjendar, sikur janė:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ...


            9. AFRODITA


            Ishte hyjneshė e dashurisė dhe e bukurisė. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjė paraqitej e buzėqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i pėrshtatej hyjnesha VENERA.

            Afrodita i mbronte tė dashuruarit. Zbavitja mė e madhe e saj ishte, nxitja e marrėdhėnieve dashurore nė mes tė Zotave. Ka qenė e pirur qė tė bėj shumė intriga, vetėm e vetėm t’i nxis Zotat qė tė dashurohen nė njerėz tė zakonshėm.

            Posaēėrisht, ka qenė e njohur me nxitjet e bėra Zeusit, i cili, gati nė ēdo ēast, ka qenė i angazhuar me ndonjė lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur tė tjerėt, Afrodita as vetė nuk ka qenė indiferente si dashnore.

            Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtė, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrėdhėnie jashtėmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fėmijėt: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetė legjitim, nuk e ka tradhtuar vetėm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje tė shumta edhe tė tjerėt.

            Si karakteristik e Afroditės ka qenė preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaēėrisht ndaj drandofilles. Shėtiste e hipur nė karrocėn tė cilėn e grinin qifti i pėllumbave qė ajo i donte pa masė.


            10. ARESI


            Ishte Zoti i Luftės dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i pėrshtatej MARSI. Gjithnjė paraqitej me helmet nė kokė dhe pėrherė nė gatishmėri pėr luftė. Aresi gjithnjė ishte aty ku zhvillohej ndonjė luftė, betejė e pėrgjakur apo ēfarėdo konflikti tjetėr me viktima dhe pėrmasa tė mėdha. Shpesh vinte nė konflikt me Zotat tjerė.

            Edhe ky si Zotat tjerė tė Olimpit, kishte marrėdhėnie tė shumta dashurore.

            Nga kėto marrėdhėnie ėshtė e njohur lidhja e tij me Afroditėn.



            11. HEFESTI


            Ishte zoti i zjarrit, zejeve tė ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisė. Konsiderohej si farkėtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i pėrshtatej VULLKANI.

            Nė mbretėrinė e Olimpit, ishte i angazhuar pėr punimin e stolive dhe gjėsendeve tė ndryshme artistike. Edhe pse, nė dukje tejet i shėmtuar dhe nga kėmbėt i ēalė, ai kishte duar dhe trup tė fortė. Nė dukje vėrtet njihet si i shėmtuar, por dashurisė sė tij nuk kanė mund t’i ikin shumė femra tė bukura.

            Nga aviturat e shumta dashurore qė kishte, pėrpos Afroditės, pėrmenden edhe AGLEJA dhe HARI.

            12. HESTIA

 
            Ishte hyjneshė e zemrės, familjes dhe harmonisė familjare. Nga mitologjia Romake, asaj pėrshtatej hyjnesha VESTA.

            Ka qenė motra e Zeusit.

            Edhe pse me kėmbėngulje atė e kėrkonin pėr grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vėllai saj Zeusi, kishte kėrkuar qė pėrgjithmonė tė mbetej e pamartuar dhe virgjėreshė. Nė mbretėrinė e Olimpit, ka bėrė njė jetė tė qetė dhe pa afera.

            Ndoshta, mu kjo rrethanė ka qenė shkaku kyēe, pse kjo hyjneshė, nė krahasim me Zotat tjerė, nuk ėshtė pėrmendur aq shumė.

            Nė shekullin e 5 p.e.s., ajo zėvendėsohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmėrisė dhe verės.

            DIONISI ishte fėmija nga marrėdhėniet jashtėmartesore tė Zeusit dhe SEMELES.
Nė mitologjinė Romake, atij i pėrshtatej Zoti BAKHO.

           

            (Botruar ne revistėn dyjavore “KOSOVARJA” – janar 2005)