.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Antologji e poezisė moderne shqipe - Edi Shukriu

EDI SHUKRIU

 

 

 

 

 

       Pėrgatiti: Jeton KELMENDI

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

EDI SHUKRIU

 

 

 

 

 

            Hyrje

 

            Edi Shukriu lindi nė Prizren mė 22 tetor 1950. Shkollėn fillore dhe gjimnazin e kreu nė Prizren, ndėrsa studimet pėr arkeologji nė Universtitetin e Beogradit (1972). Magjistroi nė Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori nė Universitetin e Prishtinės (1990). Ėshtė profesor ordinar nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės.

            Ėshtė arkeologja e parė dhe shkrimtarja e parė shqiptare nė Kosovė qė botoi pėrmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anėtare e PEN qendrės sė Kosovės (2004-), Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės (1973-). Mori pjesė nė International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Pėrfaqėsohet nė antologjitė e autorėve shqiptarė e tė huaj.

            Deputete e Kuvendit tė Kosovės (1992-1998, 2002-2004), Bashkėdrejtuese e Departamentit tė Kulturės–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit pėr Kulturė, Rini dhe Sport tė Kuvendit tė Kosovės (2001-2004), Nėnkryetare e Alternativės Demokratike tė Kosovės (2004-). Ishte themeluese e Forumit tė Gruas tė LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demostratave tė shumta tė grave kundėr regjimit serb.

 

            Vepra letrare

 

            2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Prishtina

            2004 Kosova antike, Muzeu i Kosovės, Prishtinė

            2000, 2003 Gra tė shquara shqiptare, Teuta, Prishtinė

            1996 Dardania protourbane, Dukagjini, Peje (Ēmimi “Gani Bobi”)

            1995 Historia e Kohės sė Vjetėr – Lindja e lashtė, Prishtinė

 

            Libra poetik

 

            2001 Pėrjetėsi, Dukagjini, Pejė

            1990 Nėnqielli, Rilindja, Prishtinė (Ēmimi i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės)

            1985 Syri i natės, Rilindja, Prishtinė

            1980 Legjenda e Hasit, Naim Frashėri, Tiranė

            1978 Gjakim, Rilindja, Prishtinė

            1972 Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinė

 

            Drama

 

            1998 Kėsulėkuqja e rrokaqiellit, Prizren

            1992 Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinė

            1986 Kthimi i Euridikės, Rilindja, Prishtinė

            1995 Video-documentar: Prevent the war in Kosova

           

            Ko-autor

 

            1995 Kosova - National Report, Women's IV World Conference, Bejing, Prishtina

            1996 Kosova - The Hungry Future, Food Summit – Rome, Prishtina

            1997 Kosova and other Albanians outside Albania

 

(http://sq.wikipedia.org)

 

 

Poezi

 

Edi Shukriu

 

 

 

KTHIMI NĖ PRIZREN

 

Ec pėrgjoj
nė skuta kėrkoj nė ajėr
diku janė strukur
e frymojnė

dėgjoheshin denbabaden
rrugėve tė moshuara
hapėronin
deri te dyqani nė Arastė
pėrreth Shatėrvanit

e nxitonin tutje
S’ėshtė e mundur tė zhduken
tė gjitha llapashitjet e kėmbėve
tė zbathura
trake-truket e nallėnave
e gjurmėt e kėpucėve me shoje

gjallėrojnė
shtresumet e karabojės
te rrėzėt e ledheve
frymojnė nga kalldėrmi i ērrėnjosur
e rikthehen nga pullazet e pėrgjumura
vrujojnė nga arkadat e rempujve
e hapėrojnė nė kohė

gurėt e hamamit
i thithin nė vete
e motohen

 

 

LIGJI I HAMURABIT

 

Neni 226: Nėse kirurgu... e shlyne damkln nga robi, le t’i priten duart.
Neni 282: Nėse robi i thotė tė zotit: Ti nuk je zotėria im, le t’ja prejnė veshin.
Neni 231: Nėse ėshtė mbytur robi, le tė ipet robi pėr rob.

Nė mbėshtetje tė nenit 226
tė Ligjit tė Hamurabit,
ditėn e djeshme
gishtėrinjtė m’i shkurtuan
se damkėn e mjerimit
tentova ta bėj tė kaluar

Nė mbėshtetje tė nenit 226
tė Ligjit tė Hamurabit,
mbrėmjen e djehsme
mė gjymtuan,
se kėngėn e zogjve
desha nga e nesėrmja
ta sjell nė tė sotmen

Mė vranė nė mėngjezin e sotėm
dhe nė mbėshtetje tė nenit 231
tė tė njėjtit ligj
mė zėvėndėsuan sipas tyre
me njė rob tjetėr

Tė mjerėt, nuk e dinė se ai jam pėrsėri Unė,
me njėmijė gishtėrinj,
me njėqindmijė veshė
dhe
me njė tė vetme
dėshirė tė ēelniktė
tė kalitur ndėr brezni

 

 

QERREJA E ZJARRTĖ

 

Sado qė na bindin
se qerrja e zjarrtė
ėshtė imagjinatė

Ne e vendosim nė tė
Diellin e flakėt
dhe i shtrijmė duart
tė pėrflakemi

 

 

 

PĖRTEJ VETES

 

Pėrtej vetes me flatra ngrihem
zdirgjem errėsirave tė ferrit

nga thellėsitė e kohės
njomem e ngopem me urtėsi
e rrėnjėt kalben
therra shkurra e egėrsirė ngel
shēirrem pa frymė sy zgurdulloj

pėrtej vetes me flatra ngrihem
se si mė rrėmben marri e kohės

 

 

DEMI I GJOLIT

 

Nuk shkuam te Livadhet e Gjolit
Nuk shkuam asnjėherė -
aq mė keq,
as qė e dinim se e kishim pranė

Ishte aty diku,
para se ta shkel atė Dri plak
e tė hapėron nė Hasin e moteve

Nuk dinim pėr livadhet e bekuara
as tė shkonim atje,
tė thellonim njohuri
nga uji i Gjolit.

Mbase na kishte llahtarisur Demi -
Demi i Gjolit,
mė i forti i tė gjithė demave tė ruzullit

Mbase vėllai i i atij Demi qė rri nė qendėr tė botės –
si na flisnin tė moēmit
e ne veshėt i kishim nė lesh

Demi i Livadheve tė Gjolit
frikėson me duritje veshshpuese,

por mbase njė trimėreshė o trim
do tė mund t’ia merrte zemrėn
e tė merrte pikė uji -
vetėm njė pikė,
pėr ta na e drejtuar rrugėn

Po ne, nuk arritėm as tė dinim pėr Livadhet e Gjolit
as pėr Demin qė mrizonte nė hijen e Lismadhit,
e lėre mė tė niseshim atje –
nė qendėr tė Labyrinthit

Aty pellazgėt na lanė peng Demin
si e lanė nė Kretė -

E kishim para hundės tė mjerėt,
e nuk e pamė tė verbėr
se nuk u rritėm sa duhet
dhe nuk na lanė
ta shohim Livadhin e Gjolit
e Demin qė na pret atje
pėr ta njohur veten

O, po tė kishim shkuar mė parė
sa mė tė fortė do tė ishim,
mė tė fortė se qė qemė
duke bredhur shtigjeve tė gjakosura
tė Labyrinthit tė Jetės

Kur nis tė shkruhet Libri mbi Livadhin e Gjolit
e forcėn e Demit qė e ruan ujin e menēurisė
do tė prehem e qetė,
do tė prehem e qetė.

/Prishtinė, 20.3.09/

 

 

 

RRI ANASH NĖ MUNDSH

 

Derisa kohė e trazuar
spastron detin
dhe ua zė frymėn brigjeve

Rri anash nė mundsh

Nėse
ndėrkohė
s’tė vrasin brigjet

 

 

BUSTI ILIR

 

Sodis me ditė
me natė
bukuria mė magjeps

Nė pėrqafim tė kohės
tė solla unė
o
mė more me vete

Buzeqeshja e vrarė
nė mermer skalitur

Shikimi i zėnė
vuajtjen ringjall

Sillet valle e fatit

Sy mė sy soditemi
ti e veshur nė mermer
unė mermer

Nė ballin tėnd pa rrulla
zhduken tė miat

Syri i natės / Night’s Eye, Rilindja, Prishtinė, 1986

 

 

RINGJALLJA

 

Bini daulle tė fisit bini

jeni bėrė nga lėkurė e trupit tim
prandaj bini fort e mė fort

le tė pėlcasė pėlhurė e shpirtit
dhe zemra me tė

mbase sjellin ringjalljen

Dua tė vallėzoj
nė ritmin e tingujve paganė
sa tė prėgjaken thembrat
nga thepat e gurėve tė zhvendosur
e trupi tė pėrplaset
nė muret e mendjes sė mykur

Pastaj
le tė mė quajnė bishė
dhe le tė qeshen gjarpėrinjtė
aq mė bėn

Dua tė bien daullet

 

 

TAKIM ME DETIN

 

(pas luftės nė Kosovė)

Kur e sheh detin
vėshtroje me dashuri

si pėr herė tė fundit

Nėse e sheh pėrsėri
herdokur

kujto se ndėrkohė
ke mundur
tė mos jesh

 

 

PALEOANTOPI

 

Kushėrinj nė tė djeshmen
Kushėrinj nė tė pėrditshmen

njeri tėrheq prapa
tjetri nuk lė para

Sa herė qė ngrihej
diēka i binte kokės

po
s’do tė bėhej N j e r i
tė mos provonte sėrish

 

 

NGA MITRA E DHEUT

 

Dhembja e ringjallur vrujon

nga mitra e dheut

Shungullojnė thellėsitė:

Durim... Durim...

tė mos erret udha
t’u hapė shtigje tė paudhėve

Durim! Uturin thirravajshėm Nėna
Durim tej durimit
se nata ėshtė e stėrgjatė
e drita e agut ka zėnė diku nė thua

Durim! Pėrbejnė ninulat
Pėrben Syri i Mirė
qė lė shtigje tė ndriēuara
t’i theqafė tė pabesėt

Durim! Kullon qumėshti
i gjirit tė gulēuar
tė mos gufojė gjaku nga dejt

Nga mitra e dheut
gulon urtia:

Durimi ka kufi

 

 

LARG VETES

 

Mes lisave qė lėshojnė hije
nga dritė e perėndimit
simfoni gjethesh nė qetėsinė e amshueshme

Njė puhi ndjell ndjenjėn
e rehatisė vetmake

Mes thanave e pemėve dardhane
larg sybiruesve e veshbiruesve
larg vetes sė shitur qytetėrimit

Sa kohė duhet tė ikėn njeriu
qė tė jetė i lirė me veten?

Nėpėr kokė pėrvidhen dhėmbė,
arrijnė gjarpėrinjė e lidhen rreth fyti

Zogjve u rriten krahėt,
pas ēdo druri lugetėrit zėnė pritė

Frika kėmbėve ua jep vrapin
andej nga kanė ikur,
larg vetes kah vetja