Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Etnonimi kosovar dhe kuptimi historik i tij

Shkruan: Prof. as. dr. Begzad BALIU

Emri i Kosovės si toponim dhe emri kosovar si etnonim

 

ETNONIMI KOSOVAR DHE KUPTIMI HISTORIK I TIJ

  

       Emri i Kosovės si toponim dhe emri kosovar si etnonim janė dy elementet onomastike tė cilat do tė mund tė diskutoheshin jo vetėm duke iu qasur nga aspekti gjuhėsor e historik, por edhe nga aspekti semasiologjik, shoqėror, politik, diplomatik, motivor etj. Le t’i shohim njėherė emėrtimet Kosovė si toponim dhe kosovar si etnonim:

  

       Emri i Kosovės si toponim dhe emri kosovar si etnonim janė dy elementet onomastike tė cilat do tė mund tė diskutoheshin jo vetėm duke iu qasur nga aspekti gjuhėsor e historik, por edhe nga aspekti semasiologjik, shoqėror, politik, diplomatik, motivor etj. Le t’i shohim njėherė emėrtimet Kosovė si toponim dhe kosovar si etnonim:

 

    - Kosovė, emėr historik pėr territorin jo aq tė pėrcaktuar tė Dardanisė antike;

    - Kosovė, emėr i Krahinės sė Kosovės nėn regjimin e Serbisė dhe tė Jugosllavisė;

    - Kosovė, emėr i Republikės sė Kosovės nė vitet 1989-1999;

    - Kosovė, emėr i sotėm i Kosovės;

    - Mala Kosova (Kosova e Vogėl), emėr i njė pjese tė Kosovės qė kap kryesisht krahinėn

      e Llapit dhe njė pjesė tė Rrafshit tė Kosovės;

    - Kosova dhe Metohija: nė trajtė administrative serbe e shekullit XX.

 

      Ndryshe ndodh ndėrkaq me rrafshin historik dhe gjeografik tė etnonimit kosovar:

 

    - Kosovar: etnonim. Njėri prej etnonimeve shqiptare, si dibran, mirditor, shkodran, llapjan

      etj. Nė shumė kėngė shqipe tė Kosovės, thuhet: “Jam shqiptar, kosovar”.

    - Kosovar: pėrcaktues i popullatės shqiptare nė territoret e ish-Jugosllavisė nga

      nėnshtetasit shqiptarė tė Shqipėrisė londineze;

    - Kosovar: etnonim i pėrbashkėt pėr tė gjitha etnitė qė jetonin brenda Kosovės nga

 regjimi i ish-Jugosllavisė;

 

       Kosovar: pėrcaktues etnik pėr vetveten nga shqiptarėt e Kosovės sė dėbuar dhe tė vendosur me ndihmėn e bashkėsisė ndėrko­mbė­­tare nė shtetet e treta, pėr t’u dalluar nga emri shqiptar (albanian) tė cilėn administrata ndėrkombė­tare nuk e pranonte, prandaj si kompromis ndėrmjet etnikut jugosllav, (i cili imponohej pėrdhunshėm nė Maqedoni dhe insistohej nė vendet e treta) arrihej nė kompromisin kosovar;

 

    - Kosovar: pėrcaktues i tė gjitha etnive qė jetojnė nė Kosovė nga administrata ndėrkombėtare e UNMIK-ut, megji­thėse edhe ky nuk ėshtė stabilizuar plotėsisht.

 

       Nė kuadėr tė fenomeneve motivuese, gjatė kėsaj kohe ka kaluar edhe vetė etnonimi kosovar. Nėse shikojmė rrugėtimin historik tė tij, etnonimi kosovar, deri nė fillim tė shekullit XX, ka mundur tė barazohet me etnonimet e krahinave etnografike: gegė, toskė, ēam, kosovar, dreni­cas, labriot, dukagjinas, rugovas, gallapas, llapjan etj., por pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe pushtimit tė Kosovės nga shteti serb, etnonimi kosovar nga shqiptarėt e Shqipėrisė sė lirė ka pėrfshirė banorėt shqiptarė tė mbetur nėn ombrellėn e mbretėrisė serbo-kroato-sllovene qė quhej Jugosllavi. Pėr tė njėjtit, ky etnonim ka vazhduar tė mbulojė tė gjithė shqiptarėt deri nė fund tė kėtij shekulli edhe nga politika shtetėrore shqiptare.

 

       Ndryshe nga shqiptarėt e Shqipėrisė londineze, shqipta­rėt e pushtuar nga sllavėt e kanė quajtur veten e tyre shqiptar dhe kur e kur edhe kosovar, vetėm pėr atė pjesė tė popullatės qė ka jetuar brenda kufijve tė Kosovės, ndėrsa sllavofolėsit i kanė quajtur me emrin e vjetėr arbanas, ose edhe shiftari e shiptari (eufemizmė) dhe albanci, nė tė gjitha rastet nė shkallė tė administratės shtetėrore.

 

       Nė shkrimet gazetareske dhe nė fjalorin diplomatik tė Europės nga tė huajt etnonimi kosovar ka filluar tė pėrdoret pėr shqi­ptarėt qė migruan kėto dhjetė vjetėt e fundit, mbase mė shumė pėr tė dalluar nga migracioni po kaq vėrshues nga Shqipėria.

 

       Tradita gojore shqipe e ka “shqiptar - kosovar” dhe anasjelltas: “jam shqiptar e kosovar” thotė rapsodi, mbase njė shprehje e traditės, sė ruajtur si “italo - arbėror” dhe “italo-shqiptar”. E ndihmuar edhe nga njė ndėrhyrje politike, pas vitit 1981, nė traditėn gojore emri mal(ė)sor nė shumė raste erdhi e u bė sinonim i emrit shqiptar. Kėngėtari popullor nė shumė raste pėr toponimin Shqipėri pėrdorte toponimin Mal(ė)si, ndėrsa pėr etnonimin shqiptar pėrdorte etnonimin malėsor. Kjo trajtė, megjithėse jo nė admini­stratė, pėrdorej nė bisedimet e pėrditshme edhe brenda qarqeve politike e shkencore serbe. Njė drejtues i Bibliotekės Universitare tė Beogradit, duke mė njoftuar pėr ardhjen e njė punėtori tė ri nė Bibliotekėn e albanologjisė, mė thoshte: “Kemi pranuar njė punėtor nga Mali i Zi, por ai ėshtė malėsor e jo cėrnogorac (sic!), me ēka mė jepte tė nėnkuptoja se, megjithėse punėtori i bibliotekės ishte nga Mali i Zi, ai nuk ishte me kombėsi malaze, por shqiptare.

 

       Etnonimi kosovar u bė pjesė e shtypit tė pėrditshėm, e fjalorit diplomatik ndėrkombėtar dhe mė nė fund edhe e dokumenteve personale tė shqiptarėve nga Kosova. Natyrisht, kjo nuk ndodhi nė tė gjitha rastet. Deri sa nė Shqipėri, nė rubrikėn e dokumenteve zyrtare nacionality shkruante: kosovar, nė tė njėjtin dokument nė Maqedoni, pėr tė njėjtėn rubrikė, shkruante: YU (jugosllav), sikur edhe nė tė gjitha shtetet ku punonin shqiptarėt nga Kosova qė nė fillim tė viteve ’60.

 

       Pėrkundrazi, refugjatėt e luftės, si duket, qenė tė parėt qė e thyen kėtė rregull. Pėr herė tė parė, nė dokumentet me vlerė ndėrkombėtare, shumė refugjatėt e luftės nuk pranuan tė nėnshkru­hen nė dokumentet e tyre shtetėsinė jugosllave, por kėrkuan qė ajo tė jetė shqiptare-kosovare, ose kosovare, siē arrihej me kompromis.

 

       Shikuar nga aspekti juridik, me sa dimė ne, nė kėto dokumente (me vlerė ndėrkombėtare), pėr herė tė parė shte­tet ku u vendosėn tė dėbuarit, brenda sistemit juridik dhe legjislativ tė tyre kanė pranuar identitetin dhe etninė e kosovarėve, pra, para se tė pranohet shteti i Kosovės.

 

       Pas mbarimit tė luftės dhe vendosjes sė administratės ndėrkombėtare, nė Kosovė, disa tė ashtuquajtur teoricientė tė kombit kosovar, kanė marrė nismėn pėr pėrkufizimin e kombit kosovar. Pėrdorimi i emrit kosovar nuk ka mu­nguar as nga institucionet ndėrkombėtare, me tė cilėn ata kanė emėrtuar tė gjitha nacionalitetet nė njė etnitetet tė Kosovės.

 

       Kujtimi i krijimit tė kombit kosovar na kujton edhe njė tregim nga historia. Sipas disa historianėve, nė vitin 1966, qeveria e Beogradit kishte arritur nė njė vlerėsim tė caktuar sa tė besonte se nė Kosovė, pėrveē udhėheqėsve politikė, ishte krijuar edhe njė inteligjencė e mjaftueshme qė t’i kundėrvihej politikės dhe kulturės sė Tiranės, prandaj duhej krijuar edhe kombi kosovar, e madje edhe shteti i Kosovės.

 

       Pavarėsisht nga historia, shqiptarėt nė Kosovė duhet tė krijojnė konceptin e tyre rreth etnonimit kosovar, sepse kam pėrshtypjen qė etnonimi kosovar nga ndėrkombėta­rėt ka filluar tė konceptohet si njė emėrtim qė deri dje mbulonte konceptin pėr etnonimin jugosllav, dhe mbulonte tė gjitha etnitė e ish-Jugosllavisė. Nė pasqyrėn e regjistrimit tė vitit 1972 u krijua njė rubrikė e veēantė nė kuadėr tė tė gjitha etnitete­ve: sllovenė, kroatė, malazez, shqiptarė, maqedonas, jugosllavė, serbė, hungarezė etj. Teoricientėt e krijimit tė kombit kosovar, jo rrallė janė nisur nga konceptet ēinte­gruese nė shkallė kombėtare tė dala dhe tė reklamuara shumė dhjetė vjetėt e fundit pėr gegėt dhe toskėt, pėr Veriun dhe Jugun e Shqipėrisė etj., prandaj ėshtė e kuptue­shme pse mendimet e tyre janė pritur me reagime, me ftohtėsi dhe madje me frikė.

 

       Njė gjė ndėrkaq ėshtė mė se e vėrtetė. Sot edhe analistėt qė merren me studimin e ēėshtjes shqiptare dhe ballka­nike guxojnė tė thonė se ‘njė komb i ri po lind’. Kjo dėshmon se brenda strukturės sė kėtyre teoricienėve sot nxisin, kontribuojnė dhe lobojnė edhe njė numėr i caktuar i tė huajve.

 

       Pėr ne tashmė shtrohet nevoja e disku­timit tė kėsaj ēėshtjeje me vetėdije kritike pėr tė sotmen dhe me vetėdije historike pėr tė ardhmen. Ky ėshtė pro­blem kombėtar qė duhet diskutuar me pėrmasat histo­rike tė ēėshtjes e kurrsesi me pikėpamje dhe vetėdije krahi­nore ose rajonale. Ky ėshtė problem qė do njė diskutim tjetėr, njė studim tė ri.