Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Ėndrrat e tiranve

Shkruan: Sabir KRASNIQI

        ĖNDRRAT E TIRANĖVE

 

       Ėndrrat  janė shfaqje shumė tė rėndėsishme tė jetės sonė tė brendshme. Ato paraqesin mesazhe nga ndėrdija, e me tė cilat duhet tė komunikojmė, t’i dėgjojmė, t’i deshifrojmė... Mirėpo, keqinterpretimi i tyre nė duart e tiranėve  mund tė kenė njė epilog vėrtet tragjik!

           

            Se ėndrrat kanė qenė gjithnjė tė rėndėsishme pėr njeriut, qė nga lashtėsia e gjer mė sot, por njėkohėsisht edhe enigmė pėr tė, na vėrtetojnė edhe tekstet e ruajtura nga popujt mė tė lashtė tė rruzullit tokėsor, si p.sh. libri i egjiptianeve  qė daton nga viti 1300 p.e.r. me mbi dymijė interpretime tė mesazheve nga bota e  ėndrrave.

            Edhe pse kjo lėmė ka qenė preferencė e shumė psikologėve dhe psikiatėrve, tė cilėt kanė bėrė hulumtime e eksperimente tė panumėrta, prapė se prapė mesazhet e ėndrrave mbeten tė kamufluara nėn nivelin e misteriozitetit.

            Nė kėtė artikull, nuk do tė bėjė fjalė pėr karakterin shkencor a mistik tė ėndrrave, por pėr ndikimin e mesazheve tė tyre nė disa personalitet tė shekullit tonė. Njė ndėr ta qė ka besuar nė profecinė e mesazheve nga ėndrrat, ka qenė edhe Adolf Hitleri, ėndrrat e tė cilit i ka interpretuar mjeki i tij dr. Hubot.

            Ja se ēfarė shkruan Hitleri nė letrėn e tij, drejtuar dr. Hubot-it mė 1923:

            “Nė verėn e vitit 1923, gjatė njė qėndrimi tė shkurtėr nė alpet e Bavarisė, ėndėrrova se gjendem nė malin e lartė sipėr Berschtesgadenit. I ulur nė njė shkėmb tė thepisur, vėrejta pėrnjėherė katėr shqiponja si tėrbueshėm sulmonin njėra-tjetrėn me sqep dhe kthetra. Njėra nga ato, e plagosur rėndė, sė shpejti anohet dhe kryengulthi bie nė luginė. Mė e madhja nga tri tė mbeturat, me pupla tė zeza e tė theksuara, hidhet mbi dy tė tjerat, dėbon shqipen me pupla tė kuqe, e cila futet nė hapėsirėn e njė shkėmbi duke krrokatur. Shqiponja e zezė, vetėtimthi kthehet dhe e rrėmben kundėrshtarin e mbetur pėr gushe. Por, mu nė atė moment, paraqitet papritur nė maje tė malit njė shqiponjė shumė e madhe me pupla tė bardha dhe me pamje tmerruese. Ajo sė bashku me tri shqiponjat tjera, tė mundura, e sulmojnė shqiponjėn e zezė trimėreshė nga tė gjitha anėt. Gjatė kėsaj kohe ajo mbrohet ndershmėrisht e heroikisht, derisa mė nė fund iu nėnshtrohet tė rėnave vdekjeprurėse tė kundėrshtarėve tė bashkuar.

            Kur u zgjova, mė kujtohet qartė ēdo imtėsi e asaj ėndrre tė ēuditshme, e cila nė mua kishte lėnė pėrshtypje tė thellė. Gjatė asaj paradite u largova nga pėrcjellėsit e mi dhe u ngjita nė maje tė malit duke vėshtruar gjatė qiellin pa asnjė re, nė tė cilin ishin sjellė mė tė fortat e tė gjitha shpendėve, tė madhėrishmet shqiponja. Edhe katėr netėt e ardhshme ėndėrroja tė njėjtėn ėndėrr, derisa mė nė fund e kuptova qė ai ishte mesazh i fatit qė mė paralajmėronte se duhej patjetėr me tė gjitha forcat, tė luftoj, pėr t’i mundur tė gjithė armiqtė e popullit gjerman, tė cilėt pretendojnė qė ta dobėsojnė, rrėnojnė e shkatėrrojnė atė.”

            Ndodhitė qė pasuan, sot i dimė tė gjithė.

            Mesazhi tjetėr nga bota e ėndrrave, po qė ishte tragjik pėr 12 anėtarėt e qeverisė sė tij, i takon tiranit tjetėr, J.V. Stalin.

            Ja se ēfarė kishte ėndėrruar ai:

            “Derisa kotesha, njė ditė nė dhomėn time tė punės, fillova tė ėndėrroj se si gjendem i shtrirė nė krevatin tim dhe po fle. Sakaq, pashė 12 gjarpinj tė mėdhenj helmues, tė cilėt i afroheshin krevatit tim dhe filluan tė mbėshtjellin trupin tim, duke formuar njė rrjet tė dendur pėr tė mė zėnė frymėn. Me orvatjet e fundit, arrita ta lirojė dorėn e djathtė. Pastaj fillova ti kap nė kokė njė nga njė gjarpinjtė helmues dhe t’ua thyej qafėn, kur papritmas vėrej me lemeri se si kokat e gjarpinjve shndėrrohen nė koka njerėzish, dhe unė njoha Raskinin, Kamnjovin, Zinovjevin, Simirinovin dhe disa gjeneral tė tjerė tė Shtabit Suprem. Nė atė moment, pėr fat, u zgjova.

            Fytyra mė ishte mbuluar nga djersėt. Fotografitė tmerruese tė ėndrrės mė silleshin pandėrprerė para syve. Urgjentisht e thirra parashikuesen e famshme Olga Ivanovėn, duke ia sqaruar detajisht ėndrrėn dhe duke ia numėruar tė gjithė njerėzit, fytyrat e tė cilėve i kisha njohur nė ėndėrr. Ajo mė kėshilloi  qė atė mbrėmje t’i thėrras tė gjithė ata qė i kisha ėndėrruar nė Kremlin, bile edhe dy, tė cilėt veē ndodheshin nė burg, Zinovjevin dhe Kremanovin, qė tė mund t’i shohė se si do tė sillen kur ta pranojnė thirrjen time befasuese.

            E dėgjova kėshillėn e parashikueses dhe pėrveē Juriut, Rastinit dhe Krances, qė ndodheshin jashtė shtetit, tė tjerėt, tė gjithė, ishin aty. Imitoja njeriun e disponuar mirė, derisa tė thirrurve tė mi u shėrbenin me pije mė tė mira dhe me hajvar (vezė peshku) mė kualitative. Pastaj kaluan nė kuzhinė ku u shėrbyen me pėrgatitje mė tė njohura tė kuzhinės ruse. Duke i shikuar tė zbehtė dhe tė frikėsuar gjatė shkėmbimit tė shikimeve mes veti, kuptova se ėndrra ime nuk mė kishte mashtruar. Tė gjithė kėta njerėz ishin bashkėpjesėmarrės nė komplotin qė pėrgatitej kundėr meje.

            Vendosa qė t’i eliminoj po tė njėjtėn natė, Urdhėrova Berijen (shef i NKVD-sė) qė tė gjithė tradhtaret tė burgosėn dhe  tė vriten pa mėshirė, posa tė dalin nga Kremlini. I pėrcolla tė thirrurit me buzėqeshje duke i falėnderuar pėr mbrėmjen e kėndshme me ta...” (sipas letrės tė cilėn A. Vllasov ia kishte dėrguar Kasalovskit).

            Ky nuk ėshtė ndonjė fragment i trilluar, por njė realitet i hidhur, ku pushkatohen 12 anėtarė tė Qeverisė vetėm pėr shkak tė njė ėndrre tė trishtuar tė njė diktatori psikopat.

            Rast i tret ka tė bėjnė me vendimin e marr nga Sadam Hyseini pėr invazionin ndaj Kuvajtit, nė bazė tė mesazhit nga ėndrra, tė cilėn e kishte ėndėrruar tri net rresht. Tregon gardisti i tij personal, Mahor Kasem (pseudonim), tė cilit ia kishte treguar njė ditė gjatė ngrėnies sė mėngjesit:

            “I kam parė tre gjarpinj tė mėdhenj qė dolėn nga ujėrat e baltosura tė Shat el Arabe, tė cilat derdhen nė Gjirin Persik. Pastaj nė qiell paraqiten me mijėra shqiponja qė me krahėt e hapur fluturonin mbi mijėra anije. Por, para se tė arrijnė te gryka, papritur rritet niveli i lumit dhe vėrshon vendin pėrreth. Pashė qart se si lumi shpėrtheu me vrull mbi Kuvajtin dhe valėt e mėdha tė tij u shpėrndanė prej Detit tė Zi deri nė Detin e Kuq, duke vėrshuar Shkretėtirat Arabe deri te Liqeni i Madh Afrikan, duke e pllenuar natyrėn e tharė dhe duke e ujėzuar rėrėn e etur. Pastaj, tre gjarpinjtė u shndėrruan nė tri qenie njerėzore, e unė njoha Asurbainipalin, i cili mė tha: “Shko, dėrgoje shigjetėn dhe shpatėn deri nė fund tė botės! Pushto jugun, sundoje Egjiptin deri te burimi i lumit Nil!”. I dyti, Nabukodonosori, mė urdhėroi: “”Armatosi anijet tuaja! Hipju shqiponjave asirike, le tė jetė fama jonė e amshueshme! Dėboje armikun pėrtej tokave arabe, deri te Gjiri i Gvinejit!”. I treti ishte Muhamedi. Zgjati kah unė dorėn e shenjtė, mė preku ballin dhe kėrkoi: “Nisu Sadam, merre Mekėn dhe Medinėn, pastaj Jerusalemin nga jobesimtarėt dhe mblidhe gjithė atė qė ėshtė shpėrndarė! Bashkoje gjithė popullin tim nė njė, dhe le tė sundoj ai mbi gjithė botėn!”.

            Jam i sigurt, thotė gardiani, se mesazhi i ėndrrave ka ndikuar shumė nė vendimin e Sadamit pėr marrjen e Kuvajtit...

            Edhe pse ėndrrat, sipas shumė shkencėtarėve, janė shfaqje shumė tė rėndėsishme tė jetės sonė tė brendshme, qė paraqesin mesazhe nga ndėrdija, e me tė cilat duhet tė komunikojmė, t’i dėgjojmė e t’i deshifrojmė, keqinterpretimi i tyre nė duart e tiranėve (si nė rastet e mėsipėrme) mund tė kenė njė epilog vėrtet tragjik!