Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Fati ynė krijohet nga vetė ne (1)

Shkruan: Adnan ABRASHI -NANDA

www.syri3.com

         FATI YNĖ KRIJOHET NGA VETĖ NE (1)

 

      Ky koncept i dualitet sipas kėtij Ligji po ashtu paraqitet edhe nė ne. Nė ne janė dy tė kundėrtat. T’i quajmė ato si UNI i ulėt dhe UNI i lartė. UNI i lartė ėshtė ai ēka ne jemi nė realitet. Disa kėtė e quajnė si inteligjencė e paskajshme, nėnvetėdije kreative apo dritė hyjnore. Nė fakt, kjo ėshtė pjesa e jonė irracionale e energjisė mė tė sofistikuar qė quhet DASHURI.

                                                                                                                                        

            Nga shumė paraqitje tė lexuesve tanė tė nderuar nė formė tė letrave qė permanent marr nė adresėn time elektronike, pa dyshim, dominon brenga e tyre pėr tė ardhmen dhe frika e fuqishme nė mes kundėrshtish sė dėshirave dhe realitet, synimeve jetėsore dhe mundėsive praktike etj. Kjo shkakton shqetėsime tė ndryshme psikologjike tė cilat si tė vetėdijshme shprehen nė formė tė pasigurisė, depresionit, stresit, apo formoma tjera jonormale tė gjendjes sė ērregulluar shpirtėrore. Shkaktari kryesor dhe i vetėm i tė gjitha kėtyre brengave dhe shqetėsimeve, nuk gjendet jashtė, ashtu sikur mendojmė shumica prej nesh, por ēelėsi i zgjidhjes sė suksesshme tė tyre fshihet nė brendinė e qenies tonė; nė procesin e tė menduarit, dhe mėnyrės sė qasjes sė gabuar ndaj saj nė praktikė.

            Urtėsia mė e vjetėr e mendjes njerėzore ėshtė e thjeshtė: “NIHE VETVETEN”, dhe, ne, pėrmes kėtij cikli artikujsh qo do t’i publikojmė nė vazhdime, do tė tentoj t’ju ndihmoj sado pak lexuesve tanė pikėrisht nė kėtė qėllim.


            Tanimė as pėr shkencėn tonė oficiale nuk ėshtė enigmė dhe as diēka misterioze fakti se, fatin njeriu vetė e krijon dhe esenca e saj kreative qėndron pikėrisht nė mėnyrėn e tė menduarit tonė. Nė realitet, mendimet tona janė ato qė krijojnė tė ardhmen tonė por, pak kush prej ne ėshtė nė gjendje qė pikėrisht kėtė proces tė natyrshėm funksional, nė mėnyrė tė vetėdijshme ta kontrolloj dhe ta vej nėn shėrbimin e nevojave vetjake praktike tė realitetit objektiv. Pėrmes kėtij cikli shkrimesh, qėllimi ynė i kėsaj qasjeje teorike ėshtė pikėrisht ky, qė tė arrihet njė shkathtėsi e tillė, por, fillimisht, tė gjithė patjetėr duhet ta kemi njė njohuri elementare pėr vetė procesin e veprimit tė ndėrlikuar tė tė menduar qė zvilohet pandėrprerė nė ne si funksion.

            Tė ja nisim nga e para! Nga jeta! Nga vetė njohuria e vetėdijesuar“Unė jam!”.


            Si funksionon jeta?

            Nga tė gjitha krijesat qė jenė prezentė si ekzistenca nė natyrė, njeriu konsiderohet si gjallesė mė e avancuar dhe mė e pėrsosur i tėrė kėtij procesi tė pėrgjithshėm evolutiv qė ne do ta quajmė si realitet objektiv. Edhe pse jemi materialisht si trup, pėrveē kėsaj, ne ndėrrohemi edhe nga shpirti i pavdekshėm hyjnor dhe procesit tjetėr qė zhvillohet ndėrmjet, e tė cilin nė forma tė ndryshme e quajmė: njohje, vetėdijesim, koshiencė, proces i tė menduarit, etj. Nė fakt, ne si qenie e gjallė nė kėtė realitet, jemi tė ndėrtuar si triadė: TRUP-MENDJE- SHPIRT.

            Trupi fizik nė tė cilin gjendemi ka tė limituar ekzistencėn e vetė. Ai dikur do tė vdes, por ne si qenie spiritualė do ta vazhdojmė ekzistencėn tonė nė pėrherėsi. Shpirti jonė qėndron pas personalitetit qė ne tentojmė t’ia pasqyrojmė botės, e, nė tė vėrtetė, ne nuk jemi personalitet. Ne jemi shpirti jonė. Ne jemi etnitet jo-fizik, qenie nga drita e cila vibron me njė frekuencė tė caktuar.

             Nė pėrgjithėsi, tė gjithė ne jemi njė dhe tė njėjtė – pjesė tė njė tėrėsie tė pandashme. Unė, ju dhe kushdo qoftė tjetėr jemi tė ndėrtuar nga substanca e njėjtė gjithėpėrfshirėse energjetike qė ėshtė UNIVERSUMI. Dhe jo vetėm ne, por edhe gjallesat tjera sė bashku me jo gjallesa. Tė gjithė pra jemi pjesė e atij kreatori qė e quajmė ZOT. Kur thash se tė gjithė ne buromė nga krijuesi ynė Zoti, nuk mendoj nė Zotin si botėkuptim religjioz . ZOTI, pėr tė cilin kėtu lexoni, pėrfaqėson ēdokėnd dhe gjithēka, pa marrė parasysh nė bindjet e ndryshme individuale religjioze dhe politike tė ēdonjėrit nė veēanti.

            Ne lėvizim dhe ekzistojmė nė njė hapėsirė tė pakufishme tė energjisė e cila ėshtė gjithēka dhe ēdo gjė, duke mos e vėrejtur atė lėvizje dhe prezencė pikėrisht pėr shkak tė madhėsisė kolosale tė saj; mu njėsoj sikur nuk vėreni se toka lėviz nė hapėsirė edhe pse ēdo ditė qėndroni nė tė.

            Nėse tė gjithė jemi njė, atėherė na lind pyetja se si shfaqemi nė trupėsa tė ndryshėm. Trupi i jonė, karrika ku ulemi, toka ku lėvizim pandėrprerė janė tė ndėrtuara nga e njėjta energji qė e ndėrton Universin tonė. Kjo energji ėshtė sasia gjigante e substancės e cila ėshtė e organizuar qė tė prezantohet mu ashtu sikur na prezantohet. Nėse pyetemi se pse ne nuk vėrejmė se jemi pjesė e njė tėrėsie tė pafund, pėr kėtė ekzistojnė 3 arsye tė fuqishme:

            1. Tėrėsia ėshtė shumė e madhe qė ta vėrejmė ne qė jemi vetė nė tė. Meqė jemi vetė nė brendėsinė e asaj tėrėsie kolosale, perspektiva e jonė nuk lejon qė ta vėrejmė atė. Ta zėmė, nėse jemi brenda njė shtėpie ne nuk mund ta dinė si duket ajo shtėpi nga jashtė derisa nuk dalim ta shikojmė nga jashtė.

            2. Marrėdhėniet nė mes tė pjesėzave tė tėrėsisė patjetėr shkaktojnė pasoja dhe kėto pasoja kanė efektin e vonesės sė shprehjes sė tyre nė realitetin tonė objektiv (fizik). Kjo vonesė quhet KOHA Prandaj, edhe pse ne jemi shkaktarėt e saj tė drejtpėrdrejtė, paraqitja e pasojės do tė shfaqet tek mė vonė Ky efekt i vonesės nė mes tė veprimit dhe pasojės ėshtė mė se e qėllimshme si Ligj, sepse, nė tė kundėrtėn, do tė kishim njė HAOS tė vėrtetė. Merrni me mėndė sikur ēdonjėrit prej nesh tė na realizohet ēdo gjė ēfarė ne kėrkoj nė mendje pėr atė moment?!

            Tė gjitha kėto ligjshmėri qė veprojnė nė univers janė Zoti dhe fuqia e prezencės sė tij tė pėrhershme kudo dhe ēdo kund. Zoti pėr ne ėshtė dashuri dhe dritė. Aty ku nuk ėshtė Zoti, ne jemi tė braktisur nė zbrazėsinė e errėsirės. Drita dhe errėsira janė kundėrshti, e kundėrshtitė ekzistojnė qė tė na krijojnė kontrastet dhe kėto na ndihmojnė nė realizimin e eksperiencės e cila quhet JETĖ.

             Pikėrisht kjo ėshtė baza apo themeli hyjnor i veprimit tė atij ligji universal nė natyrė i cili quhet Ligji i tė kundėrtave.

            Ky koncept i dualitet sipas kėtij Ligji po ashtu paraqitet edhe nė ne. Nė ne janė dy tė kundėrtat. T’i quajmė ato si UNI i ulėt dhe UNI i lartė. UNI i lartė ėshtė ai ēka ne jemi nė realitet. Disa kėtė e quajnė si inteligjencė e paskajshme, nėnvetėdije kreative apo dritė hyjnore. Nė fakt, kjo ėshtė pjesa e jonė irracionale e energjisė mė tė sofistikuar qė quhet DASHURI.
UNI i ulėt, na ėshtė i njohur si EGO dhe kjo po ashtu ėshtė pjesa e jonė e tėrėsisė, e cila, si e kundėrta e UNIT tė lartė, mbėshtetet nė FRIKĖN. E, frika ėshtė paradoks i dashurisė, pra, energjisė pozitive universale hyjnore.

            UNI i ultė ėshtė pikėrisht ajo gjendje e jona shpirtėrore kur UNI i lartė nuk tregon prezencė. Kjo lejon energjisė sė padėshirueshme negative qė, nė mes tjerash, tė dominojė me vetėdijen apo koshiencėn tonė. UNI i ultė dhe UNI i lartė janė segmente tė kundėrta tė njė tėrėsie tė pėrjetimit tonė qė quhet VETĖDIJE apo KOSHIENCĖ. Ky dualitet i vetėdijes sonė, nė realitet, ėshtė vetėm njė iluzion dhe ai ekziston qė ta keni mundėsin ta vrojtoni vetveten. Ta njihni prezencėn, sepse njohja e njė realiteti gjithnjė pėrkon nė krahasimin me tė kundėrtėn tjetėr tė saj antagoniste. Diēka, pra, ekziston ashtu, duke u krahasuar me njė tjetėr qė nuk ėshtė ashtu.

            Meqė, unė, ju, dhe tė gjithė ne tė tjerėt jemi njė, atėherė ēdo veprim i ynė patjetėr se influencohet edhe tek tė tjerėt. Ėshtė ky njė shkėmbim nė brendi tė tėrėsisė. Nė tė bėnė pjesė, edhe ajo ēfarė mendoni nė kėtė ēast. Kuptohet, kjo influencė shprehet nė proporcion me energjinė e cila qėndron prapa veprimit tė saj konkret. Andaj, assesi nuk do tė thotė qė vetėm njė mendim i yni do ta ndryshoj botėn, por sigurish se ai si pasoj efektive do tė ndikoj nė rrethin mė tė ngushtė.

            Ja edhe njė shembull praktik pėr kėtė: Patjetėr se ju ka ndodhur qė nė ndonjė situatė tė veēantė, keni qėlluar nė afėrsinė e prezencės sė ndonjė personi negativ. Kujtohuni, si jeni ndjerė nė atė moment? Nė tė kundėrtėn, kur nė rrethin e prezencės suaj rastėsisht ėshtė paraqitur ndonjė person pozitiv, aty ka ndodhur reflektimi i fuqishėm i energjisė pozitive dhe ju jeni ndjerė tė kėndshėm dhe pa dyshim i disponuar.

            Mendimet tona janė energji dhe nė pėrputhshmėri me kėtė konstatim, njė grup mendimesh tė pėrqendruara nė njė drejtim e kanė fuqinė mė tė madhe depėrtuese, dhe kjo energji do tė jetė e kapshme nga tė tjerėt varėsisht nga kualiteti i pėrmbajtjes sė saj: pozitive apo negative. Edhe emocionet tona janė energji ne...

            Pėr fund, tė jemi pra pak sa mė konkret! Pa qen e tepruar ta pėrsėrisim edhe njė herė, tė gjithė jemi energji e cila shtrihet kudo, pa kufi, e deri nė Univers. Ku dallohemi nė mes veti?

            Thjesht, nga frekuenca e energjisė tonė. Ne, pra, jemi individualitet varėsisht nga frekuenca e kualitetit tė energjisė tonė qė e rrezatojmė. Kjo frekuencė ėshtė KODI ynė individual nė kėtė realitet dhe pikėrisht pse ky kod permanent ndryshon dhe transformohet si qėllim, quhet JETĖ.

             Thjesht, qėllimi i jetės ėshtė eksperienca e cila arrihet pėrmes ndryshimit dhe transformimit tė pandėrprerė qė zhvillohet nė ne si proces i veprimit tė Ligjit universal tė tė kundėrtave...

            VAZHDON
            (Nė vazhdimin e ardhshėm: Si funksionon procesi ynė mental?)