Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Edlira Xhani Velaj

EDLIRA XHANI VELAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

EDLIRA XHANI VELAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          U lind nė Gjirokastėr. Ka mbaruar arsimin tetėvjeēar nė fshatin Mazhan tė rrethit tė Pėrmetit. Ka mbaruar shkollėn e mesme pedagogjike tė Tiranės dhe Universitetin "Eqerem Ēabej", Gjirokastėr, dega gjuhe - letėrsi. Pėr 20 vjet jetoj dhe punoj me familjen  nė Rrethimno, Kretė, Greqi. Ėshtė autore e tre librave me poezi: "Dashuritė e brishta", "E future nė petale" dhe "Statujat dashurojnė nė shtator".

 

 

 

 

TE KTHEHESH

 

Nuk ėshtė aspak e lehtė tė kthehesh pas,

Pėr tė bėrė ato qė nuk munde tė bėsh.

Tė kthehesh, por pa e kthyer kokėn

Si pėr tė kėrkuar paqe me rruazat,

Me shtyllėn kurrizore,

Me qėndrimin e tyre drejt.

As fytyrės tėnde tė pa shkėlqim

Tė mos i kėrkosh freskinė e dikurshme.

Ndoshta tė ecėsh nė tė njėjtat rrugė,

Tė kėrkosh parkun e vjetėr dhe gjethet

Qė dikur i shtyje me kėmbė pellgjeve tė vegjėl,

Si njė fėmijė varkat prej letre mbi “dallgė”.

Tė kthehesh nė kohė

Me zhurmėn e heshtjes nė vesh,

Nė pamje, shkėputjeje, kujtesė

Pėr ngjarje mėnjanė tė lėna.

Tė kthehesh pa lėnė datė tė shkruar nė kalendar,

Pėr tė kujtuar se koha ėshtė rrudhur

Si copė letre bėrė shuk nė cep tė tavolinės

Ta lėsh tė paprekur, tė shkuarės i pėrket.

Tė kthehesh nė kohė me zhurmėn e heshtjes nė vesh.

Njerėzit pastrojnė ndjenjat ndryshuar nėpėr vena,

Deti me dallgė pastron veten e vet...

 

 

QYTETI GUR

 

Njė vetėtimė e largėt

Shkrepje e ngarkuar me kaq mall,

Ėshtė taksur tė shpėrthejė diku.

Shtrėngatat nuk rreshtin nė qytetin gur.

Pikojnė rėndshėm

Pllakave tė shtėpive hijerėnda,

Ngatėrrohen nėpėr shtretėrit fatlumė

Dhe nėpėr kohė mitrash tė nderuara

Lindin mitet,

Dashuri pėrhapin fshehtas...

Nėnkresė ėndrrash, flijimesh, librash,

Fletė tė thara barbarozi, sinjale dashurish,

Tradhti “tė bardha“ perėndish.

Yll qė del mėngjeseve zbardhon nėn mjegull

Si njė bashkudhėtare e denjė

Jeton me tė qė nė lindje.

Zgjimi yt nėpėr kohė zhvesh mendimet,

Ecėn kėmbėzbathur nėpėr kalldrėmet e gurtė,

Me kurm prek muret qė presin veē dashuri,

Vrapin tėnd tė marrė e mban nė kala.

Njė vetėtimė karficė nė flokėt e tu tė artė

Tė pėrvėlon gjoksin e brishtė

Qė pikon qumėsht.

Qyteti ka emrin e gruas,

Aromėn e gruas!

Gjer kur nėpėr gur tė rrjedhė qumėsht,

Nėpėr natė do tė dėgjohen tė qara foshnje...

Qyteti zgjohet me njė buzėqeshje.

Nėpėr kalldrėmet e menduar,

Aty ku gurėt janė tė ngjeshur,

Pothuaj tė ngjitur,

Lulėkuqe kanė lindur...

 

 

MESNATĖ MESDHEU

 

Ngandonjėherė shėtis e vetme nė kėtė qytet,

Natėn duket sikur nuk ėshtė i gjallė.

Ngandonjėherė futem nė kopshtin pėrballė,

Fshehtas kėpus trėndafil.

Ngandonjėherė mė duket sikur qyteti

Nuk bėn dashuri,

Vetėm dergjet pėrhumbur nė vetmi perverse.

Ngandonjėherė shtegtoj nė ėndrrat e fshehta

Tė qytetit tė mistershėm.

Ngandonjėherė qyteti zgjohet mesnatės,

Vetėm pėr pesė minuta ndez dritat...

Mjaftojnė aq minuta

Pėr tė qenė gjallė mes pėlhurės errėsirė.

Ngandonjėherė ndjesia e natės

Tė bėn tė ndihesh bukur,

Zbathur tė ecėsh mbi mjegull,

Tė pėrshėndetesh me peshkatarėt,

Tė shohėsh si nėn hėnėn e plotė

Rrjetat janė mbushur me sirena Odiseu.

Ngandonjėherė, ngandonjėherė...

Mesnatė e ndritshme Mesdheu!

 

 

PRAGU I SHTĖPISĖ

 

Mendimet i ke tė turbullta ,
si njė pellg me ujė qė thjesht nuk thahet asnjėherė.
Pret shiun tė bjerė ,qoftė dhe imagjinarė .
Nga ata shirat e pistė. Njė baltė e grinjtė, 
Tė ngjeshėt kėmbėve .
E ti ndien tė rrėshqasėsh ēdo dy metra .
Ėshtė njė kohė qė diellin e zvogėlon 
E bėnė aq tė vogėl ,si imagjinata e fėmijėve 
Botėn e mbledhin nė njė fletė vizatimi ,
Me tė besueshme se kurrė .
Kur fjalėt e ''bukura'' pėlqehen edhe atėherė 
Kur nuk janė tė bukura .
Pėrtypen edhe atėherė kur janė tė tharta .
Edhe kur karrigia ku ke vėnė tė ndenjurat ,
Pėrvėlon me shumė se lėkura,
Nė njė ditė tė nxehtė korriku .
Ekziston njė arsye pėr tė ngritur kokėn .
Jo pėr tė parė hėnė e plotė, 
Ketė herė thonė se tė ėshtė vėnė kundra .
Atėherė kur gota ėshtė mbushur 
Ėshtė gati tė derdhet .
Siē derdhen zemėrimet lum.
E lumi i tėrbuar pėrmbyt tokat ,e vret njerėzit .
Me syrin e vrenjtur shikojmė atdheun .
Atė tė ngelur nė fėmijėrinė e ėmbėl .
Mes tė gjallėve dhe tė vdekurve .
Si njė mendim i pafund. 
Historia fillon tek pragu i shtėpisė.
Me njė dritare tė hapur pėr nė qiell .

 

 

ISHULLI IM

 

Ky ėshtė ishulli im .
Kėshtu mė pėlqen mua tė them .
Se sa ėshtė e vėrtet, 
Kėtė unė nuk e di .
Pėrveē detit qė njė zot e di 
Sa mė dashuron ,
Dhe sa e dashuroj .
Pėrveē mėngjeseve dimėrore ,
Tė heshtura deri nė pafundėsi ,
Ato verore kur dielli 
Del qė nė pikė tė mėngjesit ,
I plotė si portokalltė e furnizuesit tonė
Qė pėrpiqet ti shes me hile .
Tė edhat mbi arkė e ato tė voglat fare, nė fund
Si klithmat qė lė pas ishulli ngandonjėherė 
Me hije qė i ngjiten pas mesnatės .
Gratė me tė zeza qė kthehen nga kisha e lagjes 
Njerėzit qė nuk pushojnė sė uruari
'Njėri -tjetrin: ''Gėzuar festėn'!',
Megjithėse nuk shoh tė jetė ditė pushimi .
Ndonjė Shėn ka bėrė dhe kėtė herė
mrekullinė e radhės .
Ky ishulli jonė .
Njė hiperbolė shkėmbore 
Pluskon nė ujė ,si njė fortesė jete. 
Mė ka bėrė tė shkrihem njėsh me tė 
Tė shtrembėrojė gjuhėn kur vjen rasti,tė flas si ata 
E vendasit duke qeshur tė mė thonė ''maloke Krete !''
Ky ishulli jonė .
Pafundėsisht mė kujton nga vij .
Ashtu si dhe kėnga qė kėndon
Shoqja ime e punės ''greke'' kur ėshtė e lumtur .
''Pėr njė burbuqe qė largo, largo ,
bėnte` tranda`fil''. Kujton gjyshen e saj Trėndafila.
E me sytė dinak shikon nga unė .
Sikur unė tė jem pėrfaqėsuesja e vetme 
E kėtij kombi tė ikur kokrra -kokrra .
E ti kėrkoj llogari pse gjuhėn time e tėnden 
Ta flasėsh kėshtu nė fshehtėsi .
Atėherė ishulli jonė ...
Zgjon labirintin e tij tė famshėm 
Po nė vend tė femrave ka vetėm njerėz tė mi .