Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - E mira dhe e keqja...

www.explorerunivers.com

E MIRA DHE E KEQJA...

 

        E mira nga pikėpamja e pėrgjithshme dhe abstrakte, ėshtė gjithēka qė ėshtė e bukur, e drejtė, ka veti pozitive, vlera dhe cilėsi morale dhe etike, qė njerėzit e dėshirojnė, e duan, e pėlqejnė, dhe ndjehen tė tėrhequr brendėsisht vetvetiu nga ajo, dhe mund tė mendohet si caku i mbrėmė (i fundit) pėr tu arritur nė jetėn e njeriut.

 

 

            E mira


            E mira nga pikėpamja e pėrgjithshme dhe abstrakte, ėshtė gjithēka qė ėshtė e bukur, e drejtė, ka veti pozitive, vlera dhe cilėsi morale dhe etike, qė njerėzit e dėshirojnė, e duan, e pėlqejnė, dhe ndjehen tė tėrhequr brendėsisht vetvetiu nga ajo, dhe mund tė mendohet si caku i mbrėmė (i fundit) pėr tu arritur nė jetėn e njeriut.

            Ana e kundėrt e sė mirės ėshtė e keqja. Shpesh koncepti "e mira" njihet me atė tė "mirėsisė, ose "veprimit tė mirė", si p.sh. nė shprehjen "bėj mirė", e barazvlefshme me "bėj vepra tė mira", qė d.t.th. i bėj mirė dikujt, ose diēka tė vyer bashkėsisė nė tė cilėn bėj pjesė.

            Mėsimi (doktrina), apo dituria, qė mundohet tė vendosė masa pėr tė shprehur njė gjykim vlerash nė lidhje me mėnyrėn e tė vepruarit njerėzor, ėshtė etika, ose morali.


            Thėnie

            "E mira nuk arrihet nė zbrazėti, por nė shoqėrinė e njerėzve, qė kujdesen pėr dashuri". Saul Bellou

            "Askush nuk mund tė jetė i mirė nėse e mira nuk pyetet". Bertold Brecht
            "Ėshtė e lehtė tė kryhet njė veprim i mirė, por jo e lehtė tė fitohet njė zakon i pėrhershėm i kryerjes tė njė veprimi tė tillė
". Aristoteli

            "Bėj mirė se gjen mirė". Shqiptare


            E keqja


            E keqja apo e liga mund tė pėrkufizohet si e kundėrta e sė mirės. Nė fe dhe etikė, e keqja ėshtė cilėsia moralisht e gabuar, e tė gjykuarit, arsyetuarit, dhe vepruarit tė njeriut, nė parim apo jetė; ajo qė shkakton dėm, dhimbje, padrejtėsi, vuajtje, shkatėrrim ose fatkeqėsi.

            E keqja mishėrohet nė veprimet e njeriut, i cili ėshtė vetpėrgjegjes pėr veprimet e tij dhe vuajtjet e tė tjerėve, si : pėrndjekja, lufta, masakra, vrasja, terrori, tortura, dhuna, urrejtja, egoizmi etj.

            Ēėshtja e sė keqės nė filozofi pėrcaktohet nė shumicėn e rasteve me pyetjet, pse ekziston (ėshtė) e keqja nė botė? Nė kėtė ēėshtje pėrfshihen shpesh edhe vdekja, sėmundja dhe mėkati. Nė fenė e krishterė, e keqja i mvishet veprave tė kėqija tė njerėzve, tė cilėve Perėndia u ka dhėnė dėshirėn e lirė.

            Fetė e krishtera tė cilat besojnė nė parafatcaktimin dhe pėrligjjen nga besimi pohojnė, se Perėndia nuk ėshtė krijuesi i sė keqes qė kryejnė njerėzit. Njė shpjegim i sė keqes ėshtė dualizmi, si p.sh. nė zoroastrianizėm dhe manikeizėm. Nė optimizėm e keqja trajtohet shpesh mė me vėrtetėsi. Libri i Jobit ėshtė trajtimi mė i mirė i problemit.


            Thėnie

            "Pandjeshmėria ėshtė dorashka me tė cilėn e keqja fsheh duart e saj". - Bodi Teni

            "E keqja ėshtė mė djallėzore kur nderohet". - Elizabet Barret Brauning

            "E keqja ėshtė shkaktarja e pėshtjellimit." - Robert Bėrton

            "E keqja ka pėrkrahėsit e saj." - Tomas Karlajl

            "Dreqi dridhet kur shikon shenjtorin mė tė dobėt tė gjunjėzuar". - Uilliam Kaupėr

            "Ata qė luajnė me lodrat e sė keqes shpihen dalėngadalė tė vringėllojnė shpatėn e saj." - Bakminstėr Fullėr

            "Unė nuk njoh asgjė mė tallėse se njė tė keqe qė pikėllohet." - Johan Volfgang Fon Gėte

            "Nėse e keqja do tė mund tė bindej tė shkruante njė bibėl, ajo do ta titullonte atė, Ti jeton vetėm njėherė." - Sidnei Herris

 


            Pėrtej sė mirės dhe sė keqes


            Tė pranosh jo tė vėrtetėn si kusht pėr tė jetuar do tė thotė: natyrisht, t’u kundėrvihesh nė mėnyrė tė rrezikshme, ndjenjave tė zakonshme me vlerė, dhe njė filozofi qė guxon ta bėje ketė gjė, pra vetėm pėr kėtė; zė vend pėrtej sė mirės dhe sė keqes.

            Nė tė vėrtetė, ēdo instinkt ėshtė i papėrmbajtur pėr pushtet dhe si i tillė synon tė filozofojė. Pa dyshim, midis njerėzve tė ditur, midis njerėzve tė vėrtetė tė shkencės gjėrat mund tė qėndrojnė ndryshe.

            Prandaj instinktet e vėrtetė tė njerėzve tė ditur zakonisht synojnė drejt njė fushe krejt tė ndryshme, pėr shembull drejt familjes ose pėr tė bėrė ose pėr t’u marrė mė politikė.

            Tek filozofi nuk ka asgjė tė pėrgjithshme, dhe mbi tė gjitha morali i tij dėshmon nė mėnyrė tė prerė dhe vendimtare kush ėshtė ai: gjė qė do tė thotė se nė ēfarė shkalle hierarkike qėndrojnė midis tyre instinktet mė tė thella tė natyrės sė tij.

            Nė ēdo filozofi ka njė pikė ku hyn nė skenė “bindja” e filozofisė, ose, duke u shprehur me gjuhėn e njė misteri tė lashtė: pėr t’u bėrė gomar.

            Tė jetosh a nuk ėshtė pikėrisht njė dėshirė pėr tė qenė tjetėr nga ajo qė ėshtė kjo natyrė? Tė jetosh a nuk ėshtė ndoshta tė vlerėsosh, tė parapėlqesh, tė jesh i padrejtė, tė jesh i kufizuar, tė duash tė jesh ndryshe?

            Filozofia ėshtė vetė ky instinkt tivanik, dėshira shpirtėrore pėr pushtet, dėshira e “krijimit tė botės”, e Perėndisė.

            Vetėm ajo qė mund tė shihet dhe mund tė preket ėshtė e qartė dhe e shpjegueshme.

            “Atje ku qenia njerėzore nuk ka mė asgjė pėr tė parė dhe pėr tė pohuar, nuk ka mė as edhe ndonjė gjė pėr tė kėrkuar”.

            “Bindja e menjėhershme”, ashtu si dhe “njohja e plotė” dhe gjėja nė vetvete, pėrfshijnė brenda tyre njė contradiction in adjecto; mė nė fund do tė na duhet tė ēlirohemi nga joshja e fjalėve.

            Filozofi duhet tė thotė vetė: kur unė zbėrthej procesin e shprehur tek fjalia: “unė mendoj”, marr njė mori pohimesh tė nxitura, arsyetimi i tė cilave ėshtė i vėshtirė, ndoshta i pamundur: qė tė jem unė qė mendoj, qė tė mendosh ėshtė veprimtari dhe pasojė e qenieje tė menduar si shkak, qė tė ekzistojė si njė “unė” dhe nė fund qė tė jetė pėrcaktuar ajo qė kuptohet duke thėnė tė mendosh, qė unė ta di se ēfarė ėshtė tė mendosh.

            Unė mendoj se e di qė kjo tė paktėn ėshtė e vėrtetė, e saktė, e sigurt, ai sot tek njė filozof do tė ndeshte nė njė buzėqeshje dhe dy pikėpyetje. Ndoshta filozofi do ta bėnte tė kuptonte: “Zotėria im, ka pak tė ngjarė qė ju tė mos gaboheni: pastaj, pėrse duhet patjetėr e vėrtetė?

            Tė mendosh ėshtė njė veprimtari, ēdo veprimtari nėnkupton dikė qė vepron, por pasojė…”

            Filozofėt e kanė zakon tė flasin pėr vullnetin dėshirėn, sikur tė ishte gjėja mė e njohur e botės, vetė Schopenhaueri la tė kuptohet qė, nė fund tė fundit, vetėm vullneti ėshtė i njohur pėr ne, plotėsisht i njohur, pa zbritje apo shtesa.

 

 

            E mira dhe e keqja nė dogmėn moderne!

 

           Ngulmimi i vazhdueshėm i njeriut, pėr tė qenė pėrfaqėsuesi i sė mirės, tregon ankthshmėrinė e nevojės sė tij shpirtqetėsuese... Kudo haset justifikimi shpesh nė forma verbėrie... Po e bej pėr tė mirėn!

            Prej kohės qė e mira pėrfaqėsohej prej natyrores, urtėsisė popullore, dogma, kjo e keqe e domosdoshme, zotėronte pėrkohshmėrinė dhe pėrkulshmėrinė, ndėrsa prej ēastit kur artificialja zaptoi tė mirėn, dogma shfaqi maninė e pėrjetėsisė dhe ngurtėsimin...

            Nė dukje e keqja ėshtė e detyruar ta ndjekė pas tė mirėn, ndėrsa nė thelb e mira prapandjek tė keqen... Gjithēka ėshtė njė lufte e sė mirės pėr tė kapur e nėnshtruar tė keqen...

            Dogmat moderne, parashtrojnė njė artificializem tė tmerrshėm, por duke njohur tėrheqjen e sė bukures, kuptuan rendėsin themelore tė shfaqjes, e duke zhdukur shtresėzimin, krijuan njė fuqi blerėse sipėrfaqėsore, pa themele e pa thelb, qė shfaqja tė ishte e pagervishtme si pasoje e dobėsisė sė blerėsve... Dogma moderne e kuptoi qarte rendėsin e tė qenit spektakolar... Njeriu kėrkon spektakėl, kėrkon pėrqendrimin e tė tjerėve tek tė tjerėt, kėrkon mos tė shihet nė sy, vuan nga shėmtia, ka nevojė pėr psikolog....

            Dogma moderne pėrfaqėson tė mirėn, pėrndryshe njeriu i largohet... Morali i sė mirės ėshtė fitorja qė i kushtoi Kopshtin e Edenit...

            Po tashmė dashuron njėshtresėn, mohon thelbin e pėrqafon formėn, ekuilibri natyror thelb-forme ėshtė prishur... Dogma moderne ketė e di po nė fund te fundit si ēdo gjė, qėllimi i saj ėshtė mbijetesa edhe pse e di qė si ēdo gjė artificiale mbart vetėshkatėrrimin, thonjtė nė mish do i ngulė pėr tė mbijetuar... Ku ka ushqim mė tė mire se fuqia e njeriut, thithja e fuqisė jetėsore...Nė fund tė fundit njeriu ėshtė kafshe e evolucionit, si gjithė tė tjerat, mund ta krijojmė nė laborator po tė duam... atėherė perse Matrix tė mos jetė shpėtimi i fundit... I duhet tė mbijetoje edhe Dogmės moderne apo jo?

            E keqja duhet goditur, e keqja ėshtė e tmerrshme, e keqja ėshtė pėrbindėsh, e keqja ėshtė errėsirė... Ē'rėndėsi ka nė ėshtė natyrore e luan rolin qė i ėshtė caktuar... Problemi lind kur natyrorja pėrfaqėson tė keqėn e artificialja tė mirėn.... Unė jam Natyrorja - urdhėron Dogma e kėnaqur me bindjen e verbėr tė ndėrgjinorėve dhe skllevėrve... Kapeni artificialen se pėrfaqėson tė keqėn e hidheni pėrjetėsisht nė liqenin e squfurt... Nejse, Hajduti gjithmonė bėrtet "Kapeni Hajdutin"... Na e mėson tradita dhe Politika Moderne....

 

            Postuar nga: Lleila