.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Efektet kuruese tė polenit

 www.mekulipress.com

       EFEKTET KURUESE TĖ POLENIT

      Poleni ėshtė shumėngjyrėsh dhe ka veti tė shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletėt me kėmbėt e tyre, nė tė cilat ato kanė disa gropėza tė vogla, si xhepa. Ky polen ėshtė pluhur mikroskopik qė bletėt e mbledhin nga lulet dhe pėrzihet me mjaltin e bletėve pėr t’u transportuar me pas tek foleja.

           

 

            

            Ēfarė ėshtė poleni?

            Polen ėshtė ajo pjesa e lules, nėpėrmjet sė cilės behet fertilizimi i tyre. Nė pllenimin e luleve, bleta kontribuon nė polen bashke me erėn. Duke qenė punėtore bleta shkon nga lulja nė lule dhe merr nga lulet mashkullore atė pjesėn mė tė cilėn pllenohen lulet dhe e shpėrndan. Njė pjesė i ngelet tė kėmbėt dhe e ēon nė koshere. Kjo pjesė e lules, qė duhet tė quhet polen, mblidhet dhe ka veti kurative. Nė fakt nuk ėshtė polen blete, se nuk e prodhon bleta, por lulja. Bletės i takon vetėm merita e transportit. Sapo lind dielli dhe kur perėndon ai, bletėt kthehen nė kosheret e tyre me njė ngarkese tė pazakontė dhe rreth bletėve vėrehet njė pluhur nė ngjyre ari dhe me parfum. Ky ėshtė poleni. Ai quhet mrekullia e jetės dhe pėrmban mijėra pjesė tė vogla tė mbledhura nga lule tė ndryshme. Sipas ngjyrės mund tė dallojmė nga cila lule vjen poleni. Nėse ėshtė i verdhe, vjen nga luledielli; pak me i kuq, nga lulet e mollės etj. Bletėt mbledhin polen nga lule tė ndryshme. Pėr ketė arsye ai ėshtė shumėngjyrėsh dhe ka veti tė shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletėt me kėmbėt e tyre, nė tė cilat ato kanė disa gropėza tė vogla, si xhepa. Ky polen ėshtė pluhur mikroskopik qė bletėt e mbledhin nga lulet dhe pėrzihet me mjaltin e bletėve pėr t’u transportuar me pas tek foleja. Aty, ata qė rrisin bletė, kanė vėnė njė si sitė dhe kur bletėt futėn brenda nė fole, poleni dhe mjalti qė kanė grumbulluar ngelen tek kėto sita.

 

            Si njihet poleni i mire pėr terapi

            Poleni i mire nė radhe tė parė dallohet nga pamja e jashtme, sidomos nga shkėlqimi qė ai ka. Poleni duhet tė jetė nė ngjyre tė hapur dhe mos tė ketė nuanca, nė pėrbėrje mund tė ekzistojnė kokrra me ngjyre tė erret. Gjithashtu ai nuk duhet tė jetė i thartė, sepse nėse ėshtė i tille, poleni ka marre lagėshtirė, ėshtė shumė toksik dhe nuk duhet konsumuar. Pėrveē kėsaj, poleni qė pėrdoret pėr kurim nuk duhet tė ketė shije si gjė e djegur, sepse kjo do tė thotė qė ai nuk ėshtė thare si duhet dhe ėshtė pa vlera kuruese. Shija normale qė duhet tė ketė poleni pėr kurim ėshtė e ėmbėl dhe me arome.

 

            Si ruhet

            Poleni duhet tė ruhet nė kavanoz qelqi, nė vend pa dritė, sepse drita ēon nė humbjen e vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet tė jetė 0-4 grade nė frigorifer.

 

            Si konsumohet poleni

            Pėr pėrdorimin e polenit si ilaē kurues mjeket popullore rekomandojnė disa metoda. Ndėrkohė qė marrja e polenit nuk ėshtė e njėjta sasi pėr tė gjitha grupmoshat dhe sėmundjet.

            Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i papėrzier me diēka tjetėr. Fėmijėt nėn 3 vjeē nuk duhet tė konsumojnė polen. Personat me probleme tė mėlēisė dhe fėmijėt 3-8 vjeē duhet tė marrin maksimumi 5 grame (1 luge tė vogėl) nė ditė. Fėmijėt 8-10 vjeē duhet tė konsumojnė 10 grame (2 luge tė vogla nė ditė). Fėmijėt 12-15 vjeē mund tė marrin 12-15 grame (njė luge gjelle) nė ditė. Tė rriturit dhe adoleshentėt mund tė marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) nė ditė, me kujdesin qė duhet bere njė pauze prej 3 javėsh pas njė kure prej njė muaji. Mjeket kėshillojnė qė poleni tė pėrdoret para buke, kur stomaku ėshtė bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mire nė goje, ndryshe ai nuk pėrthithet nga organizmi, sepse ėshtė i mbuluar nga njė membranė e patretshme prej bletėve. Kjo lloj marrjeje e polenit pėlqehet pak, sepse mund tė shkaktoje dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.

            Metoda 2. Me ketė metode poleni merret nė tė njėjtat doza si me sipėr, por me parė futėt nė makinė elektrike, e cila bluan kafenė dhe lihet aty derisa tė formohet njė pluhur, i cili konsumohet pasi pėrzihet me mjaltė. Pėr ēdo luge polen shtohen 2 luge mjaltė dhe pėrzihen mire derisa tė formohet njė pėrbėrje homogjene. Kjo lloj pėrbėrjeje pėlqehet me shumė nga personat e ndjeshėm, sidomos alergjike, si edhe prej atyre tė cilėt nuk i pėlqejnė shijen.

            Metoda 3. Kjo metode rekomandohet pėr personat tė cilėt kanė ndjeshmėri stomaku, djegie stomaku, tė cilat shtohen pas marrjes se qumėshtit tė bletės. Kėta persona, polenin duhet ta bluajnė nė makinėn e kafesė, tė cilit duhet t’i shtojnė 1-6 luge ujė pėr 1 luge polen. Kėshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas njė mėngjesi tė lehtė.

 

 

 

            Pėr ēfarė kėshillohet poleni

            Poleni rekomandohet tė pėrdoret pėr vonesat nė zhvillimin e fėmijėve. Pėr ketė nevojitėn 5-10 grame polen nė ditė, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Nė infeksionet e mushkėrive poleni ndihmon nė parandalimin e viruseve dhe infeksioneve tė mushkėrive. Konsumohet nė kura prej njė muaji, me 10-30 grame nė ditė. Gjatė njė viti mund tė bėhen 2-3 kura.

            Problemet e riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe pėrmirėsimin e tyre. Kėshillohet tė pėrdoret sepse parandalon impotencėn tek meshkujt (impotence e shkaktuar nga mosha), ndihmon nė raste stresi, mungese nė ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumėsi etj.

            Menopauza e parakohshme. Poleni pėrmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues pėr acarimet e dukshme qė shfaqen gjatė kėsaj faze. Konsumohet nė kura prej 28 ditėsh, me 12 ditė pushim midis kurave, minimumi 4 kura nė vit. Kjo gjė kėshillohet edhe pėr meshkujt, sepse ndihmon nė andropauze (menopauza e meshkujve). Alzheimer, kėshillohen 3-4 kura nė vit, nga njė muaj secila, me 10-20 grame nė ditė. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar ēdo ditė polen. Gjithashtu, ai ndihmon nė rregullimin e funksionimit tė tubit tretės dhe pėrmirėsimin e hemorroideve dhe sėmundjeve tė venave. Pėrmbajtja e lartė e vitaminave, enzimave, ndihmon nė stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura nė vit, secila nga njė muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretės, rregullon punėn dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet tė pėrdoret edhe nė raste diarreje, ose infeksione tė tubit tretės. Kura pėr ketė ėshtė e shkurtėr, 7-14 ditė, njė luge e vogėl para ushqimit.

            Reumatizma. Pėrveē trajtimit tė gjatė tė shoqėruar me ushqim tė pasur nė fruta dhe perime pėr ketė sėmundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditė secila.

            Rezultate shumė tė mira kuruese poleni ka dhėnė si nė formėn kronike edhe akutė tė adenomit tė prostatės. Gjithashtu, ai rrit edhe potencėn. Pėr ketė rekomandohet njė trajtim i gjatė (minimumi 60 ditė), me 10 grame nė ditė, tė kombinuara me qumėsht bletė (100 mg nė ditė).

            Depresioni dhe lodhja nervore. Konsumimi pėr 3 muaj i polenit ēon nė pėrmirėsimin e tonusit tė brendshėm dhe mendimeve depresive. Poleni ul varėsinė ndaj alkoolit. Pėr ketė ai duhet tė konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) nė ditė, kura zgjat 30 ditė me 15 ditė pushim, me pas mund tė filloni njė kure tjetėr. Ndihmon nė funksionimin e tubit tretės, djegien e kalorive. Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe nė dietat pėr shėndoshje, sepse pėrmirėson oreksin.

            Arterioskleroza, kolesterina e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut nė tru. Nė kėto sėmundje poleni ka aftėsi kuruese nėse konsumohet rregullisht. Merret i pėrzier me mjaltė, sipas dozave tė pėrshkruara tė metodat e marrjes. Anemia, pėr ketė sėmundje poleni ka dhėnė rezultate shumė tė mira nėse konsumohet pėr njė kohė tė gjatė dhe i shoqėruar me qumėsht bletė dhe mjaltė.

            Efekte tė mira kuruese poleni ka dhėnė edhe pėr kurimin e verdhėzės si dhe pėr gjenerimin dhe tonifikimin e lėkurės.

            Kanceri nė mitėr dhe nė gjoks. Pėrmirėson simptoma dhe forcon imunitetin. Kėshillohet tė pėrdoret 10-20 grame nė ditė.

 

            Kujdes nė pėrdorimin e polenit

            Nė kėto 10 vitet e fundit ėshtė rritur numri i personave qė kanė alergji nga poleni. Pėr ketė arsye konsumimi i tij duhet bėrė me kujdes, nė sasi tė vogla (pėr here tė parė njė maje thike). Kjo sasi e vogėl pėrdoret pėr disa ditė pėr tė parė nėse ekziston alergji. Nėse nuk keni alergji, atėherė mund tė vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozėn. Nėse shfaqen simptoma minore (djegie tė lehta nė stomak, rrjedhje tė hundės, ose kruajtje tė lėkurės) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar polenin nė doza tė vogla dhe tė pėrzier me mjaltė ose ujė. Nėse alergjia ėshtė me e rende, ndėrpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist. Nė rastin e sėmundjeve tė renda tė mėlēisė duhet tė konsultoheni me mjekun specialist.