Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Ese dhe portrete

Shkruan: Daniel GĄZULLI

      

ESE DHE PORTRETE

 

 

 

Libri  i autorit Daniel Gązulli "Ese dhe portrete", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė" dhe nė www.syri3.com

 

 

 

 

            DHUNA – KY KANCER I SHQIPTARĖVE

 

            Isha i shtruem nė njė Klinikė tė huej, po mendja fluturonte Atje, pėrtej deti. Ja, do tė kalonin disa ditė, ndoshta disa muej, e unė do tė shėrohesha. Po Vendi ynė, kur, kur do tė shėrohet Ai? Cila asht sėmundja e tij ma e randė qė nuk ban pėrpara?

            Mbas disa ditėsh porosita njė fletore e penė.

            Kėshtu lindėn kėto shėnime nė formė mozaiku, pa kurrėfarė synimi tė trajtoja deri nė shtjerrim kėte temė, po ashtu, si mė vinin nė mend, e t’ia paraqes lexuesit qė t’i gjykojmė bashkė.

            Dhunė: kudo, nė familje, nė shkollė, nė punė; dhunė nė politikė e nė media – agresivė deri nė tė folunėn e zakonshme – gjykime tė ashpra, denigruese, nervozizėm, mungesė vullneti me kėrkue e me pranue rrugė e forma bashkjetese qytatare. Jo i dhunėshmi arrihet deri atje sa pėrēmohet pikėrisht pėr kėte vlerė tė tij tė paēmueshme (shih, bie fjala, paqėsorin e Atdhedashėsin Doktor Ibrahim Rugova, sa baltė asht hedhė kundėr tij); i dhunėshmi, pėrkundrazi, “hosanohet” (si bie fjala pushtetarėt tanė).

            Nėse e vė theksin nė kėto shėnime veēan mbi politikėn e median, kjo ndodh pse tė kėqijat qė mund tė vijnė e po vijnė prej tyne kanė pėrmasa rrėnuese pėr damin qė sjellin. Ato janė tė ngėrthyeme me njena tjetrėn e te dyja bashkė pėrbajnė bazėn e dhunės nė Vendin tonė.

            Njė media qė nuk ballafaqon dy mendime tė ndryshme – aty edhe krejt tė kundėrta – mbi njė temė, kryen njė shėrbim tė keq, kurse njė media qė ofron si model njė shėmtim – i ēfarėdolloji qoftė – kryen njė krim. E nė mediat tona, jo pėr paaftėsi profesionale, ndeshim pėrditė shėmtime tė tilla. Dikush do tė vinte theksin tek vulgarizmi i saj, i kthyem nė vlerė, apo tek paditunia shembullore e jo pak prej politikanėve, gazetarėve apo opinionistave (si po i quejnė), ēka asht krejt e vėrtetė, por kjo do tė ishte e keqja ma e paktė. Dhuna e vėrtetė asht ajo e vetėdijshmja, e qėllimshmja, e mbrapshta.

            Nuk po shkėputemi dot nga dhuna e miteve, tė tė gjitha llojeve, e pseodoluftėtarėve, e pseudoartistėve, e pseudove nė pėrgjithėsi, tė ngritun nė piadestal gjatė diktaturės. Njė shembull i thjeshtė: Askush nuk flet e shkruen pėr njė poet brilant si Fatos Arapi, ndėrkohė qė lakohen mėngjes e darkė ata qė i krijoi artificialisht diktatura. Kush kujtohet pėr tė shkėlqyeshmin Martin Camaj, pėr tė madhin Jakov Xoxa?

            E mirė. Unė qė pėr formim personal e traditė familjare jam antimonarkist (pra njė sistemi monist), do tė doja t’u kujtoja “atyne zotnive qė rrinė nė shkam”, si thonte Fishta, se fashizmi, nazizmi e komunizmi ishin diktatura tė pastėrta, prandaj kurrėsesi nuk mund tė quhen monizėm e tė pėrpiqen tė mbajnė ende mbi kreshtėn e dallgėve mitet e diktaturės, shpesh herė zotnues tė titullit tė shpėrdoruem “Nderi i Kombit”. A nuk asht kjo njė dhunė e pastėr mbi viktimat e komunizmit?

            Askush nuk paraqet njė program politik, ekonomik e social zhvillimi. Pėrkundrazi, predikohet vetėm urrejtje, smirė vėrbuese, babėzitje qė nuk njeh kufij, dėshprimi i shumicės sė popullsisė shikohet si mundėsi pėr tė nxjerrė pėrfitime politike nesėr, prandaj edhe ushqehet me ēdo mjet. Pėr fat tė mirė populli ynė arrin ta kapėrcejė frikėn, qė pėrpiqen t’i kallin politikanėt e mediat, me guxim e squetėsi.

            Ata qė pėrpiqen tė mbjellin kudo dėshprim e frikė, shėtisin poshtė e nalt Vendit e mbledhin duartrokitje e ovacione mashtruese (shpesh edhe tė montueme, si asht ba zakon t’ua servirin tashma nė videokaseta TV-ve, qė do tė duhej t’i refuzonin me neveri). Kėta Don Kishotė as e njohin thjeshtėsinė e pėrulėsinė (kujtoni pėrulėsinė emblematike tė tė madhit Eqrem Ēabej), po mbjellin erė e korrin furtunė.

 

            Pjesė nga libri "Ese dhe portrete"