Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - fatbardha xh myslimaj

FATBARDHA XHANI MYSLIMAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FATBARDHA XHANI MYSLIMAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Fatbardha Xhani Myslimaj u lind  mė 17/07/65. Ka mbaruar studimet e larta pėr mjekėsi dhe studimet pas universitare nė degėn psikiatri. Aktualisht punon si psikiatėr nė shėrbimin e psikiatrisė nė QSUT "Nėne Tereza", Tiranė dhe ekspert psikiatėr ligjor nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore Tiranė.

 

 

 

 

JAM ENDE NĖ KOHĖ...!!!

 

Jam ende nė kohė

do heq kėpucėt e ēorapet

transparente

tė ec zbathur

njėlloj si atėherė kur s'dija asgjė

e kur mė zinin pėr flokėsh

lere thoshte im atė

se s'kupton

ėshtė ende e vogėl...

 

Jam ende nė kohė

mund tė mendoj shkurt

tė bėj gabime sa tė kėnaqem

ta shoh mė gjatė qiellin

tė ndėrroj ngjyrat me gjethet

dhe aromat me lulet

nė klering sekret...

 

Jam akoma nė kohė

pėr tė marrė me tepėr seē jap

pėr tė dhėnė pa pendesė 

pėr ti kthyer pėrgjigjet qė meritojnė

hajdutėve tė momenteve tė mia 

hajnive tu vė stėrkėmbėsh...

pėr tė puthur faqen e butė nėnės time

pėr t'i thėnė njerėzve tė dashur se janė tė bukur

pėr t'i thėnė dashurisė se nuk ėshtė gabim...

 

Jam ende nė kohė

sa rreh akoma ėmbėl, pulsi im!!!

 

 

EDHE PSE E KUPTOJ...

 

Edhe pse e kuptoj

Se forcė nuk kam tė leviz botėn

Prapė ngrihem

E gjunjėt e vrarė mjekoj me mendimin e bukur

Pėr jetėn

Pėr ty

Pėr veten...

 

Edhe pse e kuptoj

Se prej dheu ,e ajri, e zjarri

Trupi im

Ėshtė mbrujtur

Mė vjen sėrish tė shtrihem, tė prekem

Me tokėn e pluguar

Qė avullon...

 

Edhe pse e kuptoj

Se bijat e mia kanė jetėn time

Nė ēdo qelizė tyren

Burgun e dhimbjes e hap

Tė lira i le

Se liria ėshtė

Palca e vėrtetė

E jetės sė vėrtetė...

 

Edhe pse e kuptoj

Se rrugėt kanė udhėkryqe pafund

Unė prapė kuriozohem

Se ē'ka pas njė pylli

Nė ē'shtigje tė thepisur

Kanė ecur tė tjerėt...

 

Edhe pse e kuptoj

Se fjala qė unė them

Nuk ka ndonjė efekt tė madh

Unė prapė

Mpreh mendjen time

Me veprat e mia 

T'Ju flas...!!!

 

 

PARA SE TĖ ARRIJ TA FSHEH

 

Para se tė arrij ta fsheh
Ti merrma drithėrimėn e mallit
tek lėkundet nėn ethe si gjethe vjollce…

Para se tė arrij ta fsheh
Ti thithma dritėn e syve nėn qepallė
Se pastaj bėhet lot e bie pėrtokė…

Para se tė arrij ta fsheh
Ti merrma mendimin e bukur
Qė vezullon ballit tim si dritė meteorėsh…
 

Para se te arrij ta fsheh
Ti merrma dorėn ne duart e nxehta
se pastaj ajo struket e fshihet ku te mundet…

Para se tė arrij ta fsheh
Ti merrma prekjen flutur
qė dridhet gishtave tė mi si pendė pulėbardhe…

Para se tė arrij ta fsheh
Ti merrma premtimin e bukur
S’ do iki kurrė nga ti, sikur tė pėrmbyset bota!!!

 

 

ISHTE KOHĖ DASHURIE

 

Ishte kohė pjekjesh Gruri zverdhte fushat si peizazhe tė Van Gogh
Mė gjete me kallėza plot nė duar
Begatinė time ta tregova duke qeshur…

Tė zgjata duart
Tė ftova nė tryezėn time tė thjeshtė
Me bukė gruri tė zezė
Me zemėr gruaje tė bardhė…

Ishte kohė shtegtimesh
Lėri zogjtė shtegtarė tė shkojnė tė thashė
Ata rrinė nė tela gati pėr tė shkuar nė vende tė nxehta
Kish ardhur vjeshta…

Ishte kohe vozitjesh
Njė mjellmė ngelet sėrish mjellmė
Edhe pasi lufton me stuhinė dhe del fitimtare
tė thashė

E njė pupėl tė bardhė
nga trupi i saj i imėt e i lėmuar
Nė dorėn e ngrohtė si kujtim i brishtė
ta lashė…

Ishte kohe mushti
Kullonin buzėt nga kokrrat e pjekura tė dėshirave
Preka zemrėn tėnde me buzė thėngjij
U deh vjeshta nėn prekjet tona…
 

Qielli, dielli, retė, horizonti
Tė gjitha nė garė pėr tė na bėrė ēastet tona magjike
Ne vraponim dehur marrėzie
S’ kishim faj…

Ishte kohe dashurie!

 

 

LOTĖ QĖ S’RRJEDHIN
 

Kur sytė, Vdesin nė boshin e mungesės
Na ngjethen edhe heshtjet
Na vdesin edhe ēastet
Ngelin vetėm rrahjet…

Nga tė gjitha mundėsitė
Unė zgjodha tė vuaj me ty
Tė gjej nė muzgun e errėt tė trishtimit tėnd
Njė xixėllonjė tė vogėl
Nė vend tė yjeve tė largėt
Qė kurrė si zė me dorė…
 

Lotėve Ti di tu vesh njė emėr
Emrin e tėndit lėng
E di tė dridhesh lehtė, fshehur
Tė mbyllėsh sytė
Si mbyll rėniedielli

Njė ditė… Njė bulėzim
Nis e mbaron nė vėshtrimin e pjerrėt
Kur loti kthehet thellė teje
Ndėrkohė qė duhet tė rrėzohet
E megjithatė
Mjekra tė dridhet…
 

Nuk thashė,
Por e mendova
Vetėtimthi
Si fluturim shqarthi
Kur tė vijė ai ēast, pėr sytė
Nuk dua mė tė shoh!

 

 

VJESHTA ĖSHTĖ

 

Vjeshta ėshtė njė grua qė zhvishet ngadalė
Nėn flladin e mėngjeseve e tė muzgjeve nazike
Natėn nėn dritėn e hėnės ėshtė e qetė, e brymtė
I bindet dėshirave pa frikėn prej pamjes sė vet
Dhe lėkundet nėn lėkurėn e ndritshme tė saj.

Vjeshta ėshtė njė grua qė frutat e veta sheh
Krenohet me ėmbėlsinė qė i jep shijes sė botės
Bisqet e njoma i kujton me nostalgji pranverash
I flet butė e dhimbshėm atyre qė jetėn u dhuroi
Nėn peshėn e fryteve tė veta shtrydhet e hesht.

Vjeshta ėshtė grua qe zemėrimin pa shkak duron
Pse pjalmi skish faj kur stinės se gjelbėr e joshi
Te verdhat grimca ranė mbi te si pluhur i arte
E la lirisht erėn dhe shiun te luaje me harqet e saj
Dhe nuk mohon atė qe i la si shenje te ėmbėl ajo.

Vjeshta ėshtė njė grua qė di tė dhurohet pa fund
Tė gėzojė pėr shijen qė le nė gojėn e etjes e urisė
S’ka kushte veē ndriēimit tė jetės nė sytė qė i do
S’ka kushte veē lejimit te vazhdimėsisė e pėrndritjes
Dhe thotė me vete: bėra gjithė ē’munda, mė ndjeni!