.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Elida Buēpapaj

ELIDA BUĒPAPAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ELIDA BUĒPAPAJ

 

 

 

 

          

 

             Hyrje

   

            Elida Buēpapaj ėshtė poeteshė, publiciste dhe pėrkthyese. Ka lindur nė Tiranė, ku aty ka ndjekur arsimin tetėvjeēar dhe gjimnazin. Studimet e larta i kreu nė Universitetin e Tiranės, dega Gjuhė-Letėrsi. Vokacionin pėr tė shkuar e pati qė fėmijė, por si e bija e vetme e poetit dhe publicistit Vehbi Skėnderi, persekutuar nga regjimi, edhe Elida nuk u lejua tė botojė krijimtari. Shkrimet e para fillon t‘i botojė duke nisur prej vitit 1991, nė shtypin e postdiktaturės, tek gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike. Nė prag tė rrėzimit tė diktaturės ėshtė korrespondetja e parė grua nga Tirana tek Radioja Zėri i Amerikės. Nė vitin 1992 fillon tė kontribuojė si redaktore-opinioniste tek gazeta Zėri i Rinisė; Ndėrkohė ėshtė gazetare e lirė tek gazeta Republika, me njė rubrikė fikse nė faqen e parė; Mė 1994-1995 ėshtė editore tek Revista RTSH, sė bashku me shkrimtarin Fatos Kongoli qė ishte kryeredaktor i kėsaj reviste. Prej 1998, pėr dhjetė vjet jep kontributin e saj tek Bota Sot si redaktore-kolumniste, duke mbuluar rubrikėn e politikės, aktualitetin dhe kulturėn.

            Pėr dhjetė vite rresht, gati pėr ēdo ditė, ka botuar me qindra kolumna, duke qenė njė nga tė paktat femrat e para shqiptare me aktivitet kaq tė dendur. Aktualisht ėshtė botuese dhe kontribuese e gazetarisė elektronike, ku bashkė me bashkėshortin e saj, shkrimtarin dhe publicistin e mirėnjohur Skėnder Buēpapaj janė editorė tė portalit elektronik Zėri i Shqiptarėve www.voal-online.ch.

            Elida Buēpapaj ka lėvruar me sukses pothuaj tė gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, qė nga kronika, reprotazhi, pėrshkrimi e deri tek analizat, komenet, replikat etj. Si pėrkthyese nga katėr gjuhė tė huaja, anglishtja, italishtja, frėngjishtja dhe gjermanishtja, po ashtu ka njė aktivitet shumė tė dendur, duke pėrkthyer e botuar nė shtypin shqiptar majat e poezisė botėrore, si Thomas Stearns Eliot, Carl Sandburg, Rabindranath Tagore, Wislawa Szymborska, William Blake, Edgar A.Poe, Guillaume Apollinaire, Arthur Schnitzler, Jorge Luis Borges, Cesare Pavese, Jacques Prévert, Marqučz etj etj.

            Nga viti 1991 ėshtė anėtare e Federatės Ndėrkombėtare tė Gazetarėve me qendėr nė Bruksel, Belgjikė. Ėshtė po ashtu anėtare e Shoqatės Ndėrkombėtare tė Gazetarėve APES, me qendėr nė Gjenevė, si dhe e Sindikatės sė Gazetarisė Krijuese, me qendėr nė Zyrih. Elida Buēpapaj ėshtė anėtare e Shoqatės sė Krijuesve Shqiptarė tė Zvicrės dhe e Kėshillit strategjik tė Kuvendit tė Shqiptarėve tė Zvicrės. Prej vitit 1996 jetojn nė Zvicėr.



            Libra tė botuar:

 

            "Vij"

            "Nuk jam e pėrjetėshme"

            "Rapsodi e Golgotės sė Tranzicionit"

            "Hiperbola dhe paralelizmi figurativ tek Cikli i Kreshnikėve , studim monografik"

            "Rapsodi e Golgotės sė Tranzicionit"

            "Unė jam e pėrjetshme, SB OMSCA-1"

            "Tirania e Tranzicionit, publicistikė"

            "Traumat e Tranzicionit, publicistikė"

            Autorja ka edhe dy libra nė proces botimi, njė vėllim me poezi dhe njė eseistikė.



 

 

MIRĖMĖNGJES PARIS!

  

Sot

Jemi

gdhirė

tė dy

nė njė shtrat

Tė dy tė pėrgjumur

nga mosfjetja.

Unė bėj sikur

tė jem

njė pariziane e thekur,

ndėrsa ti bėn sikur tė jesh

pjesė monotone

e pėrditshėrisė

time…

 

Dal nė rrugė

Si tė jetė diēka

Rutinė

Marr taksinė

Sheshi Konkor 1)

Sheshi Vandom 2)

Harku i Triumfit

Del Etual 3)

Palé Ruajal 4)

 

Nė njė Kafé

buzė Senės

porosis kafe me qumėsht,

si nė poezinė

e Zhak Preverit

dhe pastaj

filloj tė llogaris

njė dhe njė bėjnė dy

unė dhe ti Paris –

 

Por llogaritė s’mė dalin

Dhe filloj nga a para

Njė dhe dy

bėjnė dy Paris,

unė banorja jote efemer

ndėrsa ti dhe Sena eternel,

Paris...!

 

1)La Place de la Concorde – Sheshi Konkord

2)La Place Vandōme – Sheshi Vandom

3)L’Arc de Triomfe de L’Etoile – Harku i Triumfit tė Yllit

 

 

 

TROKU I KALIT TĖ TROJĖS NĖ VERI

 

Prej lėnde ujore

E shkitėshme

U enda

E harlisur

Marmarasė

Mesdheut

Sepse

Qėllova bijė

E Perėndisė sė Ujit

Qė gjallon

Dhe frymon gjithēka

Myshqet,

algat,

mbretėrinė e peshqve,

breshkat,

meduzat,

sirenat,

bimėsinė

dhe frutat e detit,

qė gjallon

trupin tim

prej lėnde ujore

notuese

qė mė shtynte

drejt ujėrave

tė Egjeut

Qė mė lypte

Me kumtin

E ujėrave tė ngrohta

Ngashnjyese,

thithėse,

manjetike

duke e bėrė rrymėn tė mė tėrhiqte

e ēonte drejt Smirnės,

ku poeti i verbėr,

Homeri gabimisht mė mori

Pėr Helenėn

Megjithėse iu betova

se nuk isha Helena,

se isha ilire

prej fillimit tim

fisit ilir tė Enkelejve,

Por Homeri

Ngulmonte

Trillak

Tė kthehesha nė Trojėn

e rrėnuar

ku zgjuar si kukudh

rri vetėm Kali i mallkuar dhe

i nėmur

nga e gjithė

fara e njerėzve

brez pas brezi

sepse nga pabesia e tij

tė gjithė u vranė

ose u shitėn

si skllevėr lirihumbur

 

Por Kali i kobtė mbeti

pėr tė mashtruar rishtas

edhe Homerin

se Troja ishte

se Helena isha unė

e gatshme kėsaj radhe

pėr tė ndalur rrėnimin

pėr t’i besuar

ėndrrės lemeritėse

tė Kasandrės

dhe pėr tė mos e pranuar

dhuratėn dinake

tė Ulisit…

 

Poeti i verbėr, ishte i bindur

Se do t’ja risillja

Dritėn

E syve qė i iku atėhere

Kur u shkrumbua Troja

 

Unė isha e gatėshme t’i besoja

Fuqive tė mija

si magjistare

mjafton

qė Homerit

t’i rikthehej

shikimi

pėr tė parė

se nuk isha Helena

por njė grua e re ilire,

qė nuk kishte bėrė

asnjė tradhėti njerėzore

ndėrsa tani po bėnte

gjithēka

pėr tė ndalur trokun

e Kalit tė Trojės

drejt Veriut

nė tokat ilire,

duke ia ndryshuar

drejtimin

si dhe duke iu lutur Zotave tė Olimpit

vetė Zeusit

tė dėrgonte njė stuhi

pėrpirėse

e Kali i Drunjtė,

qė ka pjellė pas Trojės sa e sa pabesi,

tė fshihej pėrfundimisht

nga faqja e dheut…

 

 


E MBYTUR ORANZH

 

Jam zhytur

Nė oranzhin

E vjeshtės Berneze

Jam mbytur

Nė oranzhin

E vjeshtės

Berneze

Oranzh kam flokėt

Mollėzat e gishtave

Fjalėt, ahmat,

gjithēka oranzh

 

Asgjė nuk mund tė ndaj

nga kallja nė oranzh

as frymėn, as gjakun

Trajtat

lakimet

notojnė nė oranzh

mbyten nė oranzh

askush

nuk e dallon dot

pikėllimin tim oranzh

as gjymtyrėt e mi

as mbytjen time

sepse plluskat

e fundit

tė frymės time

janė pėrsėri oranzh

 

Vetėm djali im

i vogėl – foshnje,

se i madh

jo nuk mundet

vetėm djalka-bébé

mė shquan gjirin

tim oranzh

me qumėshtin e

gjirit oranzh

jo sepse gjiri duket

por sepse ai e ndjen

aromėn e tamblit

megjithėkėtė foshnja ime

nuk ia tregon dot

askujt

shtjellėn time

oranzh

sepse

ai ėshtė vetėm disa muajsh

dhe artikulon vetėm tinguj

e tingujt

e tij

i kuptoj

vetėm unė oranzh

me pikėllimin oranzh

e mbytur nė oranzh

nė detin e gjetheve oranzh

 

 

 

MĖ HUMBI QIELLI

 

Mė humbi qielli

E kaltra

Bluja

E rimta

Violeti

Atje ku lind dielli

E ēel dita

 

Mė humbi qielli

Mori shtegtimin

Pėr nė Jug

I mori me vete

Yjtė,

Hėnėn,

Kashtėn e Kumtrit,

qė ne e njohim si

Rrugėn e Qumėshtit

 

Mė iku qielli

Iu arratis

Helmetave

Heshtave

Tė shigjetarėve

Prej resh

Tė murrėta

Si nėntoka

 

Mė iku qielli

E pėrpiu

Mjegulla

E ngėrdheshur

E ngėrēosur

Me flokė

Tė kreshpėruara

Si gjėmbaēė Ferri

 

Mė humbi qielli

Me orė

Me ditė

Me javė

me net

me muaj

 

Mė humbi qielli

bashkė me thesaret e tij

personalė

me diellin

hėnėn

 

me tė gjitha konstelacionet    

me Arushėn e Madhe

me Arushėn e Vogėl

me meteoritėt,

me kometat

ylberet

avionėt

 

Mė humbi qielli

I humba qiellit

I humbėm njėri-tjetrit

Ai bashkė

me thesaret e tij

iu arratis

Prangave

Tė reve dhe mjegullės

Pėr nė Jug….

 

Bernė 1998 – Reinach, Qershor 2007

 

 

KUR TI MUNGON

 

Ia kushtoj S.B.

Mbas disa ditėsh ti do tė vish
Kjo ditė ėshtė e paralajmėruar
Sipas profecisė sė fatit
Ėshtė e saktė, e prerė,
Ėshtė e parathėnė, e parabėrė,
Deri nė rrahjen e sekondės
Deri nė rrahjen e pulsit
Qė gati sa nuk e shpėrthen venėn e gjakut…
 
Mbas disa ditėsh ti do tė vish !
 
Duhet tė isha pak Penelopė
Qė ta pėrballoja kėtė ndarje
Kaq reale
Qė matet me kilometra
Qė unė e mata, e peshova
E mata pėrsėri e pėrsėri
Duke pėrmbysur e ripėrmbysur
Mijėra herė klepsidrėn
Sepse tė gjitha sekondat,
Orėt, ditėt,
tė gjithė kohėn, hapėsirat, distancat,
Tė gjithė kėtė relief gjeografik
midis nesh
I cili nuk na lejon assesi tė shihemi
Assesi tė prekemi
E shndėrrova nė kokrriza rėre
Dhe pastaj e pėrmbysa dhe ripėrmbysa
Si barka nė det
Mijėra herė klepsidrėn..
 
Sepse unė tė dua mė shumė se Penelopa Ulisin –
E ti mua mė do mė tepėr se Ulisi Penelopėn…