.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 2 - Ėshtė art apo pornografi?

Shkruan: Suzana VARVARICA - KUKA

www.ballkanweb.com

      

ĖSHTĖ ART APO PORNOGRAFI?

 

        Pyetja “Ėshtė art apo pornografi njė vepėr arti?” pėr njė publik tė zakonshėm nė jetėn e pėrditshme ėshtė me tė vėrtet njė ēėshtje nė njė mjedis tė paqartė. Mendoni paksa kėtė ēėshtje vetėm pėr Shqipėrinė, ku nė tė gjitha mjediset ekspozuese, galeri apo muze, do tė gjehen shumė pak nudo tė ekspozuara dhe shumė, shumė pak publik qė i vizitojnė.

       

 

            Mė lejoni t‘ju marr pak kohė mė njė ēėshtje sa tėrheqėse aq dhe intriguese, por dhe mjaft e ndjeshme nė tė gjitha mjediset, qoftė dhe tė vendeve mė demokratike tė botės. Nė biseda tė ndryshme tė kėndshme, apo dhe tė vėshtira pėr t‘i dalė fundi ndonjėherė, ndeshesh me disa ēėshtje qė rrinė tė heshtura, por qė kur grafullojnė gjatė komunikimit tė bėjnė tė lodhesh pėr tė gjetur argumenta, tė cilat shpesh herė arrijnė tė ndėrthuren nė mendjen e gjithkujt. Ėshtė nė pyetje se si duhet tė mendojmė pėrpara njė nudo-je.

            “Kohėt e fundit, nė klasė, unė shkruajta nė njė letėr njė ide rreth njė argumenti tė diskutueshėm. Meqenėse unė jam njė student/e-artist/e, vendosa tė sjell prova pėr artin dhe pornografinė.

            Nė kėrkimet e mija unė respektova pėrcaktimet e tė dy fjalėve tė kėtyre dy botėve. Ajo qė unė gjeta ishte shokuese. Sipas Merriam Webster (emėrtimi i njė enciklopedie britanike), njė vepėr arti, dhe sipas pėrcaktimit tė saj, ėshtė diēka qė jep kėnaqėsi tė shumta estetike dhe shkakton ndjesi sensitive tek shikuesi apo dėgjuesi. Ndėrsa pornografia ėshtė pėrshkrimi i aktit nė njė mėnyrė sentitive tė atillė qė zgjon njė reagim tė thellė dhe tė fortė emocional. Si pasojė, kjo mėnyrė tė argumentuari, dhe vetėm sipas pėrcaktimit, mė bėri mua tė mendoj se: si arti dhe si pornografia janė e njėjta gjė. Mos do tė thoshte kjo qė gjithēka qė ne vėshtrojmė ėshtė pornografi!? "O Zot!? Si mundet ne tė ikim nga kjo skutė e imoralitetit?” E gjithė kjo situatė ka lindur pasi jam tronditur kur nė pėrfundimin e punimit tim, ku paraqitet njė nudo femrore, paksa e mbuluar, pashė se ajo ishte nė kufirin pornografik, por qė pėr ēdo artist dhe pėr mua ėshtė njė vepėr arti frymėzuese.

            Falė ditėve qė jetojmė qė janė ditėt e komunikimit, u njoha me tekstin e studentit/ e, dhe ėshtė rasti i dytė qė unė ballafaqohem me njė person qė nuk dėshiron tė bėjė tė ditur gjininė, kjo nuk e intrigon por e bėn mė tė kėndshme situatėn dhe tė zhvesh edhe mė shumė nga tė gjitha llojet e paragjykimeve. (rasti i parė ėshtė artisti/e Wimmert, qė vinte nga Japonia, pjesėmarrės/e nė veprimtarinė ndėrkombėtare “Mulliqi07”.

            Nė se do tė udhėtojmė nė botėn e artit, atje nuk do tė gjejmė asgjė gabim me pikturimin apo vizatimin e njė nudoje femrore apo mashkullore. Ky ėshtė njė nga subjektet qė artistėt, edhe ata qė i quajmė tė lashtėt dhe krijuan figura femrash me qėllim pjellorinė pėr arsye tė trashėgimit tė qėnies sonė, qė nga koha e grekėve klasikė e deri nė ditėt e sotme e kanė shfrytėzuar nė krijimtarinė e tyre mė shumė se ēdo subjekt tjetėr. Mendoj se ishte njė shokim pėr studenti/ en qė e gjente veten tė ishte i/e vetqortuar pėr atė qė ai/ajo besonte se nuk ishte asgjė tjetėr por rruga e tij/ saj, pėr tu shprehur nė art.

            Ky rast tė zgjon njė pyetje shumė tė vjetėr tė bėrė e tė stėrbėrė: “Ėshtė art apo pornografi njė vepėr arti?”. Pastaj rrjedhojnė disa pyetje tė tjera si mund t`i dallojmė dhe ku ndahen tė dy fenomenet? A nuk ju bėn tė gjithėve tani tė mendoni se sa tėrheqės ėshtė ky subjekt. Mendoj se deri nė kufirin e mendimit tim jam e qartė dhe arrij tė bėj dallimin. Por kur tenton tė informosh publikun e zakonshėm arrita tė gjej se pėrgjigjet e tyre nėpėrmjet meje janė pak tė turbullta dhe tė pasigurta.

            Pasi pėrgjigjet shpesh herė bazohen nė atė se ēfarė njė njeri pėrcepton tė jetė art. Nė qoftėse njė pjesė e madhe e publikut mendon se njė nudo e pikturuar ka paraqitje krejtėsisht dhe qartėsisht seksuale dhe fyese, edhe kur ajo aspak nuk e ka, atėherė kjo nuk ėshtė njė gjė e mirė nga pikpamja sociale. Kjo do tė thotė se kemi tė bėjmė mė njė shoqėri me nivel intelektual nėn mesataren dhe kjo gjithmonė ka paraqitur dhe do tė paraqesė rrezikshmėri nė zgjidhjet e problemeve tė shumta qė e mbulojnė. Atėherė i mbetet njė pjese tjetėr dhe shumė mė tė pakėt qė tė mendojė tė kundėrtėn.

 

 

            Ky argument mė bėn tė mendoj se studenti/e, kudo qė jeton, gjendet nė mesin e njė shoqėrie me mentalitet dhe mendje tė mbyllur. Pėr tė qenė mė e qartė iu referova disa burimeve. Sė pari vizatuesi dhe metodisti Douglas Graves, bashkėkohės, me pėrcaktimin e tij e kundėshton dilemėn e studentit kur thotė se: “Studimi i figurės femėrore ėshtė e detyrueshme pėr edukimin dhe pėrvojėn e artistit”. Kjo frazė pėrmban tė vėrtetėn. Pasi nė shkollat e artit modelet e femrave dhe meshkujve punėsohen pėr tė pozuar pėr grupin e artistėve tė rinj qė presin pėr tė mėsuar se si tė rikrijojnė trupin e njeriut pėrmes metodave tė ndryshme tė artit. Sė dyti nė njė shfaqje tė hapur, e theksoj tė hapur, qė do tė thotė edukim dhe informim, nė Parksville, nė British Columbia, tė titulluar “Sex”, njė nga panfletet qė i drejtohej publikut pėrmbante vijėn e hollė qė ndan eroitikėn nga pornografia: “Estetikisht, arti erotik ėshtė apollonian dhe arti pornografik ėshtė dionisian.

            Sigmund Freud e pėrshkruan natyrėn tonė dionisiane si pjesė tė pėrmbajtur, tė thellė e tė shtypur. Pėr kuriozitet, politikanėt tanė janė apolloninan dhe besimtarėt tanė ecin nė rrugėn dioniziane….ndryshimi ėshtė ndėrmjet realitetit ku ne jemi tė aftė tė qėndrojmė hapur kundėr atij realiteti qė ne e dimė se ėshtė vendi ku mund tė fshihemi nė disa mėnyra”. Sė treti Linda Nead nė librin e saj “Nudo femrore”, 1992, shkruan se: “Nė qoftėse arti paraqet fisnikėrimin ose transformimin e vrulleve seksuale, atėherė pornografia bart dhe pėrcjell seksualitetin e drejtpėrdrejtė, i cili ndėrsen dhe shtyn shikuesin nė aksion”. Tė tre shembujt na njohin me tre veprimtari tė cilat shoqėritė e ditėve tė sotme nuk duhet t`i anashkalojnė dhe as t`i nėnvleftėsojnė, kur dihet se arti ėshtė segmenti mė i fuqishėm i edukimit tė pjestarėve e tyre.

            Po tė arsyetojmė se shfaqja e artit tė nudos nė shkollė nuk ėshtė aspak gabim, do tė thotė se do tė kemi njė gjeneratė shumė mė tė qetė dhe tė edukuar seksualisht dhe mendėrisht. Ju shikoni nudo tė varura mbi mur dhe ju shikoni njerėz qė i krijojnė ato nė media dhe shkallė tė ndryshme. Ato mund tė jenė tė qarta e tė sinqerta, por dhe fyese pėr publikun dhe atėherė do tė duhet t‘i ndalojmė tė jenė? Kjo nuk ėshtė shenjė e mirė pėr shoqėritė e sotme. Zgjidhja ėshtė shumė e vėshtirė, pasi ajo ėshtė njė ēėshtje e lindur me njeriun dhe i takon atij qė vetėm nėpėrmjet politikave korrekte, ndjeshmėrisė sociale dhe edukimit tė shmangė disa nga vėshtirėsitė. Pyetja “Ėshtė art apo pornografi njė vepėr arti?” pėr njė publik tė zakonshėm nė jetėn e pėrditshme ėshtė me tė vėrtet njė ēėshtje nė njė mjedis tė paqartė. Mendoni paksa kėtė ēėshtje vetėm pėr Shqipėrinė, ku nė tė gjitha mjediset ekspozuese, galeri apo muze, do tė gjehen shumė pak nudo tė ekspozuara dhe shumė, shumė pak publik qė i vizitojnė.

            Nė pėrfundim tė kėsaj ēėshtje pa fund studenti tha se vepra e tij nuk u krijua pėr tė fyer askėnd edhe pse ajo pėrshkruan pėrmbajtje tė forta seksuale. Ndėrsa sipas mendimit tim, dhe nuk dua tė bėj ekspertin, asgjė nuk ėshtė gabim. Ėshtė e vėrtetė se duhet tė kemi kujdes pėr njė student/e apo artist/e tė ri/e, qė ndeshet me nuditetin e trupit njerėzor pėr tė krijuar detyrėn nudo. Kjo ėshtė njė ēėshtje delikate dhe ēdo njeri, nė jetė tė jetėve do tė vazhdojė ta bėjė pyetjen “Ėshtė art apo pornografi njė vepėr arti?”.

 

            Marrė nga revista “Milosau”