Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - ELEKTRO-DHAMPIRĖT E ELEKTRO-KOSOVĖS 

 Shkruan: Genc KASTRATI

ELEKTRO-DHAMPIRĖT E ELEKTRO-KOSOVĖS      

       Shtrenjtimi i rrymės i kombinuar me varfėrinė dhe papunėsinė e madhe nė Kosovė, ka pamundėsuar shlyerjen e detyrimeve nga pjesa mė e madhe e popullsisė, d.m.th. kategoria mė e varfėr. Reduktimet kanė bėrė qė njė pjesė e popullsisė nga ata qė kanė mundėsi, tė mos e paguajnė fare energjinė elektrike, njė shėrbim i cili si i tillė (me reduktime), asnjėherė nuk mund tė shfrytėzohet si duhet.

 

 

            Qytetarėt e Kosovės, kohėve tė fundit kanė vėrejtur diēka nė lidhje me KEDS, njė kopil turk i KEK-ut “kosovar”. Kanė vėrejtur se nuk ka ndryshuar asgjė. Jo pa qėllim pėrmenda nė titull Elektro-Kosovėn e dikurshme. Qė nga vitet e ’90-ta nėn sundimin e Sllobodan Millosheviēit, e deri mė sot, nė shtėpitė tona vazhdimisht ėshtė e njėjta skenė: njė llampė vajguri ose njė qiri qė bėn dritė mbi tavolinė, pėr tė kryer punė nga mė tė rėndomtat. Dhe si pėr ironi ēmimi i energjisė elektrike vetėm sa ka shkuar duke u rritur. Me njė fjalė, secilin qytetar e lėshojnė nervat, kur sheh se gjysma e pagės do tė shkojė nė pagesė tė energjisė elektrike, ndėrsa reduktimet kanė qenė tė vazhdueshme, dhe mė tepėr pa rrymė se sa me tė. Paratė e shumta qė jepen pėr energji elektrike, janė para qė u nevojiten fėmijėve tanė pėr njė jetė normale, dhe si duket askush nuk mėrzitet nė lidhje me kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė tė njėjtit njerėz pėr nevoja mediale bėjnė fushata promovimi pėr tė drejtat e fėmijėve.

            Kurse ajo qė mua mė bie nė sy ėshtė pavullneti i qytetarėve pėr t’u ngritur kundėr kėsaj sėmundje tė quajtur KEDS. Ka patur protesta tė ndryshme pėr tė drejta kombėtare, kundėr denigrimit tė vlerave tona historike etj. Por me pėrjashtim tė njė proteste jo-efektive kundėr KEK-ut para ca kohėsh, nuk ka pasur asnjė goditje tė vėrtetė kundėr kėtij gjiganti dhampiresk. Gjithashtu jam pėrballur shpesh dhe me njerėz qė e mbrojnė KEK-un me arsyetimet se “tash ėshtė shteti jonė, duhet me pagu” ose qė “rryma ėshtė sikur buka, duhet me pagu” por qė nuk ishin nė gjendje tė japin njė pėrgjigje pėr papunėsinė e madhe nė Kosovė.

            Problemi i reduktimeve ėshtė trashėguar nga e kaluara, kur miliarda euro donacione tė qeverisė dhe tė ndėrkombėtarėve janė dhėnė pėr KEK-un qė tė kryejė riparimet nė “prishjet” e supozuara, ndėrkohė qė ato para janė gėlltitur nė mėnyrė tė padukshme nga “krokodilėt” e KEK-ut dhe “krokodilėt” vendorė e ndėrkombėtarė.

            Reduktimet nuk janė pasojė e ndonjė prishjeje. Reduktimet shpesh janė bėrė me qėllim qė rryma tė drejtohet nė ”tregun e zi” tė jashtėm, qė qarqet e caktuara qė e kanė gjigantin ekonomik nė kontroll, tė pėrfitojnė dyfish, nga njė anė duke i detyruar qytetarėt tė paguajnė njė ēmim tė shtrenjtė i cili nė fakt paguan njėkohėsisht rrymėn qė ėshtė shpenzuar dhe atė qė nuk ėshtė shpenzuar, si dhe tė ardhurat nga rryma qė shitet jashtė shtetit.

            Shtrenjtimi i rrymės i kombinuar me varfėrinė dhe papunėsinė e madhe nė Kosovė, ka pamundėsuar shlyerjen e detyrimeve nga pjesa mė e madhe e popullsisė, d.m.th. kategoria mė e varfėr. Reduktimet kanė bėrė qė njė pjesė e popullsisė nga ata qė kanė mundėsi, tė mos e paguajnė fare energjinė elektrike, njė shėrbim i cili si i tillė (me reduktime), asnjėherė nuk mund tė shfrytėzohet si duhet. Energjia nevojitet nė kohėn e caktuar qė ta shfrytėzosh, ēdo ndėrprerje e  energjisė mund tė lėrė njė punė nė gjysmė, dhe tė shkaktojė dėme, tė cilat asnjėherė nuk paguhen. Njė gjė e tillė  do ta dekurajonte edhe gjermanin ose holandezin pėr tė paguar energjinė elektrike, e ata e dinė kėtė gjė, prandaj nuk bėjnė reduktime.

            Tashmė borxhit prej miliardash qeveria i gjeti zgjidhje: t’ia shesė turkut, nė mėnyrė qė qeveria tė marrė paratė qė i nevojiteshin mbase pėr nevoja  tė fushatės elektorale, kurse turku pastaj tė marrė borxhin nga qytetarėt me ndihmėn e gjyqit.

 

 

            Ēfarė na kujton kjo metodė e qeverisė pėr tė zgjidhur problemin e pagesės sė detyrimeve?

            Na kujton saktėsisht “sipėrmarrjen e taksave” nė periudhėn osmane, kur njė kriminel i hurit e i litarit, mblidhte rreth vetes 20-30 harambashė, dhe blinte nga shteti tė drejtėn pėr tė mbledhur taksa nė njė rajon tė caktuar, dhe pastaj mblidhte sa donte vet duke ‘ua pirė gjakun’ shqiptarėve saqė shpesh i detyronte tė bėnin kryengritje. Me njė fjalė jemi kthyer nė mesjetė me metodat qė pėrdor shteti ndaj tatimpaguesve.

            Pėr mendimin tim problemi i borxhit nuk ka zgjidhje pėr deri sa papunėsia vazhdon tė mbetet ajo qė ėshtė, kurse borxhi vje vazhdimisht duke u grumbulluar. Kėto probleme rrjedhin nga mendėsia e gabuar se prodhimi i energjisė elektrike ėshtė njė biznes privat e jo shėrbim ndaj qytetarit. Njė borxh qė nuk ėshtė paguar me vite tė tėra dhe nuk i shkaktuar asnjė pengesė prodhimit tė energjisė, nuk ka pse tė kėrkohet tani, por borxhi kėrkohet ende, pėr arsyet e lartcekura, pra qė ndėrmarrja e distribuimit u shit pėr nevoja partiake.

            Sa jemi nė gjendje ne si popull qė tė lejojmė njė gjė tė tillė, qė pėr nevojat e ngushta partiake tė kujtdoqoftė, tė “na pijnė gjakun anadollakėt” ashtu siē kanė vepruar pėr 500 vite rresht?

            Nė kohėn kur do tė duhej qė njerėzit gjenialė nga mesi ynė, tė zgjeronin prodhimin dhe shpėrndarjen e pllakave solare apo aeromotorėve, pėr prodhim tė lirė tė energjisė elektrike, dhe pėr kėtė tė kishin ndihmėn nga ana e shtetit, nė fakt ndodh e kundėrta: ne thjesht po bėjmė regres, duke pėrdorur metoda mesjetare tė faturimit dhe pagesės, duke pretenduar qė tė hymė nė BE pikėrisht me masa tė tilla anadollake.

            Zgjidhja ideale do tė ishte dėbimi i turkut nga sipėrmarrja qė ka blerė. Natyrisht qė kjo ka koston e vet, sepse pėr t’a bėrė kėtė, sė pari duhet hulumtuar se ku i ka lėnė qeveria paratė, i duhen sekuestruar ato para, tė cilat pastaj i duhet dhėnė turkut, qė t’i kthehet ajo qė ka paguar. Vlen tė pėrmendim se Kroacia i ka pezulluar tė gjitha privatizimet, duke qenė se i ka cilėsuar si tė dėmshme pėr popullin dhe shtetin  e vet. Edhe qeveria e Shqipėrisė e ka dėbuar kompaninė ēeke pėr “ngecje tė investimeve dhe keqtrajtim tė qytetarėve”.

            Si masė e parė duhet tė jetė detyrimi i “mafiozėve tė mėdhenj” dhe serbėve tė paguajnė shpenzimet e tyre, pastaj KEDS-i, tė kompensojė dėmet qė po ia shkakton ekonomive familjare dhe bizneseve pėr shkak tė ndėrprerjeve tė shpeshta, e si shtesė do tė ishte falja e borxheve tė gjithė konsumatorėve (amvisėrive), pėr arsyen e thjeshtė se borxhet janė bėrė barrė e padurueshme e familjeve tė varfra qė pėrbėjnė njė pjesė tė madhe tė popullit tė Kosovės dhe se nuk ėshtė KEK-u njė shitore private ku shitėsi kėrkon borxhin, por ėshtė njė shėrbim ndaj qytetarėve, dhe duke qenė se ka mundėsi ta fillojė nga e para (nga zeroja) atėherė duhet ta bėjė kėtė gjė.

            Por gjithashtu masa tė tilla duhet tė shoqėrohen me punėsim masiv, dhe me masa qė rrisin tė ardhurat e njerėzve, se pėrndryshe nuk ka ndonjė efekt afat-gjatė. Nėse vazhdojmė me kėtė papunėsi, atėherė borxhet mund tė falen edhe dhjetė herė tjera e mund tė grumbullohen edhe dhjetė herė tjera, por asnjėherė nuk mund tė paguhen nga njė kategori e popullsisė e cila thjesht e ka tė pamundur tė paguajė.

            Le t’i pėrkujtojmė lexuesit tonė, se KEDS-i ka kohė qė ėshtė duke kėrcėnuar me gjyq borxhlinjtė por nuk e bėn kėtė gjė, sepse e din shumė mirė qė tė pasurit gjejnė mėnyra pėr t’i ikur shlyerjes sė borxhit, kurse tė varfrit nuk kanė ēfarė t’i japin.

            Nuk jam ndonjė simpatizant i sė majtės, jam pėr pronė private, por kjo duhet tė ketė kufizime tė caktuara qė tė mos zhvillohet nė kurriz tė popullit tonė, duke u bėrė burim tė kėqijash e vuajtjesh pėr dy milionė njerėz. Njė aktivitet i tillė ekonomik si prodhimi i energjisė elektrike pėr amvisėri, duhet tė bėhet nga njė organizatė nė pronėsi shtetėrore, e madje vetė fakti se ne po e shohim se privatizimi nuk solli asgjė tė re por vetėm probleme, na dėshmon se s’ka asnjė arsye tė privatizohet rryma elektrike e cila prodhohet nga shqiptarėt, me thėngjillin e nxjerrė nga toka jonė, ndėrkohė qė pikėrisht kėtė energji elektrike na e shet turku, me njė ēmim 6-7 herė mė tė shtrenjtė se sa e shiste pushtuesi serb nė kohėn e apart-hejdit mė tė padurueshėm.

            Kėshilla drejtuar popullit ėshtė qė tė jenė mė vigjilentė ndaj plaēkitjes ligjore qė po u bėhet duke ua marrė kafshatėn e gojės pėr energji elektrike. Tani ėshtė koha qė protestat tė bėhen mė tepėr pėr nevoja materiale, se mjaft kemi protestuar pėr “vlera” duke e lėnė anash problemin e plaēkitjes ligjore.

            Kėshilla drejtuar ndėrkombėtarėve ėshtė qė donacionet tė jepen pėr tė shlyer borxhet  e konsumatorėve dhe jo pėr riparime fiktive, tė cilat vetėm kanė mbushur pėrkohėsisht “gushėn e krokodilėve” shtetėrorė.

            Vetėm kur shteti me veprėn e vet, e dėshmon qė ėshtė nė shėrbim tė qytetarit, vetėm atėherė mund tė besojmė se ėshtė i tillė. Unė nė kėtė shkrim i numėrova disa masa qė mendoj se duhen ndėrmarrė pėr tė dėshmuar se shteti ėshtė nė shėrbim tė qytetarit, pėrndryshe premtimet e thata elektorale duke ngritur gishtin e madh pėrpjetė, nuk kanė asnjė efekt pozitiv nė zhvillimin e vendit, por vetėm regres dhe kthim nė kohėn e homo-erectusėve.