Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - EKSPERIENCA JASHTĖ-TRUPIT

Shkruan: Gerry BROWN

Pėrktheu: Vladimir MARKU

       EKSPERIENCA JASHTĖ-TRUPIT

     Por a provojnė me tė vėrtetė kėto eksperimente dhe kujtimet personale tė njerėzve se burrat dhe gratė mund tė udhėtojnė duke u larguar nga trupi i tyre dhe shpirtrat e tyre tė projektohen nė vende tė tjera mbi tokė dhe nė dimensione tė ndryshme? Qysh nga botimi i kėrkimeve tė Dr. Khubler-Ros, mijėra njerėz pėrshkruajnė eksperienca tė ngjashme. A mos janė tė gjitha kėto deluzione, iluzione dhe vegime prej njė gjumi tė shqetėsuar?

 

 

            Ėshtė fakt i pranuar shkencor se dy trupa nuk mund tė zenė tė njėjtin vend nė tė njėjtėn kohė. Por njė pyetje misterioze ka shqetėsuar pėr shekuj e shekuj me radhė filozofėt dhe kėrkuesit: A mundet qė njė trup tė jetė nė dy vende tė ndryshme nė tė njėjtėn kohė?

          Shumė studime tė kohėve tė fundit tė eksperiencave jashtė-trupit pretendojnė se ėshtė shumė e mundur qė 'vetja' (psiqika) e njė njeriu tė dalė nga trupi i tij dhe tė shkojė nė njė vend tjetėr ndėrkohė qė trupi i tij qėndron nė pozicionin e parė. Disa prej dėshmive personale lidhur me eksperienca tė tilla ose me "projeksionin yjor”, siē quhet sot nga mistikėt, mund tė jenė thjesht rezultat i deluzioneve dhe imagjinatės. Dėshmitė kryesore kanė ardhur nga persona qė i janė nėnshtruar operacioneve kirurgjikale. Zakonisht, eksperiencat e tyre shpjegohen me efektin e narkozės qė dihet se prodhon luhatje tė vrullshme nė sjelljen e trurit tek pacientėt. Por janė pėrpiluar edhe raporte tė tjera mjaft tė besueshme mbi pacientė tė deklaruar klinikisht tė vdekur dhe tė ngjallur pas disa minutash. Pasi kanė ardhur nė vete, ata kanė treguar se janė shkėputur nga trupi i tyre dhe kanė udhėtuar nė njė dimension tė panjohur.

          Nė shumė kultura primitive ekziston besimi se shpirti mund tė dal nga trupi dhe tė shkoj nė vende tė tjera. Mėsime fetare indiane tė lashta kėshillojnė se si mund tė arrihen fuqi mbinatyrore nėpėrmjet meditimit, duke pėrfshirė aftėsinė pėr tė lėnė trupin fizik dhe pėr tė fluturuar nė qiell. Madje besime tė kohės thonė se nė asnjė mėnyrė nuk duhet zgjuar njė somnabul (njeri qė ecėn duke qėnė nė gjumė) sepse kjo mund tė pengojė shpirtin e tij qė tė rihyjė nė trupin e tij.

          Dėshmi tė drejtpėrdrejta, parė me sy, se si njė person ndodhet fizikisht ose shpirtėrisht nė dy vende nė tė njėjtėn kohė nuk ka. Sidoqoftė ėshtė i mirėnjohur rasti i priftit katolik Sh. Antoni Padua. Shėn Antoni jetoi nga 1195 deri 1231 dhe udhėtoi si predikues nė Italinė veriore dhe Francėn jugore dhe qėndrore. Ai ishte njė vizitor i nderuar pėr shumė kisha dhe mjaft i kėrkuar pėr predikimet e tij. Sipas tė dhėnave kishtare mesjetare, ai bėnte dy predikime nė dy vende tė ndryshme njėkohėsisht. Kėshtu, ndėrsa po predikonte nė kishėn e Limoges nė Francė nė 1226, dhe ndėrsa njerėzit po e ndiqnin predikimin e tij me shumė vėmendje, Shėn Antoni, papritur, ndėrpreu predikimin e tij, hodhi robėn e tij mbi kokė dhe u gjunjėzua pėr disa minuta nė heshtje. Njerėzit nė kishė prisnin nė heshtje derisa mė nė fund predikuesi u ngrit nė kėmbė dhe vazhdoi predikimin. Mė vonė atė ditė njerėzit mėsuan se ēfarė kishte ndodhur. Pėr habinė dhe kėnaqėsinė e tyre ata mėsuan se, ndėrsa figura e priftit rrinte nė gjunjė pėrballė tyre, ai ishte shfaqur nė atė kohė pėrpara njerėzve tė njė kishe tjetėr disa kilometra mė larg nga kisha e tyre dhe kishte predikuar. Pastaj ishte zhdukur nga ajo kishė po aq misteriozisht sa edhe ishte shfaqur.

          Megjithėse Shėn Antoni nuk la asnjė dėshmi me shkrim mbi projeksionin e tij yjor, e njėjta dukuri ėshtė pėrshkruar shumė herė edhe nga njerėz tė tjerė duke filluar me shkencėtarė tė dėgjuar dhe duke mbaruar me tė burgosur tė torturuar. Doktor Aukland Geddes, mė vonė Lord Geddes, ka pėrshkruar eksperiencat e tij me hollėsi klinike nė njė artikull paraqitur Shoqėrisė Mbretėrore Mjekėsore tė Edinburgut nė 1937. Ja ēfarė u tregoi kolegėve tė tij. "Isha i shtrirė nė shtrat i sėmurė nga ushqimi dhe papritur u ndjeva tmerrėsisht keq. Doja t'i bija telefonit pėr ndihmė, por nuk mundja kėshtuqė hoqa dorė. E kuptoja qė isha shumė sėmurė, por nė asnjė ēast nuk m'u errėsua ndėrgjegja, por pastaj papritur kuptova se ndėrgjegja ime po ndahej nga njė ndėrgjegje tjetėr qė ishte gjithashtu 'unė'. Dora dorės, unė kuptova se mund tė shikoja jo vetėm trupin tim dhe shtratin ku isha, por gjithshka nė shtėpi dhe nė kopėsht dhe pastaj unė kuptova se po shihja jo vetėm gjėrat nė shtėpi, por edhe mbi Londėr, nė fakt, unė po shihja gjithshka ku drejtoja vėmendjen time. Isha i lirė nė njė dimension kohe tė hapėsirės."

          Geddes mban mend se si shpirti i tij rihyri nė trupin e tij pothuaj krejt njėlloj si edhe nė rastet e shumė njerėzve tė tjerė qė kanė qėnė midis jetės dhe vdekjes. Geddes vazhdon: "Unė pashė shėrbėtoren qė hyri nė dhomėn time, pashė qė ajo u shokua dhe vrapoi te telefoni. Pashė doktorin tim qė la pacientėt e tij nė kirurgji dhe nxitoi pėr nė shtėpinė time dhe e dėgjova tė thotė "Pothuaj ka mbaruar". E dėgjova shumė qartė tė mė fliste nė krevat, por unė nuk isha nė trupin tim dhe nuk mund t'i pėrgjigjesha. U mėrzita kur pashė qė ai mori njė shiringė dhe menjėherė mė bėri njė inxheksion nė trup. Ndėrsa zemra filloi tė rrahė me forcė, unė u tėrhoqa poshtė, por shumė i mėrzitur sepse isha kaq i interesuar dhe sapo kisha filluar tė kuptoj ku isha dhe ēfarė po shihja. Unė hyra nė trupin tim me tė vėrtetė i zemėruar qė mė kthyen dhe sapo u ktheva, qartėsia e vizioneve u zhduk dhe u kthyen dhimbjet. Nga e gjithė kjo kuptova se unė isha i vdekur nė njė botė tre dimensionale."

 

 

          Ed Morrell, njė i burgosur nė burgun e Shtetit Arizona nė 1910, pėrshkruan eksperienca tė ngjashme me endje nė hapėsirė dhe kohė. Morrelit i vishnin shpesh nė burg kėmishėn e forcės sepse ishte shumė i dhunshėm. Ai tregonte se kjo kėmishė e shtrėngonte kaq shumė sa shpesh ai humbte ndjenjat. Gjatė kėtyre ēasteve tė agonisė, ai ndjente qė shpirti i tij dilte nga trupi i tij dhe se ai ishte nė gjėndje tė shkonte ku tė donte. Morrel tregonte se ai udhėtonte nėpėr SHBA dhe se nė njė nga kėto udhėtime ai njohu njė grua tė cilėn e kėrkoi mė vonė kur doli nga burgu dhe e mori pėr grua. Morrel ja tregoi kėtė ngjarje edhe Xhek Londonit i cili shkroi njė roman duke u bazuar nė tė (Yje-bredhėsi).

          Shumė kėrkime nė kėtė drejtim ka bėrė psikiatria amerikane Dr. Elizabet Khubler-Ross, e cila harxhoi 20 vjet pranė tė sėmurėve rėndė, tė rinj dhe tė moshuar. Eksperiencat e pacientėve tė saj, qė kishin qėnė nė buzė tė vdekjes, ishin pothuaj identike me eksperiencat e Lord Geddes 40 vjet mė parė. Pacientėt i treguan asaj se kur ndodheshin jashtė trupit ndjeheshin nė paqė dhe tė fuqishėm dhe se kur thirreshin tė ktheheshin nė trupin e tyre tė shkatėrruar nga dhimbjet e bėnin kėtė pa dėshirė. Psiqiatria i dokumentoi kėto dėshmi nė librin e saj "Mbi vdekjen dhe tė vdekurit", botuar nė 1970, ku mė vonė shtoi kėto fjalė: "Mė parė unė nuk besoja nė jetėn pas vdekjes, tani nuk kam pikė dyshimi nė tė."

          Doktoresha Khubler-Ross raportoi se shumė nga pacientėt e saj, tė cilėt kishin arritur tė pranonin rezultatin e paevitueshėm tė sėmundjeve tė tyre, ishin tė bindur se shpirtrat e tyre largoheshin nga trupat e tyre pėr periudha tė gjata kohe, gjatė tė cilės kohė, ata ishin tė rrethuar nga njė forcė e fuqishme dhe e paqtė, dhe se ata shpesh ndeshnin shokė dhe kushurinj tė vdekur qė kishin ardhur pėr t'i pėrgatitur ata pėr njė ekzistencė tė re pas vdekjes. Pacientėt ndjenin gėzim dhe lumturi tė madhe, dhe vetėm pak prej tyre kishin dėshirė tė ktheheshin mbrapsht pėr nė trupin e tyre fizik. Shumė prej tyre, qė kishin vuajtur periudha tė shkurtra vdekjesh klinike, pa rrahje ose puls tė zemrės, ishin kthyer mbrapsht pėr nė trupin e tyre fizik nxitur nga njė ndjenjė pėrgjegjėsie ndaj atyre qė mund tė linin prapa ose nga ndonjė vizion i ndonjė pranie qiellore qė u shpjegonte se nuk kishte ardhur koha pėr ta pėr tė vdekur. Doktoresha ishte e bindur se shumė prej pacientėve tė saj, qė kishin dalė nga trupi i tyre fizik, pėrpara se tė ngjalleshin me medikamente, nuk kishin frikė tė vdisnin.

          Shkrimtari Ernest Heminguei kishte patur vizione tė vdekjes kur u plagos nga njė shrapnel gjatė Luftės sė I-rė Botėrore nė Itali ku kishte vajtur vullnetar. Ai kishte ndenjur i plagosur keq dhe pothuaj pa ndjenja i shtrirė duke pritur ndihmėn e shpejtė, e cila i shpėtoi dhe jetėn. Heminguei tregon: "... shpirti im, ose diēka, qė dilte drejt e nga trupi im, ashtu siē do tė tėrhiqnit njė shami nga xhepi, fluturoi rreth e qark, pastaj u kthye dhe hyri pėrsėri nė trup, dhe unė nuk isha mė i vdekur." Heminguei, i cili mė 1961, pėr shkak tė njė depresioni, vrau veten, nuk shpjegoi kurrė nė se eksperienca qė pati i dha atij njė farė sigurie ose dyshime mbi perspektivėn e jetės pas vdekjes.

          Projeksioni yjor nuk kufizohet vetėm me tė sėmurėt rėndė ose me ata pranė vdekjes. Doktori amerikan Ēarls Tart i Universitetit tė Kalifornisė, ndėrmori njė seri eksperimentesh me vullnetarė nė gjėndje tė mirė shėndetėsore tė cilėt pretendonin se kishin eksperienca jasht-trupore pėr tė parė nė se ata mund tė jepnin ndonjė dėshmi nėn kushte tė kontrolluara laboratorike. Ai i vinte vullnetarėt nė njė shtrat nė njė dhomė tė errėt me kontakte elektrike nė kokė pėr tė regjistruar modelet e valėve tė trurit. Gjithashtu, nė dhomė, fshehur nė njė raft, ishte vėnė njė copė letėr me njė numėr nė tė. Nė qoftė se vullnetari do tė pėrpiqej tė ngrihej, pėr tė gjetur copėn e letrės dhe, pra, pėr tė mashtruar, do tė mirrej vesh pėr shkak tė prishjes sė kontakteve elektrike. Si masė se mos vullnetari bėnte ndonjė marrėveshje me ndonjė person tjetėr aty, doktori e shkruante vet shifrėn nė copėn e letrės.

          Vullnetari mė bindės ishte njė grua e re qė pretendonte se kishte patur projeksione yjore qysh nga fėmijėria dhe se mund t'i nxiste kur tė donte. Natėn e parė nė dhomėn e provės nuk ndodhi asgjė e veēantė dhe kjo u konfirmua edhe nga modelet elektrike tė valėve tė trurit. Natėn e dytė ajo pretendoi se kishte dalė nga trupi dhe se kishte parė njė orė mbi mur megjithėse ora nuk dukej nga pozicioni i saj shtrirė mbi shtrat. Ajo pretendonte se kur pa orėn ajo tregonte 3.15 tė natės. Modelet elektrike tė valėve tė trurit tė saj u kontrolluan dhe u pa se truri i saj, ekzaktėsisht nė kohėn qė thoshte ajo, kishte qėnė nė aktivitet. Natėn e tretė, vullnetarja pa orėn nga mėngjezi dhe kjo u dėshmua nga modelet elektrike. Natėn e katėrt, pėrpara se ta zinte gjumi, ajo u pėrqėndrua thellė dhe nė mėngjes u ngrit dhe tha me saktėsi tė plotė shifrėn e fshehur. Ajo tha se kur kishte parė shifrėn kishte parė dhe orėn, 6.00 e mėngjezit. Modelet e valėve tė saj tė trurit kishin patur njė aktivitet ēmendurak pikėrisht nė atė orė.

          Por a provojnė me tė vėrtetė kėto eksperimente dhe kujtimet personale tė njerėzve se burrat dhe gratė mund tė udhėtojnė duke u larguar nga trupi i tyre dhe shpirtrat e tyre tė projektohen nė vende tė tjera mbi tokė dhe nė dimensione tė ndryshme? Qysh nga botimi i kėrkimeve tė Dr. Khubler-Ros, mijėra njerėz pėrshkruajnė eksperienca tė ngjashme. A mos janė tė gjitha kėto deluzione, iluzione dhe vegime prej njė gjumi tė shqetėsuar?

          Shkencėtari i respektuar pragmatik Dr. Karl Sagan i NASA-s, ka teorinė e tij sipas tė cilės gjithkush ėshtė i aftė pėr njė eksperiencė tė tillė dhe do ta konsideronte atė si njė kujtesė tė gjallė tė njė ngjarje vėrtetė shpirtėrore. Ai shpjegon: "Ēdo qėnie njerėzore e ka patur njė eksperiencė tė ngjashme si tė njė udhėtari qė kthehet nga toka e vdekjes; ndjenjėn e fluturimit dhe daljes nga errėsira nė dritė; eksperiencė nė tė cilėn figura heroike rezaton. Ka vetėm njė eksperiencė tė pėrbashkėt qė mund tė pėrputhet me kėtė pėrshkrim. Ajo quhet lindje."

 

            Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"