Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

INSAJDERI

KALLXO COM

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - ESTETIKA DHE ARTI

Shkruan: Dr. Ilir MUHARREMI

http://www.diogenpro.com

ESTETIKA DHE ARTI

 

Pėrse ēdo vepėr artistike bėhet tėrheqėse kur posedon kujtesė tė veēantė e tė hollė tė dehjes? Kjo kujtesė zbret brenda shpirtit i cili na kthen nė botė tė largėt ikanake, me plotė ndjenja. Nostalgjia, pėr diēka qė ėshtė mjegulluar dhe qė e dimė qė ka ekzistuar, krijon bukurinė fėmijėrore naive.


 

E bukura absolute, sipas Platonit, ėshtė si e mira apo e pėrsosura qė i reflekton dhe ajo ekziston para nesh, pa ne e jashtė nesh, nė botėn e tejndjeshme tė ideve. Tė ideve sepse kjo kufizohet nga vendi se ku jeton dhe nuk mund ngritur vlerė jashtė asaj qė ėshtė.

Idetė dhe ndjenjat nuhasin tė bukurėn.

E bukura ėshtė shumė subjektive, por kemi edhe tė bukurėn objektive. Kjo subjektivja nuk mund tė ketė kurrgjė tė pėrbashkėt me tė jashtmen. E bukura mund tė ekzistojė vetėm nė ne, nga ne e pėr ne. Gjithēka pėr njeriun, dhe vetėm pėr njeriun. E bukura e jashtme pa njeriun nuk do kishte kuptim. Ndoshta ajo nė heshtje do vdesė nė formė absolute pėr tu ribėrė pėrsėri me qėllim pėr tė vazhduar. Ne e mendojmė tė bukurėn, dhe ai mendim vjen nga e brendshmja dhe e jashtmja. Asgjė nuk ėshtė e bukur dhe e shėmtuar, vlerat janė ashtu siē janė. Por, ēfarė vlere ka bukuria pėr ne? Nėse shohim perėndimin e diellit, pėr njeriun artist do tė jetė diēka e bukur, ndėrsa, pėr njė shkencėtarė diēka e saktė.

Atėherė, ku qėndron pėrgjigja? Tek vendimi psikologjik.

Marrim Kantin pėr tė cilin bukuria nuk ka tė bėjė fare me natyrėn e saj, por me lojėn. Kjo lojė vjen nga imagjinata e kuptimit. Kjo imagjinatė ndėrmjet subjektit vendimor dhe objektit tė menduar shpėrfaq njė problem madhėshtor. A duhet ndarė kėto? Jo, duhet tė krijohet njė bashkėpunim ndėrmjet tė dyjave. Artistėt adhurojnė vlerat e harmonizuara. Piktorėt veēojnė subjektin si mėnyrėn e tė bėrit tė veēantė. Skulptura e konsideruar si mė e madhja dhe mė ambiciozja, fiksohet nė tre dimensione, dhe pėrpiqet tė kap figurėn e pakapshme tė njeriut, tė imitojė rrėmujėn e shpirtit pėr ta nderuar mbi bazėn e stilit tė madh, por asnjėherė nuk ėshtė e saktė. Shkrimtarėt ndjekin stilin, fjalėn, veēantinė e krijimit tė mazhit duke mos abstenuar nga realiteti. “Histori e rreme e shkruar nė prozė” thotė Littre-ja pėr romanin. Ėshtė e vėrtetė. Vepra duhet tė jetė shprehje e personalitetit tė autorit tė saj, dhe sa mė personale qė ėshtė, aq mė e bukur del. Por, nėse mungon personaliteti, atėherė vepra ėshtė mė e shėmtuar. Tė gjitha kėto varen nga njeriu dhe artisti, por edhe ne varemi prej tyre, meqė ato na bėjnė tė dridhemi shpirtėrisht dhe fizikisht.

Tė pėrcaktosh njė tė bukur dhe njė tė shėmtuar, pėrfundimet gjithnjė do tė jenė absurde. E bukura ekziston nė mungesė tė shėmtuarės, dhe e shėmtuara nė mungesė tė sė bukurės.

A janė tė vėrteta?

Unė mė shumė do ta rrokja qėllimin e pėrsosjes ngaqė bota ėshtė bėrė e pėrsosur falė dashurisė, dhe bukuria qėndron prapa kėtij fenomeni. “Ēdo pėrsosmėri dhe bukuri vepron si kujtim i pandėrgjegjshėm i asaj gjendje shpirtėrore tė dashuruar dhe i mėnyrės sė saj tė tė parit” thotė Nietzsche. Kėtu pėrsosmėria, tėrė bukuria e gjėrave, rizgjon lumturinė afrodiziake nga shoqėrizimi i ideve. Menjėherė aktivizohen termat fiziologjike tė instinktit artistik i cili shpėrndanė kėtė fenomen nė gjak.

Unė mė shumė do tė flasė pėr bukurinė e veēantė. Instinkti estetik futet nė punė, dhe njė sasi pėrsosmėrie rrjedh nga vende tė ndryshme, ngjitet rreth bukurisė sė veēantė.

 

 

Kontakti me ngjyrėn, ngjyra zgjon emocionet. P.sh Van Goghu pėrdorte ngjyra tė forta, duke pėrdorur bojėn e trashė, shpesh direkt nga tubeti. Pėr tė, bojėrat kishin kuptime simbolike. Tek lulet e diellit, qė ai pikturoji pėr mikun e tij Paul Gauguin, ai ka pėrdorė harmonizimin e portokallies me tė verdhėn pėr tė shprehur ndjenjat e miqėsisė, partneritetit dhe estetikės. Edhe kėtu e bukura shpreh natyrėn personale tė artistit. Ai, kur pėrzien ngjyrėn me pjesėn psikologjike, e ngadalėson ose e hulumton, derisa instinkti pėrshtat gjendjen mendore ndaj ngjyrės. Kėtu e pavetėdijshmi nuk gjen fjalė pėr ta konceptuar tė bukurėn, por bėnė vetėm pėrzgjedhjen e nuancės. Por, ajo thelbėsorja ėshtė e pėrafėrt me objektiven dhe rrjedhojat janė tė afėrta njėra me tjetrėn. Roli i veprės ėshtė gjithmonė tė krijojė njė mendim dhe tė dallohet nga ajo qė ekziston.

Marrim botėn realiste.

Ajo ėshtė vetėm njė fiksion nė art. “Tė bukurit ėshtė madhėshti e rrejshme e sė vėrtetės” thotė njė Neoplatonist. E bukura ėshtė madhėshti e gėnjeshtrės qė mbėshtetet mbi irealen. E bukura bashkėvepron me tė vėrtetėn duke mos abstenuar, ajo heq pluhurin, duke i dhėnė shkėlqim shpirtėror. Njeriu ndjehet mirė kur krijon kontakt me tė. Nga vetė ajo qė ndjehet mirė, shpirti harmonizohet me organet tjera, dhe logjika jep vendimin.

E bukura nganjėherė na bėnė tė ikim nga e vėrteta, por kjo ikje ngarkohet me tė vėrtetėn duke krijuar lojė. Kanti insistonte nė kėtė mosinteresim, e Spenceri, pas Shillerit, kėrkonte qė artin ta pėrmblidhte nė lojė superiore. Ėshtė loja ndėrmjet njeriut dhe veprės, por njeriu ėshtė vepra dhe ekzistojnė me distancėn, e cila menjėherė shpallė gjykimet pėr pamoren.

Marrim mė nė brendėsi gjykimet pėr tė bukurėn dhe tė shėmtuarėn. Ato gjithnjė kanė intelektin kundėr vetės. Intelektin e vetės, por shpesh edhe kundėrshton. Bindja arrihet nė shkallėn mė tė lartė. Tė dyja i bėjnė thirrje instinkteve tona tė vendosen shpejt nė pėrzgjedhje para se intelekti tė pėrcaktoj. Pėrcaktimi diktohet nga objektivja, por mė e qenėsishme ėshtė tė kapet para intelektit. Ajo nuk ka pėrcaktim, por ndjenjėn e sė mirės.

Shumė shpesh artistėt nė vend tė asaj, qė nė vepėr tė vendosin atė qė ekziston, e vejnė atė qė mendojnė, dėshirojnė tė jetė, atė qė nuk mund ta kapin, apo frikėn. Gjithmonė duhet tė jetė njeriu dhe vepra. Distanca ndėrmjet. Aty kemi kohė tė gjykojmė pėr tė dyja.

Pėrse ēdo vepėr artistike bėhet tėrheqėse kur posedon kujtesė tė veēantė e tė hollė tė dehjes? Kjo kujtesė zbret brenda shpirtit i cili na kthen nė botė tė largėt ikanake, me plotė ndjenja. Nostalgjia, pėr diēka qė ėshtė mjegulluar dhe qė e dimė qė ka ekzistuar, krijon bukurinė fėmijėrore naive.

Vepra artistike nuk u takon tė gjitha kohėrave, por pėrcaktohet nga koha e saj. Vetėm e bukura ik nga ēdo kohė nė kohė tė re. E bukura nuk e do imagjinatėn, por jetėn. Jetėn e krijon nga artisti i cili bėnė qė ajo tė jetė mbretėreshė e tė jetuarit. Qėllimi i bukurisė qėndron te absolutja. Por, prapė pangopėsia me tė bukurėn krijon rrjedhojėn. Gjithnjė do tė jetė kjo!

 

 

1. Platoni ishte njė filozof i Greqisė antike dhe ka jetuar nė Athinė prej 427 p.e.s. deri 347 p.e.s. Ai vlen si njė ndėr filozofėt mė tė rėndėsishėm tė historisė, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisė nė Athinė ku studioi edhe Aristoteli.

2. Emanuel Kant ishte njė filozof i madh gjerman dhe njė ndėr filozofėt mė tė shquar. Vepra e tij Kritikė e arsyes sė kulluar shėnon pikė-kthesėn qendrore nė historinė e filozofisė dhe fillimin e filozofisė moderne. Rėndėsia e tij qėndron nė ndihmesėn qė dha nė metodologjinė e re tė studimit tė gnoseologjisė, themeluar mbi kriticizmin.

3. Friedrich Wilhem Nietzsche ėshtė njė nga filozofėt mė tė shquar gjermanė me origjinė Polake i shek. tė 19. Ai ka qenė njė kritik i ashpėr i Krishterimit (dhe i fesė nė pėrgjithėsi), i idealizmit gjerman, i feminizmit dhe i modernizmit nė pėrgjithėsi.

4. Vincent Willem van Gogh ishte njė piktor holandez dhe njė nga themelueset mė tė rėndėsishme tė modernes.

5. Pol Gogen qe njė mjeshtėr post-impresionist i njohur pėr marrėdhėnien e tij krijuese me Vinsent (Vincent) van Gogh.