Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Fillimi i enigmės sė vrasjes

Shkruan: Bedri ISLAMI

Enigma e njė vrasje tė trefishtė

 

“Fali armiqtė, por mos i harro kurrė emrat e tyre”

Xh. Kenedi

 

FILLIMI I ENIGMĖS SĖ VRASJES

 

Librin  “Enigma e njė vrasje tė trefishtė”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin: „Literaturė“ dhe tek, www.pashtriku.org

 

 

            Kishte filluar tė binte terri i parė i natės sė 31 janarit tė vitit 1997, kur njė makinė e tipit “LADA”(PR 137–979), me ngjyrė tė gjelbėr tė ēelėt, mori papritmas drejtimin e magjistrales Prishtinė–Mitrovicė. Kishte njė ecje tė zakonshme. Sikur nuk kishte ndonjė ngutje tė madhe. Sikur asgjė tė mos e mbante mė aty. Gjithēka po zhytej nė mjegullėn e natės dhe marramendshėm shpejt, siē mund tė ndodhė vetėm nė njė natė fund–janari, terrimi po bėhej pėrherė e mė i rėndė. Buzėkalimet nuk po dukeshin. Pemėt e zhveshura kishin mbetur diku pas dhe zgjatimi i dritave tė makinės, ashtu fillikat, vetėm se e bėnte edhe mė tė rėndė errėsirėn e gjithėkahshme. Vetėm nėpėr degėt e herėpashershme tė pishave, flokėt e dėbornave dukeshin si copėra ėndrrash, qė sapo kishin ngrirė. Qyteti i madh mbeti pas dhe dalėngadalė dritėzimet e atykėtueshme tė fshatrave po bėheshin gjithnjė e mė tė pakta. Megjithatė, tė tre njerėzit qė ishin nė makinė, nuk e kishin mendjen tek asgjė qė po zhytej nė terr. Ai, qė po rrinte para, bri shoferit, ktheu edhe njė herė kokėn pas, shikoi me vėmendje makinėn qė po vinte pas tyre, pastaj iu duk se dalloi edhe njė makinė tjetėr pas saj, tė cilėn nuk e kishte vėrejtur mė parė. Edhe ai, qė ishte nė ulėsen e pasme, ktheu kokėn dhe shikoi i menduar makinat qė, as nuk afroheshin dhe as nuk largoheshin. Nuk deshi tė shqetėsohej. Shikoi nga njeriu qė rrinte para dhe qė kishte kthyer kokėn. I buzėqeshi. Si pėr tė dashur t’i thoshte “mos u bėj merak”.

 

            Njeriu, qė kishte qėndruar para, i tha me zė tė ulėt shoferit qė tė ngadalėsonte paksa ecjen dhe tė hapte rrugė pėr kalimin e dy makinave qė ishin pas tyre, njėrėn prej tė cilave, si i kujtohej tani, e kishte vėrejtur qė nė daljen e parė tė Prishtinės. I ishte dukur sikur kishte parė nė thellėsi tė makinės katėr njerėz, njėri prej tė cilėve mbante mes kėmbėve njė armė, ndėrsa shikimi i atij qė rrinte nė tė pasmen e dytė, kishte qenė mė shumė se i zakonshėm.

 

            Makinat prapė nuk po kalonin. Edhe ato e kishin ngadalėsuar ecjen, tani po lėviznin njėtrajtshėm, njėra pas tjetrės, ashtu si mund tė lėvizte ankthi i sė keqes. Shikoi edhe njė herė nga prapa, tundi lehtė kokėn dhe tha me zė tė lehtė, sikur tė donte t’ia thoshte vetes e askujt tjetėr: “Po na ndjekin”.

 

            Kaq. Asgjė mė shumė. Ai, qė po ngiste makinėn, ktheu pėr pak sekonda kokėn nė drejtimin e njeriut qė foli, sikur tė donte tė merrte mė shumė informacion nga shikimi i njeriut tė tij mė tė afėrt, dhe kur nuk gjeti asgjė tjetėr, veēse tė vėrtetėn e asaj qė sapo kishte dėgjuar, u kthye pėrsėri nė drejtimin e rrugės. Pastaj pyeti:

 

            – Tė eci mė shpejt, si thua?

            – Provoje njė herė. Ndoshta ėshtė njė rastėsi. Ndoshta jam i gabuar.

 

            Ai e tha kėtė mė shumė pėr tė qetėsuar shokėt e tij, megjithėse e dinte se asgjė nuk ishte e rastėsishme, pėr njė ilegal tė vjetėr si ai, tashmė gjithēka u bė e qartė. Megjithėse po ecnin mė shpejt, makinat pas tyre, as nuk afroheshin e as nuk largoheshin. Njėtrajtėsi. Nuk foli mė. Vetėm se nxori nga poshtė armėn, e shikoi me vėmendje dhe e kontrolloi nėse kishte fishekė. Ishte nė rregull.

 

            Dy tė tjerėt nuk folėn. Ai qė ishte prapa, mė i riu prej tyre, po ashtu nxori armėn e tij dhe mendoi pėr njė ēast tė shkurtėr se ndoshta do tė kishte qenė shumė mė mirė, nėse do tė kishin qenė rrethuar nė njė orė tjetėr, mė tė vonė, kur ata tė kishin me vete edhe automatikėt dhe armėt e tjera, qė ishin nisur tė merrnin. Edhe arma e tij ishte nė rregull. Ai qė e ngiste makinėn, shikoi edhe njė herė bashkudhėtarėt e tij. Tashmė gjithēka ishte bėrė krejt e qartė. Dhe me njė zė mė shumė se tė zakonshėm, sikur tė thoshte “natėn e mirė”apo diēka tjetėr tė kėtij lloji, tha: “Mė bėj gati edhe armėn time”.

 

            Ishte udhėtimi mė i jashtėzakonshėm qė u kishte ndodhur. Udhėtim me priten pas, nganjėherė edhe dhjetė metra larg e nganjėherė pesėmbėdhjetė metra larg. Kur po mendoheshin se ndoshta do tė ishte mė mirė tė ndaleshin dhe tė qėllonin tė parėt, dalluan nė mugėtirėn e rrugės disa dritėzime tė ēuditshme, tė cilat nuk ngjanin as me dritat e shtėpive dhe as me dritat e makinave qė lėviznin. Ai, qė rrinte para, e kuptoi se ishte fillimi i pritės, caku deri ku i kishin lejuar tė ecnin. E kuptoi po ashtu se rruga qė ishte lėnė deri nė fillimin e pritės, mė pak se dyqind metra, ishte ndoshta rruga e fundit e tyre.

 

            U kthye dhe shikoi shokun pas vetes. “Tepėr i ri pėr tė pasur njė fund tė tillė”, – i tha vetes dhe i erdhi keq qė po ndodhte kėshtu. Do tė ishte udhėtimi i tyre i parė sė bashku, e po ashtu, edhe udhėtimi i fundit. Krejt shkurt mendoi pėr shumė gjėra, mendoi se e kishte pikur malli pėr gjithēka qė lidhej me shtėpinė e tij, ndjenjėn e ngrohtė qė kishte marrė gjithnjė me vete. Kishte njė lehtėsim qė nėna e tij, aq e mirė dhe fisnike, tashti nuk ishte mė. Pastaj mendimi i tij, krejt ngutshėm, u ndal tek njė gjė qė i kishte mbetur pa ju thėnė shokėve tė tij. E vetmja gjė qė nuk e mendoi ishte se mos do tė duhej tė dorėzohej. Shikoi edhe njė herė djalin e ri nga pas, i qeshi lehtė, ngjyra e syve u bė krejtėsisht e gjelbėr, ndjeu edhe vėshtrimin e tjetrit, qė pėrgjithėsisht ishte i qetė.

 

 

            – Si thua? – e pyeti.

 

            Dhe tjetri, mė i riu, as qė e mori mundimin tė dinte pėrse ishte fjala. Tundi kokėn lehtas, flokėt e bukur i ranė pėrmbi ballin e pastėr, sytė i kishin njė ndriēim tė veēantė, sikur e gjithė jeta qė i kishte mbetur po i shkėndijonte aty, dhe mė parė se t’i dėgjonte zėrin, njeriu qė e kishte pyetur e mori pėrgjigjen pikėrisht nga shkėndijimi i syve. Pastaj dėgjoi:

            – Pėr hair na qoftė!

 

            Njeriu qė rrinte para nuk e pyeti shoferin qė rrinte bri tij. E dinte qė mė parė pėrgjigjen dhe se gjithēka do tė kishte qenė kohė e humbur. Vuri armėn nė prehėr dhe bri saj vuri edhe armėn e shokut tė tij. Pastaj dėgjoi se edhe prapa diēka lėvizi. Ktheu edhe njė herė kokėn, zgjati dorėn nė drejtimin e atij qė rrinte prapa dhe filloi tė ulte ngadalė xhamin e parė tė makinės. Njė erė e freskėt hyri mes tyre.

 

            Ai, mė i riu, qė ishte prapa, pėrsėriti edhe njė herė:

 

            – Pėr hair na qoftė!

 

            Pastaj askush nuk foli mė. Prita po afrohej marramendshėm shpejt dhe sė bashku me njerėzit e uniformuar qė po rrinin nė pritė, ata dalluan edhe tytat e armėve tė tyre. Tė gjitha nė drejtimin e makinės.

 

            Kur njeriu qė ishte para zgjati dorėn pėrtej xhamit tė hapur, dalloi se nga pas po vinte dhe njė helikopter. I tha vetes: “E meritojmė njė vdekje tė tillė.”Dhe ngriti armėn. Njėkohėsisht dalloi erėn qė frynte pas shpatullave tė tij dhe e kuptoi se edhe shoku i tij, mė i riu mes tyre, kishte hapur dritaren e makinės dhe po bėhej gati tė qėllonte.

 

            – Pėr hair na qoftė!– pėrsėriti ai fjalėt e djalit tė ri dhe shtoi me zė: “Hajt ta koritim vdekjen”.

 

            U dėgjuan njėherėsh tė shtėnat nga prita pėrballė, nga njerėzit qė kishin ndaluar pas tyre dhe nga lart. Ishin breshėri tė kahdoshme, tė pandaluara, tė kobshme. Zjarri i armėve kryqėzohej mbi makinėn qė tani vazhdonte tė lėvizte dhe nga vazhdohej tė qėllohej. Kur u duk sikur e gjithė kjo nuk ishte e mjaftueshme, atėherė tė shtėnat filluan me breshėri edhe nga helikopteri qė sillej sipėr tyre.

 

            Ai e ndjeu gjakun qė kishte filluar tė rridhte: vetėtimthi, iu kujtua njė natė, krejt si kjo, e ftohtė dhe njėkohėsisht e yjėzuar, kur, mbi njė rimorkio traktori, po ecnin nėpėr natė drejt kufirit. Njė djali i ri, i biri i “Plakut tė Shishmanit”, ku kishin bėrė konak, i kishte thėnė: Thuaj njė dėshirė, njė dėshirė tė vetme qė do tė doje nė jetėn tėnde. Ai i kishte thėnė shkurt, tė jetė vendi im i lirė dhe le tė vdes tė nesėrmen. Pėr besė, i kishte thėnė, nuk e kam dert se vdes tė nesėrmen e ditės kur Kosova tė jetė e lirė. E ndjeu edhe gjakun e shokut bri tij dhe e kuptoi se nuk do e priste lirinė. E kuptoi po ashtu se po pėrgatiste tė nesėrmen. Atėherė u ndje i qetė. Nė sytė e tij u mbyll i gjithė peizazhi qė ishte rreth e rrotull; rrafshinat e bardha dhe fillesa e lartėsive, dėborat qė kishin mbetur pishnajave, zėrat e njerėzve qė iu afroheshin pėrherė e mė afėr, megjithėse nuk i shihte. Era i shpupurishi flokėt dhe iu duk sikur ishte dora e nėnės sė tij. E ndjeu se dera pas tij, nė kahun e kundėrt, u hap, dhe miku i tij i ri, tentoi tė ēante rrethimin. Nuk dėgjoi mė tej. Iku. Duke dashur tė besonte se do tė kishte qenė i rėni i vetėm i asaj prag-nate tė ftohtė. Po ikte me emrin e luftės “Ismet”. Tė nesėrmen do tė niste rikthimi i tij i pėrjetshėm me emrin qė i kishin vėnė prindėrit.

 

            Ishte 31 janar i vitit 1997. E premte. Njė ditė e zakonshme qė mė pas, krejt natyrshėm, do tė kalonte nė historinė e kombit. Por qė do tė merrte pas vetes edhe enigmėn e vrasjes sė tyre. Do tė ishte si njė makth i vėrtetė pėr shumė kohė me radhė, i cili, herė pas here, do tė ripėrsėritej.

 

    Pjesė nga libri "Enigma e njė vrasje tė trefishtė"