.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Enigmat e kohės sonė

Rudolf SHTAJNER

  Pėrktheu: Valdet FETAHU

ENIGMAT E KOHĖS SONĖ

 

Ligjėrimin e plotė, tė cilin e ka mbajtur Rudolf Shtajner nė Berlin, 12. IX. 1919, mund ta shkarkoni falas ne sektorin

 „Literaturė“

 

E falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin Valdet Fetahu.

 

 

            ENIGMAT E KOHĖS SONĖ

 

            Kishte me qenė gabim nėse mendohet se ngjarjet nė tė ardhmen e afėrt do tė kontribuojnė nė zvogėlimin e vlerės sė personit, individit, nė dobi tė bashkėsisė. Kjo s’do tė ndodhė nė asnjė mėnyrė. Drejtimin tė cilin e ka ndjekur evolucioni i njerėzimit gjatė tre-katėr shekujve deri nė fund tė shekullit nėntėmbėdhjetė, e ka bėrė gjithsesi njeriun (organ) vegėl tė cilin e ka vendosur nė punėn e njė mekanizimi tė madh. Por nga njeriu varet se a do tė ēlirohet nga ky mekanizėm.

            Epoka jonė ėshtė karakterizuar me egoizėm fundamental. Padyshim gjithkund flitet pėr socializėm. Por ky socializėm ushqehet vetėm me ndjenja, instinkte tė pakrahasueshme antisociale. Nuk mund e tė mos thuhet, edhe pėr faktin se njerėzit aq shumė sot

interesohen pėr socializėm, kjo ėshtė pėr shkak se e kanė humbur ēdo kuptim mbi atė qė ėshtė sociale. Por sikur tė kishte qenė kjo ide e rrėnjosur tek njerėzit, atėherė nuk do tė kishte pasur nevojė tė proklamohen programe socialiste tė cilat nuk janė asgjė tjetėr pėrpos reagime ndaj ndjenjave egoiste tė njerėzve.

            Por e saktė, nė njė epokė siē ėshtė kjo e jona mbresa tė veēanta lėnė tė gjitha ato qė bartin shenjėn e dashurisė sė pėrgjithshme, besnikėrisė, harresės sė pėrgjithshme dhe sinqeritetit ndaj vetvetes pėr ideal. Dhe nė mes tė kėtij egoizmi modern ja vlen tė vlerėsohet ky vlerėsim, si dhe krejt ajo qė pėrpiqet pėr idenė e dashurisė dhe shpirtit.

            Mėsohemi t’i vlerėsojmė tė mirat tona pa shpifje. Kur e vėshtrojmė botėn ėshtė e pamundur e mos t’i shohim shenjat e rrėnimit tė cilat ngapak shfaqen nė ēdo vend. Pėr tė mos u humbur shqyrtimi i thellė pėr kuptimin e jetės, nuk duhet harruar se fjalėt tė cilat njerėzit i thonė, shpesh janė larg tė vėrtetės dhe realitetit. Shumica e njerėzve e kanė humbur edhe vetė kuptimin pėr tė vėrtetėn. Tė flasėsh sot s’do tė thotė mė se fjala tė rrjedhė sikurse vala e cila ngritėt dhe pastrohet me ndjenjėn e thellė – sot tė flitet do tė thotė tė radhiten frazat, duke mos u lidhur ngushtė fjala e njeriut me burimin e thellė tė sė vėrtetės. Le tė shikojmė nė tė shkuarėn pesė apo gjashtė vjeēare tė fundit. Aty do tė gjejmė disa dėshmi tė qarta mbi josinqeritetin e pėrgjithshėm, sa qė mė nuk do tė mund tė dyshojmė nė greminėn e cila e ndanė botėn tonė nė mes tė vėrtetės dhe reales; kjo greminė do tė ishte thelluar edhe mė thellė; po mos tė kishte ardhur diēka qė mundohet ta mbulojė kėtė greminė.

            Nė ditėt tona asgjė nuk ėshtė mė e suksesshme sesa frazat boshe, fjalėt e rreme, gjepurat, nėse nuk janė veē prirjet e njeriut tė jep dėshmi me pikėpamje nė kėtė anim kah gėnjeshtra. Kudo qė ajo shfaqet pėrnjėherė paraqiten me mijėra shpirta tė mirė tė cilėt thonė: ēfarė po ngjanė kėtu? Ai i cili e ka thėnė kėtė gabim e ka pasur qėllimin mė tė mirė. Oh, sa rrallė paraqitet ajo dashuri pėr tė vėrtetėn e cila atė qė fletė pėr diēka do ta obligojė qė krejt t’i peshojė, tė gjitha t’i kontrollojė edhe njė herė para se diēka tė dėshmojė! Por prapė njerėzit njėherė e pėrgjithmonė duhet tė vetėdijesohen tė mos deklarojnė mė fjalė tė rreme duke thėnė: “ka menduar se ėshtė duke vepruar mirė”. Njerėzve iu duhet ta arrijnė njė ndjenjė tė mprehtė tė pėrgjegjėsisė, e cila do t’i obligojė me tė vėrtetėn, pėr tė qenė nė gjendja ta fajėsojnė veten pėr ēdo fjalė tė pavėrtetė, tė shprehur madje edhe me qėllimet mė tė mira. Sepse pasi qė bėhet fjalė pėr njohjen e gjėrave, nuk ka tė bėj me ndjenjėn e cila e entuziazmon atė qė flet, por nė vepėr, tė vėrtetės objektive e cila pėr neve ėshtė e rėndėsishme. Pesha e kohėrave tė sotit do t’i mėsojė njerėzit qė mirė ta vlerėsojnė tė keqen e cila e krijon krejt frazeologjinė moderne.

 

 

            Sot njeriu mendon se ka tė drejtė tė pohojė krejt atė qė kėrkon nevoja e njė gjėje, pavarėsisht se a ėshtė kėsaj plotėsisht i vetėdijshėm. Shikoni se ēfarė ngjanė para syve tė ndodhive moderne. Vitet qė do tė pasojnė do tė jenė me pasoja shumė tė rėnda. Pėr kėto pasoja njerėzit nuk po brengosen vetėm pėr llogaritė nė banka; ata nuk dėshirojnė qė nė tė ta shohin gjithė cakun, dhe krejt ajo qė ka kuptim pėr evolucionin e njerėzimit.

            Shikoni, pėr shembull, bashkėkohėsit tanė tė cilėt rrethanat e sotit i kanė vėrė nė plan tė parė, e ku timonin shtetėror e kanė marrė nė duart e veta. Kėta njerėz fatkeqėsia i ka gabuar. Por pasi qė nė botė janė tė rrallė ata tė cilėt pėrpiqen tė krijojnė gjykim objektiv mbi atė se ēka i solli kėta njerėz, kush i zgjodhi dhe i vuri nė vende udhėheqėse! Prapė, sot asgjė nuk ėshtė mė e rėndėsishme se kjo; duhet ēliruar nga tė gjitha opinionet personale, tė krijohet kėndvėshtrimi i drejtė i cili do tė lejojė qė tė gjitha ngjarjet tė shihen nė dritėn e vet tė vėrtetė. Shumė njerėz mendojnė se ėshtė e lehtė tė thuhet e vėrteta. Jo, kjo nuk ėshtė e lehtė, sepse e vėrteta sot ka shumė armiq; njeriu i sinqertė shumė lehtė kotė shkatėrrohet. Sot e vėrteta shumė dobėt pranohet.

 

            (Pjesė nga ligjėrimi i Rudolf Shtajner, mbajtur nė Berlin mė, 12. IX. 1919)