.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Fati ynė krijohet nga vetė ne (3)

Shkruan: Adnan ABRASHI -NANDA

www.syri3.com

     FATI YNĖ KRIJOHET NGA VETĖ NE (3)     

     Qė nė lindje, ego-ja, nė mėnyrė tė natyrshme gjenetikisht ėshtė e instaluar si prezencė funksional nė ne. Roli esencial i saj ėshtė, nė rend tė parė, ruajtja ekzistenciale e vetėqenėsisė tonė. Nė tė pėrmes kodeve gjenetike si instinkte, janė tė gravuara nevojat tona ekzistenciale, si bie fjala, ato fiziologjike - pėr trashėgimi dhe ruajtje tė racės, (nevoja pėr seks), fizike - pėr vetėmbrojtje (sulmi-kundėrsulmi), psikologjike (shoqėrim me tė tjerėt...), biologjik (ushqim, pije...), etj...

              

            Kuptimi i EGO-s nė ne.

            Qė ta kemi mė tė kuptueshme ego-nė nė ne, me kėtė rast, na duhet qė edhe njė herė si pėrkujtim, t’i kthehemi triadės tanimė tė njohur tė ndėrtimit tonė qenėsor: trup-mėndje-shpirt. Kuptohet, kjo ndarje teorike ka pėr qėllim vetėm ofrimin didaktik tė tė kuptuarit tė materies konkrete, sepse, realisht, tė gjitha kėto forma ekzistojnė sė bashku dhe funksionojnė si njė tėrėsi tė pandashme. Andaj, nė kėtė raport, misioni i trupit fizik ėshtė tė jetė i vrojtuari, shpirtit metafizik, tė jetė vrojtuesi, ndėrsa mendja funksionale nėnkupton procesin e tė vrojtuarit.

            Mu sikurse kontakti shpirtėror me realitetin psikik, ndėrmjetėsohet pėrmes procesit mental i cili na shpaloset si njohje apo vetėdijesim, po ashtu edhe kontakti i drejtpėrdrejtė i vetėdijes me nėnvetėdijen tonė, ndėrmjetėsohet nga EGO-ja si ndėrlidhėse, apo, ndryshe, mė mirė tė themi si filtėr, censor, roje porte, etj.

            Qė ta kemi mė tė kuptueshme kėtė raport, ta marrim edhe njė shembull abstrakt matematikor. Tė gjithė ne e dimė se njė edhe njė bėjnė dy, por nėse pėrdorim njė logjik mė tė stėrholluar nė kėtė pėrsiatje, do tė vėrejmė se njė dhe njė duhet tė bėjnė tre e jo dy.

            Ėshtė kėshtu, sepse ndėrmjet njėshit tė parė tek, dhe njėshit tė dytė tė tek, ekziston edhe njė hapėsirė e cila i ndanė ato nė mes. Nėse kėtu si pjesėmarrėse do tė llogaritet edhe hapėsira ndarėse nė mesė, nė kėtė matematikė, nė vend tė shumės sė pėrfituar dy, duhet tė kemi rezultatin tre. Njėsoj, si metaforė e ngjashme ėshtė edhe ego-ja jonė, e cila si veprim funksional, qėndron nė mes tė vetėdijes dhe pavetėdijes sonė.

            Nė esencė, ajo, qė nė krijim, ėshtė njė funksion i natyrshėm dhe ekzistimi i saj ka rol tė formėsimit tė individualitetit tonė si qenėsi nė realitetin material. Ego-ja, pra, na mundėson qė tė jemi tė vetėdijshėm pėr “UNĖ JAM”, prandaj, shpesh konsiderohet si PERSONALITET. Nė fakt, ajo edhe prezanton personalitetin ton si shprehje e individualitet specifik dhe ėshtė e ndėrtuar nga tė gjitha veprimet qė ne i kryejmė, duke ndikuar qė rrethi tė na dalloj si identitet nė vete. Mė konkretisht, ego-ja ėshtė damkosja e jonė si vetvetja para tė tjerėve.


            A thua, pse na shėrben ego-ja dhe si ėshtė krijuar ajo?


            Qė nė lindje, ego-ja, nė mėnyrė tė natyrshme gjenetikisht ėshtė e instaluar si prezencė funksional nė ne. Roli esencial i saj ėshtė, nė rend tė parė, ruajtja ekzistenciale e vetėqenėsisė tonė. Nė tė pėrmes kodeve gjenetike si instinkte, janė tė gravuara nevojat tona ekzistenciale, si bie fjala, ato fiziologjike - pėr trashėgimi dhe ruajtje tė racės, (nevoja pėr seks), fizike - pėr vetėmbrojtje (sulmi-kundėrsulmi), psikologjike (shoqėrim me tė tjerėt...), biologjik (ushqim, pije...), etj...

            Trysnia tejet e fortė e kėtyre instinkteve nė vetėdijen tonė, krijon eksperienca tė caktuara psikologjike, tė cilat, gjatė jetės si pėrsėritje, shndėrrohen nė shprehi tė pa vetėdijshme tė veprimit automatik.
            Nėse, ne, gjatė formimit tonė jetėsor si personalitet, me vėmendje nuk jemi tė pėrqendruar mė shumė nė unė-in tonė, atėherė, ego-ja merr funksionin e vetė tė dominimit dhe komandimit me ne. Duke na udhėhequr pa u penguar nga uni, ajo gjithnjė forcohet, dhe, nga njė kompleks i trysnive tė natyrshme instiktive, gradualisht fillon tė na shfaqet si pangopėsi me tė arriturat tona tė gjertanishme. Gjithnjė fillon tė kėrkoj shumė dhe mė shumė deri nė pakufi, duke na shndėrruar nė njė ndjenjė tė shpeshtuar tė pakėnaqėsisė psikologjike ndaj tė gjitha tė arriturave tona jetėsore.

            Nė realizimin e qėllimeve tė veta, ego-ja disponon edhe me mekanizma tė vetė tė fuqishėm tė veprimit dhe ndikimit. Nga kėto mekanizma, si mė kryesoret janė: shkaktimi nė ne dyshimit dhe frikės. Pastaj, pakėnaqėsisė me tė mirat materiale qė kemi; lakmia tė kesh edhe mė tepėr, xhelozia pse dikush ėshtė mė i mirė dhe ka mė shumė se ti, etj.

            Nėse, me kėtė sqarim, bėjmė njė digresion dhe marrim shembuj tė ndryshėm nga biografia e profetėve religjioz, do tė vėrejmė se, ata, para se tė formėsohen si hyjnorė dhe tė pėrzgjedhurit e Zotit , sė pari ėshtė dashur t’i nėnshtrohen spastrimi fizik, mental dhe shpirtėror nga dominimet e forcės sė ego-s mbi ta. Fillimisht, ēdonjėri prej tyre, ka abstenuar deri 40 ditė nga ushqimi. Nė kėtė gjendje tė agjėrimit, ata me sukses i kanė pėrballuar tė gjitha sfidat psikologjike tė presionit tė ego-s mbi ta, duke e nėnshtruar atė para unė-it tė tyre tė pastėr hyjnor. Ushtrimi i papenguar i kėtij komunikimi, dhe zbehja e ashpėrsisė sė dominimit tė ego-s si censor, filtėr, apo roje porte nė mes, ju ka ndihmuar qė pa pengesa tė vullnetshme tė kenė qasje nė nivelet mė tė larta tė shtresave shpirtėrore hyjnore. Me kėtė arritje, ata pėrmes predikimit tė urtė, kanė tentuar qė kėtė eksperiencė t’ia pėrcjellin edhe bashkėkohėsve tjerė qė i ndiqnin me besnikėri.

            Pra, sinonimi i engjėllit dhe djallit, ėshtė pikėrisht prezenca dhe dominimi i ego-s nė ne (si djall), nga njėra anė, dhe unė-it tė pastėr hyjnor qė shprehet pėrmes intuitės (si engjėll), nga ana tjetėr.
            Si pėrfundim, edhe njė konkretizim pėr sqarim. “Ego”ėshtė termin i pėrbashkėt pėr tė gjitha aspektet negative tė personalitetit tonė. Ajo, nė fakt, ėshtė tog i energjive dhe ndikimeve negative nė ne dhe nė momentin kur unė-i ynė nuk ėshtė prezent. Duke u formuar si shprehi, ajo gjithnjė dominon, dhe lejon energjive tjera negative me tė cilat tėrhiqet reciprokisht qė edhe ata tė familjarizohen nė psiken (mentalen) tonė. Me kohė, tė gjitha kėto ndikime, krijojnė nė ne mėnyra tė gabuara tė tė menduarit, si dhe sisteme tė gabuara tė besuarit. Sa herė qė diēka si: mendim, synim, apo dėshirė e jona mentale nuk pėrputhet me standardet e kallpeve tė saja cilėsore, ajo menjėherė angazhon nė veprim sistemin e vetė tė fuqishėm mbrojtės, sikurse ėshtė frika dhe dyshimi. Pra, ego-ja jeton me ndihmėn e figurės sė idealizuar pėr veten qė e ka krijuar, duke e ushqyer permanent kėtė bindje tė rrejshme me pangopėsinė dhe ndjesinė e tendencės sė fuqishme nė ne, e cila, nė drejtim tė kėnaqjes sė kėrkesave tė saja tė shfrenuara, ėshtė pėrherė e gatshėm pėr veprim.

            Kėtė tendencė tė veprimit tė ego-s ne e interpretojmė si dėshirė dhe nevojė e jona dhe identifikohemi tėrėsisht me tė. E, nė fakt, ne jemi ne, e jo ego-ja nė ne.


            EGO-ja si pengesė dhe UNĖ-i ynė i pastėr gjatė realizimit tė dėshirave dhe synimeve tona jetėsore.


            Ashtu sikur thamė edhe mė sipėr, ego-ja qėndron si filtėr apo roje e portės nė mes tė koshiencės si veprim dhe proces nė ne, nga njėra anė, dhe komunikimit tonė me unė-in e pastėr dhe hyjnor, nga ana tjetėr.

            Kur njė dėshirė apo synim i yni, gjatė rrugės sė kalimit nė nėnvetėdije, me sukses e pėrballon pengesėn e filtrimit tė ego-s si censorė, atėherė, tė jemi tė bindur se, nuk ekziston kurrfarė dėshire e jona nė jetė, e cila nuk mundet tė realizohet nė praktikė.

            Mosrealizimi qė shpesh na ndoll i dėshirave tona nė praktikė,qėndron pikėrisht nė pa depėrtueshmėrinė e tyre pėrtej filtrit tė ego-s, gjer tek inteligjenca e paskajshme e unė-it tonė tė pastėr dhe hyjnor. Prandaj, ēdo mendim i yni i nėnshtruar kriterit tė ego-s: pėrmes frikės dhe dyshimit, pėrmes lakmisė se tepruar dhe xhelozisė, pėrmes oreksit pėr lloj-lloj ushqimi me sasi tė tepruar, jetės sė shfrenuar dhe tė pangopshme seksuale...etj., na bėnė qė si rezultat veprues tė kemi fat tė keq nė praktikė, apo mossukses nė realizimin e shumė dėshira tona tė mirėfillta nė jetė.

            Vetėm, ta pėrkujtojmė shkurt atė funksion tė natyrshėm tė unė-it tonė tė pastėr, i cili qėndron pėrherė vigjilent dhe nė gatishmėri tė plotė pėr ta pėrmbush ēdo kėrkesė apo dėshirė qė me sukses ka depėrtuar deri nė hapėsirat e fushėveprimit tė tij.

            Meqė, nė kėto hapėsira vjen nė shprehje koha, atėherė, edhe materializimi i tyre nė praktikė paraqitet me vonesė dhe varet kryekėput nga fuqia mentale e energjisė sė angazhuar nė formė tė dėshirės apo synimit tė caktuar.

            Niveli i intensitetit tė fuqisė sė pėrqendruar veprues tė kėsaj energjie nė cak, quhet vullneti, i cili me forcėn e vetė tė madhe depėrtuese, i then edhe “gardianėt” mė besnik tė ego-s. Mekanizmat e veprimit tė vullnetit janė bindja dhe besimi nė suksesin e qėllimit dhe dėshirės, tė cilėt, nė asnjė mėnyrė nuk i nėnshtrohen frikės dhe dyshimit qė eventualisht do t’i aplikoj ego-ja nė ēfarėdo rasti konkret.

            Andaj, tė gjitha ngjarjet tė papritura dhe tė pakontrolluara qė na ndodhin nė jetė, sado qė tė jenė tė kėndshme apo tė pakėndshme pėr ne, e qė, zakonisht, ato i perceptojmė si fate tė kėqija apo tė mira, nė fakt, nuk janė asgjė tjetėr, veēse arritja e momentit pėrkatės kohor tė remizimit tė mendimeve tona tė mėparshme mentale nė praktikė.

            Ato realitete si ngjarje, nė ēfarėdo natyre qofshin tė shprehura nė praktikė (mirė-keq), nė momentin e krijimit mental tė tyre, kanė qenė tė pasuruara me energji depėrtuese tė vullnetit dhe besimit tė fuqishėm, andaj, ego-ja si filtėr apo censor, nuk ka mundur t’i pengoj qė tė depėrtojnė gjer tek unė-i ynė i pastėr. .

           

            Vazhdon ...

 

            (Tema e ardhshme: “Cila ėshtė rruga e drejtė qė ta kemi krijimin e fatit nė duart tona)