.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Etnonimi arbėr - shqiptarė

Shkruan: Prof. as. dr. Begzad BALIU

Etnonimi arbėr - shqiptar

 

EMRI KOMBĖTAR SHQIPTAR NĖ STUDIMET E PROFESOR ĒABEJT

 

    Gjatė kėsaj kohe, dmth, gjatė kalimit nga antika nė mesjetė, sikur dihet pėrveē fėrkimeve qė kanė pasur me fqinjėt, pėrveē ndeshjeve kulturore, fetare etj., u zhvilluan edhe disa procese tė brendshme, tė qėndrueshme pėr organizimin e mėvonshėm tė arbėrorėve pėrballė sfidave tė kohės. Kėtu mund tė pėrmendim: formimin e gjuhės shqipe pėrpara dyndjes sė sllavėve, pėrhapjen e krishtėrimit, organizimin kur mė i dobėt e kur mė i fortė tė fiseve nė shkallė krahine, organizimin kulturor etj.

      


1. Interesimi i Ēabejt


        Problemi i prejardhjes sė etnonimit arbėr-shqiptar dhe emrit tė vendit tė tyre Arbėri-Shqipėri i ka nxitur shumė studiues qė tė merren me hulumtimin e tij nė aspektin interdisiplinar. Ēėshtja e studimit tė kėtij problemi lidhet me vetė rrjedhėn e studimeve albanologjike nė pėrgjithėsi dhe onomastikėn nė veēanti. Filozofėt, historianėt, arkeologėt, etnografėt - etnologėt, gjuhėtarėt ( indoevropeistėt, ballkanologėt, albanologėt, helenistėt, sllavistėt, germanistėt, romanistėt, ilirologėt, trakologėt, trako-ilirologėt, pellazgologėt, etruskologėt etj., ), problemin e prejardhjes sė etnonimit arbėr, arbėror, arbėnuer, arbnesh, arbėresh, «shqiptar»; emrin e vendit Arbėni, Arbėri, Shqipėr; tė gjuhės, arbėrisht, arbėnisht, shqip, ilirisht, pellazgjisht, etruskisht etj., e kanė trajtuar sipas shkollave tė dryshme, metodave e domeneve tė ndryshme, nga aspekti diakronik e sinkronik, nga aspekti historik, material e shpirtėror, etnologjik, fonetik, gramatikor, etimologjik e sociologjik, por edhe pse deri mė tash janė dhėnė rezultate tė shumta, nga disa aspekte edhe mė tutje ka moskėnaqėsi e mospajtime mes studiuesve tė ndryshėm. Eqrem Ēabej, etnonimin arbėr/shqiptar ose siē shprehej ai: «emrat e vjetėr nacional», «emrat nacional», «emri i popullit», dhe toponimin Arbėr/ Shqipėri, i ka trajtuar nė njė thellėsi, pothuajse shteruese shkencore, duke pasur parasysh studimet dhe rezultatet e arritura deri nė kohėn e tij dhe zbulimet arkivore tė vjela nga ai ose paraardhėsit e tij. Eqrem Ēabej problemin nė fjalė e ka trajtuar nė disa artikuj, nė tė cilėt trajtonte probleme tė ndryshme e domos problemin e vendit tė formimit tė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, dhe nė artikuj tė veēantė.


2. Horizonti historik dhe hapėsira gjeografike

 
          Qėkur studiuesit (historianėt, gjuhėtarėt, arkeologėt e etnologėt) lexuan nė hartėn e Ptolemeut tė shekullit tė II pas erės sonė emrin e fisit Albanoi dhe tė qytetit Albanopolis, nuk pushuan sė hulumtuari ]ėshtjen e afrisė sė kėtij emri me emrin etnik tė vetė arbėrorėve -shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, Shqipėrisė. Mirėpo, ēėshtja has nė vėshtirėsi qė nė fillim. Pas daljes sė emrit tė fisit Albanoi dhe tė qytetit Albanopolis, ky emėr, nė njėrėn anė, tretet nė dokumentet historike pėr mė se 2000 vjet, siē thotė Ēabej dhe nuk ndeshet as nė dokumentet e brendshme kombėtare, as nė dokumentet e kohės te fqinjėt, pavarėsisht se njė popull, si populli arbėror nuk mund tė qėndronte aq indiferent nė rrjedhat historike, ndėrsa nė anėn tjetėr rrėnja alb- ėshtė njė element, i cili pėrfshin njė zonė tė gjerė gjeografike, jo vetėm tė zonės etnike shqiptare e ballkanike por edhe evropiane.

          Studiuesi Antonio Galanti, duke u marrė me kėtė rrėnjė shkruan: «Britania e vjetėr u quajt edhe Albion. Malėsorėt e Skocisė e thėrrasin vendin e tyre Albany. Emri Alba gjendet shpesh n’Italinė e Vjetėr (Alba-Longa nė Lac, Alba Fucense nė vendin e Marsejvet, Alba Pompeja,...). Edhe nė Galinė e moēme e nė Spanjėn e Vjetėr takojmė emrin Alba. Tė gjithė e kanė ndigjuem emrin e qytetit Albi nė Provencė, prej kah mueren emrin e vet heretikėt albigezė nė shek. XIII» (...) Rėndėsi mė tė madhe pėrkundrazi ka hipotheza se gati tė gjithė, a gati tė gjithė kėta emra qesin ndėr mend rranjen alb a alp qė do me thanė i bardhė e mal i lartė (prej majes sė bardhė tė mbulueme me borė)». Mahir Domi nuk flet pėr mėnyrėn se si ėshtė bartur emri, por flet vetėm pėr vijimsinė, njė element me rėndėsi pėr prejardhjen e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe nga ilirėt, kur shkruan: vijimsia «iliro-shqiptare qė del nė lidhjen e emrit kombėtar tė shqiptarėve nė mesjetė (nė burimet bizantine tė shek. XI-XII e mė pas «Albanoi», «Arvaniti», vendi «Arbanon» nė burimet latine Albanenses/Arbanenses, nė shqipe arbėn/arbėr, arbnesh/arbėresh, arbėnor/arbėror), me emrin «Albanoi» tė njė fisi afėr Durrėsit».

           Si Eqrem Ēabej ashtu edhe Shaban Demiraj, mė vonė, pyetje pėr vijimsinė e etnonimit arbėr nėpėr dokumente, u janė pėrgjigjur me mėnyrėn e jetesės sė popullit shqiptar (nė fise dhe nė njė homogjenitet tė pamjaftueshėm pėr tė shtrirė dhe mbajtur gjallė njė emėr etnik tė pėrbashkėt. Duke u nisur nga kjo gjendje, sidomos nga pozita e Ēabejt, historiani Muhamet Pirraku, konstaton se «Mendimi i ngulitur nė literaturė se emrat Arben/Arbėr, Arbėnesh/Arbėresh ishin «Emri i Shqipėrisė e i shqiptarėve nė mesjetė», pėr mendimin tonė, nuk ka mbėshtetje nė faktologji dhe nė realitetin mesjetar. Vendi dhe populli i copėtuar nė disa perandori e principata dhe nė disa fe, nė mesjetė, nuk mund tė mbante emėr tė njėjtė pėr popullin dhe pėr vendin».
         Mendimi i Mahir Domit del pėrballė disa studiuesish, si ai grek Eras L. Vranusi, i cili nė vitin 1970, e kishte vėnė nė dyshim njė lidhje tė domosdoshme, nė mos mė shumė pėr njė ngjashmėri tė rastit, ndėrmjet albanoit dhe arbėri dhe studiuesit serb Bariē, i cili mė herėt e kishte lėkundur sikur shprehej ai: «kontinuitetin e emrit tė vjetėr ilir Albanoi me emrin e arbėrve tė sotėm. Ai mendonte se ky kontinuitet nuk ka ndonjė domethėnie ma tė madhe, sepse tė parėt e tyre kanė muejt me e trashėgue kėtė emėr prej banorėve tė vjetėr ilirjan n’atdheun e tyre tė ri, poashtu sikur sipas rezultateve tė shkencės bashkėkohore edhe Albanoit ilirijanė kėtė emėr e kanė trashėguar prej popullsisė sė lashtė joindoevropiane, dmth., prej popullsisė mediterane, pėr tė cilėn gja dėshmojnė toponimet e shumta, tė nxjerra prej fjalės mediterane alb- «kodėr, vend i ngritur», nė tė gjithė zonėn e shtrime prej Kaukazi deri nė Liguri dhe nė gadishullin Iberik»
          Ndryshe nga Ēabej, Demiraj e studiues tė tjerė dhe sidomos M. Pirraku, qė e vejnė nė dyshim njė emėr tė mundshėm pėr tėrė popullin, Osman Myderrizi homogjenitetin e mundshėm e gjen te rreziku nga ndėrhyrjet e sllavėve nė mesjetė: «Kundėrshtimi e fėrkimi i pandam me kėta tė huaj (sllavėt-B.B.) zgjoi ndjenjėn e solidarsisė etnike ndėr fise tė ndryshme ilire t’Epirit, tė Maqedonisė e t’Ilirisė e si konsekuencė duel edhe pranimi i njė emėri tė pėrbashkėt, pėr t’u paraqitur si njė fuqi e bashkueme kundra tyre. Kėshtu emri Arbėn, tue qen emni i njė krahine tė njohun, tė fortė e tė pėrparueme, u pranua vetėm si njė emblemė bashkimi pėr tė gjitha krahinat e tjera dhe me kohė u bė emėn kombėtar» Nuk duhet pėrjashtuar faktin qė, nėse arbėrorėt ishin ndihmės tė fisit tė avarėve, ata nė tė vėrtetė u pėrhapėn nė tė gjitha zonat e etnicitetit iliro-shqiptar dhe nė kėtė mėnyrė u bėnė trashėgues tė kėtyre zotimeve, por qė identifikimi i tyre nė literaturė u bė i njohur vetėm pas shek. VII, kur u ndeshėn me fillimin e depėrtimeve tė sllavėve nė Ballkan dhe rrezikun qė u kanosej.
         Mendoj se mendimeve tė mėsipėrme mė sė miri u pėrjigjet historiani shqiptar Kasem Biēoku, i cili mendon se shkak i paraqitjes sė vonė tė emrit Arbėri, deri nė shek. XI-XII, kur edhe fillon dobėsimi dhe rėnia e Perandorisė Bizantine, ėshtė praktika administrative, kancellareske e kishtare e shtetit bizantin pėr tė pėrdorur elemente tė traditės antike, si: Ilir, Epir, Maqedoni etj». Pėrhapja, ose mė mirė tė themi, stabilizimi i etnonimit arbėr gjatė kohės romake u bė edhe pėr shkaqe tė ndikimit ekonomik e kulturor. Rruga Via Egnatia dhe roli i saj nė Shqipėrinė e mesme ishte i fuqishėm, prandaj nuk ėshtė e ēuditshme qė pikėrisht kjo zonė do tė bėhet vatra kryesore, nga e cila rrezaton mė sė shumti emri i arbėrit edhe atėherė kur emri arbėr nė shkallė kombėtare do tė ketė mė shumė karakter metaforik(libror) sesa nacional.

           Mendimi i Biēokut gjithashtu tė kujton njė emėrtesė tė dyfishtė tė emrit tė Dardanisė nga administrata romake, si Pirustae dhe popullata vendase Dardani. Po kjo shpjegohet edhe me njė element tė rėndėsishėm qė e shėnon Kasem Biēoku: «Shkrimtarėt e vjetėr shqiptarė e tė huaj fjalėt Epir e epirot i kanė pėrdorur si sinonime tė emrave arbėr e arbėn, kurse banorėt vendės tė Epirit(Shqipėrisė sė Poshtme) gjatė shekujve tė mesjetės nuk e kanė pėrdorur e njohur». Bie fjala, «Maqedonia, si emėr mė i vjetėr dhe Arbėria si emėr mesjetar, cilėsohen si pjesė tė njėra-tjetrės dhe kėta dy emra dalin si sinonime».

          Gjatė kėsaj kohe, dmth, gjatė kalimit nga antika nė mesjetė, sikur dihet pėrveē fėrkimeve qė kanė pasur me fqinjėt, pėrveē ndeshjeve kulturore, fetare etj., u zhvilluan edhe disa procese tė brendshme, tė qėndrueshme pėr organizimin e mėvonshėm tė arbėrorėve pėrballė sfidave tė kohės. Kėtu mund tė pėrmendim: formimin e gjuhės shqipe pėrpara dyndjes sė sllavėve, pėrhapjen e krishtėrimit, organizimin kur mė i dobėt e kur mė i fortė tė fiseve nė shkallė krahine, organizimin kulturor etj. Kasem Biēoku, pėr tė njėjtėn periodė, ka dalluar edhe njė element tė rėndėsishėm pėr temėn tonė, emrat personalė. Sipas tij «edhe pse me pėrhapjen e kristianizmit-emrat personal erdhėn nė pjesėn mė tė madhe nga emrat e botės sė krishterė, duke iu pėrshtatur gjuhės shqipe, ata morėn tiparet e njė antroponimie kombėtare shqiptare. Kėshtu gjatė shekujve tė mesjetės u formua njė unitet antroponimik relativ te shqiptarėt kudo qė ata banonin. Nė kėto kushte, si dhe nė konfrontim e bashkėjetesė me popujt ardhės paganė, qė u dyndėn dhe u vendosen nė Ballkan dhe pėr t’u dalluar dhe veēuar nga ta, jo mė vonė se nė kėtė periudhė ndryshimesh tė vrullshme etnike, emri arbėr (Arbėri, Albani) u bė emėr i pėrbashkėt pėr shqiptarėt». Mendimin e Henrik Bariēit, qė nė tė vėrtetė ėshtė vetėm njė vazhdim i mendimit tė Norbert Joklit, Trombettit, Bertoldit, Taliavinit, Hubsehmmidi-tit, Popoviēit etj., tė cilėt mendonin se rrėnja alb-, arb- etj., duhej tė ishte e trashėgimisė paraindoevropiane, e kanė kundėrshtuar Kasem Biēoku dhe Eqrem Ēabej. Biēoku mendon me tė drejtė se «emri Arbėr (Arbėri, Albani) ėshtė trashėguar nga onomastika ilire» dhe Ēabej, i cili nxori njė pėrfundim pėr njė ēėshtje kardinale pėr gjuhėn shqipe dhe historinė e popullit shqiptar: «Prej kėtij emri rrjedhin rregullisht Arben, Arbėr i shqipes, njė dėshmi ndėr tė tjera, qė shqiptarėt janė anas, autokton nė vendbanimet e sotme dhe qė aty ka njė vijimsi, njė konfirmitet gjuhe tė paktėn prej antikitetit».

 

3. Shtrirja gjeografike


          Prej shek. XI, kur emri Arbėr, Arbėn, fillon tė dalė nėpėr dokumente tė huaja, deri nė shek. XVIII kur del etnonimi shqiptar, pėr studimet gjuhėsore dhe historike ēėshtja e shtrirjes gjeografike e emrit tė Arbėrit paraqet njė element tė rėndėsishėm. Eqrem Ēabej e ka konsultuar njė literaturė tė gjerė dhe ka bėrė njė pasqyrė pothuajse shteruese pėr shtrirjen e etnonimit arbėr dhe top. Arbėri, nė Shqipėri e koloni, te popujt fqinj dhe nė burimet dokumetare e tė traditės sė tyre, ndėrsa sa i pėrket lokalizimit tė qytetit tė Albanopolisit tė Ptolemeut nė Zgėrdheshin e sotėm, nė Juglindje tė Krujes, E. Ēabej mendon se teza e Hanit, paraqitet mjaft bindėse. Studiuesit Ludwig von Tholloczy-Konstandin Jeriēek i kanė bėrė njė paraqitje tė gjerė shtrirjes historike dhe gjeografike tė Arbėrit: «Nė burimet e shkruara latinisht, sidomos nė burime kishtare, vendi quhet Arbanum, populli Arbanenses, prej nga rrjedh italishtja, nė librat e Raguzes 1320, Albanese, Arbanese. Sllavėt e quajtėn popullin Arbanasi. Emrin Arbanasi e gjejm te poemat dalmatine, si dhe nė kėngėt popullore, por tani ndihet vetėm nė jug, sidomos nė Ragusė e nė Mal tė Zi, ku Arbanas quhet Shqiptari katolik». «Turku Ballabanbeg, (...) mė 1415 mban titullin «Subash i Krujės dhe i Rabinit» dmth Arbėnit». Nga kėto tė dhėna autorėt Tholoczy-Jeriēek kanė pėrfunduar: «Nė Arbanum pėrfshiheshin gjith vendet prej Alpevet shqiptare midis lumenjvet Lim e Drin e gjer te malet nė jug t’Elbasanit. Me kohė emri i Arbnit u zgjerua e u shtri edhe jashtė kėtij trualli tė ngushtė. (...) Qysh nga fundi i shek. XIV, emri i Arbnit shtrihet edhe nė veri: n’akte raguziane mė 1386 pėrmes S. Sergius dhe Albania(ot Shirq) nė grykėn e Bunės; gjithashtu 1419 Tivari, 1413 edhe Lushtica afėr Kotorrit, 1443 Podgorica, pėrmenden tė gjitha si vende tė ndodhura n’Arbėn ose nė Shqipėri. Njė pėrshkrim rreth vitit 1570 quan Arbėr vendin prej Ulqini e gjer nė Vlorė e nė malet e Himarės. Dihet se edhe vendi i Kotorrit u quajt Shqipėri venetjane, nė kohėn e Napoleonit I. Shqipėri frenge, para 1448 Shqipėri austriake».

           Studiuesi David Lluka pasi e ka vlerėsuar studimin e Ēabejt nga aspekti historik e gjuhėsor, mendon se etimologjia e kėtij toponimi qėndron nė shndritjen e toponimisė sė rrethit tė Krujes sė sotme, prandaj ai pėrfundon, se etimologjia e tij varet nga metodologjia e shtruarjes sė problemit e kėto janė tri elemente: «Shtrirja e karahinės sė Arbėrisė, shtrirja e kėtij emri nė kohė jashtė kėsaj krahine deri sa ai bėhet kombėtar dhe raporti nė mes »arben/arbėr» »krainė» dhe arbėr/arben »fushė», duke i shikuar kėto nė lidhjet qė paraqesin me njėra tjetrėn».

           Studiuesi Engjėll Sedaj ėshtė njėri nga ata studiues qė i ka kushtuar njė monografi tė tėrė problemit tė prejardhjes sė etnonimtit arbėr/shqiptar dhe nė kontekst tė shqyrtimit tė kėsaj teme e shoh tė udhės ta trajtojė nė vijimsinė e problemeve tė pėrgjithshme a tė veēanta. Autori bėn mirė qė krahas emėrtimit tė shqiptarėve me emra tė ndryshėm nga tė huajt, gjatė historisė edhe sot, sjell edhe njė pasqyrė tė emėrtimit tė popujve edhe mė tė mėdhenj se shqiptarėt, pėr tė dėshmuar se fjala ėshtė pėr njė dukuri tė natyrshme historike qė ka lindur si rezultat i fqinjėsisė sė popujve, luftėtarėve, okupimeve tė ndėrsjella, ndikimeve kulturore, pėrkimeve gjuhėsore, madje jo vetėm nė Gadishullin Ballkanik por edhe nė Evropėn Perėndimore e Qendrore. Sa u pėrket shqiptarėve, autori sjell edhe emėrtimet e brendshme: «ndėr shqiptarėt, pėrveē emėrtimeve arbėnesh dhe shqiptar, ekzistojnė emėrtime tjera, sipas shtrirjes regjionale mė tė gjerė dhe mė tė ngushtė, siē janė: gegė (Gegėri), toskė (Toskėri, Toskėni), ēamė (Ēamėri), pastaj: matjan, pultjan, llapjan, drenicas etj., kurse popujt tjerė na quajnė: Albansis, albanese, Albaner, albanci, Arnaut, Arvanit, Raban etj».

          Nuk mė duket i qėndrueshėm insistimi i pėrsėritur i autorit qė kalimin nga ilirėt te shqiptarėt ta shikojė vetėm pėrmes etnonimit arbėr. Sikur dihet, shqiptarėt kanė pėrdorur edhe emrat «sporadikė», - sikur i quan Sedaj, - epirotas, makedon etj., tė cilėt nuk duhet pėrjashtuar nga ky proces. Tė pranosh vetėm emrin arbėr, si pėrcaktues tė etnonimisė sė sotme shqiptare do tė thotė tė rrudhėsh shumė hapėsirėn gjeografike tė trojeve shqiptare, ndėrmjet trojeve tė djeshme etnike dhe trojeve tė sotme shqiptare, d.m.th. ta rrudhėsh shumė shtrirjen territoriale shqiptare dhe tė zvogėlosh pėr disa herė numrin e «shqiptarėve» tė sotėm, gjatė antikės dhe mesjetės. Engjėll Sedaj duke iu qasur etnonimit arbėr mbėshtetet edhe nė lėndėn etnografike e tė folklorit, por veēanėrisht nė rezultatet gjuhėsore tė prof. Ēabejt, pa lėnė anash kėtu, vėrejtjet dhe mendimet e historianėve si: Aleks Buda, Kristo Frashėri, Fanulla Papazogllu etj., pastaj gjuhėtarėt Idriz Ajeti, Rexhep Ismaili, Dhimitėr S. Shuteriqi etj. Nė njė kapitull tė veēantė me mbėshtetje tė mirė historike, historiografike e tė arkeologjisė E. Sedaj trajton shtrirjen dhe vendin e formimit tė albanėve antikė dhe Albanopolit tė tyre. Nė mbėshtetje tė njohurive tė sotme tė historisė dhe sidomos arkeologjisė, kėtė vend autori e gjen midis Matit e Shkumbinit, duke pranuar mendimin e Selim Islamit, pėr Zgėrdheshin si qendrėn mė tė madhe arkeologjike tė njohur nė atė zonė. Po kėtu, autori i trajton nga shumė aspekte edhe marėdhėniet historike ndėrmjet krahinave dhe qyteteve shqiptare gjatė antikės e mesjetės, duke i vėnė nė pėrdorim edhe disa ēėshtje tė ndikimeve gjuhėsore, ndėrmjet greqishtes e shqipes, tė cilat shpjegojnė shumė ēėshtje historike, edhe nga fakti se shqipes i mungojnė dokumente tė shkruara gjatė mesjetės dhe antikės nė krahasim me greqishten.


4. Aspekti biblik i shpjegimit tė etnonimit arbėr


          « Shikuar sub specie mundi, - shkruan E. Sedaj – etnonimi alban, nė kėtė shkallė tė vetėdijes sė zhvilluar, dėshmohet nė rrjedhat e fuqisė titanike traditore, qė gjatė shekujve ishte mė e fuqishme se raca, relegjioni dhe ekonomia». Le tė shihet kėtu edhe pėrkufizimi i pėrafėrt i studiuesit Giusepse Schiro Juniori: «Duke krahasuar me kujdes shprehjet arbėreshe ndėr shkrimet greke – tė pabotuara, por qė gjenden nė shtyp – mė ra nė sy se nė fjalėn Arbėr pėrmblidhen vlera kuptimore qė kapėrcejnė shėnimin e thjeshtė si emėr i njė populli e se ky emėr reflekton mė tepėr botėn etnike tė fisit». Kėta ishin njerėz qė jetonin nė kultin atavik tė lirisė sė individit dhe tė njėjtės strukturė familjare: mė pėlqen tė kujtoj se historianėt bizantinė i quajnė Arbėreshėt αβαδιεντοι, do me thėnė, njerėz pa udhėheqės, pa kuryetarė. Ishin njerėz qė u lėshojin grave, tė rinjėve dhe tė vjetėrave kujdesin e shtėpisė dhe tė arave dhe vijin si ideal tė jetės trimėrinė dhe respektin absolut tė fjalės sė dhėnė, tė besės». Ose edhe mė saktė: «Ashtu si u tha pėr greqishten, ku shėnohen dy grupe kuptimesh albanon e albana, me vlerė tė njėjtė, dhe arbanhtiV. Chetta, duke iu pėrshtatur tė folmes sė kohės, pėrdor dy forma: njė arbėr dhe tjetra ėshtė «arbėreshė» dhe, ashtu si nė greqishte, forma e parė shėnon «arbreshin» apo shqiptarin si pėrfaqėsues i fisit, ndėrsa arbėreshė-arbėreshi shėnon individin arbreshė nė vetvete. Ndryshimi sot, duke dalė jashtė pėrdorimi fjala arbėr, duket i stėrholluar, por ėshtė lehtė pėr t’u kuptuar nga ai qė njeh kuptimin e ri e tė vjetėr tė fjalės arbėresh».

           « Pra, kuptimi arbėr ėshtė arbresh a shqiptar duke theksuar sidomos »fisin» si dhe dheu ku jetojnė Arbreshėt e Shqiptarėt. Pra, ku arbreshi vė vatrėn e tij aty ėshtė «Arbėr»: do me thėnė «Shqipėri», (theksojmė se Chetta nuk pėrdor formėn Arbėri). Rrjedhimisht Arbria nuk gjendet vetėm brėnda kufirit politik tė Shipėrisė sė sotme, por nė ēdo pjesė tė dheut, ku dhizet flaka e njė vatre shqiptare: nė Greqi, nė Ungari, nė Rumani, Jugosllavi, Turqi, Itali dhe Amerikė. Vlerė mistike e fjalės: aty ku shqiptari vė gurin e vatrės sė tij, ajo shtėpi bėhet Arbėr. (…) ėshtė Shqipėri mistike, njė Shqipėri spirituale me plotėsimin e tė gjitha vlerave morale qė ēdo shqiptar trashėgon nga autoriteti atėror dhe ja u pason pasardhėsvet me besnikri».  Njė pėrgjegjje e tillė e krahasuar me Skiroin besoj gjen shpjegim edhe te studiuesi i folklorit Shaban Sinani, kur vlerėson se: «tek krijuesit e moēėm tė kėngėve legjendare-shqiptare ėshtė kulti i vedlindjes, i malit, i dheut, i bjeshkės, i asaj qė kovencionalisht do ta quanim »atdhe shpirtėror», ose njė «habitat» ende i vagullt».  Qė tė dy mendimet, pra edhe mendimi i Skiroit edhe mendimi i Sinanit, qė ndonėse merren me probleme tė ndryshme, nė fakt qė tė dy kėrkojnė probleme thelbėsore tė etnisė, unė gjej njė bazė biblike tė shpjegimit, tė lėvizjes sė shenjėtorėve, ose saktėsisht tė Shėn Mateut:
18.«Duke ecur gjatė bregut tė Detit tė Galilesė, Jezusi pa dy vėllezėr: Simonin tė quajtur Pjetėr dhe Andrean, tė vėllanė, tė cilėt po hidhnin rrjetėn nė det, sepse ishin peshkatarė;
19. Dhe u tha atyre: »Ndiqmėni dhe unė do tė ju bėjė peshkatarė njerėzish».

 20. Dhe ata i lanė menjėherė rrjetat dhe e ndoqėn.

 21. Dhe, duke vazhduar rrugėn, pa dy vėllezėr tė tjerė: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vėllanė e tij, nė barkė bashkė me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri

22. Dhe ata lanė menjėherė barkėn dhe atin e tyre dhe i shkuan pas».

           Ky shpjegim ka pėrgjegje nė fushė tė historisė, sepse vetėm njerėzit (individėt) e tillė mund tė bėheshin bartės tė emrit qė do tė bėhet etnonim kombėtar. Pėr shumė shekuj, nė njė kohė kur vendi ishte i ndarė nė principata e krahina nga mė tė ndryshmet. Nga pikėpamja sociale kjo dėshmon se bartėsit e tij ishin shtresa popullore, qė kishte njė kulturė tė caktuar dhe bazė tė caktuar ekonomike-sociale. Nga aspekti etnokulturor kjo hipotezė afrohet me situatėn historike dhe etnokulturore tė krahinės sė Arbėrit dhe i afrohet shpjegimit gjuhėsor e semantik: «fusharak», «arė» etj. Nga aspekti historik dėshmohet se kjo pėrhapje ka ndodhur mė sė voni, para ardhjes sė sllavėve nė Ballkan, po mė i rėndėsishėm ėshtė fakti se kjo nuk ka ndodhur nė prag tė vėrshimit tė sllavėve nė trojet e tashme shqiptare, e madje as si rezultat i rrezikut nga kėta, siē mendon Osman Myderrizi, por nė njė gjendje paqeje, pra nė njė shkallė tė lartė kulturore dhe organizative, kur arbėrorėt dhe sllavėt jetonin nė fqinjėsi tė tolerueshme. Bartės i njė kulture, mentaliteti a filozofie tė tillė, natyrisht nuk mund tė ishin struktura tė popullatės sė varfėr dhe thjesht nomade, e as nga zonat me zhvillim tė ulėt, por sigurisht njerėz, qė pėrfaqėsonin njė zonė tė zhvilluar nė aspektin ekonomik, secila e kulturor dhe njerėz me ndikim, qė pėrfaqėsonin njė klasė me zhvillim tė caktuar ekonomike-kulturore tė kohės. Kjo zonė e pasur (me zhvillim blegtoral e bujqėsor ishte Shqipėria e Mesme, ku shtrihej qendra e Arbėrit dhe nėpėr tė cilėn kalonte rruga interkontinetale Via Egnatia, pa harruar kėtu luginat e pėrshtatshme pėr ndėrtime tė mundshme drejt qendrave bregdetare, nga zonat mė tė thella verilindore e veriperėndimore tė trojeve ilirike.


                                                                                       5. Baza antroponimike e etnonimit arbėr-shqiptar


          Etnonimi arbėr nė dokumente tė ndryshme sikur ka shkruar R. Doēi, qė nga fillimi del me funksion antroponimik, patronimik, por edhe nė kuptimin e pėrcaktorit tė etnosit shqiptar. Kėtė element e ka diktuar edhe Ēabej, kur ka shkruar se: «paralel me emrin arbėr si emrin etnik do tė ketė shtrirė fushėn e pėrdormit, duke pėrfshirė edhe popullin e vendit». Interesimi pėr tė barazuar etnonimin arbėr/shqiptar del pas botimit tė dokumenteve tė mesjetės nė «Acta Albania» tė Shuflait e Jireēekut, nga shek XIV, kur del emri i familjes Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder, e tė njė banori tė qytetit tė Drishtit afėr Shkodrės qė pėrmendet rreth vjetėve 1368-1402 nė arkivat e Raguzės». E. Ēabej e ka pasur kėtė fakt parasysh nė njė artikull tė vitit 1972, prandaj ėshtė shprehur se hipoteza e tillė meriton tė gjurmohet mė tej. Shembuj tė tillė, me shumė interes nga Kosova, ka sjellė, sidomos Rexhep Doēi nga dokumentet arkivore tė arealit latin dhe sidomos nga krisobulat serbe, si dhe Qemal Murati nga dokumentet dhe studimet sllave nė Maqedoni. Ky i fundit ka mbrojtur edhe tezėn e njohur pėr prejardhjen e etnonimit shqiptar me bazė patronimike, me argumentin se «Me kohė ky emėr nė formė tė patronimizuar(familjarizuar) do tė jetė marrė e do tė jetė pėrdorur si ofiq, nofkė, dhe nė kėtė funksion do tė jetė ngritur e pėrgjithėsuar pėr mbarė popullin». Qė emrat vetjakė marrin zhvillime tė kėtilla ėshtė edhe njė gjė qė provohet gjithkund. Mė nė fund edhe emri etnik arbėr/arbėn, arbnesh/arbėresh, i periodės antike e mesjetare,, qė ishte nė pėrdorim deri nė kohėn e Skėnderbeut, para se tė shfaqej emri i ri shqiptar, ka dalė nė thelb nga njė emėr i vjetėr fisnor Arban, Alban, tė cilin e pėrmend Ptolemeu qysh nė shek. e II pas krishtit». Pėr interesin tonė, mbase mė e rėndėsishme do tė ishte, sikur tė mund tė shpjegonim vetė etimologjinė e trajtave tė patronimeve Schepuder, Scapuder etj., dhe mė pastaj tė diskutohet njė prejardhje e mundshme e emrit shqiptar nga ky patronim. Pėrndryshe, njė shembull i vetėm, zor se mund t’ i qėndrojė metodės sė rreptė shkencore, ku pėr njė tezė do tė duheshin sė paku tri dėshmi tė qėndrueshme, qoftė edhe nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn, por qė njėkohėsisht i plotsojnė ndryshimet brenda tėrėsisė. Rezultatet e historianit Muhamet Pirraku pėr vendin e formimit tė etnonimit shqiptar dhe pėr motivin e njė emėrtimi tė tillė, kėtu janė tė rėndėsishme pėr tri ēėshtje tė hapura dhe njė pėrfundim:

        Sė pari, njė vazhdim i kahershėm pėr tė parė etnonimet arbėr dhe shqiptar nė kontekst vetėm tė besimit katolik dhe besimit islam; 

        Sė dyti, rindėrtimi i tezės se «emri kombėtar pėr popullin dhe vendin ėshtė autokton, vazhdues i njė popullsie ilire ose shumėsi i emrit tė banorėve tė njė qyteti dhe pikėrisht nga Shkupi Shkypi -shkyptarė, shkuptarė, shqiptarė, siē mendonte dijetari Qiro Truhelka, por me plotėsimin e Muhamet Pirrakut se area e vendformimit etnokulturor i popullit dhe i gjuhės shqipe ėshtė bukur mė i gjerė se shqiptarėt, ku jetojnė sot»; dhe

        Sė treti, i ashtuquajturi «zbulim» i emrit kombėtar «pas islamizimit masiv tė shqiptarėve nė ish zonat e ndikimit politik e fetar mesjetar serb, qė u krye pėrfundimisht deri nė mesin e shek. XVII».

           Sa i pėrket motivit prej tė cilit shqiptarėt kanė marrė emrin, Pirraku zgjedh shqiponjen, njė element tė njohur edhe nė pėrmasa shkencore, dhe tė diskutuar sidomos nga studiuesi i shquar Maksimilian Lamberci, por duke e parė nė pėrmasa mė tė gjera. Muhamet Pirraku i ka bėrė njė pėrshkrim tė detajuar vijimsisė sė pėrdorimit tė kėtij simboli nga pikėpamja historike dhe kulturore dhe ka nxjerrė nė pėrfundim se: «teza se shqiptarėt quhen sipas shpesės shqipe si totem e orė trimėrie ėshtė tezė e vetme qė buron nga kultura shqiptare, qė ėshtė e mishėruar nė kulturė shqiptare shpirtėrore».

 

6. Aspekte gjuhėsore (onomastike) tė rrėnjės alb- arb-

 
        Problemi i kohės sė paraqitjes sė rrėnjės sė etnonimit arb-, alb-, dhe sidomos i tingujve r/l ėshtė njėra nga temat mė tė rrahura nga aspekti i fonetikės historike mbase nė gjithė etimologjinė e leksikografisė dhe onomastikėn shqiptare, nėse kėtu pėrjashtohen disa probleme tė guturaleve. Shkaqet janė tė shumta: dalja nė dy trajta dhe nė kohė tė ndryshme brenda vetė shqipes, mungesa e njė tradite dokumentare pėr zhvillimin e brendshėm tė shqipes krahas burimeve qė na i ofrojnė tė huajt, pozita e saj nė shkallė tė zhvillimit tė gjuhėve indoevropiane dhe sidomos nė shkallė tė zhvillimit tė gjuhėve fqinje gjatė antikitetit dhe mesjetės etj.  «Gustav Majeri rrėnjėn e arbėrit e nxjerr nga baza i.e. «albh» nė lidhje me lat.albus; Petar Skoku te njė alb-, arb- gjen njė rrėnjė paraindoevropiane, sikur edhe Vinēenc Dorsa e M. Pavlloviē, bazėn arb- e gjen me bazė ilire. Idriz Ajeti duke prezantuar mendimin e Holger Pedersenit, shpreh mendimin e tij se trajta alb- ėshtė sekondare e dalur nga baza arb-. Shuflai mugesėn e r-sė te Ptolemeu e sheh te ndikimi padyshim i bazės paraindoevropiane. Profesor Shaban Demiraj mendon se trajta latine: «Arbanum, Albanum (-r->-l-) lidhet me trajtėn mė tė herėshme Arban», por mendon gjithashtu se «me sa duket trajta me nistoren /-al/ ka pasur njė pėrdorim mė tė dendur ndėr banorėt e pėrtej Adriatikut, sepse ndėr italianėt dhe nėpėrmjet kėtyre edhe ndėr popujt e tjerė tė Evropės, ėshtė pėrhapur me nistoren /-al/». I vetmi problem i paqartėsuar nga kėto trajta, sipas Demirajt ėshtė burimi i trajtave greke Alvanoi (a Albanoi?), Arvanon (a Arbanon?), arvanitis, qė dėshmohen nė shekujt XI-XII».

          David Lluka ėshtė pėrpjekur qė ]ėshtjen edhe njėherė ta shtrojė nga aspekti fonologjik. Ai shkruan: «Pėr mendimin tonė trajtat me l dhe me r paraqesin dy variante tė ndryshme fonetike tė tė njėjtit emėr (megjithėse historikisht pėrpara bashkėtingėllores pėlcitėse buzore e dhėmbore l-ja pėrgjithėsisht ruhet e pandryshuar». Lluka gjithashtu ka pėrkrahur njė mendim tė H. Krahes pėr praninė e prapashtesės -an dhe nė ilirishte, por sikur edhe Ēabej mė parė, e ka kundėrshtuar Joklin pėr njė prejardhje latine tė prapashtesės -esh.

           I shikuar edhe mė hapur, problemi i tingujve r/l na del pėrgjithėsisht me zgjidhje tė kėnaqshme edhe nė shkallė tė studimeve indoevropiane. Bie fjala linguisti Lenard Blumfild ka konstatuar se «gjuhėt indoevropiane tregojnė po ashtu edhe njė mosdallim tė vjetėr tė l-sė dhe tė r-sė qė ėshtė shpjeguar si shkak i substratit, i cili kishte vetėm njėrin apo asnjėrin nga kėta tinguj».

           Zgjedhja e kėtij problemi nė gjuhėsinė shqiptare, besoj se kėtu do tė jepte pėrgjigje edhe nė disa ēėshtje tė rėndėsishme tė fjalorit etimonologjik, sidomos nė lidhjet dhe ndėrndikimet gjuhėsore shqiptaro-rumune dhe nė lidhje me rotacizmin e praninė e tij nė gjuhėsinė ballkanike. Ne kėtu po e shtojmė edhe njė mendim tė Giuseppe Schiro Jr., qė jo vetėm nė aspektin historik, por edhe gjuhėsor e ndihmon ēėshtjen tonė: «Nuk duhet tė jesh glotolog pėr tė zbuluar qė albanoV e arbėr janė fjalė tė njė rrėnje, e se arbėr – gegėrisht arben – ėshtė rezultat i njė evolucioni fonetik gjatė shekujsh nė gojėn toske. Nėse ne marrim nė shqyrtim zhvillimet semantike tė albanoV nga popullsia greke e Epirit qė jetonte bashkė me Arbėreshėt dhe rrjedhimisht nga kronisti i Tokajve – i cili ishte njė grek fanatik nga Janina, - ne mund tė depėrtojmė nė vlerat semantike tė fjalės «arbėr, vlera semantike e tė cilit na reflektohet nga gjuha greke dhe motike, e cila nuk ishte e panjohur nga tė parėt tanė».
«Fjala albanhtiV pėrkthen termin arbėresh dhe shėnon arbėreshin nė individualitetin e tij: albanhtai a albanhteV janė shumė Arbėreshė, duke llogaritur pėrmendėsh shumicėn njė me njė. Kjo ėshtė forma qė i qėndroj kohės: e vetmja sot nė pėrdorim nė greqishten dhe motike».  «To albanon ėshtė njė fjalė neutre (asnjėnėse), me kuptim kolektiv e mund nėnkupto genoV =fis.»  «Tė gjithė popujt tjerė, duke u marrė nė entitetin global tė tyre, shėnohen zakonisht me emrin mashkullor, njėjės apo shumės, por jo me trajtėn neutėr».  «Lirisht dhe haptas tė shkoj pėr mes tė krahinave arbėreshe, ėshtė e qartė se kėtu pėr metonimi ta Albana shėnon jo aq Arbėreshėt sa krahinat e banuara nga Arbėreshėt. Nga kėtu del se ēdo krahinė e banuar ėshtė nė vetvete albanhon».
          Pavarėsisht nga tė gjitha zgjidhjet e mundshme historike, etnokulturore, historike dhe sidomos gjuhėsore, mendojmė se pėrgjegja gjuhėsore e Eqrem Ēabejt nė kėtė tėrėsi ėshtė jo vetėm mė relevantja, por edhe mė e mundshmja. Duke pasur parasysh tė gjitha rezultatet e arritura E. Ēabej ka dhėnė kėtė shpjegim: «Gabim e kanė spieguar sll. Arbanas- me mjete gjuhėsore sllave, e tė (BER 1 14) prej gr. Arbanos Albanos, e cila nė pajtim me kohėn e kėtij huazimi tė pretenduar, nuk mund tė kish dhėnė tjetėr veē se njė emėr me arv-; kjo Arbanas rrjedh nga njė zgjerim sot i zhdukur, i shqipes me -as, format pėr emra banorėsh, si vendas, Beratas».  Krahe (PN 145) gjen kėtu, nė njė mėnyrė gjuhėsisht dhe gjeografikisht mjaft bindėse, njė sufiks -ano tė ilirishte. Mė pak afėr mendėsh ėshtė mendimi i Galboit (Ling. balk. VI. 78) qė emri etnik i Ptolemeut tė pėrbėjė sufiksin -eno/-ano tė trakishtes».  Sa i pėrket sistemit gramatikor, sipas Ēabejt, prapashtesa -esh, me nyje Arbėneshi e i Arbneshi janė mė tė vjetra se Arbnesh, pa nyje.

           Eqrem Ēabej pranon trajtėn arb- e jo alb- si primare, duke pranuar mendimin e Gustav Majerit e Pedersenit, mendim ky edhe i dijetarėve tė tjerė. Trajta albresh albrisht thotė Ēabej «ėshtė njė ndikim i italishtes albanese e njė disimilim r/l. Edhe historikisht arb- del mė e vjetėr. Vetėm prej kohės sė Anzhuve(1271) e kėtej del mė fortė me alb-, e nga tė cilat rrjedhin trajtat e gjuhėve gjermane e prej kėtej edhe gjuhėve tė tjera».  «Duke u nisur nga arb- siē del te arb-ėn(ė) nga njė mė e lashtė *arb-an, e duke e ]uar atė te njė formė bazė *arv- e kohės antike e mesjetare e hershme, me betacizėm rv:rb, si te korb nga lat. corvus, mund tė afrojmė kėtė fjalė me lat. arvum »arė, tokė e punuar, fushė», umbr. arvam-en »in arvam» gr. aronra «arė, tokė buke», irl. e mesme arbor shm. arbanna «drithė», arm. haravunk «tokė buke»; aty Pederseni KG I 63 vendon ndėr tė tjera edhe sll. e vjetėr kishtare rabėno «i rrafshtė»; po pa gjetur miratim tė pėrgjithshėm. Me kėtė mėnyrė tė dhėnat gjuhėsore, historike dhe territoriale tregojnė qė emri arbėr arbėn ėshtė mė fortė me gurrė indoevropiane, njė alb- indoevropiane duke u pėrjashtuar vetvetiu me dėshmitė historike, tė brendshme e tė jashtme. Kuptimi i parė i fjalės rezulton tė jetė kėshtu «arė, fushė, rrafshinė», khs. u dynd mal e arbėr, qė u pėrmed mė lartė. Emėrtimi analog me atė tė Polonisė, Polska polje «fushė arė».

           Me kėtė pėrkufizim Ēabej veē tė tjerash hodhi dritė tė re nė dy probleme kardinale: sė pari nga aspekti fonetik rrėzoi njė hipotezė tė pėrsėritur gjatė dhe shumė shpejt, pėr njė bazė paraindoevropiane tė rrėnjės alb- dhe sė dyti nga aspekti semantik ndėrpreu njė metodė po kaq tė pėrsėritur pėr etimologji pėr hirė tė metodologjisė, sikur do tė shprehej edhe vetė Ēabej. Mbi kėto rezultate tė Ēabejt, Rexhep Doēi nxori edhe njė varg pėrfundimesh me interes pėr onomastikėn:
-sė pari, mendimi i Ēabejt, sipas R. Doēit “ėshtė ēelės pėr gjetjen etimologjike e kuptimore edhe tė shumė antroponimeve, patronimeve e toponimeve kosovare e mė gjerė tė tipit arb-(arv-)

 - sė dyti, edhe mė parė Doēi kishte vėrejtur se shumė emėrtime tė hershme janė me burim konfiguracioni;

 - sė treti, mbante qėndrim rreth dilemės, nėse antroponimet dhe patronimet me kuptim et­nik arbanas janė pėrdorur pėr tė treguar pėrkatėsinė etnike apo pėr tė treguar aspektin kon­fi­gu­racional tė pronės.

 Nė kėtė mėnyrė Ēabej jo vetėm pėrjashtoi rrėnjėn alb- nga njė prejardhje parain­doev­ro­pia­ne por dėshmoi se pikėrisht rrėnja arb- ishte ajo qė hynte nė bazėn indoevropiane, krahas gju­hėve tė po kėtij trungu.


7. Etnonimi arbėr nė gjuhėn sllave

 
        Dy ēėshtje janė historikisht tė rėndėsishme kur shtrohet etnonimi arbėr nė gjuhėn serbe. Ēėshtja e parė lidhet me praninė e emrit mesjetar nė dokumentet serbe qė nė shekullin XII. Njė element i dytė po aq i rėndėsishėm nė krejt historinė e studimit lidhet me njė pėrfundim tė Gustav Majerit, sipas tė cilit emri i krahinės sė Labėrisė duhet tė ketė dalė me metatezė nga njė Albėri, sipas njė ligje fonetike tė sllavishtes dhe prej tė cilit janė orientuar shumė pėrfundime tė gabuara jo vetėm lidhur me etimologjinė e etnonimit arbėr, por edhe me shumė toponime tjera. Ndonėse Gustav Majeri vetėm pak mė vonė e ka pėrmirėsuar mendimin e tij, vėrragėt e kėsaj teze nuk janė tejkaluar as sot e kėsaj dite.

           Ndėr studiuesit e mėvonshėm Petar Skokun e ka pėrmirėsuar Idriz Ajeti, i cili mbrojti mendimin e Ēabejt tė dalė pak vite mė parė, madje duke shtuar edhe ndonjė shembull konkret tė kolonive shqiptare(arbėrore). Eqrem Ēabej mė vonė edhe njėherė, ka ndėrruar mendimin e tij pėr emrin e vendit e pastaj tė popullit si kuptim tė parė. Kėtė mendim Ēabej e kishte formuluar qė te Gjeneza, nė vitet ’30, por e ndėrroi nė disa artikuj tė viteve ‘60, sidomos nė studimin e rėndėsishėm «Shumėsi i singularizuar nė gjuhėn shqipe»(1967), botuar sė pari nė gjuhėn gjermane qė nė vitin 1959. Ashtu sikur kam thėnė mė parė, edhe kėtu mendimi i Ēabejt i detyrohet zgjidhjes gjuhėsore tė problemit nė fjalė, pėrndryshe tė gjitha rrugėt e sistemeve dhe relacioneve etno-historike tė sistemeve dhe relacioneve tė onomastikės shqiptare ]ojnė kah rendi antroponimik, patronimik dhe toponimik. Sipas Ēabejt «me arb- paraqitet emri nė gjuhėt ballkanike popullore, qė nė mesjetė (...) prandaj bie edhe mendimi i njė rrjedhe sllave tė emrit shqip lab, Labėri, tė pėrfituar kinėse prej alb- me metatezė likuidesh tė sllavishtes: kur vetė gjuhėt sllave kanė vetėm arb- ose rab-, do t’ishte njė mrekulli qė njė krahinė shqiptare tė ketė zhvilluar edhe ruajtur njė lab- sllave qė nuk del gjėkund me kėtė kuptim nė sllavishten popullore».  Pra, sikur mund tė shihet, nė dokumentet serbe etnonimi arbėr, fillimisht paraqitet si: Rabanė, Arbėnė, Arbanasin, Raban etj. Studimit tė tyre i janė qasur Latif Mulaku, Rexhep Doēi dhe Qemal Murati nga aspekti gjuhėsor dhe Muhamet Pirraku nė aspektin kulturo-historik.

           Latif Mulaku duke u marrė me emrat etnik tė popullit shqiptar nė fjalorin e Vuk Karaxhiēit, pasi shėnon tė gjitha trajtat: «Arnautin (me kuptimin ‘shqiptar’), Arnautka (‘shqiptare’), ktetiku arnautski,-ka, -ko (pėr kuptimin e mbiemrave ‘shqip,-e’; ‘shqiptar,-e’), pastaj edhe foljen me -iti; arnautiti(‘shqiptarizoj’) dhe emrin foljor arnauqenje (‘shqiptarizim’)» pėrfundoi se fjala ėshtė pėr rrėnjėn turke arnaut sipas kėtyre rregullave fonetike dhe gramatikore: «nga emri etnik i greqishtes mesjetare u pėrftua emri i osmanishtes respektivisht i turqishtes Arnavut (mė parė Arvanit), e kjo ndodhi me rėnien fonetike tė mbaresave -is, -ai,(-oi) tė gjuhės sė huaj dhe nėpėrmjet metatezės v-n>n-u, e pastaj nė kalimin e zanores i nė u kur kjo ėshtė nė pozicion pas bashkėtingėllores v sipas harmonisė a pėrputhjes fonetike tė gjuhės turke, sipas sė cilės v-ja kėrkon u(-vu)». Sipas tij Vuku e mori emrin arnaut nga turqishtja dhe e shėnoi nė pajtim me gjuhėn popullore, qė ėshtė nė pajtim edhe me mendimin e Sh. Demirajt pėr dy trajta paralele tė emrit arbėr nė gjuhėn popullore dhe nė gjuhėn e shkruar edhe tė krahut oksidental.
Kur jemi kėtu, te disa procese gramatikore e fonetike, ėshtė interesant njė mendim i Shaban Demirajt pėr trajtėn mė tė vjetėr sllave Rabėnė dhe arbanas. Sipas tij «trajta mė e vjetėr sllave ėshtė Rabėnė, -ėshtė krijuar mė herėt, pra kur janė takuar stėrgjyshėrit e shqiptarėve dhe sllavėve, ndėrsa trajta arbanas ėshtė pranuar nga forma librore dhe njerėzit e shkolluar nė vise evropiane».  Njė pyetjeje tė mundshme, sepse kėtė trajtė Rabėnė e kanė vetėm dokumentet serbe, e jo edhe ato bullgare, kur dihet se shenjat mė tė moēme sllave janė pikėrisht tė ndikimit bullgar, do tė mund t’i pėrgjigjeshim nė interes tė saktėsimit tė problemit nė fjalė. Trajta Rabėnė u krijua, jo kur sllavėt u dynden nė trojet shqiptare, por kur jetonin nė fqinjėsi me ta dhe natyrisht kėmbenin marrėdhėniet materiale dhe shpirtėrore tė tyre. 

          Rexhep Doēi etnonimin arbėr nė gjuhėt pėrkatėse tė kohės e gjen nė dokumentet sllave-latine nė Kosovė, nė funksion antroponimik, toponimik e patronimk, por pėr studiuesin nė fjalė, me rėndėsi ėshtė se kėto trajta dalin edhe «nė kuptimin e pėrcaktuesit tė etnosit shqiptar». Rexhep Doēi e ka pėrcjellė historinė e emrit Arbanas deri nė shek. XIII(1208), kur nga dokumentet sllave nxjerr termin arbanas(si pėrkatėsi etnike) dhe mė tej nė shekullin XIV(1330), nė Krisobulen e Deēanit. Pėr pjesėn lindore tė Kosovės Doēi ka vjelė njė inventar tė pasur me bazė nė etnonimin arbėr nga Libri i borxhlinjėve tė Llukareviēit (shek. XIV), tė cilin nga Arkivat e Dubrovnikut e ka nxjerrė dhe botuar Mihailo Diniēi. Shtresėn turke Doēi e ka vjelė nga Defteri Obllast Brankoviēa dhe Defterėt e Sanxhakut tė Shkodrės tė shek. XV. Rexhep Doēi gjithashtu ka shėnuar njė inventar tė mbledhur nė Kosovė dhe me gjerė tė patronimeve, ojkonimeve dhe sidomos toponimeve me rrėnjėn arbėr tė cilit ne do t’ia shtonim patronimin Arbneshi nė Prizren.

           Qemal Murati mė parė nė njė recension polemizues me studiuesin e gjuhėsisė maqedonase Petar Ilievskin, e pastaj nė dy vepra tė tjera ka radhitur njė dyzinė toponimesh, antroponimesh e patronimesh tė trojeve etnike shqiptare nė Maqedoni, nga dokumentet arkivore, nga ato tė botuara, tė terrenit, tė letėrsisė popullore dhe tė toponimeve me funksione mbiemrore, tė cilat, siē pėrfundon autori, «tregojnė vendin e arbėreshėve, ku kanė jetuar ose ku jetojnė shqiptarėt (arbėneshėt, arbėreshėt)».
Si onomasticientėt ashtu edhe historianėt e gjuhėtarėt shqiptarė, njė kohė tė gjatė, me ndonjė pėrjashtim janė tė prirur qė kur ndeshen me studimet sllave tė kėsaj problematike etnikumin shqiptar tė kėtyre trevave ballkanike (Kosovė, Maqedoni, Serbi Jugore e Mal tė Zi), ta shohin nė vėllimin e pranisė sė etnonimit arbėr, i paraqitur kėtu si patronim, toponim, ojkonim etj. E deri sa studiuesit shqiptarė, vendbanimet me emrat etnik arbėr/shqiptar i gjejnė si dėshmi tė fundit pėr tė dėshmuar praninė e mė shumė apo mė pak tė elementit etnik shqiptar nė kėto troje, krahas atij sllav, e jo si element tė pėrhershėm para atij sllavė, atėherė edhe studiuesit sllav mbeten tė patrembur nė mendimet e tyre. Kur jemi kėtu, qė mė parė duhet ngulur kėmbė qė duke njohur qė mė parė rrjedhat historike, studiuesit shqiptarė nuk duhet tė pranojnė diskutimet pėr «praninė e elementit etnik arbėror/shqiptar krahas atij sllav», por pėr praninė e elementit sllav nė tėrthoret etnike shqiptare tė Ballkanit, edhe pse duhet pranuar njė element hendikepues tonin qė diskutimet zhvillohen kryesisht duke u mbėshtetur nė dėshmitė arkivore, madje kryesisht kishtare sllave, pasi dokumentet arbėrore/shqiptare vendase, me pėrjashtim tė mbetjeve onomastike, mungojnė ndėrsa arkivat perėndimore ende nuk janė hulumtuar nė masė tė kėnaqshme.

           Toponimet e kėtij lloji, pėr etnitė tjera, ose qė nė mėnyrė tė tėrthortė i shpjegojnė ato krejtėsisht. P.sh. Vorri magjupit, Vorret e shkive (le tė pėrkujtojmė se bie fjala nė fshatin Makresh i Poshtėm (Gjilan), toponimi Vorret e shkive, shėnon tri varre tė shqiptarėve tė varrosur aty pas luftės sė parė botėrore, pasi kėta shqiptarė tė besimit islam pas pushtimeve serbe kishin pranuar me dhunė besimin ortodoks), Vorret e muhagjerėve etj. Etnitė e tilla (sikur edhe e shqiptarėve nė Maqedoni) nuk dėshmojnė shumicėn, por pakicėn dhe pikėrisht ashtu siē e shpjegon Ilievski, sado edhe ai e di se ato zona tė Maqedonisė Perėndimore pėrfshijnė hapėsirėn e brendshme tė trojeve etnike shqiptare dhe nuk mund tė flitet pėr etni tjera nė kėto anė, pėrveē ndonjė grupi etnik qė nuk janė tjetėr veē grupe nomade, sikur janė vllehėt. Pra, ēėshtja e diskutimit ndėr studiuesit shqiptar ]alon nė metodėn e studimit. Ēėshtja e pėrhapjes sė toponimeve me bazė nė rrėnjėn arb-, si nė brendi tė vendit ashtu edhe nė periferi, si nė gjuhėn e vetė shqiptarėve ashtu edhe nė gjuhėt fqinje do parė e lidhur me disa ēėshtje tė pazgjidhura jo vetėm tė natyrės gjuhėsore, por edhe historike, etnografike, sociale etj., si:

 -Ē’ėshtė mbetje historike e toponimit me bazėn arb- alb-?;

 -Ē’ėshtė e bartur nga goja shqiptare dhe ē’ėshtė e gjuhėve fqinje?;

 -Ē’ėshtė e ruajtur me gjelozi (mbėshtetje materiale a shpirtėrore), e ē’ėshtė metaforė librore?, etj.

           Fakti qė etnonimi arbėr nuk kishte karakter krahinor por gjithėkombėtar dhe duke iu kthyer edhe njėherė pėrfundimeve tė Skiroit dhe Shaban Sinanit, tė cilat i nxora me bazė biblike, ne dalim me hipotezėn se bartės tė emrit arbėr nga Shqipėria e Mesme, sė paku deri tek dyndja sllave nė Ballkan, ishin «nomadėt e lirė» qė nė gjuhėn e sotme do tė mund tė quheshin «shtegtarė tė lirė» arbėrorė, tė cilėt vepronin si brenda ashtu edhe nė skajet e trojeve etnike tė arbėrit, apo sikur shprehej Skiroi, aty ku ndizej njė zjarr, aty ishte Arbėri. Kjo hipotezė jona i pėrgjigjet edhe mendimit tė Ēabejt se sė pari u formua emri i vendit, e pastaj doli emri i populit.


8. Etnonimi arbėr-shqiptar dhe stėrkeqja e tij

 
          Stėrkeqja e emrit arbėr ėshtė njėra prej ēėshtjeve mė interesante qė del nė rrugėn e vijimsisė sė studimit tė kėsaj teme.  «Ēabej fjalėn arbėr e ka shėnuar nė anėt e Tomorit pėr «kalama», nė purishten, gjuhėn e fshehtė tė mjeshtėrve(muratorėve) tė Oparit, fjala arbėr pėrdoret pėr «bari» si dhe njė rast tjetėr nė Okushtan tė Dibrės ku «arbni» ėshtė «dimėr i fortė».  Le tė shėnojmė kėtu se legjenda e kėsaj teme lidhet edhe me njė objekt natyre tė fshatin Kėshtenjė tė Krajės, Mal tė Zi.  Sa i pėrket Kosovės, me interes mė duket edhe njė shėnim i Rexhep Doēit, i cili nė fshatin Llapēevė tė Llaushės ka shėnuar njė lagje, e cila pos emrit Avdiaj, e kishte edhe emrin pėrbuzės Abneshi.
Krahas pėrpjekjes pėr tė kurorėzuar mendimin e tij, Engjėll Sedaj sjell edhe mendimin e prof. Ēabejt pėr pėrdorimin e stėrkequr tė etnonimit arbėr, qė unė kėtu po e sjell mė tė plotė nga njė botim mė i hershėm: «njė stėrkeqje analoge (me malėsorėt e Veriut tė Shqipėrisė, - B.B.) ka pėsuar nė Vlorė fjala arbėresh: Arbėror siē dihet quhen banorėt e Arbėrit, pra tė njė pjese tė Labėrisė e tė rretheve tė Vlorės (…). Qytetari i Vlorės, Arbėreshėt, bariut tė vrazhdė dhe shumė herė tė ndyrė tė maleve qė zbresin nė qytet, i dha njė kuptim pejorativ si «njeri i ndyrė, i pagdhendur» tamam siē ndodhi me malokun nė Veri». Nė kėtė rrugė mbase do parė edhe shprehjet e mėvonshme: shqiptar e katundar (Gjakovė), qytetar e katundar, sheherli e malok etj., tė cilėt s’ka dyshim se dolėn si rezultat i ndryshimeve sociale – ekonomike e kulturore, e jo krejtėsisht fetare, sikur insiston autori.

 

Prishtinė, 03. III. 2008