.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Zona e muzgut - E mori shpirti i vėllait

Pėrgatiti: Sabir KRASNIQI

 

            E MORI  SHPIRTI I VĖLLAIT

 

            “Unė jam i vetmuar kėtu, andaj erdha pėr ta marrė Lirikun e vogėl” , i tha nėnės  sė vetė nė ėndėrr, i ndjeri Arion.

 

            Bota ku frymojmė ėshtė pėrplot sekrete. Ndodhitė e pazakonta qė manifestohen nė forma tė ndryshme, janė shpesh tė pakapshme pėr natyrėn e mendjes sonė. “Ēudirat nuk ndodhin nė kundėrshtim me natyrėn -thotė Shėn Augustini, por vetėm me atė qė ne e njohim  si natyrė”.  Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata qė nuk arrijmė t’i kuptojmė ato. Prandaj, vizitorė tė nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Nėse keni pėrjetuar edhe ju diē tė tillė, na shkruani. Mos ngurroni ta thoni tė vėrtetėn sepse ne ju kuptojmė...!

          

           

            Mė 4 dhjetor tė vitit 2006, njėzetetetė vjeēarja Selvie Fiskaja, u zgjua vrullshėm nga gjumi. Ndjehej shume e frikshme. Nga gjumi e zgjoi zėri i njohur i djalit tė saj, Arionit, i cili, papritur, nga njė sėmundje e rėndė por shkurtėr, kishte ndėrruar jetė kah fundi i verės 2001. Humben e djalit, atėkohė trevjeēar, e kishte pėrjetuar shumė rėndė. I ishte hapur njė plagė e rėndė nė shpirtin dhe zemrėn e saj. Refuzonte, pothuajse ēdo gjė, bile edhe ushqimin. Qėndronte me orė tė tėra, muaj e vite me radhė, duke shikuar albumet fotografike tė birit tė saj, me shpresė se sė paku nė ėndėrr do i paraqitet engjėlli i vogėl qė ta puthė, pėrqaf e ledhatoj me dashurinė amnore. Me gjithė dėshirėn e zjarrtė tė saj, s’paku pėr ta parė nė ėndėrr Arionin  vogėl, ajo kurrė nuk ju realizua.

            Tek pas pesė vitesh, pasi arriti tė bindet nga bashkėshorti i saj, Selvia pranoi tė lindė pėrsėri. Kėshtu nė qershorin  vitit 2006, ajo lindi njė fėmijė tė mrekullueshėm, njė djalė tė bukur e tė pashėm, tė cilin e pagėzuan Lirik.

           

            Po tė presim sė bashku...

            Liriku i vogėl, me 4 dhjetor 2006, i mbushte gjashtė muaj. Dhe mu atė natė, Selvien e zgjoi nga gjumi zėri i Arionit tė ndjerė. U zgjua dhe me lot nė sy shkoi deri nė kuzhinė qė tė pije pakėz ujė. Para se tė kthehej sėrish nė krevat, ia hodhi njė sy bebes sė  vogėl, qė flinte qetė-qetė. Dhe sapo bie nė krevat, dėgjon pėrsėri zėrin e tė ndjerit Lirik. I mbyll sytė dhe para saj shfaqe njė fushė e gjelbėruar pėrplot me lule, dhe nė drejtim  tė saj, me njė buqetė tė bukur lulesh, po vinte Liriku i ndjerė. I buzėqeshi butė dhe ėmbėl nėnės sė vet, por nė sytė e tij vėrehej njė lloj pikėllim. Selvia e pushtoi me krahė duke e pėrqafuar e shtrėnguar me aq shumė dashuri e mall.  Sėrish e ndjeu prekjen e lėkurės sė tij, aromėn e trupit tė tij. Filloi ta pėrkėdhelė e puthė nė ēdo pjesė tė fytyrės... edhe Lirku e pėrqafoi fuqishėm, dhe pas pak iu afrua tek veshi duke i thėnė: “Nėnė, unė kėtu ndihem shumė i vetmuar andaj kam ardhur qė ta marr edhe Lirikun. Mos u mėrzit, ne do tė presim  sė bashku”. Pastaj, Arioni i vogėl, e pėrqafoi edhe njė herė fuqishėm nėnėn e vetė, e puthi dhe u zhduk.

            Selvia u zgjua duke gulēuar dhe qante me dėnesė. I shoqi  Besarti e dėgjoi me  habi tregimin e ėndrrės dhe u mundu tė ta qetėsoj tė shoqen. Liriku i vockėl flinte ashtu qetė, si njė engjėll i  butė i rrethuar me plot dashuri.

            Besart Fiskaja punonte si mirėmbajtės i njė blloku ndėrtesash, tė sapondėrtuara, nė periferi tė Prishtinės. Me tė shoqen dhe Lirikun e vockėl, banonin nė njė banesė dy dhomėshe, nė njėrėn nga banesat e bllokut. Kur Selvia e ushqente dhe e vinte e gjumė beben, i ndihmonte tė shoqit nė punėt e pėrditshme rreth mirėmbajtjes sė ndėrtesave. Liriku ishte bebe e urtė dhe e qetė, prandaj dhe nuk e pengonte shumė Selvien pėr t’i ndihmuar tė shoqit.

           

            Shkaktari i panjohur!

            Po atė pasdite, pasi e ushqeu Lirikun, Selvia e vendosi atė nė karrocė dhe sė bashku dolėn pėr tė shėtitur nė kopshtin e ndėrtesave. Liriku  gugonte plot kėnaqėsi duke i rrahur shuplakat e duarve, derisa Selvia e sodiste me plot dashuri.

            Pas nja dy orėsh, Selvia kthehet me Lirikun nga shėtitja dhe e vendos djalin nė gjumė. Pėrgatit gjėrat pėr ushqim dhe zbret tek i shoqi pėr t’i ndihmuar qė t’i kryej punėt mė shpejt. Dhe, derisa Besari kishte edhe pak punė pėr ta riparuar njė pompė uji tek njė fontanė e kopshtit, Selvia u kthye pėr ta pėrgatitur darkėn. Kur u futė nė dhomėn e Lirikut, iu duke se ai po flinte, si gjithnjė, ashtu qetė-qetė. Mirėpo, kur u pėrkul pėr ta puthur, vėrejti se me beben diē nuk ishte nė rregull! Fytyra ju duke mė e zbehtė. Ia preku duart, tė cilat ishin tė ftohta...beba nuk jepet mė shenja jete...

            Pas 10-15 minutash arriti ndihma e shpejtė duke e dėrguar beben urgjent nė spital. Mjekėt u munduan, duke bėrė ē’ishte e mundur, pėr ta rikthyer Lirikun e vockėl sėrish nė jetė, por tė gjitha pėrpjekjet  e tyre ishin tė pasuksesshme.

            Pas obduksionin, nė raportin mjekėsor ishte shkruar: “Fėmija nė gjendje plotėsisht tė shėndosh. Shkaktari i vdekjes i panjohur!”

            Selvia qėndroi gjatė pranė trupit tė pajetė tė djalit tė saj. Nuk qante. E mbante pėr dore dhe qėndronte nė heshtje. Nė fund e puthi nė ballė dhe nė faqe e pastaj, pa e thėnė asnjė fjalė, doli nga dhoma.

            Mjekėt i kishin preferuar dhe ofruar qetėsues dhe antidepresiv, por Selvia i kishte refuzuar qė tė gjitha. Gjithnjė ua tregon vizitorėve ėndrrėn, nė tė cilėn i ndjeri Arion, e kishte paralajmėruar pėr  vdekjen e Lirikut. E dinte se njerėzit mund ta quajnė edhe tė marrė, tė ēmendur e ēfarėdo tjetėr, por ajo ėshtė thellė e bindur se dy djemtė e saj, dy engjėjt e saj, tanimė janė sė bashku duke luajtur, tė lumtur e tė gėzuar, nė fushėn e gjelbėruar  e pėrplot me lule tė lloj-llojshme, tė cilėn ajo e kishte parė nė ėndėrr. Ata janė gjithashtu, thotė Selvia, duke mė pritur edhe mua!

            Se a ishte ėndrra pėr vdekja e Lirikut ishte njė koincidencė e rastit, njė iluzion i ēastit apo njė paralajmėrim real, me gjasė, nuk do tė dihet kurrė. Bota nė tė cilėn ne frymojmė, ėshtė pėrplot mistere e sekrete nga mė tė ndryshmet. Ndodhitė e pazakonta qė manifestohen nė forma tė ndryshme, janė shpesh tė pakapshme pėr natyrėn e mendjes sonė. “Ēudirat nuk ndodhin nė kundėrshtim me natyrėn -thotė Shėn Augustini, por vetėm me atė qė ne e njohim  si natyrė”.  Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, por jemi ne ata qė nuk arrijmė t’i kuptojmė ato.

 

            Bazuar nė njė ndodhi tė vėrtet.