.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Ėndrrat po mė mbushin mall

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

 

            ĖNDRRAT PO MĖ MBUSHIN MALL

       Sot u rrėfye nėna e dy vajzave, nesėr pa dyshim si mė radhė, do ta jetė tjetra, pasnesėr e treta. Kėshtu rrjedhė jeta e kėtyre nėnave, nuseve, motrave: lot e kujtime. A thua ndonjė shkėndijė shprese do t'ua shfletojė faqet e reja tė jetės?! Rri pėrballė tyre, vėshtroj, dėgjoj rrėfimet dhe nuk e kam lehtė. Madje tepėr rėndė....

 

            Dhoma ėshtė e mbushur pėrplot, tė gjitha femrat janė tė ulura radhazi njėra pranė tjetrės. Edhe pse ėshtė pėrplot e mbushur, ėshtė njė heshtje, njė qetėsi shurdhuese. Vazhdojnė tė thurin me penj ngjyrash tė ndryshme. Janė kėto nėna, motra, nuse tė reja, tė cilat kanė shumėēka tė pėrbashkėt: Me dhimbje zgjohen, me kėtė ndjenjė bien dhe zgjohen. Jeta e tyre e ka emrin ankth. Ditėt i shtyejnė me pritje. Njė pranverė, muaji prill, ua ndėrroi jetėn, ua ndėrroi stinėt duke sjellė dimėr nė shpirtrat e tyre dhe tani jeta e tyre vazhdon tė ecė pa ndonjė kuptim, si shprehen ato. Edhe pas shumė vitesh qė kaluan nuk arritėn tė mėsonin asgjė pėr fatin e mė tė dashurve tė tyre, tė cilėt u rrėmbyen nga kriminelėt serbė. Ėshtė kjo dhimbje qė vazhdon tė dhemb.!

 

            Ashtu tė heshtura vazhdojnė punėn e tyre, tė zhytyra nė mendime, " udhėtojnė" larg nė njė kohė tė kaluar, jetojnė me tė, duke mos ditur se sa mund tė zgjasė  ky "udhėtim", qė iu ėshtė bėrė pjesė e jetės sė tyre. Skenat e pashlyeshme janė ato, kur nėnės ia marrin djalin nga duart, kur fėmijėn qė ishte nė krahun e babait e larguan dhe atė e rrėmbyen, kur babai kėrkoi qė ta  ndėrronin me djalin, kur motra mbeti pa vėlla...kur u mboll dhembja duke lėshuar rrėnjė tė pėrjetshme. Shpirti i tyre vazhdon tė dėrmohet nė vazhdimėsi dhe tė lėjnė pėrshtypjen se sikur nuk kanė tė ndalur kėto vite tė dhembjes. Ditėt qė agojnė nuk sjellin asgjė tė re. Ēdo ditė ėshtė e ngjajshme me tjetrėn, sot si dje...e nesėr?! Shpresa vazhdon tė mbajė shpirtin, e shpirti jetėn. Shpresojnė se ndoshta dita qė vjen do tė sjellė lajme tė mira, do tė sjellė fllad pėr shpirtin e tyre tė pėrvėluar.

 

         Ndodhė qė kėto gra, tek bėjnė kombinimin e ngjyrave tė penjve edhe tė ndėrrojnė ndonjė fjalė mes vete, tė bėjnė muhabete sa pėr ta thyer heshtjen monotone qė sundon. Sepse kur jetojnė  ashtu tė heshtura menjėherė rrugėtojnė nėpėr ato kohė tė mallkuara. Nuk mund t'u ikin pėrjetimeve tė kaluara vetėm pak vite mė parė... Ndodhė qė buzėqeshja tė shfaqet nė fytyrat e tyre tė zymta, mirėpo shumė shpejt ajo buzėqeshje mbetet e ngrirė. Ėshtė disi buzėqeshje artificiale, anemike. Sa herė hapet dera dhe mbyllet ato thuajse nuk e vėrejnė. Kėtė dhomė mund ta quaj edhe dhomė lotėsh, dhomė dhembjeje, rrėfimesh, ofshamash, psherėtimash....

 

            Vėrej njė grua, njė nėnė nga nėnat e shumta qė janė "banore" tė kėsaj dhome, qė ėshtė e moshės dyzetvjeēe, tek i fshin lotėt: Jo s'kam vullnet tė punoj, po vetėm dua tė dal, tė largohem jashtė atyre mureve tė shtėpisė, tė paktėn pėr disa orė, sa i kalojmė kėtu nė shoqatė, dua tė fsheh lotin e ta mposht dhimbjen qė po mė kafshon nė ēdo kohė, dua tė mos mė shohin dy vajzat e mia, nuk dua tė dorėzohem para tyre. Kėtu, nė kėtė hapėsirė po flas, po qaj lirshėm, po shfryhem. Fytyra e tim bir, tė vetmin qė e pata, ajo fytyrė e njomė mė ndjek kudo dhe nė ēdo kohė. Ėndrrat po mė mbushin plot mall, nuk ka natė qė nuk i shoh, sa herė qė dua ta pėrqafoj, im bir ikėn larg e pastaj mė del gjumi, e kur zgjohem dhe e kuptoj se ajo ishte vetėm njė ėndėrr, mė kaplon njė dėshirė tė mos isha zgjuar fare.

 

            Kjo grua tani bart peshėn e kryefamiljares. Dhe, pa asnjė burim tė ardhurash! Kėtė grua, qė mund ta quajmė edhe nėnė e vuajtjeve, nė njė anė e rėndon dhembja pėr humbjen e tė birit e nė anėn tjetėr mungesa e ekzistencės, e mbajtjes sė dy vajzave, tek tė cilat gjen dashurinė dhe mbėshtetjen. Sidomos kur ndjen nevojėn pėr ta pėrqafuare pėr ta pasur pranė tė birin. Flet e flet dhe lotėt nuk kanė tė ndalur.

 

            Tė heshtura tek dėgjojnė rrėfimin e njėrės nga ato, edhe tė tjerave u mjegullohen sytė nga lotėt qė shpėrndahen faqeve. Secila ndryn nė vete nga njė histori tė ngjashme. Mundohen pastaj ta ngushėllojnė  atė nėnė e vetveten, t'i japin kurajo pėr tė vazhduar jetėn, pėr tė menduar pėr tė nesėrmen dhe dy vajzat e saj.

 

            Sot ajo ishte rrėfyer pėr tė satėn herė. Janė kėto ēaste shumė tė prekshme, kur fjala humb fuqinė dhe pushtetin e marrin lotėt.....

 

            Sot u rrėfye nėna e dy vajzave, nesėr pa dyshim si mė radhė, do ta jetė tjetra, pasnesėr e treta. Kėshtu rrjedhė jeta e kėtyre nėnave, nuseve, motrave: lot e kujtime. A thua ndonjė shkėndijė shprese do t'ua shfletojė faqet e reja tė jetės?! Rri pėrballė tyre, vėshtroj, dėgjoj rrėfimet dhe nuk e kam lehtė. Madje tepėr rėndė....