Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - E gjithė fajin e ka paraja!!!

Shkruan: Agron JASHARI - ADONISS

         E GJITHĖ FAJIN E KA  PARAJA  ! ! !

      Dikur njė plak i vjetėr me plis qė ishte i pashkolluar mė la njė amanet. Ai mė tha :,,Dashtė Zoti me na i qel sytė se na i ka mbyll krejt paraja. Sot mė shumė sesa duhet njerėzit janė dhėnė pas parasė. Ti ruaju fort bir, se paraja ia merr fytyrėn njeriut e ia thyen qafėn. Paraja e bėnė njeriun me ia lėpi kėpucėt hasmit, e detyron njeriun me hanger mu... e me thėnė sa e shijshme qenka. Ka ndodh qė pėr para babai i ka ra plumb evladit e evladi  babait.

        

 

            Diku nė njė profeci tė vjetėr thuhej: ,,dhe do vije njė kohė kur njerėzit do tė jepen shumė pas epsheve, do t’i japin pėrparėsi absolute mendimit personal dhe lakmia pėr para do shndėrrohet nė njė ves tė shfrenuar,,.

            Tė pretendosh pėr njė mirėqenie materiale, tė lakmosh tė tė mos mungojė asgjė pėr ta ndjerė vetėn tė lumtur, ta shohėsh varfėrinė si njė sėmundje tė keqe qė duhet shėruar, tė luftosh pėr suksesin; kėto nuk janė as turp dhe as pretendim i pavend, janė gjėja mė e natyrshme pėr tė cilat njeriu pėr asnjė ēast nuk duhet t’i ndal pėrpjekjet dhe duhet t’i hulumtojė mėnyrat pėr t’i arritur ato. Por  dėshira pėr pasuri dhe etja pėr para tė tė shndėrrohet nė njė mani qė tė transformon nė njė qenie monstruoze qė nuk zgjedh mjete dhe metoda pėr t’i pasur ato, qė tė shndėrron nė njė rob tė ndjenjave tė gabuara e qė flak tutje ēdo arsye, kjo ėshtė diēka plotėsisht e papranueshme pėr njė njėri qė sado pak logjikon dhe qė sado pak ka ,,haber,, nga mirėsia.

            E kush s’mund tė jetė sot dėshmitar i rrėfimeve me mburrje i njerėzve qė kanė mashtruar , gėnjyer, vrarė shpirtėrisht apo fizikisht vetėm pėr  tė arritur deri tek shuma tė mėdha parash nė njė rrugė tė shkurtėr dhe tė lehtė. Ajo mė e keqja ėshtė se kjo ėshtė shumė prezent edhe brenda nesh,  brenda popullit tonė qė tradicionalisht ėshtė krenuar me shumė tė drejtė pėr; besėn, nderin dhe mikpritjen.

            Pėrfshirja nė pėrmasa e njerėzve tanė nė trafikime dhe tregtime drogash tė pėrziera me helme minjsh, me vajza minorene qė i shndėrrojnė nė prostituta, nė huadhėnie me fajde (kamata) marramendėse, nė ryshfete nė dėm tė tė pafajshmėve ėshtė pėr t’u vajtuar, nė tė njėjtėn kohė pėr t’u goditur pa mėshirė me forcėn e institucioneve tona dhe me ortarinė dhe me kritikat tona qėllimmira

Shpesh mendoj cili ėshtė synimi  i disa njerėzve qė tregojnė haptas labirintet e tmerrshme tė shpirtit tė tyre duke hyrė tė maskuar nė pronat e tė tjerėve e duke torturuar e shpesh vrarė pronarėt, apo i atyre vajzave me bukuri pėrrallore e me prejardhje nga familje fisnike qė bashkė me shėrbimet e tyre profesionale shesin tek punėdhėnėsit e tyre edhe trupin apo bėjnė foto si Adami e Eva, tė mbuluar vetėm me gjethe, e ia shpėrndajnė botės pėrmes internetit apo i disa mediave qė nė emėr tė qytetėrimit mbjellin edhe tek fėmijėt tre vjeēar dėshirėn pėr erotikė e romantizėm. Ndoshta llogarisė gabim por nuk mė del rezultat tjetėr pėrveē se PARAJA.

 

           

           Xhovani Bokaqo para shumė kohėsh na tregoi se: ,,shumė njerėz u dhanė aq shumė pas parasė, stolive dhe pozitės sa nuk hezituan ta humbin nderin  dhe tė derdhin gjak vėllezėrish e miqsh, por sa keq ishin mashtruar pėr rrugėn qė kishin ndjekur e kuptuan vetėm atėherė kur ato gjėra ia hėngrėn kokėn e ia nxinė jetėn, sepse paraja e tyre nuk i mbrojti ata nga goditjet hakmarrėse tė fatit,” , e pėrse ne njerėzit e kohės sonė nuk duhet ta kuptojmė kėtė pa e marr goditjen, aq mė mirė kur e dimė se fitimi i parasė nuk ėshtė i kushtėzuar nga ndjekja e njė rruge tė gabuar.

            Dikur njė plak i vjetėr me plis qė ishte i pashkolluar mė la njė amanet. Ai mė tha :,,Dashtė Zoti me na i qel sytė se na i ka mbyll krejt paraja. Sot mė shumė sesa duhet njerėzit janė dhėnė pas parasė. Ti ruaju fort bir, se paraja ia merr fytyrėn njeriut e ia thyen qafėn. Paraja e bėnė njeriun me ia lėpi kėpucėt hasmit, e detyron njeriun me hanger mu... e me thėnė sa e shijshme qenka. Ka ndodh qė pėr para babai i ka ra plumb evladit e evladi  babait. Pra ki kujdes se paraja  shkon por prapė vjen e nderi shkon por nuk vjen mė asnjėherė.”

            Shumė shpesh pėrsėrisė lutjen e plakut: O Zot na i hap sytė se na i ka mbyllė paraja !!!