Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - E FSHEHTA PĖRMBI MENDJEN (1)

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

      

E FSHEHTA PĖRMBI MENDJEN (1)

 

Pikėrisht tash mund ta keni xixėn e kuptimit. Nėse nuk jeni mendim, cili jeni atėherė? Ku ėshtė koha? A ka, pra, farė tė kaluare? Farė tė ardhmeje? Jo. Pra, pikėrisht ky moment ėshtė pėrjetėsi e tėrė. I tėrė procesi kohor ėshtė nė tė vėrtetė vetėm njė tash i gjatė, i gjatė, sakaq i tėrė procesi ėshtė vetėm njė kėtu e madhe.

 

  

 

 

Nxėnėsi:

 

“Osho, Re e Bardhė e mrekullueshme, pse ne jemi kaq tė lumtur t’ju kemi pranė vetes – dhe pse ne jemi me ty?”

 

Osho:

 

“Pse – pyetjet janė pėrherė tė papėrgjigje. Mendja jonė mendon se, kurdo qė ne tė pyesim pse, pėrgjigjja pėr kėtė duhet tė vijė. Kjo paraqet njė nga mburravecėsitė mė karakteristike tė mendjes. Asnjė pse nuk e ka gjetur sepse-nė e as qė ka pėr ta gjetur ndonjėherė. Jeta ekziston – lidhur me kėtė nuk ka pse.

Nėse pyetni dhe nėse jeni kokėfortė pėr kėtė, ndoshta edhe mund tė krijoni pėrgjigje – por ajo pėrgjigje ka pėr tė qenė e krijuar pėr formė. Ajo nė tė vėrtetė edhe nuk do tė jetė pėrgjigje. Tė pyeturit shpesh, nė esencė, vetvetiu ėshtė skajshmėrisht absurd.

Druri ėshtė – nuk mund tė pyetni pse. Qielli ekziston – nuk mund tė pyetni pse. Jeta gufon, lumi rrjedh, retė udhėtojnė nėpėr qiell; e ēka ju duhet kėtu pse-hi.

Mendja pyet pse, pėrgjigjet sepse. Ėshtė shumė kureshtare; dėshiron tė dijė pse-hin e gjithkujt dhe tė gjithēkahit. Por, kjo nė tė vėrtetė, ėshtė sėmundja mė e rėndė e mendjes, dhe kjo sėmundje ėshtė diēka qė nuk mund tė kėnaqet – shkaku se edhe po tė pėrgjigjeni nė njėrin pse, pse-hi tjetėr automatikisht ka pėr t’u lajmėruar. Secila pėrgjigjje vetėm sa krijon edhe mė shumė pyetje. Kurse mendja nuk do tė jetė e kėnaqur gjithnjė derisa nuk iu jepet ndonjėfarė pėrgjigje supreme, por jo: tė tillė nuk mund tė ketė. Nėn “pėrgjigjen supreme” nėnkuptoj diēka pas sė cilės mė fare nuk mund tė ketė pyetje serike. Por mundėsia pėr kėtė nuk ekziston. Ēkado qė tė jetė pėrgjigjja, pse-ja megjithatė ka pėr tė mbijetuar.

Kjo ėshtė tėrėsia e pėrpjekjeve absurde tė tė gjitha filozofive: pse ėshtė kjo botė? Filozofėt pastaj janė ulur dhe kanė menduar e menduar dhe kanė krijuar teori turlifare: paj Zoti e ka krijuar – po: pse e ka krijuar? E pastaj edhe pak teori... dhe, nė fund, pėrfundimisht: ē’ėshtė Zoti?

Prandaj, gjėja e parė tė cilėn duhet ta dini ėshtė kjo: duhet ta njihni vetė kualitetin e mendjes qė pa ndalim pyet pse. Ashtu si gjethet lindin nga druri, po ashtu edhe pyetjet lindin nga mendja – e preni njė gjeth, dhjetė tė tjera rriten, d.m.th. pėrgjigjeni nė njė pse, edhe dhjetė tė reja, deri atėherė pse-he tė padukshme, do tė rriten nė sekondė. Dhe ju mund tė mblidhni shumė pėrgjigje, por pėrgjigje tė vėrtetė nuk mund tė ketė. E nėse pėrgjigje tė tillė nuk ka, mendja vazhdon tė pyesė, e palodhur nė kėrkimin e saj.

Dhe shkaku i kėsaj; gjėja e parė qė dua tė ju them ėshtė: mos u bėni tepėr kryeneē lidhur me pse-nė.

Pse kėmbėngulim gjithaq? Pse duam t’ia dimė shkakun? Pse dėshirojmė tė depėrtojmė nė secilėn gjė dhe tė arrijmė gjer nė esencėn e saj? Pse? Sepse po ditėt secilėn pse, po gjetėt pėrgjigje pėr ēdo gjė, ju bėheni zotėruesi i ēdo gjėje. Atėherė me gjėrat e njohura mund tė manipuloni. Por, atėherė gjėrat nuk janė misterioze – nuk ka frikėnderim, nuk ka mahnitje. Ju, pėrmes pėrgjigjes, kinse e keni mėsuar atė – e me kėtė e keni vrarė fshehtėsinė.

Mendja ėshtė vrasės, kriminel – vrasėsi i tėra fshehtėsive. Me ēkadoqoftė qė ėshtė jo e gjallė, mendja ndihet mirė, por me tė gjallėn, me tė freskėtėn, pranė diēkahi qė pėlcet nga jeta – mendja ndihet jokėndshėm, pasi qė diēkahi tė gjallė mendja nuk mund t’i bėhet zotėrues i plotfuqishėm. Jeta ėshtė gjithnjė pasiguri pėr mendjen. Ardhmėria me gjėra tė freskėta nuk mund tė jetė e sigurt, meqė mendja juaj s’e di se ku ka pėr ta dėrguar ajo gjė dhe kah ka pėr ta udhėhequr pėrgjithėsisht. Sakaq, me gjėnė e vdekur, krejt ėshtė e sigurt, krejt ėshtė e pėrcaktuar. Ju atėherė e keni mirė. Nuk brengoseni. Krejt ėshtė e qartė.

Tė bėhet ēdo gjė skajshmėrisht e qartė, kjo ėshtė nevoja mė e thellė e mendjes shkaku se mendja i frikėsohet jetės. Mendja e krijon shkencėn vetėm qė ta shkatėrrojė mundėsinė pėr jetė. Mendja pėrpiqet tė gjejė sqarime, e dikur kur marrėzia mendore ngopet me sqarimet, fshehtėsia ėshtė zhdukur.

Ju pyetni, e kur ta merrni pėrgjigjen – mendja ėshtė siguruar. Por, ēka keni arritur pėrmes kėsaj? Nuk keni arritur kurrgjė; sakaq: pėr kėtė diēka keni humbur – e keni humbur fshehtėsinė (misterin).

Fshehtėsia ju bėn tė pasigurt, sepse ajo ėshtė diēka mė e madhe se ju, diēka me tė cilėn nuk mund tė manipuloni, diēka qė nuk mund ta shfrytėzoni si gjėsend, diēka qė ju tejkalon dhe ju zotėron, diēka para sė cilės jeni tė zhveshur dhe tė dobėt, diēka para sė cilės thjesht zhdukeni.

Fshehtėsia ju jep ndjenjėn e vdekjes; prandaj pėr kėtė aq shumė gjurmohet pas pėrgjigjeve – pse kjo? Pse ajo? Kėtė gjithsesi mbajeni nė mend.

Por, mos mendoni se unė po u iki pyetjeve tuaja. Vetėm po ju flas gjėra lidhur me mendjen – se pėr ē’arsye ajo pėrgjithėsisht pyet. Nėse nė ju ruhet ndijimi i fshehtėsisė, unė do t’ju pėrgjigjem, sepse kėsisoji pėrgjigjja nuk ėshtė e rrezikshme; pėrkundrazi, atėherė kjo sjell dobi. Atėherė ēdo pėrgjigjje ēon kah fshehtėsia mė e madhe, atėherė kualiteti i pėrgjithshėm i tė pyeturit dhe tė pėrgjigjurit rrėnjėsisht ndryshon. Atėherė ju pyetni, por jo qė vetes t’i siguroni mbrojtjen nė trajtė sqarimi, veēse pėr t’u fundosur mė thellė nė fshehtėsinė. Atėherė kureshtja nuk ėshtė e natyrės mentale, veēse ēdo gjė bėhet hulumtim – hulumtimi mė i thellė i mundshėm i qenies.

A po e vėreni dallimin? Po qe se me kėmbėngulje kėrkoni pėrgjigjen edhe pas sqarimit, atėherė kjo ėshtė keq, dhe unė do tė jem i fundit qė do t’jua plotėsoj kėtė – sepse nė kėtė mėnyrė edhe unė vetė do tė bėhem armiku juaj, se gjėrat rreth jush po i mbys me sqarime. Teologėt madje edhe nga Zoti krijuan gjė tė vdekur – sė tepėrmi e kanė sqaruar; pėr kėtė arsye sot Zoti ėshtė i vdekur. Njerėzimi nuk e ka vrarė, por predikuesit. Aq shumė e kanė shpjeguar sa asnjė fshehtėsi nuk ka mbeur.

E ēka ėshtė atėherė Zoti nėse nuk ka asnjė thėrrmijė fshehtėsie nė jetė? Nėse ai ėshtė vetėm teori pėr tė cilėn mund tė diskutojmė, nėse ai tashi ėshtė vetėm doktrinė tė cilėn mund ta analizojmė, vetėm besim tė cilin mund ta pranoni apo ta hidhni, atėherė ju jeni mė tė mėdhenj edhe se Zoti dhe... kėshtu Zoti nė mendjen tuaj ka mbetur vetėm copė e mobilies sė vjetėr – gjė e vdekur.

Kurdo qė t’ju flas, mbajeni mend kėtė: Ēfarėdo qė t’ju them - ajo nuk guxon tė jetė diēka qė do ta pėrvetėsoni nė formė sqarimi, ajo nuk guxon tė jetė si hulumtim juaji, veēse e kundėrta – fjalėt e mia duhet tė jenė cytje qė edhe mė thellė tė hyni nė fshehtėsi, qė me entuziazėm mė tė fortė tė niseni nė kėrkim.

Pėrgjigjet e mia kanė pėr tė zgjuar nė ju pyetje shumė mė tė thella dhe nė njė moment keni pėr tė ardhur gjer tek pika kur tė gjitha pyetjet serike kanė pėr t’u ndalur. Dhe kjo nuk do tė ndodhė shkaku se do t’i dini tė gjitha, sepse nė instancėn e fundit secila pėrgjigje ėshtė e kotė, pa vlerė. Atėherė fshehtėsia ka pėr tė qenė totale. Atėherė ajo ka pėr tė qenė gjithkund – nė ju, rreth jush. Atėherė keni pėr t’u larė nė tė. Keni pėr t’u bėrė vetė qenia e fshehtėsisė sė madhe. Dhe vetėm tani dyert kanė pėr t’u hapur.

 

 

Tashi mė nė fund mund tė pėrgjigjem se pėrse jam me ju.

Sė pari: unė nuk jam me ju pėr herė tė parė – kemi qenė sė bashku edhe mė herėt. Jeta ėshtė tejet e lidhur nė thellėsi. Ajo ėshtė si lumi, si tėrėsia. Ne e ndajmė nė tė kaluarėn, nė tė tashmen dhe nė tė ardhmen, por kjo ndarje ekziston vetėm sepse ėshtė e dobishme pėr ne. Jeta vetvetiu nuk ėshtė e ndarė. Rrjedha e jetės ėshtė njėkohore.

Gangu i cili ėshtė nė burim, Gangu i cili vėrshon nėpėr Himalaje dhe Gangu i cili derdhet nė oqean – ėshtė vetėm njė lumė. Kjo ėshtė njėkohėsi. Burimi dhe gryka, fillimi dhe fundi, kėto nuk janė dy gjėra tė ndara – kėto janė njė rrjedhė e pandėrprerė. Kjo s’ėshtė as e kaluara as e ardhmja. Kjo ėshtė tash-mėria e pėrjetshme. Kuptojeni kėtė sa mė thellėsisht qė tė jetė e mundur.

Keni qenė me mua. Edhe tash jeni. Kjo nuk ėshtė ēėshtje e sė kaluarės. Nėse mund tė jeni tė qetė, nėse mund ta lini mendjen anash, nėse mund tė jeni re e bardhė sė paku pėr njė ēast, pa mendime, vetėm me qenė, tė gjitha keni pėr t’i ndier qartė. 

Keni qenė me mua, edhe tash jeni, me mua edhe keni pėr tė qenė. Ekzistenca jonė e pėrbashkėt nuk ėshtė ēėshtje kohe.

Njėri njėherė e ka pyetur Jezuin: “Po flet pėr Avramin – qė kur e njeh ti?” – meqė ka ekzistuar jazi prej mė shumė se njė mijė vjetėsh nė mes tyre. Thuhet se Jezui nė atė rast ka dhėnė pėrgjigjen e vet sigurisht mė misterioze. Ka thėnė: “Unė isha para Avramit... Unė isha para Avramit... Koha ėshtė zhdukur.”

Jeta ėshtė tashmėri e pėrjetshme. Kemi qenė kėtu edhe tash edhe gjithmonė, gjithmonė e jetė. Forma tė tjera, pamje tė tjera, natyrisht; situata tjetėrfare – por, kemi qenė kėtu edhe tash edhe gjithnjė edhe gjithmonė.

Individėt janė trillim. Jeta ėshtė e pandarė. Ne nuk jemi ujdhesė, por kontinent. Kjo njėherė duhet tė ndihet. Dhe njėherė kur ta ndieni, koha zhduket, hapėsira bėhet e parėndėsishme. Pėrnjėherėsh keni dalur edhe jashtė kohės edhe jashtė hapėsirės. Atėherė vetėm jeni – thjesht ekzistoni.

Dikush e ka pyetur Budėn: “Kush je ti?” Dhe Buda ėshtė pėrgjigjur: “Unė nuk i takoj asnjė klase. Unė vetėm jam, por s’i takoj asnjė klase.”

Pikėrisht tash mund ta keni xixėn e kuptimit. Nėse nuk jeni mendim, cili jeni atėherė? Ku ėshtė koha? A ka, pra, farė tė kaluare? Farė tė ardhmeje? Jo. Pra, pikėrisht ky moment ėshtė pėrjetėsi e tėrė. I tėrė procesi kohor ėshtė nė tė vėrtetė vetėm njė tash i gjatė, i gjatė, sakaq i tėrė procesi ėshtė vetėm njė kėtu e madhe.

Prandaj, kur pyetni se pėrse jam kėtu, apo pėrse jeni kėtu, kjo ėshtė vetėm shkaku se tjetėrkund nuk mund tė jemi. Nuk mund tė jem kurrkund gjetiu. Nuk mund tė jeni kurrkund gjetiu. Pėr kėtė jemi sė bashku.

Ndoshta ju mu tashi kėtė nuk mund ta shihni. Kėtė lidhshmėri nuk e keni mjaft tė qartė, shkaku se e pavetėdijshmja juaj nuk ėshtė mjaft e pastėr, shkaku se nuk e njihni veten nė plotninė tuaj. Njė tė dhjetėn e vetėdijes suaj personale e njihni, pjesa tjetėr prej nėntė tė dhjetave ėshtė e fshehur nė errėsirė tė plotė.

Ju jeni si mali qė vetėm pak rrahishte keni tė ēelur. Krejt pak drunj keni prerė dhe tashi nė atė ēeltinė jetoni. Por, aty, pranė jush, menjėherė pas ēeltinės, fillon pylli i pashkelur, xhungla. Ju s’e dini ku ėshtė kufiri. Aq shumė u frikėsoheni errėsirės dhe egėrsirave nga xhunla sa gati asnjėherė nuk e lėshoni ēeltinėn tuaj tė kultivuar. Por, mos harroni se edhe rrahishta juaj e vogėl ėshtė vetėm njė pjesėz e xhunglės sė madhe – ju e njihni vetėm njė pjesė tė vetes.

Unė ju shoh si errėsirė tė plotė, si pyll tė pashkelur. Dhe kurdo qė shoh njė individ nė totalitetin e tij, nė atė pėrceptim tė gjithė individėt tjerė janė tė gėrshetuar, shkaku se ajo xhungėl e madhe nuk ėshtė e parcelizuar. Nė atė errėsirė tė plotė kufijtė humbasin njėri nė tjetrin dhe tė gjitha bėhen njė.

Ju jeni kėtu. Nėse orientohem sė tepėrmi nė njė individ posaēėrisht, unė me kėtė e fokusoj veten. Por, madje edhe atėherė, madje edhe i fokusuar, unė pandėrprerė ndiej kufijtė tuaj sesi pėrzihen mė kufijtė e tjerė. Pėr arsye tė caktuara, rrallė ndonjėherė, unė ju marr si diēka tė individualizuar, por nė realitet jo. Kur nuk jam i fokusuar, unė vetėm shikoj dhe atėherė ju fare nuk jeni – vetėm shikimi i zbrazėt. Atėherė – nuk jeni mė, nuk ekzistoni. Kufizimet tuaja pėrzihen me tė huajat. Dhe kjo nuk ėshtė kėshtu vetėm me gjininė njerėzore – edhe me drunjtė, edhe me gurėt edhe me qiejt... me gjithēka dhe me gjithkė pikėtakoheni. Kufijtė janė njė trillim i madh i mendjes; pra, veēoria e individit po ashtu ėshtė e trilluar.

 

Vazhdon...

 

    (2)